Vetëm 14 vjet kohë iu dashur sistemit të drejtësisë në Kosovë që t’i japë fund një lënde të korrupsioni. Të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës kanë marrë përgjigje akuzat e Prokurorisë së Shtetit kundër dy producentëve të panjohur të filmave Nehat Fejza e Armond Morina. Këta producentë para rreth 14 vjetësh kishin marrë rreth 300 mijë euro nga Ministria e Kulturës për realizimin e dy filmave, por ata filma nuk janë realizuar kurrë. Të dy producentët të premten janë liruar nga akuzat për mashtrim, ani pse trupi gjykues është shprehur i bindur se këta producentë e kanë kryer veprën penale të mashtrimit. Ky është vetëm një rast kur përvetësohet, grabitet e zhvatet paraja publik nga zyrtarët e Shtetit, me të drejtën e shfrytëzimit të buxhetit të Shtetit për interesa të veta dhe të të afërve e bashkëpunëtorëve të tyre.
