Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se fermerët dhe prodhuesit vendorë do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore. Ai patriotë të ditëve të sotme i quan prodhuesit vendorë që e fuqizojnë ekonominë e Kosovës.
“Patriotët e ditëve të sotme, janë fermerët tanë, prodhuesit vendorë që po fuqizojnë çdo ditë ekonominë e Kosovës. Njerëzit që e duan punën dhe tokën e begatë të Kosovës, do të gjejnë mbështetje të vazhdueshme. Për mbështetjen e prodhuesve vendorë, sot, kam biseduar edhe me krerët e odave ekonomike të regjionit, të prirë nga zyrtari i lartë i Odës ekonomike të Bashkimit Evropian, Arnoldo Ambrozzini, ka shkruar Veseli në Facebook.