SHBPK, edhe pas njoftimit të Gjykatës Speciale, ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë me rastin e “Gjykimit Publik” nga prokurori i Gj. Speciale i cili vet prokurori e Gjykatës, bënë shkeljen e ligjit, kurse shoqata vazhdon të fshihet, duke e futur kokën në zall që nuk dëshiron ta thotë qëndrimin e mendimin e saj. Qysh nga çlirimi i Kosovës nga UÇK-ja e NATO të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi, midis disa dhjetëra komandantëve të burgosurish siç R. H; F. L; S. Selimi etj, Gjykata Speciale më në fund, filloi që ti akuzoi edhe presidentin H. Thaçi, si edh e ish kryetarin e Kuvendit e liderin e PDK z. Kadri Veselin, si edhe mbi 170 ushtarëve të tjerë që janë të akuzuar pa asnjë bazë e fakt juridik.
Fillimi i ndjekjes së shtrigave kundër UÇK-së, nuk është asgjë tjetër, vetëm pse ishin rreshtua përballë vdekjes dhe lirisë për çlirimin e Kosovës nga çizmja serbe e Millosheviqit e shërbëtorëve shqiptar të tij. Të gjithë ish të burgosurve politik e qytetarët tjerë të Kosovës, përveç kryetarit të shoqatës, po i ndjekin me ankth e shqetësim zhvillimet më të reja nga Gjykata Speciale që po zhvillohet pas “dënimit publik” që bëri Specialja në kohën kur duhej të fillonin bisedimet për zgjidhjen e çështjes së Statutit Shtetëror të Kosovës.
Hapi i ndërmarrë nga Gj. Speciale për Thaçin e Veselin si edhe ndaj ushtarëve të tjerë, kanë shkaktuar paralizë institucionale, tensionim të përmasave serioze të raporteve e dëmtim të ndjeshëm të situatës së përgjithshme të sigurisë e procesit të përgjithshëm shoqëror në Dardani e Evropë. Në mënyrë të veçantë, të burgosurit politik të Kosovës po i shqetëson dhe duhet ti shqetësoi thellë prirja për shkallëzimin politik e shoqëror me luftën që po bënë Gj. Speciale ndaj UÇK dhe veçanërisht ndaj udhëheqësve të luftës e popullit të Kosovës.
Akuzimi i pabazë e pa asnjë fakt i udhëheqësve të luftës, është kryesisht politik. Ky veprim, jo që i zvogëlojnë gjasat për tejkalimin e situatës së krijuar, por dëmton rëndë imazhin e popullit shqiptar, parimet e demokracisë Evropiane si edhe të vet NATON që e ndihmoi në luftë UÇK e popullin e Kosovës nga farosja e shqiptarëve.
Ne të burgosurit politik dhe unë si anëtar i Kryesisë së Degës së Prishtinës, gjatë këtyre ditëve, vazhdimisht po marrin kërkesa, telefonata e mesazhe që SHBPK të dalin me një qëndrim ndaj situatës së re shoqërore e ta kundërshtojnë Deklaratën e Gjykatës Speciale një etnike të Vendimit të padrejtë që po tentohet të ligjohet. midis disa dhjetëra të arrestuarish të UÇK-së si edhe tentimi për burgosjen e presidentit e liderit politik, Kadri Vesleit, gjenden edhe një numër jo i vogël i ish të burgosurve politik që kanë qenë të sistemuar në UÇK-së që janë edhe anëtar të shoqatës.
ShBPK në vend që të dalë me një qëndrim ndaj padrejtësive që po iu bëhet UÇK e ushtarëve, siç i ka hije, nga Gjykata Speciale ndaj presidentit e njëherit edhe ish Drejtorit politik të Shtabit të Përgjithshëm e komandantit K. Veselit, vazhdon të hesht sikur nuk po ndodhë asgjë në Kosovë e rreth Kosovës. Një qëndrim e një sjellje e tillë e bënë për faktin se një grup në krye me Hydajetin janë anëtar të një partie politike që është opozitë që bie ndesh me programin e statutin e Shoqatës. E siç e dimë, Shoqata duhet të jetë ajo që i kundërshton padrejtësitë, ajo që i bashkon të burgosurit politik, UÇK-në , dhe i të gjithë brezave atdhetarë, pse jo edhe partitë politike që shoqata e ka në planin e saj për bashkim të mosmarrëveshjeve të mundshme e jo interesin grupor, personal e familjar.