5.Adem Demaçi me program politik për çlirimin e Kosovës
»Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka shqiptare do t i hap thesarin e historisë pellazgjike« Xorxh F. Wiliams
Duke e hetuar me kohë se lufta e kombit të robëruar shqiptar nuk ishte e mundur që të vetëdijsohet vetëm me vetëflijim,vetëm me shembull personal,vetëm përmes luftës izoluar politike, për ta nxierr kombin deri në pozicionin e arsimimit politik, Adem Demaçi do të orjentohet në organizimin e organizatës »Lëvija Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve«. Kjo organizatë ka një histori e cila lidhet drejtëpërdrejtë me emrin e Adem Demaçit sepse ishte ideator i saj, sepse me kohë do të bërët promotor i të gjitha lëvizjeve shqiptare për çlirimin e Kosovës.
Si ta gjejmë pra tajm bajndingun –lidhëshmërinë e historisë shqiptare gjatë viteve l95o-l999 në rrafshin e luftës ilegale,është njëra ndër temat më delikate në historinë kombëtare të pas Luftës dytë botërore,.është njëra ndër pyetjet që e ka tronditë për disa dekada tërë nomenklaturën politike dhe shtetrore jugosllave. Ajo nomenklaturë, e ka studiuar ilegalën shqiptare vetëm për ta luftuar dhe shfarosur e jo për ta bërë me te ndonjë kompromis ose zgjidhje që do të i afrohej objektivit të lrisë. Çë është e drejta edhe në Shqipëri ilegala shqiptare e Kosovës ka qenë e ndihmuar për deri aty ku i shkote për shtati ngjyrave ideologjike. Por kjo nuk do të thot kurrë se ilegala shqiptare për bashkim kombëtar ka qenë e ngujuar nga ideologjia.E vërteta, ilegala shqiptare e Kosovës gjithëmonë ka qenë dy hapa përpara ideologjisë, gjithnjë në sherbim të kombëtares. Me fjalë të tjera, të përgjigjesh në këto pyetje do të thot ta trefishosh kritikën historike ndaj realitetit objektiv,do të thot ta forcosh korrektësinë, dhe seriozitetin ta vejësh në atë pozicion sa që nuk ka tundje prej asnjë pike të programuar.Duke u gjetur në këto pozicione, që në start të paraqitën në rrafshin e objektivizimit dy kundërshtime jo të dobëta të çështjës shqiptare,argumentet e të cilave i përplasi për tokë triumfi i suksesëshem i »kritikës së tretë«, sepse epoka e Luftës së ftoftë mbaroi me triumfin e plotë të atij mendimi që Adem Demaçi e projektoi qysh më l958.
Kur studiohet fenomeni i luftës së Adem Demaçit,mendoi se fillim i mbarimit të Luftës së ftoftë do të ishte me interes që të plasohet në Evropë pikërisht ngjarja më e madhe si kthesë nga viti l981,porositë dhe cilësitë e të cilit Çështjen shqiptare ngadal por sigurt,hap pas hapi e bartën për zgjidhje ,çështje kjo ku patjetër, po të deshtonte ky tajm bajndig shqiptar gjatë viteve l968-l98l,do të kompromitoheshin interesat evroperendimore për demkracinë. Pse po e them këtë,po e theksoi nga shkaku se Lëvizja shqiptare, demonstrat e vitit l968 me emrin e Adem Demaçit i kishin vënë në strategjinë filozofike qytetare evropiane. Ndërsa demonstratat e vitit l98l gjithashtu Lëvizja shqiptare i kishte vënë në ball të luftës politike shqiptare për zgjidhje. Këto ngjarje me rrezultatet e tyre konstante,kurrë mos me u pajtuar me hapsirën unike jugosllave,brenda së cilës synohej nga disa qarqe që të kamuflohet për »gjidhje« çështja shqiptare, të paktën e kompromituan Jugosllavinë deri në atë masë sa që nga »plagët« që ia sollën gjatë luftës permanete përmes demonstratave, më në fund edhe përmes luftës së armatosur,e shtruan atë forcë copa copa, për dhe. Në luftimin dhe shkatrrimin e atij shteti burg-në shkatrrimin e jugosllavisë,shqiptarët dhe Adem Demaçi në rend të parë do të marrin pjesë aktive vetëm deri aty ku synonin çlirimin e kombit shqiptar.
Si erdhi deri te programi i lirisë nga Lëvija për çlrimin e tokave shqiptare, përmes rrugës ilegale, një kohë të gjatë në historiografinë shqiptare ka qenë temë kujdestare por mjerisht me tretman konceptual tabu. Në bazë të argumenteve që i kemi siguruar ,rrezulton se pas një varg procesesh dhe denimesh që i ishin bërë në shkallë individuale dhe kolektive Lëvizjës Nacional Demokratike Shqiptare,deri më l95o, të parat personalitete që do ta vejnë lidhjen në mes të asaj historie kombëtare që po rrumbullaksohej dhe asj historie që po lindte e Re,kujtoi se ishin dy personalitet që meritojnë për të i veçuar. Ato personalitete ishin: Mehmet Vokshi me veprën »Shqipëria e gjihtë shqiptarëve«, dhe Profesor Zekeria Rexha me pedagogjinë e tij që do të i drejtojë të gjitha fijet e nacionalizmës kosovare. Këta kolosë të kauzës kombëtare me veprën e tyre do të i lidhin të gjitha programet e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, me gjeneratën e Ibrahim Kelmendit dhe me gjeneratën e Adem Demaçit. Këta luftëtarë të denjë të çështjës shqiptare do të kanë shumë veshtersi që të punojnë,nga shumë faktorë, sepse pothuej se me Shqipërinë ,pa të cilën ska zgjidhje të çështjes komëtare,për shkak të Informbyros e trasponuar në konfrontim me Kosovës më 1948, ishin shkëputur shumë lidhje dhe fije të luftës. Asnjë program nuk ishte e mundur që të marrë vizë kombëtare,po mos të ishte i bojatisur në ato rrethana, me ideologji. Iedeologjitë çë është e verteta, pas Luftës botëore ishin promovuar si çështje shumë e »egër«, për çdo lëvizje kombëtare. E verteta,Çështja e Kosovës në asnjë etapë nuk ka guxuar të rraset, në anën tjetër në stepet e shkretirës aq thellë, sa që Çështja komëtare të vej deri aty e të drojë e frigohet një ditë edhe nga hijet e veta.Këtë peshë të përgjegjësisë e dinin po thuej se të gjithë luftëtarlt për Çështjen kombëtare,sa që lirisht mund të thuhet se kujdesi politik ishte bërë aksiomë për lëvizje kah mesi i rrugës, për rrugën e vërtetë.Në bazë të argumenteve arkivore dëshmohet se Aaadem Demaçi,nuk e zgjodhi rastsishtë këtë rrugë.
Në Kosovë shkolla e Lëvijes për lrimin e tokave shqiptare, e kishte shumë vështirë të luftojë jo sa për lri të vërtetë ,sa për objektivat e saj në fillim.Për çka e kam fjalën. Lufta e Lëvijës që shqiptarët mos të regjistrohen turqë,lufta që shqiptarët mos ta harrojnë flamurin kombëtar,lufta që shqiptarët të shkollohen në të gjitha nivelet në gjuhën e tyre amëtare,lufta që gjuha shqipe të bërët e barbartë në admnistratë, nuk veqohej si kërkesë,sepse me atë privohej mundësia e gjidhjes parcilae të Çështjes madhore,lufta që shqiptarët dhe trojet e tyre të ndertohen dhe begatohen ashtu si u takon standardeve të zhvillimit,lufta që kultura shqiptare të ndërtohet dhe begatohet me të gjitha atributet që i ngërthen,ishin fillim dhe mbarim luftë me energji të trefishuar për ta zgjidhë Çështjen e Kosovës me mjete paqësore. Siqë dihet kjo luftë ndihmoi në konceptimin e drejtë të objektivit të lirisë,por nuk doli si pikë e ndritur sepse përmes saj amortizoheshin thelbsisht frontet tjera,edhe pse kurrë nuk u shterr krahu vendimtar i saj.Lufta e Lëvijës ilegale sipas të dhënave nuk ishte e konceptuar me kokëfortësi por me konsekuencë,nuk ishte e konceptuar me pagabueshmëri por me dituri të peshuar drejtë.
Lufta më e ndritëshme dhe më e vështirë e ilegalës shqiptare e cila është paguar edhe me jetë,për Lëvizjën rrevolucionare është lufta e mospapajtimit të hapur,por edhe lufta e »fshehur«, për efektet e së cilës mund të flasi vepra e Fazli Graiqefcit, Shaban Shalës, Metush Krasniqit,luftë kjo që e lidhi konjungturën e vjetër të NDSH-ës me forcat e reja rrevolucionare. Lidhur me këtë rrugë të vështirë për liri dhe bashkim të Kosovës me Shqipërinë, në rend të parë do të shkelqej Adem Demaçi me një lagjë të re patriotësh,lufta e të cilëve ishte e programuar deri në detalin më sublim. Lufta e Adem Demaçit,e shprehur me fjalorin shekencor, mund të emrohet lirishtë –Luftë politike intelektuale, e cila do të shndërrohet në front gjithëpopullor. Ky sukses e kishte frigësuar okupatorin aq sa në një dokument të qarqeve jugosllave më 1967, do të thuhet decidivisht:«Adem Demaçi paraqet rrezikun ma të madhë që problemi Kosovar të na dali një ditë prej dore«. Sigurisht, kur të mirren parasysh efektet e Demonstratave më 1968 ,ai pohim ka mbështetje.
6.Si mbeti gjenerata e Adem Demaçit e pathyer
»Ky popull është shembull më i madh për të mbajturit e moralit dhe të meritave të trashëguara për fisnikërinë dhe për shekuj më radhë ka qenë nën kapacitetin e tij që megjithë influencën tirane dhe degraduese i mban prap kryet lart.Nuk i ka humbë shpresat e veta dhe gjithnjë thotë se jam shqiptar,qoftë edhe në mes të zjarrit e për këtë ky meriton të gradohet me një listë të gjatë virtytesh të pastra dhe shembullore«. Xhorxh F. Wiliams
Shtrohet tash pyetja,çka i nxiti kolosët si Fazli Grejqevcin, Shaban Shalën, Metush Krasniqin dhe mbi të gjithë Adem DEMAÇIN, që të qëndrojnë të pathyer dhe dinjtoz deri te gjenerata e Zahir Pajazitit dhe Adem JASHARIT, për të u bërë jo vetëm pjesë e historisë kombëtare, madje më e ndritshmja, por edhe pjesë e historisë botërore.
Pikë kulminante e interesimit, veprimit dhe luftimit për Lëvizjen për bashkimin e tokave shqiptare,ishte në fillim çuditëtrisht lufta kundër ndalimit të botimit të folklorit shqiptar. Të mendohet tash, qarqet e okupatorit kishin shkuar aq larg sa që i dronin edhe folklorit popullor shqiptar. Kjo shprehje theksohet me domethënie pezhorative, por jo për ta zbritur peshën e zërit të ndërgjegjës kombëtare siqë është folklori, i cili kërkonte që shqiptarët mos të i lëshojnë vatrat e veta. Me fjalë të tjera, shqiptari në sistemin e cilësdo Jugosllavi nuk guxonte të këndojë shlirëshëm. Edhe më me peshë, ishte lufta e gjeneratës Adem Demaqit, kundër fushatës brutale që po manifestohej ndaj shqiptarëve në aksionin policor kinse të çarmatimit më 1956-1957.Në atë aksion të gjithë intelektualët shqiptarë e kishin gjetur pozicionin e tyre në kuadër të fatit të popullit mbi të cilin po manifestohej dhuna.
Kaptinë e veçantë për Adem Demaçin që të bërët luftetari më i denjë kundër Jugosllavisë homogjene dhe Serbisë së zëvendësuar integrale,ishte aksioni me permasa ndërkombëtare për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Këtë aksion Adem Demaçi jo vetëm që do ta luftojë me të gjitha mjetet, kudo ku kishte kontakt me popull, por njëherit do ta kompromitojë për herë të parë pas reagimeve të Hasan Prishtinës dhe Sherif Vocës, duke e zhveshur nga çdo anë e tij ,nga çdo porosi dhe survejim i tij si dukuri gjenocidale ndaj një populli. E vërteta Adem Demaçi do ta kuptoi si rrallë kush në hollësi, se ku shpiente Marrëveshja xhentelmene Tito-Kyprili më 1953 në Split.Për atentatin më vrastar kundër popullit shqiptar, do të reagohet me dinjitet edhe nga e tërë plejada e intelektualëve të mirëfilltë shqiptar, por mbi të gjitha reagimet më dinjitoze do të i shprehë, që nga forma e demonstrimit deri te forma akademike e shkruarjës së letrave në adresë të OKB-ës dhe Shtëpisë së Bardhë në Vshington. Në ato rrethana, »mortaja politike« që e kishte përfshi popullin shqiptar të okupuar nga Jugosllavia,nuk do të ndalet në vijën e agresivtetit deri në përplasjen e brendshme të tërë sistemit kriminal policor më 1966.
Adem Demaçi do ta kuptojë drejtë aksionin perfid të qarqeve serbe për pengimin dhe mbylljen e shkollave shqipe, që kishte filluar më 1957 me moton se »shqiptarët nuk kanë kuadro«. Ky orjentim politk serb, në nivel të qarqeve intelektuale shqiptare,do të kuptohet nga këndi i së »keqës«, sepse vërtetë kuadro nuk kishte. Në popull kishte interesim që të hapen mundësitë optimale për sigurimin e kuadrove dinjitoz dhe të nivelit që e kërkonte koha. E vërteta, për Lëvizjen ilegale shqiptare, shkolla ishte ai embrioni kah duhej koncentruar të gjitha aftësitë, për ta nxjerrë popullin shqiptar të natyrshëm-evropian dhe të merituar në ardhmëri. Nuk kemi këtu për qëllim që të ndalemi në elaborimin e vështirësive të shkollimit, por një problem nuk mund ta anashkalojmë, se Adem Demaçi e kishte hetuar nga të gjitha dimensionet se cili ishte ai impulsi i syrit tij largpamës që të barrikadohet në rëndësinë e shkollimit. Shkollimi dhe lufta intelektuale konsiderohej se do ta shpiejnë Çështjen madhore deri në cakun përfundimtar. Ndërsa, populli do të mbetet ai që në çfarëdo situate ,në fund do ta vulosë të kaluarën, do të mbetet stoik në të tashmen dhe do të marshojë sypatrembur në të ardhmen.
Të gjitha sferat e luftës Ilegale shqiptare do të i studiojë mirë,do të i sistematizojë drejtë dhe ma në fund do të dali me Program i cili do të ia dridhë të gjitha themelet ish Jugosllavisë,për të marr vet pjesë pastaj legalisht në varrimin e saj, në varrimin e Jugosllavisë,në shkallë definitive. Shkurt, ilegalja shqiptare kurrë nuk është kënaqur me ndonjë të drejtë relative. Zgjidhje e zgjidhjeve për ilegalen shqiptare ishte dhe mbeti statusi përfundimtar i Kosovës. E vërteta ka patur lëvzije cik cake, deri me dukjen e Adem Demaçit se Kosova duhet në rend të parë të nxirret nga gjiri i Serbisë, ndersa nga gjiri i Jugosllavisë kërkohej niveli republikan dhe çështja këtu »provizorisht« asesi nuk pushonte.
Në ilegalen shqiptare ka patur edhe zëra të atillë si ai i: Sabit Kapitit, Xhafer Metës, Nexhmi Sejdiut, Shaban Zhijeqit, Nuhi Gashit e tjerë, të cilët qysh më 1951/2 kishin nxjerr zërin se Kosova duhet ta ndryshojë statusin e saj drejtë bashkimit me Nënën Shqipëri. Ky orientim historikisht i ka shërbyer edhe ilegales edhe legales, si ora më e ndritshme për të u afruar drejtë kah objektivi i nderkombëtasrizimit të Çështjes shqiptare në përgjithësi. Kosova e robëruar në këtë luftë në shumë epioda të saj, sidomos në luftën e ilegalës ishte vetëm një pretekst për artikuliminn e kerkesës se cila është korniza e Shqipërisë etnike. Kuptohet vetëm shkollimi i kuadrove dhe nxierrja e fakteve para opinionit, sidomos nga intelektualët kosovarë, ka bërë që »preteksi« të bëret luftë dialektike. Po e theksojmë këtu edhe një fakt se po mos të kishte në mes të luftetarëve të ilegalës ndonjë konflikt strategjik, po mos të kishte në luftën e legalës iluzione fikse , koha e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vinte më shpejtë. Unë them me plotë të drejtë se fuqia politike, sakrifica morale dhe shpirtërore e Adem Demaçit, në Çështjen kombëtare, se kah do të shkojë Kosova, ka dominuar afro një gjysmë shekulli,për të u pozicionuar aty ku duhet,në embrion. Lëvzija ilegale për çlirimin e tokave shqiptare do të sheshëzohet pas disa proceseve gjyqsore në shumë qytete të Kosovës,sidmos pas vitit 1954. U bë ashtu me që pushteti do të egërsohet me një anë dhe në anën tjetër qeveria Jugosllave pas vdekjës Stalinit, kishte akumuluar mjaftë forcë për të ndërmarr operacione anti shqiptarë dhe anti kososvar, në katër drejtime:
l.Në drejtim të denoncimit se »nuk egziston çështja shqiptare në Jugosllavi« ,çështje kjo që u objektivizua me kerkesa të shumta që të nadlet terrori ndaj shqiptarëve,por jo të ndalet çështja e të shtruarit të statusit përfundimtar të Kosovës. Sidmos nga »Lidhja Kosovare« nga viti 1956 e tutje, në shkallën më dinjitoze, u shtruan kërkesa të drjtuara instancave më të larata të OKB-ës dhe niveleve më të larta shtetrore në SHBA.
2.Egziston Çështja e arratisjes së shqiptarëve nga Shqipëria në Jugosllavi 1949-1956, për të cilin fenomen agjentët e Jugosllavisë alarmonin, që nga instancat e OKB-ës e deri te sateliti ma i vogël i propogandës serbo-greko-turke, se në »Jugosllavi do të arratiset e tërë Shqipëria,se atje do të mbetet vetëm Enver Hoxha si Robinson Kruso«. Kjo propogandë hileqare, hipokrite dhe makiaveliste ndihmohej edhe nga një soj shqiptarësh këtu në Kosovë por edhe nga shumë foca ,të cilat ideologjinë e kishin bërë biznis poltik dhe prostitucion moral të tyre, qofshin të majtë apo të djathtë. Me fjalë të tjera propoganda jugosllave, kishte arritur shumë largë për ta mjegulluar shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, përmes arratisjes së shqiptarëve nga Shqipëria në Jugosllavi. Shikuar nga aspekti shkencor heuristik dhe hermenutik,ky fenomen ka qenë akti më »vetvrasës« për kosovarët pëtmes fatit tragjik të ballistëve të Shqipërisë. Asgjë nuk u interesonte kastave politike shqiptare në Shqipëri përpos pushtetit të lakuriquar dhe ideologjisë gogol, qoftë e »majtë«, qoftë e »djathtë«. Ato nuk kanë sakrifikuar asgjë për çështjen e Kosovls si e shtronte Adem Demaçi. Këtë që e theksuam del qartë nga Programi i »Lëvizjës rrevolucionare për bashkimin e shqiptarëve«.
3.Ilegala shqiptare do të përqendrohet në luftimin e propogandës se: »shpërngulja e shqiptarëve në Turqi« nuk është as nuk mund të bërët kurrë »çështje fetare«. Ky fenomen ishte lansuar me kujdes nga nomenklatura kriminale jugosllave në anën tjetër, sepse dihej në një masë se çka do të thot kjo çështje për kultiurën evropiane. Lidhur me këtë, do të duhej lëshuar një sy kundërthënjeve fetare në Evropë, por problemi fetar kurrë as nuk ka qenë as nuk do të ketë shansë të bërët, porblem shqiptar. Prandaj, në këtë studim e injorojmë jorastsisht.
4.Ilegalja shqiptare është ajo që e hetoi me kohë nga të gjitha dimenzionet se çka do të thot dhe ku shpje propoganda dhe lufta jugosllave: »Për luftimin e rinisë shqiptare ,e cila ne çdo kusht duhet të alienohet nga Lëvizja kombëtare, sepse orientimi »enverist« ishte konkluduar mund të amortizohet përmes gjykimeve, ku silleshin dënime drakonike. Në këtë drejtim kërkesa jugosllave- »pengoni të rinjët shqiptarë në shkollim», ishte apostrofim i dalur nga Marrëveshja »Xhentelmene 1953« dhe »Klubi i Rankoviqit 1954«,institucione këto ,të cilat së bashku përbënin frontin e kishës, për të u bërë ashtu të »shejtë«, për sulmin frontal të popullit shqiptar me një anë dhe për lidhëshmërinë jugoslave me Srbinë homogjene dhe integrale në anën tjetër.
Të gjitha oscilimet e këtilla politikaneske i kishte lexuar drejtë dhe me kohë Adem Demaçi. Prandaj, nuk ishte me rëndsi të kuptohet forma e politikës jugosllave, por ishte me peshë të madhe kombëtare të kuptohen dhe të zhveshën koniungturat e saj,strofujtë e saj nepër botë, oscilimet e hilegjijëve shqiptarë në anën tjetër,dhe, më në fund përqëndrimi dhe konsekuenca për të u sakrifikuar.Adem Demaçi në luftën e tij politike i kishte provuar kthesat e shumë politikanëve që donin të i bashkangjiten,por e kishte vrejtur se ca prej tyre në momentet vendimtare ishin lodhur. Së këndejmi, nga një shikim i margjinar filozofiko-eksplikativ sikur Adem Demaçi na del para historisë dhe ligjeve të saj si individualist i madh. Por jo, nëse lexohet me kujdes se ku dëshironte Adem Demaçi ta ndali lokomotivën e tij, në cilin stacion, në cilën rrethanë shoqërore dhe gjeostratregjike,ai vërehet se nuk ishte i tillë sepse nëse politika dëshirohet të lexohet drejtë dhe profesionalisht në baza shkencore, atëherë mund të thuhet se Adem Demaçi është personalitet i veprave të mëdha dhe sakrificave që të tjerët nuk mund të i durojnë.Nuk e kishte theksuar formalisht Adem Demaçi faktin se »Lufta jonë do të jet e gjatë«. Me këtë madhështi politike, Adem Demaçi e ka bërë çështjen e Kosovës,çështje botërore,kuptohet jo me »individualizmin« e tij por me shkollën institucionele të luftës së tij prej liberatori, si do të thoshte Fan Noli.
Vet fakti se Adem Demaçi e filloi burgimin si »individualist«,kur doli nga brugu për herë të parë, gati askush nuk guxonte të flasi me te,të i afrohet. Ndërsa, kur e mbaroi burgun e fundit më 1990, i tërë populli brohoriste emrin e tij,e tërë Kosova ishte në këmbë, flet fare simbolikisht se cili ishte popullariteti tij ndër shqiptarë dhe kudo nepër meridianët e botës liridashëse ku ndihej fryma shqiptare.
7.Dy metoda të luftës për ndërkombëtarizimin e Çështjes Kosovës
»Çdo popull i shtypur ka të drjtë të shkundë zgjedhën e tij, dhe në qoftëse Shqiptarët janë mërzitë dhe lodhë nga zgjedha (e huej) …dhe dëshirojnë të jenë indipedent, urimet e mija më të përzemërta për ta«. Gladstone,kryeministër i Anglisë 1880
Demontimi i sistemit dhe demontimi i shtetit të Jugosllavisë,ishin konceptet më të njohura që burojnë nga filozofia ekliptike e Adem Demaçit për ta shtruar për dhe, katrahurën e quajtur Jugosllavi,burgun e popujve, armikun më kontraverz,okupatorin më gjakpirës që do ta mbajnë në mend shqiptarët në historinë e tyre.Lidhur me këtë historia moderne e Evropër njeh krime dhe shtypje ndër më të egrat ,por krimet dhe shtypjet serbe mbi shqiptarët ,gjithnjë duke u mbështetur në dokumentet serbe,janë ndër më të egrat në Evropë.Kundër kësaj egeërsie do të luftoi 28 vjetë në një formë specifike,përmes burgut Adem Demaçi.Shtrohet tash pyetja si mundet një njeri të luftoi kundër një okupatori me aq sukses vetëm.Jo, Adem Demaçi e filloi burgun vetëm,por e mbaroi me disa »divizione« shqiptarësh nepër burgje,të cilët u bërën univerziteti më i organiuar në luftë për liri.E verteta Adem Demaçi nuk ishte »rektor« i atij univerziteti,por ishte ideolog dhe prijës shpirtror i asaj shkolle kombëtare, në luftë për liri.Në këtë shkollë çdo shqiptar i vëretë ka luftuar të bërët nxënës i Demaçit.
Adem Demaçi do të lajmërohet në demonstratat e vitit 1968 përmes atyre patriotëve që ishin të nxitur prej tij. Ajo gjeneratë kishte për qëllim DEMONTIMIN E SISTEMIT të Jugosllavisë. Duke e hetuar atë demontim kompromitues, pushteti do të mundohet për të bërë renovime sistemore më 1974. Asgjë nuk da ndalë gjeneratën e Adem Demaçit në anën tjetër se më 1981 do të fillojë shkalla tjetër e DEMONTIMIT të SHTETIT. Lidhur me këtë itinerar të vijave të thella politike më 1 tetor 1997 Adem Demaçi do të ndahet përgjithëmonë nga metoda paqësore dhe do të vërsulet në aplikimin e metodës së luftës armatosur, më vonë edhe si shef u Zyrës politike të UÇK-së. Mbi të gjitha Adem Demaçi do të mbetet luftëtari më i devotshëm i FJALËS së LIRË.
Për të i luftuar me të gjitha mjetet të katër drejtimet jugosllave kundër popullit shqiptar, »Lëvizja revolucionare për bashkimin e shqiptarëve«,do të sheshohet në skenën historike në fund të vitit 1958 për ta zgjidhur Çështjen e Kosovës përmes dy metodave,të cilat do të aplikohen në shkallë të përsosur. Kohëzgjatja e të dy metodave do të operacionalizohet, do të funksionojë deri më 10 qershor 1999. Ato metoda ishin apostrofuar dhe shndërruar në doktrinë politike dhe ushtarake të një fronti politik kombëtsr që i kishte dy »Porta triumfale«. Së pari, në funksion ishte operacionalizuar Metoda PAQËSORE, e cila do të zgjatë deri më 1 tetor 1997. Pastaj, operacionalizohet Metoda e LUFTËS SË ARMATOSUR, e cila triumfalisht përfundoi më 13 qershor 1999. Këto metoda do të gjenden të sistemuara mirë në Programin e »Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve«. Ky program e kishte ideologun më të denjë gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit XX-të, e kishte Adem Demaçin. Në Program në shkallë dialektike analizohet çdo pjesë e historisë më të re shqiptare, duke i vënë në fokusion dinamik të gjithë faktorët e saj,prandaj do të kërkohet nga Lëvizja të kalohet nepër këto rrugë të zhvillimit,duke e nxierrë në shesh qëllimin e Lëvizjes.Në program ndër të tjera tekstualisht thuhet:
1.Qëllimi i parë dhe i fundit i lëvizjes sonë asht sigurimi në shumicë prej shqiptarësh ,që gjinden ende nën administrimin e Jugosllavisë d.m.th. qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjës sonë asht çlirimi i krahinave shqiptare të aneksueme prej Jugosllavisë dhe bashkimi i këtyre krahinave me nanën e vet –Shqipninë.
2.Lëvija jonë, për me mbrrijtë qëllimin e naltpërmendun, ka me përdorë të gjitha mënyrat dhe mjetet që i vijnë përdorë-prej atyne politiko propogandistike-MJETE PAQËSORE e deri te lufta e armatosun dhe kryengritja e përgjithshme popullore-MJETE JOPAQËSORE.
3.Në rrealizimin e të drejtës së patjetërsueshme të popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim,Lëvizja jonë ka me pranue me miradie të madhe, çdo ndihmë e përkrahje të sinqertë,materiale dhe morale –prej kahdo dhe kujdo që i vijnë e të i ofrohen.
4.Lëvizja jonë nuk drejton aktivitetin dhe luftën e vet kundër Jugosllavisë dhe sitemit të saj shoqnoro-ekonimik si tansi-por aktiviteti dhe lufta e saj do të vazhdojë,do të shkojë deri në atë shkallë, sa të i çlirojë dhe të i bashkojë me Shqipninë krahinat shqiptare-të aneksueme prej Jugosllavisë«.
Për çudi autori i Programit të »Lëvijes…« këtë orjentim e plason në Statut ,ndersa të njetjtat efektiva të luftes detelizohen dhe eksplikohen mëtej deri në formën më subtile të luftës për ta arritur qëllimin final.
Metoda paqësore e luftës në Programin e »Lëvijes rrevolucionare për bashkimin e shqiptarëve«, është koncentruar si doktrinë politike. Lidhur me këtë në Program nuk janë caktuar limitet e saj kohore, as mjetet e saj të luftës, sepse konsiderohet se ishin të njohura.Në fakt e tërë lufta paqësore në program duhet të kuptohet si strategji sepse dihej qartë se okupatori do ta kuptoi gjuhën e Lëvijes vetm atëherë kur të flasi si UÇK-ëja. Lëvizja Rrevolucionare sipas shumë të dhënave kishte në plan grumbullimin e »armëve«,por ai grumbullim kurrë me asnjë argument nuk është dëshmuar. E vërteta plasimi i metodave ,kështu të kombinuara,dëshmon për orientimin strategjiko-taktik të Lëvijes që të valorizohen të gjitha mundësitë e luftës.
Metoda paqësore për Lëvizjen, le të kuptohet se krijuesit dhe ideatorët nuk ishin fanatikë-militantë,por ishin filantropë, aq më parë kur dëshmojnë se nuk janë kundër Jugosllavisë dhe sitemit të saj,por janë që Kosova të i bashkohet Shqipërisë sepse lufta e tyre ishte e drejtë,sepse kërkesa e tyre ishte legjitime. Ky bashkim për mos me mbetë rob i vetflijimit dhe mësimit statik pasiv, nuk eksploatohet dhe përfundon misioni i tij me mjete të vetme paqësore, por kërkohet edhe kryengritja popullore. Mu për këtë arsye mësimet e Adem Demaçit ishin dinamike, revolucionare dhe kuptimplota. Me këtë nocion autori i Programit e vëren rrolin e individit dhe të popullit në histori nga këndi i një përvoje si të traditës kombëtare ashtu edhe të kërkesave ndërkombëtare. E vënë në këtë funksion diplomatik filozofia e Adem Demaçit nuk kishte shans që të dali humbëse historike. Me këtë po thuaj se nostrifikohen caqet e luftës, fakt ky të cilit Jugosllavia i frigohej më tepër se sa kunderthlnieve bllokiste dhe Luftës së Ftoftë(1949-1989).Mu për këtë e tërë forca e shtetit jugosllav i frigohej më tepër një njeriu se sa një armate të tërë sepse dihej mirë se çfar mund të dali nga idelaete Adem Demaçit.
8.Karakteri i bashkimit kombëtar në Programin e Adem Demaçit
Me Programin e »Lëvijës rrevolucionare për bahkimin e shqiptarëve« lufta paçësore dhe kryengritja e armatosur e kishin një karakter i cili i kishte dy pika të drejtëpeshimit të hapërimit historik
Kjo pikë e drejtëpeshimit i kishte disa karaktersitika të cilat në çdo hap hasin në vështersi në brendinë dhe subjektin e luftës shqiptare për liri.Lidhur menkëtë këtu po e shtrojmë si argument faktin se Adem Demaçi më 1958 ishte gati i vetmuar. Ky pozicion nuk ishte kapital për Adem Demaçin. Ishte ashtu sepse ky politikan dhe strateg i Çështjes kombëtare atëherë nuk ndiqej vetëm nga një prokuror, por edhe të trembëdhjetë dëshmitarët që ishin sjellë para gjyqit(1958) jo që ishin të gjithë shqiptarë, jo që ishin të gjithë intelektualë,por edhe në tonin e dëshmisë edhe në përmbajtjen e akuzës,edhe me grimasat që i ngërthenin,edhe me shkumëm që e përballonin,edhe me »epshologjinë« e tyre që e dëshmonin se janë »««për bashkim vllaznim«, janë më të egër se prokurori, dhe për çudi dymbdhejtë prej tyre në gjykatore do ta vërtetojnë atë që e kishin shprehë »me dëshirë« në hetuesi.
Si konsekuencë, mund të konkludojmë se me »kuadro« të tillë nuk mund të llogaritej në asnjë levë të bashkimit kombëtar.Me gjithëketë,bashkimi i adresohej perspektivës dhe kohës, me kuadro të tjerë dhe me lojëra tjera politike të cilat Adem Demaçi mjaftonte të i vëjë në lëvizje. Po jo vetëm kaq, shumë ide tjera të cilat e kanë lëvizë çështje iu kanë aersuar Bacë Ademit. Dhe ishte ashtu sepse ato ide përputheshin me kornizat themelore të Lëvizjes. E vërteta, koha dëshmoi se Adem Demaçi nuk ishte vetëm vizionar por edhe strateg i vijave të gjata të luftës.
Të shohim tash si e koncepton intelegjencinë në filozofinë e bashkimit Adem Demaçi. Në qershor të vitit 1946 Enver Hoxha do të i shkoi Titos në Beograd për vizitë zyrtare shtetërore. Në monografinë e Jon Halliday, Shqiptari dinak, Londër 1986(»The artful albanian«), ndër të tjera përshkruhet edhe takimi i pushtetarëve të cekur në Beograd. Duke mos i lërë anash të gjitha ato përsiatje të politikës shqiptare gjatë okupacionit,që në kontinuitet shtrohej Çështja e Kosovës, edhe tash pas mbarimit të luftës Enver Hoxha, pasi që do ta përshkruej »mikpritësinç« nga një pozicion psikologjiko-didaktik, pasiqë do ta vejë në thumb të kritikës tij tejet bindëse përkah fjalia dhe konstrukti i saj, do të shtoj këtë:«Ju(Tito) i njihni padrejtësitë historike që i kanë bërë imperialistët e ndryshëm e reaksioni serbomadh Shqipërisë. Ju i njihni, gjithashtu, qëndrimet parimore të Partisë sonë gjatë Luftës Nacionalçlrimtare dhe dëshirën e mirë të popullit tonë për miqësi me popujt e Jugosllavisë. Në vazhdim unë(Enver Hoxha) i shpreha Titos mendimin e palës shqiptare se Kosova dhe viset e tjera në Jugosllavi të banuara nga shqiptarët i përkasin Shqipërisë dhe duhet të i kthehen kësaj. Shqiptarët luftuan,që të ketë një Shqipëri të lirë dhe sovrane, së cilës tani duhet të i bashkohen edhe viset shqiptare të Jugosllavisë. Ka ardhur koha që ky problem nacional të zgjidhet drejt nga partitë tona«.
Gjithnjë sipas të njëjtit burim, Tito do të përgjigjet se: »Jam dakord me pikëpamjen tuej,por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do të na kuptojnë«.Në këtë stil të Titos thelbësisht do të i përgjigjet edhe Miladin Popoviqit, i shtyrë nga shefi partiak i tij më 1943. Tito, pra nuk e kishte ndryshuar qëndrimin e çoroditur, e donte Serbinë e madhe dhe ajo si duket në orientimet e tij politikaneske i shkonte për shtati.
E tërë kjo që thuhet sikur mbetet çështje formale sepse kompromis me Titon të paktën populli i Kosovës nuk ka patur kurrë. Në fakt populli i Kosovës ka konsideruar se tirani i Beogradit ishte shkaktari numër një që nuk gjindeshin të bashkuam në shtetin e tyre. Ky argument i kosovarëve ka qendruar gjithmonë pa marrë parasysh se çka kemi shkruar ne historianët për të i zburtur plagët tona. Këtë fakt e shënova nga se edhe në shënimet e Titos, që gjinden të arkivuara në Arkivin e Jugosllavisë(AJ S.Tito,1946-02 s.pov nr.25) tekstualisht pakontestueshëm argumentojnë se Enver Hoxha në qershor 1946 e shtroi çështjen e bashkimit të Kosovës më Shqipërinë. Ky element sot botërisht dihet, por nga kundërshtarët e Enver Hoxhës relativizohet.
Por nuk është shënuar në historinë tonë se sa sadist dhe tiran, sa hakmarrës dhe hileqar ishte Tito, i cili çdo kërkesë që të zgjidhet çështja e Kosovës drejtë, pastaj do ta kualifikojë si »enverizëm«, çdo gjë pastaj në ish Jugosllavinë e tij dihej, shqiptari i kishte disa të drejta, por kur nuk kishte tretman të qytetarit në shtëpi të vet. E vërteta, si të bëret dallimi në mes të Konventës Jugosllavisë mbretërore me Turqinë për t’ i shpërngulë shqiptarët në Anadoll më 1938 dhe Marrveshjes xhentelmene Tito-Mustafa Kyprili më 1953 në Split, rezultat i së cilës ishte 412ooo shqiptarë të shpërngulur në Turqi,por edhe 149000 vjet burg për shqiptarë deri më 1980 kur tirani i Beogradit nuk ishte ma gjallë. Nga ky rrafsh ku rrezatojnë shumë drejtëza duhet kërkuar qëndrimin dinjitoz dhe shumë largpamës të Adem Demaçit, i cili më herët se kshdo tjetër në Evropë e hetoi tiraninë titiste mbi shqiptarët e Kosovës.Kuptohet, në luftën e Adem Demaçit kanë hise edhe dhjeta e dhjeta intelektualë patriotë që ishin survejuar për të njëjtën çështje para tij , dhe me te e deri më 10 qershor 1999.