Partia Demokratike e Kosovës është duke vazhduar mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa në shumicën e nëndegëve, PDK-së po i bashkohen anëtarë të rinj të profileve të ndryshme. “Procesi i brendshëm zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, po vijon sipas planit të hartuar nga Komisioni për zgjedhje të brendshme, në pajtim me rregulloret dhe procedurat e miratuara nga organet partiake, për të jetësuar vizionin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për Dekadën e Re. Interesimi dhe angazhimi i anëtarësisë dhe qytetarëve për tu zgjedhur në strukturat e reja të PDK-së për Dekadën e Re është më i madh se asnjëherë më parë, ndërsa në shumë kuvende zgjedhore ka pasur qindra delegatë që kanë marrë pjesë në zgjedhje”, ka njoftuar PDK-ja.
