Kina

Prodhimi i brendshëm bruto i Kinës është në rritje të cilën nuk e kanë arritur shumica e ekonomive të tjera të mëdha

Bazuar në të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë javës së kaluar, i nvestimet e reja nga ndërmarrjet e huaja në Shtetet e Bashkuara të cilat renditeshin të parat për dekada, ranë me 49 për qind në vitin 2020, ndërsa vendi lufton për të frenuar përhapjen e virusit corona dhe përballet me një recesion ekonomik.

Paul Hannon dhe Eun-Young Jeong thanë në një raport të botuar në American Wall Street Journal se Kina, e cila ishte renditur prej kohësh e dyta, regjistroi një rritje prej 4 për qind të investimeve të huaja direkte, sipas një deklarate nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin .

Pekini ka përdorur masa të rrepta bllokimi për të frenuar përhapjen e COVID-19, pasi virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan. Prodhimi i brendshëm bruto i Kinës është në rritje edhe kur shumica e ekonomive të tjera të mëdha kanë luftuar për këtë gjatë vitit të kaluar.

Të dhënat e investimeve për vitin 2020 konfirmojnë që Kina po bëhet qendra e ekonomisë globale, e cila ka qenë e dominuar prej kohësh nga Shtetet e Bashkuara, dhe kjo zhvendosje u përshpejtua gjatë pandemisë ndërsa Kina forcoi pozicionin e saj si një “fabrikë botërore” dhe zgjeroi pjesën e saj të globale tregtisë.

Megjithëse Kina tërhoqi më shumë hyrje të investimeve të reja vitin e kaluar, rezervat totale të investimeve të huaja në Shtetet e Bashkuara mbeten shumë më të larta, duke reflektuar dekada të tëra të rangimit të Amerikës si destinacioni më tërheqës për kompanitë e huaja që kërkojnë të zgjerohen përtej tregjeve të tyre të brendshme.

Administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka inkurajuar kompanitë amerikane të largohen nga Kina dhe të kthehen në vend. Ajo gjithashtu paralajmëroi investitorët kinezë që blerjet në SHBA do t’i nënshtroheshin mbikëqyrjes së re për shkak të çështjeve të sigurisë kombëtare, gjë që uli interesin e investitorëve kinezë për të bërë biznes me SHBA. ( Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …