Procesi zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë, është ndërprerë ka njoftuar Sektori për Informim i kësaj dege, Sipas njoftimit, shkak i ndërprerjes është bërë drejtimi dhe menaxhimi “skandaloz” nga ana drejtuesve të kuvendeve të procesit, pasi që thekson njoftimi “ata nuk ndërmorën asnjë hap për pamundësimin e përpjekjeve që të ndikohet në procesin zgjedhor, duke lejuar që pjesë e këtij procesi të bëhen edhe personat që nuk ishin anëtarë të këtyre nëndegëve dhe të atyre që nuk ishin fare anëtarë të LDK-së, por të partive tjera politike në Mitrovicë. Njoftohet po ashtu se procesi do të vazhdojë kur të merr vendim Kryesia Qendrore dhe ajo e LDK-së në Mitrovicë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …