Prof. Dr. Artan Nimani: Skandali që po trondit institucionet shtetërore, është humbja e rreth 600 dokumenteve të Ministrisë së Jashtme

Prof. Dr. Artan Nimani: Skandali që po trondit institucionet shtetërore, është humbja e rreth 600 dokumenteve të Ministrisë së Jashtme

Në një skandal të paprecedent, kompania e kontraktuar nga qeveria humb qindra pasaporta dhe dokumente të shtetësisë së qytetarëve të Kosovës, shkruan profesori, Artan Nimani. Ky incident ngrit pyetje të mëdha për sigurinë kombëtare dhe për përgjegjësinë e institucioneve në mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme. A do të ketë përgjigje të menjëhershme nga autoritetet? Në një skandal që po trondit institucionet shtetërore, lajmi për humbjen e rreth 600 dokumenteve të Ministrisë së Jashtme të Kosovës ngre një seri pyetjesh të rënda dhe të ngutshme. Si është e mundur që një sasi kaq e madhe dokumentesh, që përmbajnë informacione sensitive të diplomacisë kosovare, të zhduken në mënyrë misterioze? Pyetja e parë që na vjen në mendje është nëse këto dokumente janë humbur rastësisht, apo nëse fshihet një qëllim i caktuar pas kësaj ngjarjeje. Kush do të përfitonte nga zhdukja e këtyre dokumenteve? A mundet që këto informacione të përdoren për qëllime personale apo politike, qoftë nga individë të caktuar apo nga vetë qeveria? Çfarë pasojash do të kishte kjo për Kosovën në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për transparencën dhe seriozitetin e institucioneve tona?

Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani; Forumi Intelektual “Europa 2030”

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …