Prof. dr. Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Dorëshkrimi serb për Skënderbeun i viti 1778 I

DORËSHKRIMI SERBIAN PËR SKENDERBEUN i vitit 1778

Parahistoria, shkaqet, shkasi dhe pasojat-çka, si dhe pse u shkrua?

TEODOSIE, HISTORI PËR GJERGJ CRNOJEVIQ-SKENDERBEUN, (Dorëshkrim 1778 ,f 206) Autori i dorëshkrimit vërehet se ka për qëllim permanent përvetësimin e historisë shqiptare, e si konsekvencë e atij përvetësimi pason okupimi I trojeve shqiptare, për të dal Serbia në det. Mjerisht ky orientim politik dhe kishtar Serbian, është përkrahur nga Kryqëzata Evropiane deri në ditët e sotme, dhe, nuk ka shenja se do të pushojë!.

Disa shkrolagji serbianë e të tjerë Skënderbeun kanë filluar ta trajtojnë si: I krishterë, ortodoks, katolik apo mysliman. Këtij realiteti të kohës ia shtojnë faktin se e ama nuk ishte arbanase. Po shtrohet pyetja kush e kurorzoi Stefan Nemanjen? E kurorëzoi emisari i Vtikanit.

Po cilat ishin nënat dhe gjyshet e sundimtarëve serbianë. Ishin gati të gjitha greke dhe italiane. Po a ishte çdo principatë serbiane aq harmonike me tjetrën. Jo nuk ishin. Madje vëllau i Shën Savës dihet se ia nxori sytë, se ka pasë vrasje në mes tyre, se Car Dushani e ka helmuar babain për t ia marrë postin dhe kështu me radhë. Atëherë si mund të përjashtohet martesa e një princi shqiptar me një arbanase. Jo atëbotë një mundësi e tillë ishte jo e lejuar nga kanonet, adetet dhe zakonet e fisit. Ne do të përqendrohemi këtu për ta zbardhur një përpjekje serbiane për ta përvetësuar Heroin Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Nuk do t` ia arrijnë, sepse ky vigan është promovuar me luftën e tij dhe tërë epoka e tij quhet në historiografi, Shteti i Skënderbeut. Ta mësojmë më detajisht.

ANALIZA

Ky dorëshkrim, pas leximit të vëmendshëm, vërehet se është shkruar me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe, me qëllim që Gjergj Kastrioti Skënderbu të sllavizohet, duke e ditur fare mirë se Heroi Kombëtar i Shqiptarëve ishte Kapidan i shtetit shqiptar 1443-1468 me qendër Krujë. Autori i dorëshkrimit Serbian me qellim e pështjellon Gjergj Kastriotin –Skenderbeun me Gjergj Crnojeviqin –Sknderbegun që ishte sanxhakbe malazez me qendër në Zhablak nga viti 1513-1529.1( 1.Istoriski Leksiokn, Beograd 1976, f.639).Në dokumente thuhet se Gjergj Kastrioti Skenderbu bëri TRI here marrëveshje me Padishahun. Nëse mbështetemi në Sheriat, duhet të shtrojmë pyetjen ato marrëveshje a ishin armëpushim apo cilësoheshin se paqësore. Nëse kanë qenë  paqësore, atëherë Sulltani nuk ka pasë të drejtë me një të krishterë të lidhë paqe, por vetëm armëpushim. Nëse ka lidhur paqe, Skenderbeu ka mundur të lidhë atë vetëm si mysliman, assesi ndryshe. Turqit sot duhet t` i publikojnë tekstet e atyre marrëveshjeve për hir të historisë. Nëse Skënderbeu ka lidhë armëpushim, atëherë ai ishte i krishterë dhe këtu nuk ka çka të bisedohet.

Me që fillim e mbarim vërehet në dorëshkrim fryma propotente kishtare sebiane, po i themi dy fjalë për jetën e asaj-kishës.

Më 1219 pas mizorive në mes princave Serbian, themelohet nga Rastko (Shen Sava) Kisha Autoqefale Serbiane me qendër në Zhiçë. Autoqefalia e saj do të pushojë me shkatërrimin definitiv të Perandorisë Dushanit më 1355. Pas kësaj kohe kjo kishë vetëm ishte nominalisht “reale”, sepse princat Serbian as që e pranonin të gjithë, duke aspiruar dikush kah Konstandinopoja, dikush kah Roma, që ishte një luftë permanente e që vazhdon pa ndërprerë.

KAS (Kisha Autoqefale Serbe) rithemelohet më 1557 nga partiku Makarie, e lejuar nga Mehmed Sokolloviqi (sllav i islmaizuar). Më 1776 Patrikana e Pejës sërish shuhet, për ta riaktivizuar sulltani më 1830, e pas kësaj kohe drejtues të saj ishin kryesisht grekët. Mjafton të thuhet se masakra e Valiut Manastirit më 1830 kundër 500 politikanëve (bajraktarëve) shqiptarë ishte bërë me intriga të Kishës serbiane, kinse ata po përgatiteshin hakmarrje ndaj Stambollit për shkak të sjelljes ndaj Ali Pashë Tepelenës (1820) dhe ndaj Bushatlive të Shkondrës (1828/30). 2.(2.Istoriski Leksikon, f. 639;AS, Koleksioni I Manastirit 1804-1844, që sherbeu për përpilimin e Naçertanisë 1844.).

 

Në arkivat e Stambollit, Vatikanit, Dubrovnikut, Venedikut, Wjenës, Parisit dhe Londrës gjindet një dokumentacion I pazbuluar për EPOKËN E GJERGJË KASTRIOTIT SKENDERBEUT. Jo vetëm në arkivat e theksuara, por edhe në Arkivin e Peterburgut, Athinës, Sofjes, Beogradit dhe Budapeshtit gjinden dokumente të pabotuara (dorëshkrime) për Heroin Kombëtar të shqiptarëve. Ato dorëshkrime (dokumente) nuk janë botuar sepse ka ekzsituar shpresa se Shqiptarë nuk do të ketë; se Shqipëria nuk do të themelohet kurrë dhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun do ta përvetësojnë si person popujt dhe shtetet fqinje, kurse shtetet ballkanike dhe evropiane do ta përvetësojnë veprën e tij 25 vjeçare si histori brilante, të një lufte për liri dhe pavarësi; një lufte të drejtë që do t` ia adresojnë Epokës së kryqëzatave 1096-1270.3.(3. Krstaski ratovi, dorëshkrim në A. V. I pabotuar me shifër 1054/1096.).

Të gjitha rreshtimet e lartë thekura janë bërë për të treguar se Arbanasit janë vetëm një episodë e historisë që duhet harrohet nga çdo civilizim. Por, nuk ka munguar edhe qasja për ta thënë të vërtetën troç, nga disa skriboman të shkollave të ndryshme evropiane. Lidhur me këtë, ata që e thonë të vërtetën me fakte e kanë bërë dhe e bëjnë distinacionin se kur kanë ardhur Sllavët në në pjesën verilindore të Danubit; kur janë instaluar si okupator në Ballkan 4.(4.Prof dr Relja Novakoviq, Odaklje su Srbi doshli na Balkansko Poluostrvo, Beograd,1978, f.5 “Kao deo velike slovenske skupine I Srbi se na istoriskoj pozornici jasnije javljaju relativno kasno, tek na samom poçetku srednjeg veka evropske istorije.. sva nastojanja kada su sloveni krenuli na Balkan ostali su bez jasnijih odgovora; Vizantinski izvori za istoriju naroda Jugoslavije III, Beograd 1966,f. 393;shiqo: Dr Relja Novakoviq, Odaklje su srbi… f. 107; K. Jireçek, J. Radoniq, Istoria Srba, K. 1 Beograd 1981. F. 10-“ Na gornjem Vardaru, Belom Drimu, Kosovu Polju o okolini Nisa bila je otadjbina Dardan, koji se pominju od 284 god, pre Hrista kao hrabri nepriatelji Makodenonaca a docije I Rimljana”).

Trevat iliro-arbanase ishin për shekuj të tërë nën okupimin bizantin. Lidhur me këtë K. Jireçek dhe J. Radoniq konkludojnë se nën sudimin e Stevan Nemajes rasianët lajmërohen në Dardani tek më 1180.5.(5. K. Jireçek, J. Radoniq,Istorija Srba II, Beograd 1981, f. 146-“ ..Posle srpske OKUPACIJE pod Nemanjom  1180 god.brzo su bili naseljeni ovi od prirode bogati krajevi, a osobito tople kotline Belog Drima I Sitinice…”). Lidhur me këtë me themelimin e Zhupanive do të fillojë njëherit edhe një luftë speciale e përkrahur nga Bizanti që popullsia vendase në trevat e Arbërisë, të stabilizohet në ortodokësi, sepse lufta për dominim të Romës përmes pagzimit të zhupanëve, princave dhe kralëve sllavë kishte marrë karakter kryqzate me pasoja tragjike, për vendasit (ARBANASIT dhe VLLAHËT) e lodhur nga sulmet barbare të: Gotëve, Vizigotëve, Hunëve, Avarëve, Mogolëve, Noramnëve dhe sllavëve qergarë në fillim, e më vonë bujq dhe blegtorë.

E vërteta është se sultanët Osman nuk janë të parët që do të provojnë dhe arrijnë ta shkatrrojnë Bizantin. Kryaqzatën e katër (1202-1204 e kanë drejtuar feudalët francez nën drejtimin e Republikës Vendikut. Në ofenziven e tyre është okupuar Konstandinopoja dhe është themeluar Perandria Krishtere Latine. Në këtë kryqzatë kanë marrë pjesë edhe disa shtete të vogla. 6.(6. Enciklopediski leksiokon, Beograd 1970, f. 359;.K.Jireçek, J. Radoniq, Istoria Srba I, Beograd 1981, f. 71 “-U Deçanskoj povelji (oko 1330 godine) postavlja se princip, da planinama niko ne moze imati bastine sem kralja I onih crkava kojima su kraljevi dodelili bastine:Bude li neki vlastelin ili Vlah ili Arbanas tvrdio sa je PASNJAK u planini bio ranije njegova bastina, ima da plati za kaznu kralju 500 ovaca”.). Nga këto fakte që i prezantuam, Serbët historinë e tyre aq e kanë falsifikuar gjatë shekullit XIX, sa që tani mendohet se ajo “histori” është e pakontrstuar, kuptohet prej tyre. Por, në burimet e tyre hasim edhe në këtë kokluzë faktografike:”Kisha e Graçanicës është ndertuar nga mbreti Millutin (1275-1321) në vednin në të cilin ishte një manstir I vjetër nga viti 930”. Ajo kishë ishte e ritit bizantin dhe frekventuesit e saj nuk kishin lidhje me sllavët, por ishin arbanasit autokton.7. (7. Spiridon Goçeviq, Srbija I Makedonija I II 1890, f. 228; shiqo Dorshkrimin, Teodosije, Povest Skenderbega 1778, f.12;f.16-aty).

Historia serbiane që pretendon në një Perandori rasiane nga 1346-1355 vërtetë del qesharake se për më pak se dhjetë vjet Car Dushani, “paska bërë çudira”. Po le të shiqohet Kanuni I tij I vitit 1349 dhe aty do të mësohet se çfar terrori po përjetonte popullsia që nuk ishte rashiane e që ishin arbanasit, edhe pse në Shkup u kurorzua (1346) si car I Serbëve, Arbanasëve dhe Grekëve. 8(8. Spiridon Gopçeviq, Gornja Arbanija…f 7/8.; Për terrorin ndaj Arbanasëve dhe ndaj atyre që nuk ishin rasianë ortodoks shiqo: Zakonik Cara Stefana Dusana, Struski I Atonski rukopis,Beograd 1975; Studeniçki, Hilandarski, Hodoski I Bistriçki rukopis, Beograd 1981, kapitina popujtë jo “shtetformues dhe pozita e tyre kanunore” me një qëndrim racist shfarosës).

Çka mbeti pas vdekjes së dyshimtë të Car Dushanit më 1355, dihet se ajo “Perandori” u bë copë e grim në shumë principata, të cilat ishin në luftë të egër për pushtet. Në këto rrethana disa princa shqiptar duke e parë rrezikun nga sllavizimi do t` i drejtohen Fuqisë së re Osmane me lutje që t` u ndihmojë duke pranuar vazalitet të plotë më 1338 dhe 1348.9. (9. Gjergj Gashi,Vatikani dhe Arbëria 1700-1992, 1998, f.9).

Historikisht është një fakt i dokumentueshëm që sulltanët e parë erdhëm në këtë vend me ftesë të princërve arbëror, pra jo për të pushtuar e zaptuar Arbërinë, por për ta shuar konfliktin dhe luftën civile ndërmjet princave” –aty; Nexhip P. Alpan-Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, Tiranë 1997, f. 11 “.

Një kërkesë e madhe e epirotëve nga shkaku i egërsive serbe u detyrua të mërgonte në More dhe Peleponez. Lidhur me këtë arbanasit për të shpëtuar nga Bizanti kishin kërkuar ndihmë prej princit Krahinës Ajdinit(Anadoll) Umur Bejit  në Anadoli ndihmë më 1336. Nga këto kontakte do të lindë në fillim një miqësi arbaso-osmane sa që në bazë të dokumenteve në librin e tij T. W.Arnold, Përhapja e Islamizimit, 1971, do të shkruaj: “Bashkësinë otomane e kanë siguruar dy krahët: turqit në Lindje (Anadoll) dhe shqiptarët në Perendim (Ballkan). Lidhur me këtë fakt Prof dr Ihsan Dogramaxh, i cili fliste tetë  gjuhë do ta japi një inforamtë se  për shqiptarët do të thot: “francezët i quajnë Albanais, anglezët Albanian, kinezët arpania, Italianët albanez, rusët albaniec, grekët alvanos, ndërsa turqit arnavut që do të thot nga persishtja e vjetër, njeri që nuk KTHEHET PRAPA, e Shqipërisë I mbeti emir Arnauvutluk”,

Kur shtrohet pyetja kush i joshi osamnlinjët t’i hyjnë idesë për depërtim në Ballkan? Askush tjetër përpos Kryqëzatat, të cilat aq e dobësuan Bizantin, sidomos më 1202-4 kur e themeluan në Konstantinopojë shtetin  e tyre. Me këtë fakt Bizanti u tregua se është I plagosur dhe sultanët osamnli do të përgatitën deri më 1453, kur pushoi së egzistuari Perandoria Bizantine. Mu për këtë mos rënja e Krujës për 25 vjet është një fenomen historik, sepse Bizanti bje e Kruja shqiptare JO. Madje Aleanca krishtere pësoi katastrofë në Betejën e Maricës më 1371 nga Ushtria e Sulltan Muratit; Nga e njëjta ushtri pësoi katastrofë (edhe pse nuk ka të dhëna rrelevante se Beteja e Kosovës është zhvilluar fare, fakt ky që unë pajtohem plotësisht qe 43 vjet-hb), si është e mundur që Skenderbeu mos të pësonte  asnjë disfatë nga ajo ushtri. Edhe një fakt, “Luftën e Kosovës” e ka prodhuar armiqësia Rasiano-bullgare duke u lavdruar Princi Lazar se “Ju bullgarët humbët e ne jo, edhe pse aty (në Maricë) ishin vrarë dy kralë rashianë.

Çuditërisht gjatë lindjes së nacionalizmit modern në shekullin XIX dhe XX e nuk ka gjasa se një dukuri morbide po shuhet as në shekullin XXI po shtrohen dilema se: “Skendebeu a ka qenë i krishterë,a  ka qenë ortododks, katolik apo mysliman”. Asnjë prove në këtë rrafsh nuk është dokumentuar se cilit religjion I përkiste Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një pjesë e tyre provojnë të nxjerrin teorira se vllai I Gjergjit është varrosur në Hilandar, se Babai i Gjergjit u a ka dhuruar fëmijëve emra sllave e terma tjera, të cilët për kohën nuk ishin kurrëfarë befasie.10. (10.Shiqo: Teodosie, Dorshkimi për Skenderbeun, …f 25.f.82, analiza.)

 

Në anën tjetër një lagjë e tërë diejtarësh provoin dhe provojnë ta shpallë Gjergjin KATOLIK, sepse me te “paska koamnduar” Papa, se Skenderbeu është varrosur në Lezhë si katolik e prova tjera që shpiejnë ujë në rreshtim rreligjioz, që Heroi kombit ma së pakut e ka shfaqur, që kurrë nuk ka pranuar me asnjë shenjë të identifikohet me marrinat e kryqzatave 1096-1270, e sidomos me dy kryqzatat me fëmijë. Nuk ka luftuar Skenderbeu për fe, por për larinë e shtetit arbëror, të cilin mendonte, fliste dhe verpoi, se ia ka lënë babi testament, për ta qeverisur dhe pse t` I sherbejë sulltanit, kur kishte mundësi t` I sherbei popullit të vet.11. (11. Dorshkrimi që e konteston përkatësinë e Skenderbeut-Dionisije, Povest Skenderbega 1778, f.66, vetëm renditje fjalësh për të krijuar mjegulli se “Skenderbu është slavë” është një prrallë e soijit të këtyre që sot provojnë ta “avansojnë” Kryeheroin e Shqiptarëve në “luftëtarë” mbrojtës të rreligjionit cili do çoftë. Kjo ndodhë thua se në shekullin e infrmatikës (shek.XXI), ku informata është fuqi prodhuese, mund të kthehet një realitet në kohën e Kryqzatave. E vërteta edhe sultanët kanë luftuar për pushtime imperial, por jo për përhapje të fesë islame. Po të ishte ashtu, se lufta bëhej vetëm për fe, kush do të mbetej I krishterë në Edrene, në Sofje, në Selanik, në Nish, në tërë Greqinë dhe Bullgarinë, në Serbi, në Arbëri, në Bosnje, në Mal të Zi, në Konstandinopojë?-hb.)

Në anën e polit të TRETË janë rreshtuar ata dijetarë që Osamnëlinë e shohin si “shpëtimtarë”, edhe sot e ai “shpëtim” në fillim kishte të bënte me realitetin, vetëm në shekullin XIV, e që kur të miren në argumentim dokumentet vetëm nga Kodi I Dushanit 1346, atëherë del se denacionalizimi I shqiptarëve ka qenë realitet I mundëshëm. Ai realitet tregohet edhe me faktin se më 1330 në një dokument të botuar nga K. Jireçek tekstualisht thuhet se: “ Nëse një Arbanas ose Vllëh vetëm thot se kullosa ose ara ka qenë e imja, do të denohet 500 copë dele”. Ky fakt tregon se toka ishte shpallë me kanonet e kishës sllave dhe rregullat e zhupanëve e ma në fund e carit për nëntë (9 vjetë 1346-1355), pronë kishtare ose shtetërore. Rrjedhimisht ardhja  e Osmanlive si okupator, këtë strukture të qeverisjes sllavo kishtare e ndryshon rrënjsisht dhe Arbanasit dhe Vllëhet, bëhen pronarë të tokave të veta, ashtu si kishin qenë dikur edhe pse prap “toka mbeti e sulltanit në kuptimin ekstrem, erdhi  pra fuqia  e një okupatori tjetër, I cili nuk bënte dallim në etni, por as në rreligjion në fillim, e më parë dallimet ishin të shumfishta, për mos me thenë se arbanasi ishte një gjysëm skllavi nëse NUK ISHTE VAZAL, pra jo pse nuk ishte dhe nuk pranoi islamin, Dallimi është në mes okupatorëve se nuk kishte të drejtë të flasi shqip as në rrugë e as në familje, në kohën e okupatorit rasian. Aq më pare, kur për 9 vjet Car Dushani emroi drejtuas serb në Mitrovicë, Novoberd, Prizren, Shkodër, Vlorë, Durrës, Berat, Janinë, Manastir, Shkup, Krushefc, Prishtinë dhe Ohër. Lidhur me këtë, në bazë të shënimeve biznatine del se Osmanlinjët së pari shkelën në truallin e Evropës më 1354. Nga kjo kohë Sulltan Murati (……… 1389) me gjenralët: Evrenos Begun, Haxhi Ilbekin, Gazi Fazilin, Lala Shahinin, Halik Çenderlinë, Inxhe Ballabanin, Timurtashin me të bijtë e Mihal Qosës, do të rreshtohet hap pas hapi të stabilizohet në Ballkanin lindor. Së pari, do të stabilizohet duke e shpallë Edrenën kryeqytet. Pastaj në Lumin Maricëmë 1371, do ta korrë fitorën e parë spektakulare mbi një alenacë të detyrueshme ballkanike (krishtero- pagane sepase mbi gjysma e rasianëve ende nuk ishtebstabile e me Konstandinopojën a me Vatiaknin, a po me asnjerën, pra as me islamin-sulltanin!-hb). Aty de fakto dhe de jure (më 1371), do ta marin fund gati të gjitha principoatat ballkanike, që ishin themluar pas vdekjes së Stefan Dushnit më 1355. Në Betejën e Maricës më 1371, do ta marrin fund edhe disa principata arbanase që e kundershtoni fenomenin Osman në Ballkan. Në Maricë do të psojnë legjionarët: bullgarë, hungarezë, boshnjak,serb, vllëh, arbanasë. Aty nuk do të merr pjesë Princ Lazari sepse e kishte pranuar VAZALITETIN e Sultanit kohë më pare më 1370. Pas triumfit të Sulltan Muratit në Maricë, strategjia  e tij do të drejtohet kah nyeja strategjike NISHI, për shtrirje të reja në Ballkan. Për ta stabilizuar pushtetin në viset e reja më 1365, Sultan Murati do ta lidhë Marrëveshjen e parë tregtare me Raguzën. Dhe më 1375 Sulltan Murati do të stacionohet pa luftë në Naisus (Nish). Aty do ta ndertojë kazermen ushtrake, medresenë dhe për çdo javë gjenralët e tij do të pranojë përfaqsues sidomos arbanasë dhe boshnjakë që aspirojnë ta pranojnë islamin në madhësi familje dhe fisi-feudi. Nga kjo qender S. Murati do ta detyrojë Princin Lazar që çdo vit të paguaj haraq, për çdo vit nga 1000 ushtarë dhe 1000 njësi argjendi. Në vijim një grup gjenralësh do të drejtohet për ta hulumtuar shtirjen kah Smedereva, për ta siguruar Danubin nga neo vandalët; një grup do të drejtoha kah Sarajeva. Të dy grupet me popullsinë që e hasinin do të komunikojnë lashtosllavisht, pra jo serbisht. Zakonisht komunikimi bëhej me të ashtuquajtur kallugjerë. Prej Nishin në drejtim të Prekupës-Kushumlisë-Prishtinës dhe Shkupit, dhe prej Nishit kah Vraja drejtë Bujanofcit e Kuamnovës kah Shkupi gjneralët e Sulltan Muratit, nuk do të munden të mirren vesh me vendasit (lokalitetet e shumta arbanse-hb) në gjuhën sllavishte por në një gjuhë të cilën e flisnin mercenarët arbanas në ushtrinë elite të sulltanit, pra në Gjuhën Arbanase-shqipe. Në këto rrethana më 1373, Sulltan Murati do të lidhë paqe me Gjonin e V-të (P), I cili duke pranuar vazalitetin sulltanor ishte I detyruar të paguej një lloj tribute (takes me ushtarë dhe me ducat apo argjend. Ky ishte çmimi-hb). 11.(11.Shiqo: G. Ostrogorski, Vizantisko Arbanaski odnosi 476-1453 dorëshkrim I pabotuar në DASIPB “A. O”; Mustfa Kruja, Shpalime historike, studim I shkruar më 1913 dhe I pabotuar në DASIPB, “Albanski Odsek-tajni deo”; Teodosije, Spriksi rukopis o Skenderbegu 1778, f.102. f. 119.).

Sulltan Murati I kishte tre djem: Bajazitin, Jakupin dhe Sauxhin. Ky I fundit ishte vu në lidhje me dajën e vet grek (bizantin) Andronikun, duke bërë mizori mbi një krahinë afër Selanikut.Si denim S. Murati e verboi në fillim Sauxhin, por kërkoi nga Gjoni V-të ta verboi edhe ai djalin Andronik. Androniku nuk ishte verbuar mirë dhe e rrxoi nga froni babain. Si denim Bizantit (Gjoni V-të pastaj) u detyra t` ia dhuroi Osamnlisë viset evropiane: Selembrinë, Heraklenë, Rodosin dhe Selanikun (1380).12.(12.G. Ostrogorski, Istoria Vizantije, dorësjkrim, pjesa Vizantinsko arbanshki odnosi , e pabotuar; Dorshkrimi Serbian për Skenderbeun-Dinonisije, Srpski rukopis, 1778, f. 151 dhe teori kishtare tjera se Ajasofia është e pamposhtur nga Zoti NEPËRMJET Krishtit!!!, e prrala tjera që I tregoi koha ku peshojnë në shpatën e sultanëve invadorë-okupues-hb).

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …