Procesi Gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shkon drejt përmbylljes, gjatë këtij viti

Lista e dëshmitarëve të propozuar nga Zyra e Prokurorit të  Gjykatës Speciale, në Hagë në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së është drejt fundit. Që nga nisja e procesit në prill 2023, janë dëgjuar 110 dëshmitarë, ndërsa dhjetëra dëshmi janë dorëzuar në formë të shkruar. Prokurorisë i mbetet që deri në prill të këtij viti të ketë përfunduar dëgjimin e dëshmitarëve, me rreth 40 të tjerë që pritet të dëshmojnë. Sipas IKD-së, janë raportuar shkelje të të drejtave të njeriut për të akuzuarit, përfshirë kufizimin e vizitave familjare. Avokatët e akredituar në Gjykatën Speciale parashikojnë se procesi do të përfundojë në fund të vitit 2025, me një ritëm më të shpejtë gjykimi dhe reduktim të dëshmive nga prokuroria. Verdikti final pritet deri në nëntor ose dhjetor të këtij viti. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi vazhdojnë të jenë në paraburgim, që nga  nëntori i vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, ka deklaruar nënkryetari, Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për  dialogun  me Serbinë, …