Produktet kosovare ekspozohen në SHBA

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare: “Prince Caffe”, “Frutex”, “Bodrumi i Vjetër” dhe “Kosova Wine” në panairin “PLMA’s 2018 Private Label Trade Show”, që po mbahet në Çikago të SHBA-së. Kompanitë kosovare që nga 11 nëntori janë duke i promovuar produktet e tyre si: lëngje frutash, pije alkoolike, kafe, pije energjetike, njëherësh ato po njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare, si dhe po realizojnë kontakte me qëllim të bashkëpunimit dhe mundësive për eksport në të ardhmen. Panairi “PLMA’s 2018 Private Label Trade Show”, njihet si një ndër panairet më të rëndësishme në fushën e ushqimit dhe produkteve jo-ushqimore në të cilin po ekspozojnë produktet e tyre më shumë se 1,500 kompani nga 40 vende duke përfshirë 25 pavijone ndërkombëtare. Produktet që po ekspozohen në këtë panair janë: ushqimet e freskëta, të ngrira, të thata, pije, po ashtu kategoritë jo-ushqimore: produkte të kozmetikës, shëndetit dhe bukurisë, kuzhinës, kopshtarisë, etj. MTI/KIESA për secilën kompani vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 9m katrorë, që gjenden në hapësirat: F2046, F2047, F407, F408. Panairi ka filluar më datën 11 dhe do të zgjasë deri më 13 nëntor 2018 në Rosemont Convention Center në Çikago të SHBA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …