Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka njoftuar se është anuluar protesta e paralajmëruar për të mërkurën. Anulimi i protestës është vendosur pas takimit me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, përfaqësues të pikave grumbulluese të qumështit. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media. “Duke u bazuar nq zotimet e ministrit z.Besian Mustafa se jane duke vepruar si Qeveri qq shumë shpejt ky problem tq zgjidhet, po ashtu drejtori i qumështores Vita duke u bazuar në premtimet e Qeverisë e anulojmë vendimin me të cilin ditën e hënë 21.09.2020 parashihej ndërprerja e pranimit të qumështit si nga fermerët po ashtu nga pikat grumbulluese”, thuhet në njoftim.