Pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë deri në një orë e gjysmë

Pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë deri në një orë e gjysmë

Mërgimtarët që kaluan pushimet në Kosovë po përballen me pritje të gjata në dalje të vendit. Pritjet më të gjata në dalje të Kosovës janë në pikat e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë dhe Merdarë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 90 minuta, ndërsa kolonat janë 200-250 metra. Ndërsa, në Merdarë pritjet janë 80-90 minuta, derisa kolonat janë 800-900 metra. Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata në dalje të vendit. Ndërkaq, pritje më të gjata në hyrje të Kosovës ka vetëm në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë. Në këtë pikë kufitare, pritjet janë 25-30 minuta, derisa kolona nuk ka. Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …