Prof. dr. Feti Mehdiu: Periodizmi i historisë shqiptare

P o s t f e s t u m   100 vjetorit të Pavarësisë –

“Në rast se Fuqitë e Mëdha do ta dënojnë këtë popull… të mbetet në robëri, apo më keq, ta copëtojë midis fqinjëve, Gadishulli i Ballkanit nuk do të ketë kurrë qetësi,…Përkundrazi në rast se shqiptarëve do t’u njihen të drejtat e tyre kombëtare, Shqipëria do të bëhet faktor i paqës në Gadishullin e Ballkanit”.

KËSHTU i  KISHTE THËNË  ABDYL FRASHËRI   Bizmarkut, në takimin e drejtpërdrejtë në Berlin, me që rast Bizmarku i kishte kërkuar falje Abdyl Frashëri dhe i kishte dhënë premtime inkurajuese….

Përjetime që obligojnë janë këta  përvjetorët jubilarë! Veçanërisht  kur janë  treshifror. Kam përjetuar disa të tillë,* por treshifror, që i referohet çështjes shqiptare,  ky është i dyti. I pari ishte në vitin 1978 (Njëqindvjetori i Lidhjes së Prizrenit) dhe  tash Njëqindvjetori i Ditës së Flamurit dhe i Pavarësisë Kombëtare shqiptare.

Për Flamurin Kombëtarë Shqiptarë, nuk ka diskutim! I ka përtej pesëqind vjet. Ndërsa Shpallja e Pavarësisë shqiptare, edhe pas njëqind vjetësh,  i ka  njëqind pikë pyetje!? Dikush i thotë pavarësia  e Shqipërisë, tjetri e  Shtetit shqiptarë, njëri në Vlorë, tjetri në Shkup, dikush në Shalë tjetri në Junik, dikush  në Durrës dikush  në ndonjë mëhallë të veten… etj.

Kryesorja  është se shqiptarët kanë flamurë kombëtarë, dhe  kanë  nis  rrugën e pavarësisë  kombëtare qysh para një shekulli.

Ky  100 vjetor  dallon shumë nga ai i vitit 1978,(LSHP). Pikërisht  ai dallim  më shtrëngon që të mos hesht! Për shumë arsye.

Tash është Një qind vjetori i Pavarësisë, nuk është  i ndonjë  Lidhjeje, tash  jetojmë në kohën e lirisë së fjalës – madje këtë liri  edhe mund ta keqpërdorin, ata që e keqkuptojnë sistemin  demokratik!  Falë kësaj lirie, që është fituar me shumë sakrifica e gjak shqiptari, kësaj here, personalisht,  kam mësuar gjëra  shumë të vlefshme.

Kam mësuar se paska edhe më të padijshëm se unë!

Paska që nuk dinë ta lexojnë historinë, aq më pak ta kuptojnë drejt, prandaj edhe  kanë dalë në sipërfaqe shprehje e konstatime që më kanë nxit, edhe  vogëlsia ime, të përzihem në histori. Rastësisht jetoj në këtë kohë dhe në këtë vend, i cili ka bë histori, por fatkeqësisht  historinë e  konstruktojnë ata që dinë edhe   ta  shtrembërojnë. E shkruajnë kuturu – si fryn era!  Kjo është më tepër çështje etike se sa praktike. E pashë se ka akoma njerëz të pendës e të gojës që akoma  përkunden në djepin e  iluzioneve të  para 100 vjetëve. Nuk kanë mësuar gjë  nga përvoja e kaluar dhe  notojnë  jashtë kontekstit  historik edhe linguistik!  Flasin dhe shkruajnë si të kurdisur !

Shkruajnë se:

“Pushtimi osman i dha fund jetës së pavarur politike e shtetërore të shqiptarëve, duke e kredhur vendin në një prapambetje të thellë ekonomike”. Ata  bëjnë  çmos që në vazhdimësi të kultivojnë platformën probizantine se shqiptarët kishin qenë në xhenet deri sa nuk kishin ardhur turqit në Ballkan! Tek me Osmanët humbën “pavarësinë politike e shtetërore… “!?

Flasin se, shqiptarët në vitin 1912 shpëtuan nga një dhunë e egër pesëqindvjeçare! Shqiptarët asnjëherë në historinë e tyre nuk kanë qenë më mirë se sot!…. Njëqindvjetorin e Pavarësisë e pritëm si e pritëm! Nuk jam i pari as i fundit;  sigurisht as i vetmi, që  ka prit më shumë.

Ditët  e shënjuara në kalendarë nuk janë vetëm  për të festuar! Populli  feston, edhe  elita që i prinë popullit, por elita: politike, kulturore, shkencore, diplomatike, ekonomike, etj.;  kanë edhe  obligim që krahas  festimit të bëjnë një farë llogarie për  kryerjen e  detyrimeve të tyre ndaj popullit dhe atdheut:  Çka është paraparë të arrihet ndërmjet atyre dy datave? Sa është arritur? Njëqindvjetorin e Pavarësisë populli e shënoi  denjësisht! I lumtë popullit!

Diti të festojë edhe në Shkup  edhe në Vlorë;  ishte  bashkë, sikur në vitin 1912 – kur Arnautlluku ishte Arnautlluk!  Sikur që ishte në Kamusu-l-a\lam  -enciklopedinë –  e Sami Frashërit!

 Shqipëria në fund të shekullit XIX, me katër njësi shtetërore (4 vilajete)

Ku të ishte fati  të ishin  edhe udhëheqësit  sikur ata të vitit 1912 ! Nëse merren për bazë rrethanat historike,  është dashur  edhe më mirë. Sot e  tërë  bota konstruktive  e ka kuptuar çështjen  shqiptare. Kjo  frymë nuk u pa gjëkundi!  Të paktën jo në institucionet kompetente e përgjegjëse! Në dobi të kësaj bindje shkon fakti  se  institucionet  shkencore nuk e pritën këtë 100 vjetor me asnjë projekt kapital, p.sh., botim dokumentesh, në

gjuhën shqipe  dhe në gjuhën angleze,  me qëllim që t’u  ndihmojë  miqve  të  popullit shqiptarë që t`a ndihmojnë më konkretisht në rrugën e mëtejshme të  ndërtimit të shtetit të pavarur. Kjo mbetet për  110 vjetorin e pavarësisë, kur nuk do ta presin me këngë e  me programe zbavitëse, që  opinionit  botërorë  nuk i afron vlera që ka ky popull! Përkundrazi ndonjëherë shprehnin   antivlera.

E rëndësishme është: Të vazhdohet më tej, por ndryshe…, jo sikur  tash! Kërkesat e popullit shqiptarë, të kristalizuara në programin e Lidhjes  Shqiptare të  Prizrenit nuk ishin përqendruar në zbavitje…. !

Njëqindedhjetë vjetori i Pavarësisë duhet  pritur:

Me 10 vëllime dokumentesh, (vetëm institucionet shkencore në Kosovë) që publikohen për herë të parë : 5 nga arkivat e  Turqisë, 1 nga arkivat e Serbisë, një të Greqisë, një të Italisë, dy të Gjermanisë,  përveç arkivit të Tiranës, Prishtinës dhe të Shkupit.

Njëqindvjetori u festua  në mënyrë të denjë, e ka vlejtë dhe urime! Ka pas çka të festojë, edhe për këtë urime! Të arriturat  në fusha të ndryshme të jetës shqiptare brenda këtyre 100 vjetëve, 1912-2012, janë pa dyshim arritje të rëndësishme – kjo nuk do diskutim!

Por qarqet shkencore shqiptare në përgjithësi duhet të  thellohen, të kthjellohen e të   bëjnë periodizimin e  historisë shqiptare  në tri periudha:

periudha paraosmane –   deri 1389;

periudha Osmane , 1389-1912, dhe

periudha  postosmane,  1912-2012.

Dhe dalin tri faqe të historisë shqiptare: Historia shqiptare paraosmane, historia shqiptare osmane dhe historia shqiptare postosmane, të cilën periudhë shumë pseudohistorianë e pseudointelektualë shqiptarë kanë dëshirë ta quajnë evropiane, thua se deri me 1912 shqiptarët dhe shqipëria kishin qenë Aziatike,  e tek pasi i mori nën sqetull Serbia  shqiptarët “… kanë shpëtuar nga dhuna e egër pesëqindvjeçare…. “!!! Këta kishin vuajtur  vetëm pesëqind vjet!!! Të  merren seriozisht me këtë çështje.

Ndryshe nuk do t`i dalin hakut realitetit historik dhe sakrificës së popullit shqiptarë.

Është koha dhe rrethanat që elita shkencore, politike, fetare dhe diplomatike të përballen me realitetin historik dhe aktual,  pa iluzione, për ardhmërinë e popullit shqiptarë, sepse kjo është edhe në dobi të popujve të tjerë të Evropës e më gjerë.

Të hiqet dorë nga kllapia njëshekullore dhe të rreken në ndryshimin dhe korrigjimin e  asaj që duhet korrigjuar – sjelljeve oportune ndaj të vërtetës historike dhe kamuflimit të realitetit.

Duhet një qasje ndryshe. Të gjithë subjektet me përgjegjësi për gjendjen në Evropë ta kuptojnë se burim i trazirave janë  padrejtësitë që ushtrohen  ndaj popullatës me numër më të vogël;  duhet ta kuptojnë se ndërtimi i sistemit paqësor dhe të  qëndrueshme e afatgjatë në këtë hapësirë  të vetmin themel të

shëndoshë e ka zbatimin e drejtësisë! Shekulli i dytë i procesit të pavarësisë kombëtare për shqiptarët duhet të jetë ndryshe – jo sikur shekulli që kaloi! Mos provohet zgjidhja e problemit  të popullit shqiptarë  me  eksperimente,  por me argumente!

Me aksione jo me iluzione!

Në të kundërtën, zjarri do të jetë i pushuar, por jo i shuar!

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …