Roli dhe ndikimi në aspektin ndërkombëtar Roli i shtetit shqiptar për çështjen e Kosovës, për zbardhjen e të vërtetës për atë se çfarë në të vërtetë ndodhi në mars dhe prill të vitit 1981 në Kosovë, ishte tepër i madh. Udhëheqja politike shtetërore e Tiranës u orientua edhe nga opinioni publik ndërkombëtar, në mënyrë që ajo të ishte në favor të çështjes së Kosovës. Me këtë çështje u rekomandua, sidomos Ministria e Punëve të Jashtme e cila duhej t’u epte ambasadorëve që kishte të akredituar në vende të ndryshme të botes, udhëzime se si e çfarë të bisedohet me personalitete të ndryshme duke u shpjeguar atyre problemet dhe qëndrimet politike të Qeverisë shqiptare për çështje të përgjithshme ndërkombëtare apo të çështjeve konkrete të politikës së jashtme, me theks të veçantë ndaj Jugosllavisë dhe Kosovës. Lidhur me këtë çështje ambasadorët duhej që t’ua ekspozonin qëndrimet politike të Shqipërisë lidhur me demonstratat e zhvilluara në Kosovë dhe çështjen e Jugosllavisë në mënyrë që të influencohet pro një qëndrimi të tillë të Shqipërisë dhe Kosovës edhe nga vendet e tjera evropiane e botërore. Kështu, diplomatët shqiptarë të akredituar në vende të ndryshme të botës duhej që t’i informonin dhe të ndikonin të kolegët e tyre ndërkombëtarë, për avancimin e çështjes së Kosovës. Madje për mes ndërlidhjeve të ndryshme diplomatike shikohej alternativa që të ndikohej edhe tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës28. Ndërmarrja e një veprimi të tillë diplomatik nënkuptonte që çështja të zgjidhej në favor të qëndrimit të shtetit shqiptar mbajtur ndaj Kosovës e realizimi i kërkesave të demonstruesve për statusin e tyre politik. Tirana zyrtare, duke përfshirë shtypin dhe kanalet e veta diplomatike, duke angazhuar dhe mobilizuar edhe mërgatën me qëllim të demaskimit të propagandës jugosllave, madje edhe evrolindore, bëri punë kolosale në ndihmë të vëllezërve të vetë, në ndihmë të gjysmës së kombit shqiptar nën robërinë jugosllave, duke i dalë krah me qëllim që hap pas hapi të shkohet në drejtim të zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare shqiptare. Me fjalë të tjera, zyrtarët e ambasadave shqiptare nëpër botë bënë të pamundurën që të shpalosin të vërtetën për ngjarjet në Kosovë. Shtypi, diplomacia, shoqata, personalitete vepruan fuqishëm, bindshëm, sipas planeve konkrete në mbrojtje të demonstruesve dhe të drejtave dhe synimeve të tyre. Në baze të planeve të veçanta operative që u bënë nga shteti shqiptar pati kontakte më diplomatë, autoritete vendas përfaqësues të shtypit e propagandës, miq e dashamirës, aktivistë e shoqata. Artikujt e botuar në gazetën shqiptare “Zëri i Popullit”, të 8 dhe 23 prillit e 17 majit, të transmetuara nga ATSH që paraqitnin edhe qëndrimin zyrtar të shtetit shqiptar, qenë shpërndarë midis diplomatëve në vende të ndryshme evropiane e botërore nga përfaqësitë diplomatike shqiptare ku qenë të akredituara. Artikujt patën një jehonë të madhe në botë kishin ngjallur interes në trupin diplomatik në Beograd e qenë pritur me interesim edhe nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë e që mjaft diplomatë qenë shprehur pro ose indirekt kundër tyre. Në Greqi u bë shumëfishimi i materialit dhe filloi shpërndarja në mjetet e informacionit masiv, në Radiotelevizion, në Agjencinë e Lajmeve të Athinës e në redaksitë e gazetave e revistave të Athinës. U morën kontakte me kryeredaktorë, redaktorë e gazetarë. U fol për përmbajtjen e artikullit si dhe materiali u shpërnda në gazetat e revistat e periferisë në rrethet diplomatike etj29. Në Turqi, për të gjetur një jehonë sa më të gjerë artikulli i 8 prillit, u morën të gjitha masat për një shpërndarje të gjithanshme dhe meqenëse pjesa dërmuese e emigracionit të hershem shqiptar nga Kosova nuk dininë të lexonin shqip e përkthye në gjuhën turke. Në të njëjtën kohë në bazë të një plani të hartuar, u morën kontakte me shqiptarët duke ju folur atyre mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare si dhe duke ju shpjeguar ndonjë problem që e kishin të pa qartë. Nga ana tjetër, u organizuan filma-koktej ose darka për disa familje nga Kosova30. Nga ana e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Austri, qenë marrë të gjitha masat për shpërndarje sa më të gjerë të materialeve e broshurave, duke shfrytëzuar njëkohësisht njohjet me gazetarë e korrespodentë të huaj për të shpejtuar në çështjen e pasqyrimit të qëndrimeve të mbajtura nga Tirana e për të shtrirë materialet në një masë sa më të gjerë në shtresat intelektuale politike e diplomatike31. Ambasada e Shqipërisë në Stokholm, që mbulonte vendet skandinave që kur shpërthyen demonstratat në Kosovë në bazë të udhëzimeve të marra nga Ministria e Jashtme e Tiranës, mobilizoi të gjitha forcat e saj në këto drejtime kryesore; a) Të shpërndante sa me shpejt materialet e artikujt e Tiranës; b) Të kontaktonte gazetarë e publicistë për t’i nxitur, shkruar e folur për demonstratat duke i ndihmuar ata me material e sqarime; c) Të aktivizonte shokët diplomatë në mënyrë të veçantë për takime me autoritete vendase e diplomatë të huaj për t’u folur mbi ngjarjet e për të mësuar qëndrimet e mendimet e tyre, etj32. Te gjitha këto masa do të kenë efektet e duhura. Duhet vene në dukje faktin se, shtypi suedez fillimisht në shkrimet e tij paraqet pikëpamjet jugosllave në lidhje me ngjarjet në Kosovë, ku burim kryesor ishte TANJUG. Por sa filluan të botohen e përhapen njoftimet e artikujt e shtypit shqiptar edhe mjetet e propagandës se këtyre vendeve filluan t’i japin publikut më shumë të dhëna mbi demonstratat duke venë në dukje dhe kërkesat e drejta të shqiptarëve të Kosovës, duke hedhur dritë edhe mbi masat e egra që u morën për shtypjen e demonstratave dhe persekutimin e popullsisë shqiptarë në Kosovë dhe duke bërë të njohur në një fare mase dhe qëndrimet e Shqipërisë në mbështetje të kërkesave të drejta të shqiptarëve që jetojnë në Kosovë dhe në viset e tjera të Jugosllavisë. Mobilizimi i shtetit shqiptar, ndikoi shumë në plasimin e të vërtetës për Kosovën, duke qene një grusht i fortë kundër propagandës jugosllave në botën nordike, në paraqitjen e ngjarjeve në shtypin nordik sa më objektivisht për Pranverën e vitit 1981. Në ketë shtyp u shkruan rreth 70 artikuj që në përgjithësi paraqitën në mënyrë objektive kërkesat e drejta të shqiptarëve nga Kosova dhe mbështetjen e këtyre kërkesave nga ana e Shqipërisë, duke hedhur njëkohësisht poshtë shpifjet e trillimet e propagandës jugosllave për ndërhyrje të Shqipërisë në punët e brendshme të Jugosllavisë etj. Ambasada e Shqipërisë në Argjentinë, në bazë të udhëzimit që kishte marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme, tre artikujt e gazetës së “Zërit të Popullit” për Kosovën, me gjithsej rreth 1600 broshura në spanjisht dhe shqip shpërndau në trupin diplomatik në Buenos Aires dhe Peru, autoriteteve të Ministrisë së Jashtme, Lëvizjes marksiste leniniste të Amerikës Latine, shoqatave të miqësisë me Shqipërinë, organizatave të majta në Amerikën Latine, bibliotekave, organeve të shtypit dhe propagandës, miqve të veçantë etj.33 Artikujt e gazetës “Zëri i Popullit”, iu qenë dërguar edhe përfaqësive diplomatike shqiptare në Algjer e Dar Es Salam, si dhe udhëzimet përkatëse me radiogram, qarkore dhe porosi të veçanta, materiale të cilat nga përfaqësia qenë shumëfishuar e shpërndarë në vendas, gazetarë, miq dhe diplomatë, si në Algjeri e 14 vende të zonës, në: Marok, Tunizi, Mauritani, Guine, Mali, Niger, Nigeri, Senegal, Benin, Togo, Çad, Guine-Bisao e Ganë34. Edhe përfaqësia në Meksikë, materialet i kishte përkthyer në gjuhën spanjolle e riprodhuar në 500 e 600 copë secilin artikull. Si këta artikuj ashtu edhe broshurën përmbledhëse për këtë çështje, menjëherë e kishte shpërndarë dorazi dhe me postë autoriteteve të vendit, funksionarëve të dikastereve të ndryshme, organeve të shtypit, radiove, televizionit, shoqatave e grupeve, Partive dhe Lëvizjeve marksiste-leniniste, trupit diplomatik, agjencive të lajmeve, punonjësve e studentëve të ndryshëm, njerëzve të artit e kulturës si në Meksikë ashtu edhe në vendet e zonës që mbulonte35. Artikujt e Tiranës për demonstratat e zhvilluara në Kosovë të cilat qenë shpërndarë edhe midis diplomatëve të vendeve evropiane-lindore nga përfaqësitë diplomatik në shtete të ndryshme ku qenë të akredituara, ato qenë pranuar dhe nuk janë kthyer mbrapsht. Në mjaft raste kishte pasur kërkesa edhe për ekzemplarë të tjerë, të cilat u janë plotësuar. Vetëm, në një rast, ambasadori polak në Budapest i kishte kthyer Ambasadës së Shqipërisë artikullin e “Zërit të Popullit”, të datës 23 prill 198136. Kurse, Vietnamezet i kishin kërkuar edhe zyrtarisht Ambasadës së Shqipërisë që të mos e shpërndajnë artikullin e datës 23 prill në vendas37. As, koreanët nuk kishin mbështetur qëndrimin e Shqipërisë. Ndërkohë, për të çuar tek emigrantët shqiptar, qëndrimin e Shqipërisë ndaj demonstratave u intensifikua dukshëm puna propagandistike. Përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës shpërndanë rreth 15 000 kopje broshurash, të cilat përmbanin artikuj e datave 8 e 23 prill dhe 17 maj 1981, të botuar në gazetën “Zëri i Popullit”. Përveç kësaj forme u dërguan 200-300 copë gazetash shqiptare, me shkrime kushtuar ngjarjeve për Kosovën. Revista “Shqipëria e Re” në gjuhen shqipe e rriti tirazhin në 5 000 kopje dhe ju shtua një separat i veçantë kushtuar problemeve konkrete të viseve shqiptare. Edhe gazeta “Shqipëria sot” botoi shkrimet që flisnin për ngjarjet në Kosovë38. Në një informacion të Drejtorisë së IV, i titulluar “Emigracionin Kosovar në Evropën Perëndimore”, i hartuar më 7 shtator 1981 shkruante: “Nga ana jonë në këto vende janë shpërndarë 6 836 copë broshura që u botuan në vendin tonë rreth ngjarjeve në Kosovë, pa llogaritur disa mijëra kopje të artikujve të botuar në “Zëri i Popullit” dhe në shtypin tjetër periodik të cilat u shpërndanë në momentin e daljes nga shtypi”39. Në këtë veprimtari propagandistike dhe njohëse për shqiptarët e emigracionit u aktivizuan edhe shoqatat e miqësisë, si: shoqata Peru-Shqipëri e Brazil-Shqipëri, të cilat kishin botuar në formë broshure artikullin e “Zërit të Popullit” të datës 8 prill dhe kishin organizuar aktivitete masive lidhur me ngjarjet në Kosovë40. Ndërsa në radhët e shqiptarëve dhe arbëreshëve me banim në Argjentinë, ishte shpërndarë i gjithë kontingjenti i broshurave dhe gazetave të “Zërit të Popullit”41. Shoqatat e miqësisë në vendet skandinave gjithashtu u mobilizuan për të shpërndarë informacion në lidhje me ngjarjet në Kosovë dhe për drejtësinë e kërkesave të tyre. Rol të rëndësishëm luajtën sidomos përfaqësitë shqiptare në Suedi, Finlandë e Danimarkë, të cilat shpërndanin revista dhe materiale të tjera për atë që kishte ndodhur në Kosovë. Nga anëtarët e këtyre shoqatave u shkruan disa artikuj. Në Suedi përmes një letre të hapur i bëhej i njohur opinionit suedez e drejta e shqiptarëve të Kosovës. Shoqatat e miqësisë në vendet skandinave kishin zhvilluar shumë aktivitet, aq sa në Finlandë ambasadori jugosllav protestoi në Ministrine e Puneve te Jashtme42 e në Helsinki kërkoi që të mbahej qëndrim ndaj shoqatës së miqësisë Finlandë-Shqipëri e cila kishte botuar një broshurë mbi ngjarjet në Kosovë. Qeveria finlandeze nuk kishte marrë parasysh atë kërkesë e asnjë mase për ndalimin e broshurës në fjalë, por vetëm kishte njoftuar kryesinë e shoqatës që ajo të vazhdojë botimin e njohurive mbi Shqipërinë e të qëndrimeve shqiptare, por me kujdes që të mos prekeshin vende të tjera që kishin marrëdhënie me Finlandën43. Ndërkohë, Shoqata e Miqësisë Danimarkë-Shqipëri, kishte lëshuar edhe një “Komunikatë mbi masakrat në Kosovë-Jugosllavi”44. Në këtë Komunikatë ndër të tjera, përshkruhej shtetrrethimi në Kosovë nga organet qeveritare jugosllave, bllokadat e krijuara nga organet qeveritare që gjërat mos të merren vesh, masakrat e organizuara në Kosovë gjatë LDB e gjatë demonstratave të zhvilluara, gjendja e vështirë ekonomike në Kosovë krahasuar me vendet e tjera të federatës jugosllave, qëndrimi i drejtë i Shqipërisë ndaj ngjarjeve të zhvilluara duke mos u cilësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë e përkrahur me të drejtë kërkesën e shqiptarëve të Kosovës për të shpallur krahinën republikë në vehte nën kuadrin federatës jugosllave etj. Edhe shoqata e miqësisë Spanjë-Shqipëri, loboi për ngjarjet e zhvilluara në Kosovë dhe qëndrimet e shtetit shqiptar45. Qëndrimet e Shqipërisë bënë efektin e tyre në Kosovë, influencuan pozitivisht, sadopak penguan vrullin gjakatar të ushtrisë jugosllave dhe të UDB-së (Unutrasnje Drzavna Bezbednost-Sherbimi i brendshem shtetror), si dhe në një masë bënë që edhe opinioni e diplomacia botërore të dënonin qëndrimet politike dhe veprimet barbare të jugosllavëve në Kosovë. Në këtë kontekst u bëhej e ditur jugosllavëve e më gjerë se shqiptarët janë një komb. Goditja e shtetit shqiptar kundër regjimit jugosllavë ndihmonte aspiratat e ligjshme të popullit shqiptar. Qëndrimi i mbajtur ndaj ngjarjeve në Kosovë ka pasur rezultate pozitive në shumë drejtime të përgjithshme kombëtare e ndërkombëtare. Tirana rikujtonte botërisht ndarjen e padrejtë të Kosovës nga Shqipëria më 1913, duke iu bërë krah Lëvizjes Kombëtare dhe perspektivës së saj. Kosova e ndarë në tri republika të Federatës jugosllave, pak e njohur nga gazetarët e nga opinioni publik ndërkombëtare, arriti të bëhej si një çështje e njohur botërisht, krahas faktorëve të tjerë edhe në saje të Qeverise shqiptare. Tirana duke demaskuar politiken shoviniste serbe, goditi rendë prestigjin e Jugosllavisë, brenda për brenda saj dhe në arenën ndërkombëtare. Kërkesa e popullit të Kosovës për Republikë e mbështetur fuqimisht nga Shqipëria u bë problem i shtruar për zgjidhje. Qëndrimi i Shqipërisë në përkrahje të kërkesave të popullit të Kosovës u bë një faktor i rëndësishëm inkurajimi për gjithë popullin shqiptar nën Jugosllavi për të forcuar luftën e vendosmërinë drejtë aspiratave të tyre për çlirim kombëtar. Në të njëjtën kohë u rritë edhe prestigji i shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke krijuar kushte për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve me vende të ndryshme evropiane e botërore.

Prof.asoc.dr. Sabit SYLA: Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë ndaj demonstratave në Kosovë me 1981 II

Roli dhe ndikimi në aspektin ndërkombëtar

Roli i shtetit shqiptar për çështjen e Kosovës, për zbardhjen e të vërtetës për atë se çfarë në të vërtetë ndodhi në mars dhe prill të vitit 1981 në Kosovë, ishte tepër i madh. Udhëheqja politike shtetërore e Tiranës u orientua edhe nga opinioni publik ndërkombëtar, në mënyrë që ajo të ishte në favor të çështjes së Kosovës. Me këtë çështje u rekomandua, sidomos Ministria e Punëve të Jashtme e cila duhej t’u epte ambasadorëve që kishte të akredituar në vende të ndryshme të botes, udhëzime se si e çfarë të bisedohet me personalitete të ndryshme duke u shpjeguar atyre problemet dhe qëndrimet politike të Qeverisë shqiptare për çështje të përgjithshme ndërkombëtare apo të çështjeve konkrete të politikës së jashtme, me theks të veçantë ndaj Jugosllavisë dhe Kosovës. Lidhur me këtë çështje ambasadorët duhej që t’ua ekspozonin qëndrimet politike të Shqipërisë lidhur me demonstratat e zhvilluara në Kosovë dhe çështjen e Jugosllavisë në mënyrë që të influencohet pro një qëndrimi të tillë të Shqipërisë dhe Kosovës edhe nga vendet e tjera evropiane e botërore. Kështu, diplomatët shqiptarë të akredituar në vende të ndryshme të botës duhej që t’i informonin dhe të ndikonin të kolegët e tyre ndërkombëtarë, për avancimin e çështjes së Kosovës. Madje për mes ndërlidhjeve të ndryshme diplomatike shikohej alternativa që të ndikohej edhe tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës28. Ndërmarrja e një veprimi të tillë diplomatik nënkuptonte që çështja të zgjidhej në favor të qëndrimit të shtetit shqiptar mbajtur ndaj Kosovës e realizimi i kërkesave të demonstruesve për statusin e tyre politik.

Tirana zyrtare, duke përfshirë shtypin dhe kanalet e veta diplomatike, duke angazhuar dhe mobilizuar edhe mërgatën me qëllim të demaskimit të propagandës jugosllave, madje edhe evrolindore, bëri punë kolosale në ndihmë të vëllezërve të vetë, në ndihmë të gjysmës së kombit shqiptar nën robërinë jugosllave, duke i dalë krah me qëllim që hap pas hapi të shkohet në drejtim të zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare shqiptare. Me fjalë të tjera, zyrtarët e ambasadave shqiptare nëpër botë bënë të pamundurën që të shpalosin të vërtetën për ngjarjet në Kosovë. Shtypi, diplomacia, shoqata, personalitete vepruan fuqishëm, bindshëm, sipas planeve konkrete në mbrojtje të demonstruesve dhe të drejtave dhe synimeve të tyre. Në baze të planeve të veçanta operative që u bënë nga shteti shqiptar pati kontakte më diplomatë, autoritete vendas përfaqësues të shtypit e propagandës, miq e dashamirës, aktivistë e shoqata.

Artikujt e botuar në gazetën shqiptare “Zëri i Popullit”, të 8 dhe 23 prillit e 17 majit, të transmetuara nga ATSH që paraqitnin edhe qëndrimin zyrtar të shtetit shqiptar, qenë shpërndarë midis diplomatëve në vende të ndryshme evropiane e botërore nga përfaqësitë diplomatike shqiptare ku qenë të akredituara. Artikujt patën një jehonë të madhe në botë kishin ngjallur interes në trupin diplomatik në Beograd e qenë pritur me interesim edhe nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë e që mjaft diplomatë qenë shprehur pro ose indirekt kundër tyre.

Në Greqi u bë shumëfishimi i materialit dhe filloi shpërndarja në mjetet e informacionit masiv, në Radiotelevizion, në Agjencinë e Lajmeve të Athinës e në redaksitë e gazetave e revistave të Athinës. U morën kontakte me kryeredaktorë, redaktorë e gazetarë. U fol për përmbajtjen e artikullit si dhe materiali u shpërnda në gazetat e revistat e periferisë në rrethet diplomatike etj29. Në Turqi, për të gjetur një jehonë sa më të gjerë artikulli i 8 prillit, u morën të gjitha masat për një shpërndarje të gjithanshme dhe meqenëse pjesa dërmuese e emigracionit të hershem shqiptar nga Kosova nuk dininë të lexonin shqip e përkthye në gjuhën turke. Në të njëjtën kohë në bazë të një plani të hartuar, u morën kontakte me shqiptarët duke ju folur atyre mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare si dhe duke ju shpjeguar ndonjë problem që e kishin të pa qartë. Nga ana tjetër, u organizuan filma-koktej ose darka për disa familje nga Kosova30. Nga ana e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Austri, qenë marrë të gjitha masat për shpërndarje sa më të gjerë të materialeve e broshurave, duke shfrytëzuar njëkohësisht njohjet me gazetarë e korrespodentë të huaj për të shpejtuar në çështjen e pasqyrimit të qëndrimeve të mbajtura nga Tirana e për të shtrirë materialet në një masë sa më të gjerë në shtresat intelektuale politike e diplomatike31.

Ambasada e Shqipërisë në Stokholm, që mbulonte vendet skandinave që kur shpërthyen demonstratat në Kosovë në bazë të udhëzimeve të marra nga Ministria e Jashtme e Tiranës, mobilizoi të gjitha forcat e saj në këto drejtime kryesore; a) Të shpërndante sa me shpejt materialet e artikujt e Tiranës; b) Të kontaktonte gazetarë e publicistë për t’i nxitur, shkruar e folur për demonstratat duke i ndihmuar ata me material e sqarime; c) Të aktivizonte shokët diplomatë në mënyrë të veçantë për takime me autoritete vendase e diplomatë të huaj për t’u folur mbi ngjarjet e për të mësuar qëndrimet e mendimet e tyre, etj32. Te gjitha këto masa do të kenë efektet e duhura. Duhet vene në dukje faktin se, shtypi suedez fillimisht në shkrimet e tij paraqet pikëpamjet jugosllave në lidhje me ngjarjet në Kosovë, ku burim kryesor ishte TANJUG. Por sa filluan të botohen e përhapen njoftimet e artikujt e shtypit shqiptar edhe mjetet e propagandës se këtyre vendeve filluan t’i japin publikut më shumë të dhëna mbi demonstratat duke venë në dukje dhe kërkesat e drejta të shqiptarëve të Kosovës, duke hedhur dritë edhe mbi masat e egra që u morën për shtypjen e demonstratave dhe persekutimin e popullsisë shqiptarë në Kosovë dhe duke bërë të njohur në një fare mase dhe qëndrimet e Shqipërisë në mbështetje të kërkesave të drejta të shqiptarëve që jetojnë në Kosovë dhe në viset e tjera të Jugosllavisë. Mobilizimi i shtetit shqiptar, ndikoi shumë në plasimin e të vërtetës për Kosovën, duke qene një grusht i fortë kundër propagandës jugosllave në botën nordike, në paraqitjen e ngjarjeve në shtypin nordik sa më objektivisht për Pranverën e vitit 1981. Në ketë shtyp u shkruan rreth 70 artikuj që në përgjithësi paraqitën në mënyrë objektive kërkesat e drejta të shqiptarëve nga Kosova dhe mbështetjen e këtyre kërkesave nga ana e Shqipërisë, duke hedhur njëkohësisht poshtë shpifjet e trillimet e propagandës jugosllave për ndërhyrje të Shqipërisë në punët e brendshme të Jugosllavisë etj.

Ambasada e Shqipërisë në Argjentinë, në bazë të udhëzimit që kishte marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme, tre artikujt e gazetës së “Zërit të Popullit” për Kosovën, me gjithsej rreth 1600 broshura në spanjisht dhe shqip shpërndau në trupin diplomatik në Buenos Aires dhe Peru, autoriteteve të Ministrisë së Jashtme, Lëvizjes marksiste leniniste të Amerikës Latine, shoqatave të miqësisë me Shqipërinë, organizatave të majta në Amerikën Latine, bibliotekave, organeve të shtypit dhe propagandës, miqve të veçantë etj.33 Artikujt e gazetës “Zëri i Popullit”, iu qenë dërguar edhe përfaqësive diplomatike shqiptare në Algjer e Dar Es Salam, si dhe udhëzimet përkatëse me radiogram, qarkore dhe porosi të veçanta, materiale të cilat nga përfaqësia qenë shumëfishuar e shpërndarë në vendas, gazetarë, miq dhe diplomatë, si në Algjeri e 14 vende të zonës, në: Marok, Tunizi, Mauritani, Guine, Mali, Niger, Nigeri, Senegal, Benin, Togo, Çad, Guine-Bisao e Ganë34. Edhe përfaqësia në Meksikë, materialet i kishte përkthyer në gjuhën spanjolle e riprodhuar në 500 e 600 copë secilin artikull. Si këta artikuj ashtu edhe broshurën përmbledhëse për këtë çështje, menjëherë e kishte shpërndarë dorazi dhe me postë autoriteteve të vendit, funksionarëve të dikastereve të ndryshme, organeve të shtypit, radiove, televizionit, shoqatave e grupeve, Partive dhe Lëvizjeve marksiste-leniniste, trupit diplomatik, agjencive të lajmeve, punonjësve e studentëve të ndryshëm, njerëzve të artit e kulturës si në Meksikë ashtu edhe në vendet e zonës që mbulonte35.

Artikujt e Tiranës për demonstratat e zhvilluara në Kosovë të cilat qenë shpërndarë edhe midis diplomatëve të vendeve evropiane-lindore nga përfaqësitë diplomatik në shtete të ndryshme ku qenë të akredituara, ato qenë pranuar dhe nuk janë kthyer mbrapsht. Në mjaft raste kishte pasur kërkesa edhe për ekzemplarë të tjerë, të cilat u janë plotësuar. Vetëm, në një rast, ambasadori polak në Budapest i kishte kthyer Ambasadës së Shqipërisë artikullin e “Zërit të Popullit”, të datës 23 prill 198136. Kurse, Vietnamezet i kishin kërkuar edhe zyrtarisht Ambasadës së Shqipërisë që të mos e shpërndajnë artikullin e datës 23 prill në vendas37. As, koreanët nuk kishin mbështetur qëndrimin e Shqipërisë. Ndërkohë, për të çuar tek emigrantët shqiptar, qëndrimin e Shqipërisë ndaj demonstratave u intensifikua dukshëm puna propagandistike. Përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës shpërndanë rreth 15 000 kopje broshurash, të cilat përmbanin  artikuj e datave 8 e 23 prill dhe 17 maj 1981, të  botuar në gazetën “Zëri i Popullit”. Përveç kësaj forme u dërguan 200-300 copë gazetash shqiptare, me shkrime kushtuar ngjarjeve për Kosovën. Revista “Shqipëria e Re” në gjuhen shqipe e rriti tirazhin në 5 000 kopje dhe ju shtua një separat i veçantë kushtuar problemeve konkrete të viseve shqiptare. Edhe gazeta “Shqipëria sot” botoi shkrimet që flisnin për ngjarjet në Kosovë38. Në një informacion të Drejtorisë së IV, i titulluar “Emigracionin Kosovar në Evropën Perëndimore”, i hartuar më 7 shtator 1981 shkruante: “Nga ana jonë në këto vende janë shpërndarë 6 836 copë broshura që u botuan në vendin tonë rreth ngjarjeve në Kosovë, pa llogaritur disa mijëra kopje të artikujve të botuar në “Zëri i Popullit” dhe në shtypin tjetër periodik të cilat u shpërndanë në momentin e daljes nga shtypi”39.  Në këtë veprimtari propagandistike dhe njohëse për shqiptarët e emigracionit u aktivizuan edhe shoqatat e miqësisë, si: shoqata Peru-Shqipëri e Brazil-Shqipëri, të cilat kishin botuar në formë broshure artikullin e “Zërit të Popullit” të datës 8 prill dhe kishin organizuar aktivitete masive lidhur me ngjarjet në Kosovë40. Ndërsa në radhët e shqiptarëve dhe arbëreshëve me banim në Argjentinë, ishte shpërndarë i gjithë kontingjenti i broshurave dhe gazetave të “Zërit të Popullit”41.

Shoqatat e miqësisë në vendet skandinave gjithashtu u mobilizuan për të shpërndarë informacion në lidhje me ngjarjet në Kosovë dhe për drejtësinë e kërkesave të tyre. Rol të rëndësishëm luajtën sidomos përfaqësitë shqiptare në Suedi, Finlandë e Danimarkë, të cilat shpërndanin revista dhe materiale të tjera për atë që kishte ndodhur në Kosovë. Nga anëtarët e këtyre shoqatave u shkruan disa artikuj. Në Suedi përmes një letre të hapur i bëhej i njohur opinionit suedez e drejta e shqiptarëve të Kosovës. Shoqatat e miqësisë në vendet skandinave kishin zhvilluar shumë aktivitet, aq sa në Finlandë ambasadori jugosllav protestoi në Ministrine e Puneve te Jashtme42 e në Helsinki kërkoi që të mbahej qëndrim ndaj shoqatës së miqësisë Finlandë-Shqipëri e cila kishte botuar një broshurë mbi ngjarjet në Kosovë. Qeveria finlandeze nuk kishte marrë parasysh atë kërkesë e asnjë mase për ndalimin e broshurës në fjalë, por vetëm kishte njoftuar kryesinë e shoqatës që ajo të vazhdojë botimin e njohurive mbi Shqipërinë e të qëndrimeve shqiptare, por me kujdes që të mos prekeshin vende të tjera që kishin marrëdhënie me Finlandën43.

Ndërkohë, Shoqata e Miqësisë Danimarkë-Shqipëri, kishte lëshuar edhe një “Komunikatë mbi masakrat në Kosovë-Jugosllavi”44. Në këtë Komunikatë ndër të tjera, përshkruhej shtetrrethimi në Kosovë nga organet qeveritare jugosllave, bllokadat e krijuara nga organet qeveritare që gjërat mos të merren vesh, masakrat e organizuara në Kosovë gjatë LDB e gjatë demonstratave të zhvilluara, gjendja e vështirë ekonomike në Kosovë krahasuar me vendet e tjera të federatës jugosllave, qëndrimi i drejtë i Shqipërisë ndaj ngjarjeve të zhvilluara duke mos u cilësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë e përkrahur me të drejtë kërkesën e shqiptarëve të Kosovës për të shpallur krahinën republikë në vehte nën kuadrin federatës jugosllave etj. Edhe shoqata e miqësisë Spanjë-Shqipëri, loboi për ngjarjet e zhvilluara në Kosovë dhe qëndrimet e shtetit shqiptar45.

Qëndrimet e Shqipërisë bënë efektin e tyre në Kosovë, influencuan pozitivisht, sadopak penguan vrullin gjakatar të ushtrisë jugosllave dhe të UDB-së (Unutrasnje Drzavna Bezbednost-Sherbimi i brendshem shtetror), si dhe në një masë bënë që edhe opinioni e diplomacia botërore të dënonin qëndrimet politike dhe veprimet barbare të jugosllavëve në Kosovë. Në këtë kontekst u bëhej e ditur jugosllavëve e më gjerë se shqiptarët janë një komb. Goditja e shtetit shqiptar kundër regjimit jugosllavë ndihmonte aspiratat e ligjshme të popullit shqiptar. Qëndrimi i mbajtur ndaj ngjarjeve në Kosovë ka pasur rezultate pozitive në shumë drejtime të përgjithshme kombëtare e ndërkombëtare. Tirana rikujtonte botërisht ndarjen e padrejtë të Kosovës nga Shqipëria më 1913, duke iu bërë krah Lëvizjes Kombëtare dhe perspektivës së saj. Kosova e ndarë në tri republika të Federatës jugosllave, pak e njohur nga gazetarët e nga opinioni publik ndërkombëtare, arriti të bëhej si një çështje e njohur botërisht, krahas faktorëve të tjerë edhe në saje të Qeverise shqiptare. Tirana duke demaskuar politiken shoviniste serbe, goditi rendë prestigjin e Jugosllavisë, brenda për brenda saj dhe në arenën ndërkombëtare. Kërkesa e popullit të Kosovës për Republikë e mbështetur fuqimisht nga Shqipëria u bë problem i shtruar për zgjidhje. Qëndrimi i Shqipërisë në përkrahje të kërkesave të popullit të Kosovës u bë një faktor i rëndësishëm inkurajimi për gjithë popullin shqiptar nën Jugosllavi për të forcuar luftën e vendosmërinë drejtë aspiratave të tyre për çlirim kombëtar. Në të njëjtën kohë u rritë edhe prestigji i shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke krijuar kushte për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve me vende të ndryshme evropiane e botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …