Shumë vjet më parë, një filozof francez kishte thënë se serbëve nuk duhet besuar, edhe atëherë kur të japin dhurata. Ndërsa ne nuk e dimë nëse ambasadori amerikan, Kristofer Hill , në Beograd, e ka lexuar këtë filozof ose jo, mirëpo, ndoshta, përmes këtij shkrimi, mund ta mbajë mend filozofin francez dhe, në këtë kontekst, ta analizojë poshtërimin publik të serbëve ndaj tij dhe në veçanti përdhosjen e banditëve, neonazistëve serbë ndaj një diplomati me përvojë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Më 15 janar 2025, ambasadori Kristofer Hill kishte shkuar në palestrën “Arena”, në Beograd, për ta përcjellë ndeshjen e basketbollit të Evropës, të xhiros së 21-të midis ekipit serb, “Cërvena Zvezda “ dhe “Fenerbahces”. , posa kishte arritur në palestër, konkretisht në zonën e VIP-ave, ishte ofenduar me fjalë të ndyrëse, urrejtëse, nga spektatorët çetnikë serbë. Ndërkohë, situata nuk ishte qetësuar, sepse, spektatorët çetnikë serbë, të frymëzuar nga antiamerikanizmi i çmendur i Serbisë së Vuçiqit dhe i Rusisë së Putinit, ishin afruar në drejtim të zonës së VIP-ave, ku ishte ulur ambasadori amerikan, Kristofer Hill. Çetnikët e rinj serbë, të frymëzuar nga politika shoviniste, nga politikat serbomëdha të luftës, të vozhdit të tyre, Aleksandër Vuçiqi, ishin vërsulur në masë, ndaj ambasadorit , me flamurin e madh serb, në të cilin ishte pjesë e Serbisë edhe Kosova. Atij, me brohoritjet antiamerikane, kishte bërë që i, menjëherë, pa asnjë diskutim, ta lëshonte palestrën “ Arena”. I gjetur para një poshtërimi dhe kërcënimi të paparë, ambasadori ishte ngritur dhe me tërë shqetësimin e tij njerëzor e kishte braktisur ndeshjen. Një situatë e tillë, nga aspekti diplomatik, shumë delikate, para disa muajve, i kishte ndodhur, kur, i, duke shëtitur në sheshin “Terazija”, në qendër të Beogradit, i ishte afruar një zonjë me bashkëshortin dhe duke e përcjellë haps pas hapi, me zë të lartë, e kishte ofenduar me fjalët më të ulëta dhe të ndyta, në objektiv antiamerikane. Shumë medie ndërkombëtare dhe shqiptare, të njëjtën ditë, e kishin publikuar atë ngjarje të paprecedent ndaj ambasadorit amerikan. Ishte një vandalizëm, një barbari që vetëm shovinistët serbët mund dhe dinë ta bëjnë. Ishte skenë e rëndë si e përdhosi, e poshtëroi ajo zonjë, ambasadorin amerikan. Është folur se ambasadori miqësisht është i pranuar, i mirëseardhur në Serbi.
Në Serbi po regjistrohen organizata me platformën e luftës
Ne nuk e kemi hallin se me sa emocion, me sa hidhërim dhe vetëposhtërim i e ka përjetuar largimin e tij të detyrueshëm nga huliganët çetnikë serbë, as në rast se do të mendohet si është i mundur gjithë ky antiamerikanizëm i hapur serb, para njeriut, i cili gjatë tërë mandatit të tij, si ambasador, herë-herë, me deklarimet e tij, u jepte krah politikave të Serbisë, veçmas ndaj Kosovës ?! Në të dyja rastet e vandalizmit politik, të çetnikëve serbë, ndaj ambasadorit të nderuar , dëshirojmë të vëmë në spikamë shkallën e lartë, morbide, të pranisë së ideologjisë çetnike, të politikës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, përkatësisht amerikanëve. Fjalën e kemi për ideologjinë çetnike serbe, e cila, në vazhdimësi, edhe përmes regjimit fashist të Vuçiqit, vazhdon ta kërcënojë rajonin, ndërkohë që as BE-ja dhe as vetë ShBA-ja asnjëherë nuk po reagonin, ashtu siç e meriton Serbia. Gjithsesi, ambasadori , sikur edhe diplomatë të tjerë amerikanë, e dinë fuqinë e rrezikshmërisë së ideologjisë çetnike, vrastare, pansllaviste të politikës shtetërore të Serbisë. Ata, po aq sa edhe ne shqiptarët, e dinë dhe e kuptojnë se opinioni publik serb është nacionalist dhe paraqet rrezik jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë, Kosovën, porse, sikur edhe në epokën e Milosheviqit, janë në anën e “Nënës “ së tyre, Rusisë. Diplomatët e Perëndimit, pra edhe amerikanë, jo vetëm ambasadat në Beograd, e dinë se çetniku Vulin, i cili është në listën e zezë të ShBA-së, është personi i autorizuar dhe përgjegjës për marrëdhëniet, për arritjen e marrëveshjeve diplomatike dhe të tjera midis Serbisë dhe Rusisë. Është non sens, që, një person i tillë, si Vulini, bashkëpunëtor besnik i Vuçiqit, pikërisht në kohën e luftës në Ukrainë, shkon dhe vjen nga Moska, duke koordinuar, veprimet serbo-ruse për politikat e rajonit. Të njëjtat veprime, në frymën e “Botës serbe”, në fakt, “Botës ruse” i ndërmerr edhe shovinisti, antiamerikani, Dodik, i cili, hapur, në emisione televizive e fyen ambasadorin amerikan në Bosnjë, Michael J Murphy. Nëse ambasadori i nderuar, , nuk ka informacione, atëherë ne do t’ia bëjmë të ditur: në protestat e studentëve, të organizuara më 12 janar 2025, në Beograd, pati simbole të disa organizatave të ekstremit të djathtë neonazist, të cilat bartnin hartën me Kosovën “pjesë” e Serbisë (Partia e Re Demokratike, klubi i ekstremit të djathtë “Klubi 451”, i regjistruar më 2021, me përfaqësuesin e tij ligjor, Marko Gajinoviq. “Klubi 451” është i lidhur me organizatat e ekstremit të djathtë, “Zentropa Serbia” dhe “Fronti Kombëtar” ). Pra, në Serbi, po krijohen organizata të reja me ideologjinë çetnike, me politikën e neonazizmit të sotëm serb! BE-ja hesht, madje e përkrah Serbinë!
Serbia, kurrnjëherë nuk largohet na Rusia
Ne e dimë se diplomacia shpesh vepron edhe nëndheshëm jo në publik, porse në qëllimet e politikës së Perëndimit, të ShBA-së dhe veçmas të BE-së, përpjekja që me çdo kusht t’i bëjë miq serbët dhe t’i largojë sa më shumë nga Rusia, nuk po ka sukses. I dinte ose jo ato fakte, ato përpjekje të dështuara? Nëse ishte e domosdoshme që, me qëllim të afrimit të Serbisë me Perëndimin, Kosova të përdorej si monedhë e lojërave diplomatike? Sa për rikujtesë historike: është e vërtetë se ish-senatori, Barac Obama, dhe Kristofer Hill, ishin deklaruar kundër bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe më 1999!
Në këtë prizëm, disa deklarata të ambasadorit , rreth zhvillimeve në Serbi dhe në Kosovë, veçmas te çështja e dialogut midis të dyja shteteve, me theks të veçantë te çështja e Asociacionit, nuk ishin edhe aq diplomatike, as të drejta. Aq më parë, nga perspektiva shqiptare, fitohej përshtypja se, disa deklarata të it, sikur ia mbanin anën Serbisë. Ndërkohë, që, absolutisht, pa të drejtë, disa deklarata, të it, për temat e lartcekura e rëndonin Kosovën, i bënin presion besa edhe ultimatume diplomatike! Në raport me ambasadorin , deklaratat e mikut të përjetshëm të Kosovës, ambasadorit, Jeffrey M. Hovenier, ishin shumë më realiste, më të matura dhe nga elementet diplomatike të drejta, më objektive! Madje, jozyrtarisht, në qarqe diplomatike, është folur edhe për tone, herë-herë disonante të it me Hovenierin, rreth zhvillimeve në Kosovë dhe sidomos rreth veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës. Një ditë do të dalin për lexim edhe dokumente, arkiva nga lufta e Kosovës, për të parë më saktësisht se çfarë ishin qëndrimet, pikëpamjet e Kristofer Hillit lidhur me zhvillimet e luftës lidhur me statusin e Kosovës, transformimin e UÇK-së, Konferencën e Rambujesë etj!
Sidoqoftë, thelbi i idesë sonë është: si do t’i pasqyrojë eventualisht në kujtimet e tij, të botuara, politikat shtetërore të Serbisë lidhur me raportet me Kosovën, ShBA-në dhe përgjithësisht me rajonin. Nëse jo vetëm në rastet e tij personale, të përbaltjes, të nënçmimit, të urrejtjes çetnike, të grupeve të huliganëve, banditëve serbë, Kristofer Hill do ta identifikojë të vërtetën se Serbia nuk mund të jetë në të njëjtën kohë me Rusinë dhe me Perëndimin. Aq më pak, me ShBA-në sepse shkalla e opinionit publik serb, edhe te rinia serbe, është fuqishëm antiamerikane. Në një masë, kjo , jo vetëm për shkak të ideologjisë së “Botës serbe” dhe “Botës ruse”, por, edhe për arsye se serbët vazhdojnë të jenë të bindur se pikërisht ShBA-ja, krahas luftës së UÇK-së, ka lozur rolin kyç në themelimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Dhe për këtë serbët kurrë nuk ia “ falin” Amerikës!?
Ndërsa Kosova dhe Shqipëria triumfalisht, me krenari dhe guxim, i begatojnë, i fuqizojnë marrëdhëniet me aleatin historik të popullit shqiptar, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan, Kosova dhe Shqipëria kanë një të ardhme të sigurt, në radhë të parë në ruajtjen e integritetit dhe të sovranitetit territorial, shtetëror, kombëtar!