Procedurat ligjore për krime të luftës, që ka kryer Serbia në Kosovë, vazhdojnë të kenë një shkallë të ulët të përfundimit me aktgjykime. Nga gjykatat në Serbi jan hetuar 57 të akuzuar, 25 janë liruar, ndërsa vetëm 11 janë dënuar me aktgjykimin përfundimtar. Vetëm 12 procedura lidhur me krimet e kryera në Kosovë kanë shkuar në Departamentin për Krime Lufte të Gjykatës së Lartë në Beograd, lidhur me masakrat e popullatës civile nga Besiana, Theranda, Gjakova, Tërnja, Rudnica dhe Qyshku. Në mesin e të akuzuarve të dënuar, vetëm dy prej tyre janë shqiptarë, ndërsa numri i viktimave civilë shqiptarë që kanë marrë drejtësi në gjykatat serbe është I shërfillshëm. Vetëm 77 viktima janë përfshirë në procedurat që kanë përfunduar me aktgjykime përfundimtare në Serbi deri më tani. Pesë varreza masive janë zbuluar në Serbi, duke përfshirë 952 trupa të civilëve shqiptarë, me varrin më të madh në Batajnicë me 744 trupa të identifikuar. Kritikat adresohen edhe drejt Serbisë për mungesën e vullnetit politik dhe mbështetjes për të zgjidhur çështjet e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për të filluar përballjen me të kaluarën.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …