Mediumi “Euractiv” ka raportuar për pengesat në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke u thirrur në burime diplomatike. Sipas këtyre burimeve, Gjermania, Franca dhe Italia po kundërshtojnë futjen e çështjes në agjendë për shkak të mos procedimit të draft-Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Edhe pse ekziston një shumicë prej dy të tretash në Këshillin e Ministrave të Qeverisë për të votuar anëtarësimin e Kosovës, ky moment rrezikon të humbasë për shkak të mos përmbushjes së kërkesës për themelimin e Asociacionit. BE-ja, përmes të dërguarit special Miroslav Lajçak, ka paraqitur një projekt për Asociacionin e Komunave Serbe, të cilin Gjermania dhe partnerët e saj e shohin si kusht për përparimin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …