leoni

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit po shkon drejt fundit

Po shkon drejt fundit, rocesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate nga 1407 vendvotimeve, janë rinumëruar rreth 78 për qind të votave. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të rinumërimit, KQZ-ja është e gatshme të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve. “Pasi që të përfundon rinumërimi, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, më nuk ka afat të ankesave. Pra, është afati i fundit në ditën e fundit të rinumërimit, dhe pas kësaj, nëse nuk kemi ndonjë ankesë tjetër jemi të gatshëm që t’i certifikojmë rezultatet”, tha Daka. Kryetarja e KQZ-së, nuk deshi të jap ndonjë datë të saktë se kur do të certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por sipas saj, mund të ndodhë që kjo të bëhet javën e ardhshme. “Nuk kisha dashur të jap ditë apo datë të certifikimit sepse duhet së pari të presim ta përfundojnë rinumërimin dhe pas asaj mund të flasim për data eventuale”, u shpreh Daka.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …