Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit meqë nuk u lejuan të shkojnë tek Qeveria e Kosovës, kanë derdhur qumështin në rrugë tek rreth i “Arbërisë”. Edhe pse nuk u lejuan, ata në këmbë ia kanë mësyrë Qeverisë së Kosovës, ani pse policia ka kërkuar nga protestuesit që të shpërndahen. Kjo po bëhet si shenjë pakënaqësie meqë përfaqësuesit e fermerëve të qumështit nuk u lejuan që të parakalojnë nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, tek Mensa e Studentëve e në fund për tu ndalur tek Qeveria e Kosovës. Protesta e sotme vie shkak i injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme. Policia e Kosovës ka thënë se kjo proteste nuk është lejuar të mbahet dhe ka lutur protestuesit që të shpërndahen. Mirëpo organizatori i kësaj proteste Ramadan Mema ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalur vetë dhe se nuk ka të drejte askush t’i pengojë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …