Pritje të gjata të mërgimtarëve tonë nëpër vendkalimet kufitare me Serbinë

Edhe këtë vit, mërgimtarët tonë po përballen me dukurinë e pritjeve të gjata nëpër pikat doganore me vendet fqinje gjatë ardhjes në vendlindjen e tyre. Pritjet më të gjata si zakonisht janë në pikat doganore me Serbinë ku janë të detyruar të presin deri afër 2 orë. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar mësohet se kolona e automjeteve të bashkëkombësve tonë që po vijnë nëpërmjet Serbisë, ka arritur në qindra metra. Në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, gjatësia e kolonës është afër 400 metra ndërsa në vendkalimi kufitar në Merdar gjatësia e kolonës së automjeteve është rreth 200 metra. Pritjet janë dukshëm më të vogla në vendkalimet kufitare me Shqipërnë dhe Maqedoninë Veriore me një pritje prej 10 deri 15 minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …