Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Procesi gjyqësor kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të vazhdojë nga 18 janari i vitit 2022

Ka përfunduar për këtë vit gjykimi kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa me dëgjimin e dëshmitarit të dhjetë të Zyrës së Prokurorit, i cili ka dëshmuar nën masa mbrojtëse të sigurisë. Pjesa më e madhe seancës është zhvilluar e mbyllur për publikun. Në janar të vitit 2022 pritet të dëgjohen edhe tre dëshmitarë të tjerë të kësaj zyre. Pas dëgjimit të tre dëshmitarëve të fundit, ZPS-ja nuk planifikon të paraqes dëshmitarë apo prova të tjera materiale, ka bërë me dije ndihmës-prokurorja Silvia D’Ascoli. “Kemi dëshmitarin që  është parashikuar për javën e 17 janarit, dëshmitarin ‘4484’ planifikuar për javën e katërt të janarit dhe pastaj dëshmitarin e fundit ‘4849’ planifikuar javën e 31 janarit deri 4 shkurt që do të jetë edhe dëshmitari i fundit pas së cilëve Zyra nuk pret të ketë më dëshmitarë shtesë, po ashtu nuk presim të kemi prova materiale provuese për tu zbuluar për dëshmitarit të fundit, tha Silvia D’Ascoli. Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre dhjetë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur. Gjykimi ka filluar më 15 shtator  të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …