Pasi kryetarja Jahjaga nuk po i dekreton propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe procesi i përzgjedhjes së ambasadorëve të rinj është bllokuar. Në Zyrën e kryetares thonë se shumica e propozimeve janë emra politikë, çka bie në kundërshtim me Ligjin, sipas të cilit, në shërbimin diplomatik të Kosovës duhet të respektohet kuota 50 me 50; që i bie 50 përqind janë diplomatë karriere, e 50 përqind emra politikë. Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar shefa të përfaqësive diplomatike në Hungari, Japoni, Zvicër, Mal të Zi, Belgjikë, Kanada, Panama dhe në New York. Mirëpo, asnjëri nga ta nuk ka filluar punën, pasi që Presidentja Jahjaga nuk i ka dekretuar ata për shkak se janë emra politikë. Ndër të propozuarit është edhe Bujar Bukoshi, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë e kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …