leoni

????????????????????????????????????

Prodhuesit nga Vitia të kënaqur për lehtësirat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për prodhuesit vendor

Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami gjatë vizitës në komunën e Vitisë janë pritur në takim nga kryetari i komunës Sokol Haliti, nga i cili u njoftuan  për të arriturat e komunës së Vitisë,  sidomos në inkasimin e të hyrave komunale, inkasimin e borxheve të akumuluara duke shfrytëzuar implementimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, për projektet zhvillimore dhe financiare të kësaj komune, si dhe për projektet të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Me këtë rast Ministri Hoti tha se komuna e Vitisë ka arritur që të krijoj një ambient më të mirë për të bërë biznes dhe gjithashtu shprehi përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për Kryetarin Haliti në realizimin e projekteve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve të kësaj komune.

Ndërsa kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti duke përshëndetur Ministrin Hoti dhe Ministren Bajrami për vizitën tha se kisha nderin që sot ti kem për vizitë dy ministra të cilët janë duke i dhënë frymë biznesit në Kosovë, por njëherit edhe mora përkrahjen për të ecur më tutje me ndërtimin e Parkut të Biznesit, po ashtu mora përkrahjen edhe për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në komunën tonë.

Gjatë qëndrimit në Viti, Ministri Hoti dhe Ministrja Bajrami së bashku me kryetarin e kësaj komune Sokol Haliti vizituan Kompaninë “Euro Fisi” ku u njoftuan nga afër për prodhimin e stiroporit dhe për ndikimin e lehtësirave për prodhimet vendore.

Pronari i Kompanisë “Euro Fisi” Ismajl Shallti bëri të ditur se “Që nga viti i kaluar kanë filluar ti ndiejnë lehtësirat që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës për prodhuesit vendorë.

Sipas tij lehtësira e parë për ta ka qenë mospagesa e TVSH-së në kufi  dhe e dyta lirimi nga taksat doganore për importimin e makinerisë prodhuese.

“Ne tashmë e kemi sjellë në fabrikën tonë makinerinë për prodhimin e rrjetave fasaduese me përbërës (fibra qelqi) edhe për këtë hasëm në lehtësira nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me qenë se të gjitha makineritë prodhuese i kemi futur në Kosovë pas një taksë doganore. Kjo mospagesa e taksave doganore në kufi  është një lehtësim i madh për ne si prodhues.

Ai gjithashtu bëri të ditur se me ardhjen e ministrit Avdullah Hoti në Ministrinë e Financave, ne si biznese kemi një vullnet më të madh për të punuar, sepse po e shohim më nga afër përkrahjen e shtetit për prodhimet tona, si mundësinë për hapjen e tregut të punës dhe plasimin e prodhimeve edhe jashtë Kosovës.

Ndërsa, Ministri Hoti edhe njëherë shprehi përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të gjitha komunat në Kosovë,  veçanërisht  për krijimin e  kushteve  sa më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë dhe i vetëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Hoti, Ministrja Bajrami dhe kryetari i komunës së Vitisë me këtë rast vizituan edhe Zyrën për investime dhe mbështetje të biznesit në kuadër të Kuvendit Komunal të Vitisë, ku u informuan për gjendjen e bizneseve si dhe për ndihmën që ofron kjo qendër për zhvillimin e biznesit si dhe thithjen e donacioneve të jashtme për komunën e Vitisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …