leoni

Prof.asoc.dr. Sabit SYLA: Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë ndaj demonstratave në Kosovë me 1981 IV

Prof.asoc.dr. Sabit SYLA: Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë ndaj demonstratave në Kosovë me 1981 IV

Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë ndaj demonstratave të vitit 1981 dhe qëndrimin ndaj Jugosllavisë, Enver Hoxha shkruan: “Ne nuk kemi gisht në këto demonstrata, ne do t’i mbrojmë vëllezërit tanë kosovarë deri në fund, ne të drejtat e tyre…, Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë as më të voglën ndërhyrje nuk bëri në Kosovë, as tanke, as helikopterë, as policë nuk dërgoi, as shtoi kufitarët, as bateri topash nuk nxori në kufijtë e saj dhe as protestë zyrtare nuk bëri, por një artikull të drejtë, të matur dhe të argumentuar politikisht, ideologjikisht e historikisht…, Shqipëria socialiste ka deklaruar se, në qoftë se ndonjë fuqi e huaj agresore prek kufijtë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, atëherë ajo dhe populli shqiptar do të ngrihen dhe do të luftojnë përkrah popujve të Jugosllavisë”64. Sa u përket “të drejtave politike”, ndryshime statusi nga krahina në republikë etj., ato cilësoheshin si çështje të brendshme të popujve të Jugosllavisë, çështje të vetë popullit shqiptar që jeton në trojet e veta në Jugosllavi, i cili në bazë të ligjeve në fuqi, që rrjedhin nga kushtetuta e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ka të drejtë t’i kërkojë. “Republikën e Kosovës, brenda Federatës Jugosllave nuk e kërkuam ne, e kërkoi populli i Kosovës…, Ne vetëm kemi afirmuar se është një e drejtë e popullit shqiptar, që jeton në trojet e veta në Jugosllavi të kërkojë atë që ai mendon se është e drejta e tij brenda ligjeve të Federatës dhe kemi shtuar se për mendimin tonë kjo nuk përbën asnjë krim”65.

Partia e Punës së Shqipërisë, mbështeste unitetin e popujve të Jugosllavisë, por ishte kundër “unitetit” të udhëheqjes jugosllave në kurriz të popullit shqiptar në Jugosllavi66. Kjo ishte potencuar edhe nga Enver Hoxha, më 9 maj 198167, i cili shprehte edhe revoltën e tij më 17 prill 1981: “Si mundet populli shqiptar të mos interesohet për vet gjuhën shqipe, për shkollat, liritë dhe të drejtat e tyre, si mos të interesohet ai për vrasjet në masë, për burgosjet e torturat që u bëhen shqiptarëve në Jugosllavi?68. Më 26 prill 1981, Hoxha në Ditarin e tij do të theksonte: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk është për minimin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, se Shqipëria socialiste nuk ka shfaqur kurrë pretendime territoriale…, Ajo e di që ne nuk kemi gisht në ato që ngjanë në Kosovë, se ajo që ngjau atje ishte rezultat i zemërimit të shqiptarëve të shkaktuar nga vetë jugosllavët, ata e dine se kërkesa për republikë ishte e ligjshme”69. Hoxha edhe në raportin që mbajti në Kongresin e VIII të PPSH-së, më 1 nëntor 1981, mbrojti fuqishëm kërkesën për Republikën e Kosovës, si kërkesë të drejtë dhe të  ligjshme e cila nuk cenonte ekzistencën e federatës jugosllave70. Megjithatë, akuzat e ndërsjella ndërmjet dy vendeve fqinjë, për Kosovën, renduan seriozisht marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Akuzat dhe kundër akuzat ndërmjet tyre keqësuan klimën politike e tejkaluan edhe në debate ideologjike rreth ndjekjes së politikave të brendshme dhe të jashtme shtetërore. Pas Plenumit të 10-të, mbajtur në qershor të vitit 1981, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet kulturore, por në fushën e kulturës dhe të arsimit për shqiptarët nën Jugosllavi, ndihma vazhdoi nëpërmjet radios, televizionit, etj71.

 Literatura dhe referencat:

1 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (më tej: AMPJ), viti 1981, dos. 1140/1, f. 230-231. Informacion mujor për muajin prill 1981, nga Ministria e Punëve të Jashtme.

2 Organ Qendror i Frontit Demokratikë të Shqipërisë.

3 Ejup Gashi, Bashkimi, 21 mars 1981, Nr. 68, f. 3.

4 Petrit Skënderi, Bashkimi, 23 mars 1981, Nr. 70 (10 962), f. 3.

5 AMPJ, viti 1981, dos. 1140/1, f. 230-231. Informacion mujor për muajin prill 1981, nga Ministria e Punëve të Jashtme.

6 AMPJ, viti 1981, dos. 1154, f. 214-216. Udhëzim nga ministri Nesti Nase, Ambasadës së Shqipërisë në Beograd-Sokrat Plaka, 4 prill 1981.

7 AMPJ, viti 1981, dos. 1140/1, f. 230-231. Informacion mujor për muajin prill 1981, nga Ministria e Punëve të Jashtme.

8 Enver Hoxha, Ditar për çështje ndërkombëtare…, nr. 13, f. 370.

9 Zëri i Popullit, 8 prill 1981, Nr. 55 (10 196), f. 4.

10 Zëri i Popullit, 23 prill 1981, Nr. 96 (10 209), f. 3.

11 AMPJ, viti 1981, dos. 1140/1, f. 231-232. Informacion nga Ministria e Punëve të Jashtme për masat që u morën për ndjekjen dhe pasqyrimin e ngjarjeve në Kosovë si dhe për drejtimin e punës së ambasadave.

12 Arkivi Qendror i Shtetit Shqiptar (më tej: AQSh), Fondi: 14/APOU, viti 1981, dos. 117, f. 40-50. Procesverbal i Mbledhjes së Byrosë Politike, 13 maj 1981.

13 Po aty, f. 1-39; Zëri i Popullit, 17 maj 1981.

14 Organ i Komitetit Qendror të PPSH-së.

15 Zëri i Popullit, 26 maj 1981, Nr. 124 (10 237), f. 4.

16 Zëri i Popullit, 31 maj 1981, Nr. 129 (10 242), f. 4; Zëri i Popullit, 13 qershor 1981, Nr. 140 (10 253), f. 4.

17 Zëri i Popullit, 5 qershor 1981, Nr. 133 (10 246), f. 4.

18 Po aty.

19 Po aty.

20 Zëri i Popullit, 7 qershor 1981, Nr. 133 (10 248), f. 4.

21 Zëri i Popullit, 9 qershor 1981, Nr. 136 (10 249), f. 4.

22 Zëri i Popullit, 11 qershor 1981, Nr. 138 (10 251), f. 4

23 Zëri i Popullit, 12 qershor 1981, Nr. 139 (10 252), f. 4.

24 Zëri i Popullit, 16 qershor 1981, Nr. 142 (10 255), f. 4.

25 E. Hoxha, Ditar për çështje ndërkombëtare…, nr. 13, f. 455.

26 AMPJ, viti 1981, dos. 1140/1, f. 130. Relacion, “Qëndrimi i PPSH dhe i RPSH ndaj Jugosllavisë, marrëdhëniet shtetërore dhe ideologjike”.

27 Sabit Syla, Shteti shqiptar dhe çështja e Kosovës 1939-1981, Prishtinë: “Instituti i Historisë”, 2012, f. 257-258.

28 E. Hoxha, Ditar për çështje ndërkombëtare…, nr. 13, f. 464.

29AQSh , Fondi: 14 /APSTR, viti 1981, dos. 28, f. 195. Informacion, Shtypi grek për artikullin e “Zërit të Popullit”, 11 qershor 1981. “Jugosllavia e sëmura e Ballkanit, nxit armiqësinë shqiptaro-greke”, Përgatiti Agur Begaj, Ambasadori Bashkim Dino.

30 AQSh, Fondi: 14/APSTR, viti 1981, dos. 28, f. 75-80. Relacion i përgatitur nga Konsullata shqiptare e Stambollit më 8 qershor 1981, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së dhe MPJ, në Tiranë. Konsulli i Përgjithshëm, Ali Ymeri.

31 AMPJ, viti 1981, dos. 1165, f. 142. Relacion i Ambasadës së Shqipërisë në Austri, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Drejtorisë së Jashtme të KQ të PPSH-së, 18 korrik 1981.

32 Po aty, f. 200-201. Relacion i Ambasadës se Shqipërisë në Stokholm, dërguar Ministrisë se Punëve të Jashtme-Drejtorisë së Dytë në Tiranë, 20 shtator 1981.

33 Po aty, f. 134.

34 Po aty, f. 125. Informacion mbi punën e përfaqësive Algjer-Dar Es Salam lidhur me ngjarjet në Kosovë, Drejtoria e Dytë-Sektori i Afrikës.

35 AMPJ, viti 1981, dos. 1182, f. 78. Relacion nga Ambasada e Meksikës, “Si kanë ndikuar ngjarjet në Kosovë në marrëdhëniet tona me Meksikën dhe me vendet e tjera te zonës”, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme (Drejtorisë së Dytë), Labo Abazi – Meksikë, 25 shtator 1981.

36 Po aty, f. 50.

37 Po aty, f. 52-53.

38  AMPJ, viti 1981, dos. 1140/1, f. 69-70. Informacion i Drejtorisë IV, 21 qershor 1981, f. 78-79.

39 Po aty, f. 304. Informacion i Drejtorisë IV, 7 shtator 1981.

40 AMPJ, viti 1981, dos. 1165, f. 140. Informacion nga Ambasada shqiptare në Buenos Aires, gusht 1981.

41 Po aty, f. 135. Informacion nga Ambasada shqiptare në Buenos Aires, qershor 1981.

42 Po aty, f. 121. Radiogram nga Stokholmi nr. 1194, 10 shtator 1981. Drejtoria e II-të, Sektori i Evropës Perëndimore, Tiranë, 14 tetor 1981.

43 Po aty, f. 202-203. Relacion i Ambasadës së Shqipërisë në Stokholm, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme-Drejtorisë së Dytë në Tiranë, 20 shtator 1981.

44 AMPJ, viti 1981, dos. 1202, f. 4-7. Në emër të Shoqatës së Miqësisë Danimarkë-Shqipëri, Ole Mielsen, Kopenhagë, 28 prill 1981.

45 AMPJ, viti 1981, dos. 1218, f. 7. Spanja, aa-Kosova 1981.

46 Sabit Syla, Shteti shqiptar dhe çështja e Kosovës 1939-1981, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2012, f. 356.

47* Politikan komunist jugosllav nga Sllovenia, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit Josip Broz Titos dhe një prej njerëzve më me ndikim në politikën federale jugosllave në vitet 1970 dhe 1980. Sekretari Federal i Punëve të Brendshme nga 1982-84 dhe anëtar i Kryesisë së Jugosllavisë ne vitet 1984-89.

 “Asgje s’mund te na zmbrapse prej detyrave kryesore”, Rilindja, 7 prill 1981, f. 3.

48 “Pse u përdor dhuna policore dhe tanket kundër shqiptarëve në Kosovë?”, Zëri i Popullit, 8 prill 1981, Nr. 55 (10 196), f. 4.

49 AMPJ, viti 1981, dos. 1151, f. 261-263. Sulm flagrant i “Zerit te Popullit”.

50 “Tanjug”, 29 prill 1981.

51 “Tanjug”, 7 maj 1981.

52 AMPJ, viti 1981, dos. 987, f. 63-66. Informacion lidhur me bisedën e bërë midis Jovan Antonit dhe këshilltarit të ambasadës se Jugosllavisë Spasoje Tuniq, 8 maj 1981.

53 Po aty, f. 53-58. Promemorie, RSP e Jugosllavisë, Sekretariati Federativ për Punët e Jashtme, Beograd 14 maj 1981.

54 S. Syla, Shteti shqiptar dhe çështja e Kosovës.., f. 299.

55 Po aty, f. 300.

56 AMPJ, viti 1981, dos. 991, f. 12-26. ATSH, Lajme të Jashtme, 10 qershor 1981.

57 Po aty, f. 17;34.

58 Rilindja, 26 qershor 1981.

59 Lefter Nasi, Aspekte të shtypjes kombëtare e politike të shqiptarëve në Kosovë (1981-1986), Tiranë: “Dardania”, 1995, f. 44-47.

60 N. Malcolm, Kosova një histori e shkurtër…, f. 350.

61 ASHAK, F. Kryesia e KK të LKK-së, kutia 701, Ocena politicko-bezbednosnog stanja u pokraini, Prishtinë aprill 1981.

62 ASHAK, F. KK i LKK-s-, d.Predsednishtvo PK SKK, (Strogo poverlivo),,Magnetofonski snimak sa 99 sednice Predsednishtva Pokrainskog Komiteta Saveza Komuniste Kosova, odrzhano 13 juna 1981. (Diskusije uçesnika nisu autorizovane), Prishtinë, 13. Juna 1981. God. Fjala e Ali Shukriut, anëtarë i Kryesisë së Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, Fjalë hyrëse, në mbledhjen e 99 të Kryesisë të KK. të LKK, Prishtinë, më 13 qershor 1981.

63 E. Hoxha, Ditar për çështje ndërkombëtare…, nr. 13, f. 382; 490.

64 Po aty, f. 398-399.

65 Po aty, f. 389-390; 433-434.

66 “Kërkesa për t’i njohur Kosovës statusin e republikës është e drejtë”, Zëri i Popullit, 17 maj 1981, f. 2-4.

67 E. Hoxha, Ditar për çështje ndërkombëtare…, nr. 13, f. 446-47.

68 Po aty, f. 388; 390.

69 Po aty, f. 412.

70 Enver Hoxha. Nga “Raporti në Kongresin e 8-të të PPSH”, K. Prifti e të tjerë, E vërteta mbi Kosovën…, f. 616-623.

71 E. Hoxha, Ditar për çështje ndërkombëtare…, nr. 13, f. 541.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …