Problemi ikufirit administrativ që ndanë dy komunat e qytetit të Mitrovicës, atë jugore dhe atë veriore, tash e sa kohë është shndërruar në objekt kundërshtimesh ndërmjet zyrtarëve që drejtojnë të dy këto komuna. Drejtuesit e komunës së Mitrovicës së jugut këmbëngulin se fshati Suhodoll, i cili është në anën veriore të lumit Ibër, që ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, i takon komunës jugore, ndërkohë që të kundërtën e thonë drejtuesit e komunës veriore. Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës së jugut, e banuar me shumicë shqiptare, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se i gjithë problemi ka të bëjë me faktin se komuna veriore e Mitrovicës, e dëshiron një pjesë të territorit që i takon komunës jugore. Bahtiri thekson se sipas Dokumentit të Ahtisaarit, i cili ishte edhe bazë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe përpilimin e Kushtetutës së vendit, fshati Suhodoll, i ndarë në të epërm dhe të poshtëm, i ka takuar komunës jugore, ndërkohë që kufiri administrativ, që e shënon ndarjen me komunën veriore, është përtej shtëpive të këtij fshati. Me komunën veriore, sipas tij, kanë mbetur vetëm tokat që janë pronë e banorëve të Suhodollit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …