Salih Mustafa

Procesi gjyqësor ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës në Gjykatën Speciale të Hagës fillon me 15 shtator

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se më 15 shtator të vitit 2021 do të rifillojë procesi i gjykimit ndaj Salih Mustafës. “Më 18 qershor 2021, trupi gjykues vendosi që procesi gjyqësor në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, të fillojë të mërkurën, më 15 shtator 2021. Prokurori i Specializuar do të ketë në dispozicion tre orë për deklaratën e tij hyrëse kurse përfaqësuesja e viktimave një orë e gjysmë. Trupi gjykues i vendosi që dy dëshmitarët e parë të thirrur nga Prokurori i Specializuar do të dëgjohen midis të hënës, 20 shtator 2021 dhe të martës, 28 shtator 2021. Kjo është çështja e parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës për të cilën do të fillojë procesi gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …