Procesi i regjistrimit në komunën e Vitisë po vazhdon sipas planifikimeve

Procesi i regjistrimit  në komunën e Vitisë, është duke vazhduar normalisht dhe pa ndonjë problem eventual, kanë vlerësuar përgjegjësit e këtij procesi, në takimin e sotëm me nënkryetarin e komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Në takimin me mbikëqyrësit, komisionin dhe sekretarinë e procesit të regjistrimit, zv. kryetari Aliu tha se çdo gjë është duke shkuar sipas planifikimeve. Megjithatë ai u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve vitias pa dallime që të mos ngurrojnë por t’i përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë pasi që kjo është në interes të përgjithshëm. Ndërkohë  u bë e ditur se deri më tani, në komunën e Vitisë  janë regjistruar 19.965 qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …