Pritjet e gjata dhe kolonat me kilometra po vazhdojnë edhe sot në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë. Numri i madh i bashkatdhetarëve të cilët ishin për pushime në Kosovë tashmë janë nisur për tu kthyer në vendet evropiane, ku ata jetojnë dhe punojnë. Si rezultat i kësaj ata edhe në orët e hershme të ditës së sotme janë përballur me pritje të gjata. Sipas statistikave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet dhe kolonat më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare. Në këtë pikë kalim kufitar bashkatdhetarët janë duke pritur deri në pesë orë kurse kolona është e gjatë 800 metra. Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës ka kolonë e pritje. Atje bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 30 minuta kurse kolona është e gjatë deri në 250 metra.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …