Pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë deri në një orë e gjysmë

Pritjet në pikat kufitare me Serbinë janë zgjatur deri në 7 orë

Mërgimtarët që po shkojnë drejt perëndimit, po detyrohen të presin deri në 7 orë në pikat kufitare për të hyrë në serbi e bërë tutje drejt perëndimit. Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo ka bërë që të krijohen kolona tejet të gjatë dhe se për këtë kanë njoftuar mekanizmat ndërkombëtar. “Edhe përkundër angazhimit të personelit të mjaftueshëm dhe punës me disa korsi në dalje të RKS-së, pritjet janë me kohëzgjatje të madhe deri apo edhe mbi 7 orë, për shkak të procedurave, kapaciteteve të vogla dhe punës së ngadalësuar të pales serbe. Policia e Kosovës, e ka adresuar këtë shqetësim edhe te mekanizmat ndërkombëtar, ku ka kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe tu mundësohet qytetarëve tanë kalimi më i shpejt kufitar. Njëkohësisht ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë Pikë Kalimet Kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare), ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që t’ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale” thuhet në komunikatën për medie, të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …