- SI U RRESHTUAN INSTITUCIONET POLITIKE PER VENDIMET E MUKJES DHE PAS SAj?
Gjykimi i vendosur dhe natyra mendore humane dhe e lavdishme kurrë nuk lejojnë që të personalizohet pushteti dhe të totalitarizohet politika, sepse i dituri dhe i guximshmi gjithmonë mendon çka pas meje. Të bëhet më mirë se që bëra unë. Nëse një pushtet mendon se pas tij duhet të vijnë analfabetët, në mënyrë që atij t` i shtohet “fama dhe epërsia”, ai është tradhtar i kombit pa asnjë dilemë. Nëse mendohet se çdo gjë që bëri njeriu është e “përkryer”, dhe e admiruar, atëherë historia përsëritet gjithmonë si tragjedi. Duhet të dihet se sipërfaqja e detit lëkundet prej fortunës , por jo prej dëshirës së timonierit të anijes, prandaj duhet të dinë prijësit politikë se ka fuqi edhe jashtë tyre, edhe pas tyre që do të u lëkundë nga themelet. Mos mendoni se me totalitarizëm emocional klanor dhe familjar, të na shitni “demokraci” bizantine falas. Ajo kohë ka perënduar. Tani çdo njeri-individ ka unë dhe do të ketë respekt si sot, si nesër, sepse dje ishte i mirë dhe punëtor i vyeshëm si bleta. Politikanë, mësoni nga e kaluara.
Duke i studiuar të gjitha dokumentet dhe literaturën e njohur deri më tash, del se Balli Kombëtar psikolgjikisht e konsodeonte pozitën e vet se është institucion që e meriton pushtetin në çdo etapë historike. Me fjalë tjera, nga piedestali i “pjekurisë”, Balli merrte qëndrim paternalist, sepse konsoderonte se ishte truri i daluar nga dera e famës kombëtare. Fronti Nacionalçlirimtar, n` anën tjetër me përbërje heterogjene para , gjatë dhe pas Mukjpës, del se mendonte që lufta e tij antifashiste ishte e pazëvendsueshme. Mjerisht, është shkruar deri me tash në shumë libra dhe studime se Lufta Antishfaishiste shqiptare e kishte vetëm një kahje, luftën kundër nazizimit dhe pa e nxënë në gojë çështjen e Kosovës, se për Çamëri as që “përmendej fare”. Esenca e të dy grupacioneve politike ishte sistemi (pushteti). Për kaq ishte patriotizmi i të dy palëve politike , kuptohet jo të barabarta në fjalë, edhe më tepër jo të barabarta në vepra. E konkluduar, nga dokumentet, jo nga literatura si tërësi, del se Balli e “meritonte” pushtetin edhe gjatë edhe pas okupimit. Ndërsa , Fronti e “aspironte” pushtetin dhe atë ia garantonin dy “fuqi: Fronti dhe PKSH, brenda tij si ajkë prijëse në luftën e drejtë.
E vërteta, me rastin e okupimit të Shqipërisë Kombi shqiptar tregoi virtyte të larta partiotike. Pushteti i monarkut doli se tradhtoi publikisht, madje duke u arratisë nga vendi. Dhe për të qenë e keqja edhe më e madhe, monarku nuk arriti të themelojë qeveri në emigrim sikur vepruan gati të gjithë monarkët e Ballkanit.
PO cilat janë brengat e Kosovës atë bëtë dhe sot dhe a ka ngjashmëri me ato rrethana të okupimit të Shqipërissë. Kosova në kohën e Luftës Dytë Botërore ishte e ndarë në tri zona okupuese. Një zonë e Kosovës 1941-1944 mbeti nën pushtetin kusling të Serbisë (Millan Nediqit). Të gjithë nëpunpsit, xhnadarët dhe “pushtetarët” tjerë e kanë marrë rrogat nga Beogradi.(shiqo Fondi i Nediqit 1941-1944 në ish AJ. “Listat e pagave të nëpunpsve”). Dhe në fillim, më duhet të them se në Kosovë sot kaëirojnë të gjitha agjenturat serbe. Komunat e tyre, nuk pranojnë asnjë institucion të Kosovës pavarur. Gjendja e jshtme me flamuj të Serbisë nepër Komuna, dhe strukturat paralele janë një ngjajëshmëri që do studim ma të thellë. Por. Në Kosovë është i instaluar në fund 1999 UNMIK-u si artefakt i Rezolutës 1244 të KS OKB. Në Kosovë është institucioni i EULEX-it, i ardhur nga BE, së cilës Kosva nuk i takon fare. Mbi të gjitha , grancioni i fundit në Kosovë është KFOR, substrat i nATO-s, në të cilin shqiptarët dhe disa pakica e kanë shpresën e fundit pa hezitim. Po, është edhe një forcë që quhet FSK, por ajo ka besim por nuk ka kompetencë, dhe thuej se jeton në stilin “ad literam”. Kur t` i shtohet këtij konglomerati pushtetesh trafet tona politike, që teatrizojnë pushtet, atëherë mjerimi dhe pasiguria në Kosovë, sidomos në rrafshin ekonomik-ekzistecial dalin lakuriq se populli është i ndrydhur ngaa shumë pushtetshmëria, i cili naivisht beson se është kah e nderton shtetin, për të cilin partitë politike, pa dallim marrin dhe fare pak japin në ndërtimin e kalas shtet. E htash këstë, sepse për tëpunuar në atë drejtim “pushtetarët” i kanë duarë e këmbë të lidhura me Kushtetutën e Ahtisarit. Mbi këtë Kushtetutë një vit më parë u lejua të themlohet Gjykata Speciale, për ta ndjekë ish UÇK, si inistitucionin më sublim që e kishte krijuar populli me njëmijë pengesa. Sot, nuk ka ditë që kundër UÇK-ës (e zavendsojnë tezën e sulmit, me qëllim kinse kundër “komandnatëve”!!!?) që nuk publikohen kërcnime. Krejt kjo hallakamë bëhet që LDK të fuqizohet dhe pastaj si parti e “kompromisit me te” dhe pa temud të nënshkruhet çka të duan. Po, këto orvatje janë vrejtur dhe sa ishte UÇK në ofenzivë. Dhe ajo fushatë nga ky popull që “nuk mabnë në mend atë që vetëm robi e kultivon”, me qëllim lakohet, heshtë dhe “harron”, por dokumentet mbajnë në medn çdo cikrrim. Hej, shqiptarë, kthene trurin para 25 vjetëve, e pasqyrën e kni jo konkave por totale të thyer në grimca vetvrasëse, duke teatrizuar kunër luftës dhe klundër UÇK-ës. Shqiptarë, shumica thua se nuk po e shihni kah u është drejtuar “anija” e rreshtimit politik dhe shtetror.
Sot, një pjesë e madhe e popullit është rreshtuar në pozitë dhe një pjesë në opozitë. Rreshtim brilantë evropian. Por, po e filloj nga OPOZITA. Çka i premtoni këtij kombi në ekonomi, në arsim , shendetësi, kulturë, shkencë, sport. Keni kuadro ta nxirrni Kosovën nga humnera, pjesë e bërëjes së këtij vendi jeni edhe ju, pa dallim. A nuk ishit së bashku, në njëfar VLANI për gjashtë muaj. Kah u erdhi tash tërë kjo patologji urrejtje. Çështjet nuk zgjiddhen në Kosovë, ju flasë propfesionalisht, pa dalë në zgjedhje 85-95% e elktoratit. A keni informata se do ta bëni këtë. Ju them hapur se jo. Organizoni zgjedhje dhe në këtë hallakamë militanëtë e LDK-ës me një përvojë 25 vjeçare , me plotë ish UDB-shë dhe spiunë të paguar ende , do ta dalin mos të parët, të dytët në zgjedhje. Ata të PDK-ës, janë komodizuar në fron qe 15 vjetë dhe e kanë edhe pazarin edhe mallin të gatshëm për ta shitë në popull. Prap do të dalin të parët. Ky është opinoni që e vërejë unë profesionalisht në popull, për çdo ditë. Nuk ndryshohet shoqëria kanceroze, me mentalitet të robit me 44% të zgjedhësve. Kot me këtë kvotë, dilni në fushën e mejdanit zgjedhor.
Të dy palët (me përjashtim të LDK-ës) gjatë fushatës që popullsia u arratisë nëpër Evropë në fillim të 2015 nuk keni llogaritur se me ata “jurishnikë-hallegji “,pa halle, është përbiruar ajka e personave që në Gjykatën Speciale, do të dalin si dëshmitarë të mbrojtur. Ata janë infiltriuar para syve të juaj,me lejen e juaj, të pushtetit dhe partive, madje Parlamenti me “gas lotsjellës” ka heshtë. JU, sikur nuk jeni në tokë të Zotit, të gjithë. Si është e mundur që njeriu që i humbë zgjedhjet komunale, ta marr drejtimin e shtetit, si është tirania ndryshe kur drejtuesi i shtetit ka këmishë me vlerë sa pensioni një-vjeçar i një profesori ordinar!!!. Kjo le të dihet, se varfëria dhe ndrydhja (robëria) bëhet me skenar, të cilin ju nuk po e studioni dhe po e teatrizoni, po demonstroni për të marrë pushtet dhe vetëm me fjalë jepni premtime. Madje me kuotë të deputetëve 15X8X 5. PO, të gjithë jeni në parlament. Aty ku “kontrollohet dhe sitet” çdo pushtet. Tash, shtrohet pyetja, ku dhe prej kujt e ka marrë lejen një drejtues i Trustit të Pensioneve të marrë rrogë 60 000 evro në vit, e kështu me radhë, e Parlamenti të heshtë. Sa janë të tillë në Kosovë si milionerë fajdexhi. Si është e mundur në Bankën Kombëtare drejtuesi të marrë rrogë 45-50 000 evro në vit, e kështu me radhë. Si është e mundur që drejtuesi i qeverisë t` i mbajë 5 vende të punës. Në këtë tollovi “kapitaliste” e cila i konvenon vetëm krimit të Serbisë, shumë çka po cilësohet si punë e natyrshme, sepse në Kapitalizëm nuk ka limite në pasuri. Nëse është ashtu, atëherë, shtetit të Kosovës në kuptimin e mirëfilltë nuk do të kemi. Ja pse, cili prej pushtetarëve shqiptarë sot guxon të dali andej Urës së Ibrit. Atje, komunat numërohen të Kosovës. Atje, nuk ka ligje të askujt. Ajo zonë “eksteritoriale” është parajsë për çdo kend, madje edhe për hajnat shqiptarë dhe kriminelët serbë. Atje strehohen kush është anacional dhe i aftë për kërdi hajnish dhe paligjësishë të turpshme dhe askush nuk i ndjek. Ku është këtu BE? Si mundet Serbia me këtë politikë kriminale të përmendet se do të pranohet në BE.
Të kthehemi kohës së okupimit fashist
Për Konferencën e Mukjës 1-3 gusht 1943 është shkruar gjerësisht deri me tash. Por, kurrë nuk është zbërthyer saktësisht se kush është shkatërruesi i vendimeve të saj. Lidhur me këtë, është shkruar gjerësisht edhe për Konferencën e Bujanit, por kurrë nuk është zbardhur pse në Bujan nuk ishte Halim Spahiu, Emrush Miftari, Ibrahim Gjakova, Sejdi Seriraqa, Qazim Bajgora, Shaban Polluzha, Bajram Ajvazi, Ismail Gorani, Mustafë Hoxha, Rezak Shala, N. Salihu i Prishtinë e të tjerë.
Gjatë viti 1942 sipas dokumenteve sekrete të KPJ , Tito, Gjillasi dhe Rankoviqi nuk do të lënë “guri pa lëvizur”, për ta pranuar PKSH-ën në Kominternë. Këtë ralitet e dëshironte edhe PKSH. Dhe momneti erdhi në fillim të marsit 1943 ‘DEDA” (emri i Kominternit), lajmëronte nga Moska se PKSH pranohet me të gjitha të drejtat sikurse partitë tjera komuniste. Pse e bënin këtë komunistët jugosllavë, dihet se e dëshironin një parti të kontrolluar nga qendra e tyre –Moska. Çetnikët n` anën tjetër prapë gjatë vitit 1942 nuk do të lënë guri pa lëvizë për të ardhur në kontakt me ndonjë “subjekt” të djathtë shqiptar. Nuk do të gjejnë trafe politike, por do të gjejnë si gjithmonë “homshorë” –individë që për një sasi të hollash ishintë gatëshëm të ndrrojnë çdo flamur.
E vërteta, “lajmi i gëzueshëm” në Shqipëri u soll, nga Bllazho Jovanoviqi në Konferencën e Labinotit, ku debatonte PKSH për herë të parë si parti legale (17-22 mars 1943). Në këtë Konferencë të parë Enver Hoxha, u zgjodh Sekretar i PKSH. Dhe, detyra e parë e tij nga misionarët jugosllav: Bllazho Jovanoviq, Miladin Popoviq (atje ishte sepse e kishin çliruar komunistët nga Burgu, pasi që ishte internuar më 1941 duke u arratisë për Mal të Zi, diku afër Rozhajës-HB) dhe Dushan Mugosha. Detyrë e këtyre dhe atyre që do të dërgohen më vonë në Shqipëri, për qëllime imponuese politike ishte ngulitja në kokë te Enver Hoxha, se “alfa dhe omega” e Luftës antifashiste duhet të jetë platforma e Kartës së Atlantikut. Në Shqipëri për këtë Kartë , me vlerë ndërkombëtare fare pak ishte debatuar në qarqet politike, sepse nuk interesoheshin më tepër që fashizmi italian kishte përhapë lajme se do të mbetet në Adriatikun Lindor nja një shekull( shiqo: Deklaratat e Kolë Bib Mirakës 1939 dhe 1940; shiqo edhe dok. e Shefqet Verlacit në Arkivin e Romës nr. 27 prill 1939/40). Ç` është e vërteta, Karta e Atalantikut është një dokument konzervativ që granton mosndryshimin e kufijve,. Qofshin ata edhe të padrejtë siç ishte fjala me kufirin shqiptaro-shqiptar. Në këtë nye komunistët dhe të majtët shqiptarë kanë rënë në provimin e politikëbërjës , në provimin e historisë. Këtë e kanë dëshmuar faktet pas viti 1945.
Një shkëndi e mbrojtjes së Kartës së Atlantikut, si parim univerzal për Luftën e drejtë, do ta mbrojë në Tapizë afër Tiranës më 26 korrik 1943 përfaqsuesi i komunistëve Mustafa Gjinishi, duke e ngulfatur në tërësi , Hasan Dostin sidomos, që mbahej si padron i kombit. Në pikën 4 të dokumentit të Tapizës thuhet tekstualisht: Komiteti ka për program gjithashtu çlirimin e Shqipërisë të 1913 –ës dhe për viset e tjera të banuara nga shqiptarët, reklamon të drejtën universale të vetëvendosjës së popujve të garantuar prej Kartës së Atlantikut”. Me këtë atmosferë trusti mendor dhe politik shqiptar do të gjendet në Mukje nga 1 e deri më 3 gusht 1943. Duke u mbështetur në dokumente del se në Mukje ishin këto organizata dhe drejtime politike sipas Akademik Kristo Frashërit. PKSH përfaqësohej nga Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi dhe Gogo Nushi; Socialdemokratët përfaqësoheshin nga : Omer Nishani, Sulo Bogdo, Haki Stërmilli, Medar Shtylla; Demokratët e majtë përfaqësohen nga : Myslim Peza, Shefqet Beja, Stefan Plumbi; Legalistë (Zogistët) përfaqësoheshin nga Abaz Kupi dhe Jahja Çuçi. Gjithsej ishin një zë prej 12 përfaqësueshish e që sajonin Frontin Atifashist Nacionalçlirimtar. Ekip brilant për ta shpëtuar Shqipërinë etnike.
Balli Kombëtar përfaqësohej në Mukje nga: Nacionalistët demokratë të rangut të djathtë si –Mit`hat Frashëri, Hasan Dosti, Thoma Orllogai, Faik Quku, Kadri Cakrani; Demokratët e moderuar përfaqsoheshin nga: Hysni Lepenica, Skënder Muço, Abaz Ermenji, Isuf Elezi, Xhemla Herri, Vasil Andoni, Patër Leka, Nexhat Peshkopia, Maliq Petrela, Ramazan Jarani, Hysni Lepenica, Isa Manastirliu,
Mbledhja sipas dokumenteve do të përfundojë me një konkludim se themelohet një Këshill Nacionalçlirimtar i përbashkët prej 12 natarëve. Këshilli u quajë: “KOMITETI për Shpëtimin e Shqipërisë”. Përfaqësuesit e Ballit do të nxitojnë t` i shpallë edhe emrat e Komitetit, duke e vënë në krye të tij Hasan Dostin, e që ishte “dost” me Mustafa Krujën, drejtues kusling nga koha e fashizmit italian. Ky fakt i “trazoi” sidomos agjentët jugosllavë në Shqipëri. Prandaj do të nxitojnë për të prishë çdo gjë, gjithnjë duke u thirrë në Kartën e Atlantikut. Këtë insistim do bëjë sidomos Dushan Mugosha, i cli nxitohej nga Miladini, sepse as që e kishte të njohur Kartën e Atlantikut. Por jo vetëm ky. Kishte injorancë dhe entuziazëm për “eksport”. Madje, Hasan Dosti u orvat që të fitojë në forum duke e “Shpallë Pavarësinë e Shqipërisë”. Por aty u kundërshtua nga Ymer Dishnica me moton se LNÇ nuk e ka njohur kurrë okupimin e 7 prillit 1939. Këtu do të shpërthej kundërshtimi më i pafalshëm historik ndaj komunistëve? Pastaj Delegacioni i Ballit nguli këmbë që Kosova të theksohet në Rezolutë se i takon Shqipërisë e jo Jugosllavisë. Ndërsa Delegacioni i Komunistëve këtë e kishte pranuar, fakt ky që do të kundërshtohet më vonë me të gjitha mjetet, sidomos duke u thirrur në Kartën e Atlantikut, se Fronti Nacionalçlirimtar nuk mundet të ngritë luftë të dyfishtë edhe kundër nazifashizmit edhe kundër Jugosllavisë,cilido krah të fitojë që e luftonte fashizmin. Fronti Nacionalçlirimtar do të insistojë që çështja e Kosovës të konsiderohet se mund të zgjidhet përmes një referendumi popullor pas luftës. Në fakt, sipas dokumenteve që ende nuk janë botuar, Kosova ishte vetëm një pretekst për dypalët, por esenca e kundërshtimit dhe e Luftës civile ishte pushteti.
Posa u shpallë dokumenti që përmbante këto pika rreshtimi politik dhe luftarak si: 1. Luftë kundër çdo okupatori deri në çlirimin e plotë, 2. Kundërshtim që Kosova të përfshihet nën Jugosllavinë; 3. Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë të përfaqësohet nga 12 përfaqsues (6X6). Në një mënyrë Balli nxitoi që Hasan Dosti të nominohet Kryetar i Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, institucion ky që duhej të funksiononte deri në zgjedhjet parlamentare, deri në mbledhjen e Asamblesë kushtetuese. N` anën tjetër nga Fronti u reagua në fillim për numrin e barabartë në Komitet. Por as Ballistët që çështjen e Kosovës e kishin “pjesëmarrje” për të marrë kredit politik, e as komunistët që insitonin në respektimin e fuqisë së Kartës së Atlantikut, në “Komitetin e Shpëtimit Shqipërisë”, nuk e poropozuan e as nuk e zgjodhen asnjë përfaqsues të Kosovës, madje as nuk tentuan më vonë të kooptojnë dike.
E kundërta ngjau, më 4-5 shtator 1943 në Labinot do të mbahet Konferenca e Dytë e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Në këtë Konferencë Enver Hoxha me që nuk ishte në Mukje, rezervoi të drejtën të kritikojë Ymer Dishnicën dhe Mustafa Gjinishin për oportunizëm, duke kërkuar Marrëveshje të re në bazë të konkluzave të Konferencës së Pezës (shtator 1942). Gjithashtu u kërkua, kërkesë kjo jo parimore, që Balli të heqë dorë nga kërkesa për Shqipëri Etnike, duke mos anashkaluar parmin se Kosova ka të drejtë të vetvendosë. Në Konferencë Ymer Dishnica do të mbrohet se po mos të pranonte , atëherë Balli do t` i shpallte luftë jo vetëm okupatorit por edhe Frontit Nacionalçlirimtar. Konferenca e Dytë e KPN do ta drejtojë një Qarkore prej nëntë (9) pikash. Për pikën kritike ku u shfaqën mospajtimet (për Shqipërinë etnike që ngulte këmbë Balli e ku bënin pjesë Kosova dhe Çamëria) në pikën 6 thuhet tekstualisht: “Respektimin e Kartës së Atlantikut , të traktatit të Londrës dhe të Uashingtonit në me URSS-it, të Anglisë dhe të Amerikës dhe në lidhje me të çështja e Kosovës dhe e Çamërisë do të zgjidhet pas luftës dhe vetë popujt e Kosovës e të Çamërisë, sipas dëshirës së tyre, do të vendosin për fatin e tyre. Ne do t` i japim të gjitha mundësitë që të krijohet situata e tillë që çështja të zgjidhet me drejtësinë e plotë. Derisa fashizmi të zhduket detyra jonë kryesore patriotike është të frymëzojmë dhe të ndihmojmë që popujt e Kosovës e të Çamërisë të hyjnë në luftë kundër okupoatorit dhe shërbëtorëve të tij, se vetëm në këtë mënyrë ata do të sigurojnë jetën e tyre dhe të drejtën e vetëvendosjes.”…. Lidhur me këtë fatamorganë politike komuniste në dokumentet sekrete që janë derguar nga Miladin Popoviqi në Beograd, vrehet se misionarët anglez nuk e deshironin një luftë të hapur shqiptare antifashiste kundër italianëve, të cilët shpresonin se shumë shpejtë këta do të “konvertohen” sikurse më 1916 . Misionarët anglez thuhet në raporte, insistonin që lufta antifashiste shqiptare të zhvillhet kryesisht kundër nacizmit gjerman. Pas të gjitha këtyre peripetive, kah fundi i vitit 1943 nga Kosova do të orientohet i ashtuquajturi “Regjimenti i Kosovës”, me qëllim që ta shuaj Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar në Shqipërin Bregdetare.” Regjimenti i Kosovës”, deri në fund të prillit 1944 në Shqipërinë Veriore do të kryej paligjësi-krime monstruoze. Këtyre operimeve do t` u bashkangjitet edhe një pjesë e Regjencës (Mit`hat Frashëri-bektashi, Lef Nosi –ortodoks, Fuat Dibra-syni, Anton Arapi-katolik), e cila ishte eminencë gri e Ballit. Kjo ishte unaza e Ballit, pa asnjë përfaqsues të “dashur” të Kosovës dhe Çamërisë. Krimet që ndodhën, sidom os në shkurt 1944 janë sa të “ Regjimantit Kosovës”, aq edhe të atyre që rrinin gju me gju me Herman Nojbaherin.
Lufta qytetare nuk ishte tragjedi vetëm për Shqipërinë Bregdetare
Lufta civile që kishte shpërthyer me fajin e komunistëve dhe ballistëve, nuk kishte asnjë shans se do të mbarojë në favor të njerës apo palës tjetër. Ajo, ç` është e vërteta mbaroi me humbjen e Kosovës dhe Çamërisë, me “fitoren” mbi ballistët, dhe mbi nazistët, por ishte një fitore e komunistëve të Titos, mbaroi me një izolim gjysmëshekullor duke ua plotësuar kërkesat jugosllavëve në fillim, duke u kundërshtuar me fjalë me ta pastaj deri në pikën ma të lartë të gjakë nxehtësisë emocionale dhe ideologjike patetike, politikë kjo që gjithmonë është treguar negative në histori. Dhe, për ta shpëtuar çështjen në Kosovë në fillim të tetorit 1943 do të lajmërohet Emrush Miftari me një letër drejuiar Sadri Doçit. E pastaj në fund të nëntorit (28 XI) 1943 Sadri Doçi do t` i shkruaj Emrush Miftarit këtë letër historike që nuk ka qenë e njohur deri me tash. Ja përmbantja: “I dashun shok. E kam marrë letrën. Për sa i takon tregtisë (është fjala për tregti me trojet etnike-HB), nuk besoj se fletë seriozisht. Përkundrazi, për sa i takon eventualiteteve që materialisht ta ndihmojmë njëri tjetrin, kjo pyetje asht studiue seriozisht.
Emrush (Miftari-HB), besoj se ke kuptue që në Shqipni ka fillue lufta vëllavrasëse në mes ballistëve dhe komunistëve. Kjo asht sulm moral dhe katastrofë materiale. Pasi që si duket çështja e irridentistëve ose antifashistëve ishte njena ndër çështjet në Konferencën në Mukje, ne Kosovarët mund të jemi pjesërisht përgjegjës për atë dhe këtë sulm dhe për atë katastrofë. Për këtë arsye e kam formue besimin që ne Kosovarët irridentistë , të dërgojmë nji delegacion i cili do të përpiqej për të gjetë kompromis në mes dy palëve, me argumentet vijuese: Nëse jeni konfrontue për neve, pajtonu sepse ne Kosovarët këshillojmë, jo vetëm ndienja, por edhe interes, prandaj dëshirojmë që JU të bashkëpunoni duke mos u interesue për fatin tonë, se sa të vriteni në mes veti, për arsye se njena palë don (Ballistët-HB), ndërsa pala tjetër nuk do (Komunistët-HB) pyetjen Shqipni Etnike të figurojë në programin e përbashkët. Shpresa se do të na ndihmoni, ne e mbështesim në ndjenjat e solidarësisë nacionale. E prej kah mundeni të flasim për solidarësi nacionale kur shqiptarët mes veti vriten. Për këtë, në mes veti jeni pajtue dhe mos bani gajlën tonë, të paktën tani.
Unë dëshiroj që në atë delegacion të jesh ti (Emrush Miftari, luftar i Spanjës 1937/9-HB) me tre katër shokë, të cilin (delegacion-HB) do ta caktonim në Prizren në marrëveshje me TY (Emrush Miftari-HB) dhe Halimin (Halim Spahinë-HB). Për këtë nuk flasim me askend, për këtë çështje (pyetje) , para se ju të takoheni me mue , prandaj eja i padiktuem në Prizren.
Shokëve u le këto porosi: deri sa për Titon, Lëvizja Nacionalçëlirimatare si luftë ka karakter të luftës kundër okupatorit dhe kundër regjimit të vjetër jugosllav, për Ne IRIDENTISTET, Lufta Nacionalçlirimatra ka karakter të luftës kundër okupatorit dhe luftës kundër kufijve të vjetër të Jugosllavisë, qëndrimi i padrejtë për ne Shqiptarët dhe ashtu si të dy luftimet e Titos zhvillohen njëtrajtshëm (në të njëjtën kohë) , po ashtu edhe dy LUFTAT tona zhvillohen njëtrajtshëm (në të njejtën kohë). Emrush, mue më lidh me Juve serioziteti dhe qendrueshmënia , nga fjalët në vepra për kuptimin iridentist. Grupeve politike atje dhe këtu, duhet të ua shpalosim mendimin tonë iridentist: Nëse Lufta juej Nacionalçlirimtare vlenë: 1. Luftë kundër çdo pushteti të huej; 2. Lufta kundër kufijve të vjetër të Jugosllavisë, si kufi i padrejtë ndaj neve Shqiptarëve; 3. Këto dy lufta zhvillohen njëkohësisht, por jo njena pas tjetrës, atëherë edhe unë jam me juve- për çka nuk do të isha?.Me përshendetje: Sadri Doçi
(Dokumenti gjendet në origjinal shqip dhe i përkthyer serbisht në Arkivin e Kosovës, Fondi KK i LKK viti 1943). Luftë të egër civile kishte në Shqipërinë Bregdetare edhe më 1913-1914, deri sa erdhi çështja e ekzistencës. Shkurt, lufta zhvillohej për interesa meskine, të ngushta –personale, që mund të quhen lirisht edhe tradhti ndaj kombit.
Në bazë të hulumtimeve që i kam bërë më 1980, si në arkiva ashtu edhe duke biseduar me personat e gjallë, për Luftën qytetare në Shqipërinë Bregdetare më 1943/4, del se Delegacioni i Kosovës do të themelohet në Prizren gjatë nëntorit 1943 në këtë përbërje: Emrush Miftari, Halim Spahija, Sadri Doçi dhe Qamil Luzha, pasi që i vëllai (Asim Luzha) refuzoi për shkaqe shëndetësore. Delegacioni do të niset nga Prizreni për Tiranë më 26 XI 1943. Atje do të zhvillohen dy takime me Hasan Dostin dhe ekipin e tij, që mbahej si Kryetar i “Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë”. Delegacioni nuk do të përfundojë punën me sukses. Përpjekja që ta marrin takim me komunistët, do të mbetet e kotë, sepse asnjerën palë nuk e “lejonte” inati shumë ma i egër kundër vëllait të vet, se sa kundër okupatorit nazist. (Deklaratë e Qamil Luzhës, i cili pas disa ditësh do të gjendet si delagat në Konferencën e Bujanit dhe aty do t` ia dëftojë ngjarjen Fadil Hoxhës, i cli shumë çështje me rëndësi nuk ka dashur t` i tregoi. I ka “marrë me veti”!!!. Dihet se më 2 janar 1944 në Bujan, KNÇ për Kosovë solli Rezolutën e njohur, ku shprehej dëshira për bashkim me Shqipërinë. Më 11 janar 1944 Fadil Hoxha ia dërgon tërë materialin Enver Hoxhës në gjuhën shqipe. Po atë ditë ia dërgon KQ PKJ në serbishte. Enver Hoxha e pranon në tërësi çdo dokument të Buajnit. Tito-Gjillas dhe Rankoviq në anën tjetër do të bëjnë çdo gjë që vendimet e Buajnit të zhvlerësohen. Dhe atë do ta bëjnë përmes Millovan Gjillasit më 28 III 1944. Letra e M. Gjillasit do të shqyrtohet në Kolosian më 18 Vi 1944 nga KNÇ I Kosovës dhe Komiteti Krahinor i PKJ për Kosmet, në të njejtën ditë.
Enver Hoxha do të mbetet i pakënaqur me këtë diverzion jugosllav, që ishte bërë mbi Kosovën prandaj më 24-26 gusht 1944 do të dërgojë Delegacion në përbërje Koçi Xoxe, Ramadan Çitaku, Bedri Spahiu në Vis, për të biseduar me Shtabin politik, ushtarak dhe legjislativ të Titos. Në fund do të gjendet një “zgjidhje”. E ajo ishte e propozuar kësi soji: “Nëse Shqipëria ndërton sistem socialist, Kosova shkon me Shqipërinë”. Me këtë konstatim Delegacioni shqiptar largohet nga Visi. Por, Tito në mënyrë meskine (tinzare) më 2 shtator 1944 e degradon Shtabin Kryesor të UNÇ Dhe AP të Kosovës, duke e kthyer në Shtab Operativ nën komandën e Shtabit Kryesor të Serbisë. Tradhtia pra ishte jugosllave, e jo që Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të Shqipërisë nuk është angazhuar. Në këtë kohë nuk kishte asnjë shans politike dhe ushtarake dhe ndërkombëtare të fillohet lufta kundër Jugosllavisë avnoiste, ashtu si predikonte Balli në Mukje, historikisht me të drejtë. Por… lehtë është të mbash fjalime, po çka po bëjmë ne sot me 14 universitete?!!! JO që po arsyetoj ndonjë subjekt politik, por çështjet duhet të objektivizohet në kohë dhe rrethana të kohës, të mësojmë diçka nga historia , se tragjeditë po na përsëritën me fajin tonë.
Pesëdhjetë vjet i është kënduar Enver Hoxhës, a do të duhet pesëdhjetë vjet për ta sharë e pështyrë shumë më keq se sa UDB-a jugosllave. Hej, në Teheran Ruzvelti dhe Çerçilli ia dhuarun çdo meritë Stalinit, madje e dekoroi Londra me Shpatën e Artë dhe Hero e historianët anglez nëpër simpoziume na thonin : Pse ju e idealizoni kaq shumë Stalinin”. Merrnin përgjegje se nuk e idealizojmë as Stalinin e as Titon, por ajo Shqipëri, sido që të jetë është shpresa jonë. Se ne jemi në robëri. Paksa qetësoheshin, por si tutor që janë mësuar, prapë donin të kanë supremacion mbi çdo keni. PO imperializmi i kishte deformuar, ashtu si na ka deformuar neve robëria, fati i robit dhe servilizmi i çorodituar.
- A ESHTE SITUATA POLITIKE NE KOSOVE ME 2014-2015 GATI IDENTIKE ME KOHEN E MUKJES
– BUZE LUFTES QYTETARE ?!!!
Barrikadimet politike në horizont konflikte perfide me pasoja për Kombin
Shumë kuadro mediokër dhe kritikuc, janë vënë në veprim duke biseduar sidomos me evropianët për shtetin e Kosovës. Ata dhe këta me inferioritetin e tyre, me injorancën e tyre janë kah e degradojnë Luftën e Ushtrisë Çlirimtare, sepse vet kanë soditë kafeneve 1981-1999, dhe kanë mbajt fjalime boshe. Ky soj i kritikucëve është kah e fetishizon Luftën e Drejtë të NATOS më 1999, është kah e kritikon dhe denigron UÇK dhe luftën e saj në anën tjetër, me çdo mjet që i servohet, sidomos në bisedimet me të huajt. E vërteta, Lufta jonë e drejtë ka qenë e ndihmuar nga SHBA dhe Presidenti famëlartë Bill KLINTON, nga NATO. Por i pyesim politikanët servilë dhe prorus e serb që po ulërojnë se: “shqiptarët nuk dinë të krijojnë shtet” , po t` i kishim ne shqiptarët më 1910-1912, nja 600 oficerë të lartë dhe armatim të rëndë, sikur që iu dhuruan Serbisë, Malit Zi, Greqisë dhe Bulgarisë më 1912 nga shtetet e Evropës, Hasan Prishtina jo në Shkup, por do të hynte në Stamboll triumfalisht. Po, çka ka ngja me “drzhavën” e juej serb dhe popa të” qiellit” gjatë viteve 1916-1918. Kush ju ka kthye në fron, SHBA dhe Franca me Anglinë. Po cila qeveri ka qenë më stabile në Evropë se sa ajo e Serbisë kuisllinge gjatë 1941-1944 në krye me M. Nediçin. Lufta antifashiste në Serbi ka pasë në fund të vitit 1941 dhe fillim të viti 1942. Pastaj deri me hyrjen e Armatës Kuçe, në kufijtë Lindor (tetor-dhjetor 1944) në Serbi nacistët kanë qenë ma të knaqurit në Evropë. Lexone shënimet zyrtare të Herman Nojbaherin dhe oficerët e tij. Dhe çka deklaron oficeri nazist në gjykim më 1946: “Kampanja në Jugosllavi në prill 1941 nuk meriton të përmednet, sepse prej Maribori e deri në Xhevgjeli kam marrshuar në motorr dhe askush nuk e ka shprepur asnjë plumb kundër neve”. Ja çfar heronjësh jeni serb “shtetformues”!!?. Më 1941 keni bërë atentat kunddër njeri tjetrit. Ndersa Kosova e ka paralizuar Trepçën më 31 korrik 1941, pikëpn strategjike të Rajhut, por nuk e keni parnuar fillimin e kryengritjës në Kosovë. Po të pranohej data e fillimit të kryengritjës sikurse në republikat tjera, pastaj shkalla e dytë e avansimit të Kosovës në republikë ishte e pashmagëshme.
E verteta në krhasim me çështjen tonë të pazgjidhur etnike dhe shtetrore, SHBA-t shumë më tepër i kanë ndihmuar shtetet e Evropës në Luftën e Parë botërore, sidomos Serbinë që u bë më 1918 Kralevinë SHS. Në Luftën e Dytë Botërore SHBA e kanë shpëtuar Evropën, se mos të ishte Amarika, Nacizmi gjerman do të marrshone kudo dhe kahdo nepër Evropë. Në kohën e Luftës së Ftoftë, po mos të ishte SHBA, e tërë Evropa do të dridhej prej BRSS dhe komunizmit të Stalinit. E keni “harruar politiaknë serb” se Vasa Qubrilloviqi më 3 XI 1943 përpiloi Elaborat për shfarosjen e shqiptarëve, deri sa të zgjasin operacionet luftarke, e keni “harruar” se ushtrisë bullgare që u konvertua në antifashiste në shtatot u keni dhënë isntruksione se kur të hyni në Kosovë “duhet të vrani vetëm gjermanë dhe arnautë”, e keni harruar se Kryesia e AVNOJ-it më 21 Xi 1944 në beograd i AMESTOI tç gjithë çetnikët, të cilët së bashku me partizanët bënë gjenocid mbi shqqiptarë sidomos deri më 28 VI 1945. Çetnikët të ggjithë, u futën në aradhat partizane periferike, të cilat i shndërruat në divizone dhe filloi masakra mbi shqiptarë. Vet Spasoje Gjakoviqi me ÇedaTopalloviqin kanë marrë pjesë në masakrën e Bihorit më 2-5 janar 1943, ku u vranë 4500 shqiptrë dhe boshnjakë. Spasoja dhe Çeda u avansuan në shefa të OZN-ës dhe për çdo natë në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës (23 XI 1944; 23 XI 1945) pushkatonin shqiptarë pa asnjë faj. Dhe me që Miladin Popoviqi, pas reagimit të Fadil Hoxhës, do t` i kërcnohet SpasojeGjakoviqit më gjykim ushtrak më 7 mars 1945, (“…Ti Spasoje sa ovakvim ponashanjem içiçesh u vojni sud. Nasha borba nije za ovakva vravarstva. Svake noçi se streljaju ljudi bez traga….”), ky do t` ia përgatit atenatain dhe do t` ia mveshë një shqiptari, më 13 mars 1945. Ja, këto janë prapaskenat tueja serb “shtetformues”, serb “popull i qiellit”, të shen Savës, ja evropianë demokartë me çfar “shtetformuesish keni punë. Rastkon (Savën), vet e kanë verbuar, e pastaj e keni shpallë të shejtë!!!.E keni harruar Evrokomunizmin, Evropianë të demokratizuar e po na kritikoni neve shqiptarëve se po shtyhemi dhe debatojmë për pushtet dhe rreth fronit, për “zajednicë” dhe demarkacion që vet i keni fabrikuar, për të na defaktorizuar, për ta bërë Luftën e DREJTE të UÇK-ës se ka “qenë një konflikt”. Turp, për ata qqë e çpikën dhe ata që e nënshkruan termin “konflikt”. Jo jo ne nuk jemi përzier se çgar rregjimi do të ketë Beogradi, por i kemi rrokë armet për me i përpirsiuar kufijtë e padrejtë, që i ka mbiellë Evropa nepër konferenca dhe kongrese me pasoja imperialiste. Dhe, Eduard Kaardeli më 1957 e ka thënë në qendrë të Beogradit se “Jugosllavia është krijesë e epokës së imperializmit; se ne sllovenët do të anojmë kah Perendimi, se ju serbët do të anoninkah Rusia, se shqiptarët e natyrshme se do të bashkohen me Shqipërinë”. KJo profeci është rrealizuar jo plotësisht, sepëse mungon vetëm bashkimi i shqiptarëve, të cilët sot prap janë të ndarë në pesë shtete.
Fare e natyrshme në një shoqëri të hapur dhe demokratike, që e vërteta do të duhej të ishte më stabile politika, por ja këto kuadro janë në “çarkullim” në Koosvë, sepse janë të imponuar, dikush me zarfa e dikush me vota të “zymta”. Ju evropianë lidhur me stazhin e punës, e pranoni për shtetasit e Kosovës deri më 1989. Por nuk ua pranoni mësuesëve shqiptarë punën vigane 1989-1999!!. Turp, për një politikë neoliberale dhe falimentuese. E vet i keni prodhuar Millosheviqin, duke e quajtur më 1995 “paçëbërës”. Madje, vet e keni quejtër “made in evropa” ( një far Jurzhi Dinsbiri???). Por ata që po na e mbajnë si stafetë se “ju ka ndihmuar Amarika”. Po ju them publikisht, Amerikën dhe Ruzvelltin, Trumanin , Bushët, KLINTONIN, nuk do t` i harrojmë kurrë, gjithëmonë do të mbesin në zemrat e shqiptarëve patriotë.
Por, Rambujenë, Kumanovën,Veriun e Kosovës, Murin mbi Lumin Ibër, Kushtetutën e oktëruar të Ahtisariot, akuzat e Karla Del Pontes, akuzat gënjeshtare të Dik Martinoviqit, Zajednicën, Demarkacionin, e dijmë se na i ka dedikuar Strasburgu dhe Brukseli, pra jo SHBA. Dhe si përfundim në Luftën e Dytë Botërore, jemi i vetmi komb n` Evropë që i kemi mbrojtë Hebrenjët, ashtu si dijmë ne si komb; jemi i vetmi komb n` Evropë që jemi çliriar me armët tona, me ushtrinë tonë. Tjetër çështje është se çka ka ngja pastaj në tavolinat diplomatike. SHBA-të i duam dhe nuk ka fuqi që na largon nga respekti për politikën demokratike të tyre.
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Koosvë ishin për çdo respekt, madje si shembull për Evropën demokratike, mund të merren, ishin fer dhe të pranueshme. Por , rreshtimet më vonë e sollën Kosovën në pikën kritike, përmes intrigave dhe nxitjeve që i kanë disa prijës politik nga patronët e tyre evropianë. Pse? Të shkojmë pak në rrethanat që e kanë parapëgatitë këtë realitet fatal për Kosovën. Ky popull ka krijuar një bindje se çdo gjë varet nga vendimet e të huajëve gjatë viteve 1989-1999. Për këtë bindje është bërë propogandë konjuktive nga LDK e disa patri satelite të saj. Madje kjo bindje është vërtetuar me faktin duke thënë e shkruar se të huajtë e kanë demobilizuar UÇK-ën, e kanë siellë UNMIK-un, e kanë siellë Kushtetutën e Ahtisarit, e kanë siellë Gjykatën Speciale (ala Nyrënberg), që u rri pyshtetarëve mbi kokë si shpata. Nga kjo frigë në Bruksel është nënshkruar pa të drejtë “ de fakto dhe de jure””Zajednica”. Me fjalë të tjera, ne jemi një NEOKOLONI moderne e Bashkësisë Evropiane, madje për çdo tre muaj jemi në rend të ditës në KS OKB, ku Serbia është kthyer në prokurore ndërsa diplomacia jonë tatrizon “demokraci altruiste”, duke pritë se Rusia do të demokratizohet. JO, more kur nuk ka ngja diçka qe dy mijë vjetë, pse të ngjajë për një ditë!
Më 1998 /99 situata e mënisë politike, e hasmuar deri në ekstrem ishte shnasë që makineria vrastare e Millosheviqit e bëri atë që e kishte programuar që në Kosovë të mbesin 49% shqiptarë, romë, turq,boshnjakë etj. Tani në Kosovë kemi një gjendje shumë të tensionuar. Janë dy taborre që e luftojnë njera tjtrën tani për tani pa asnjë shansë pajtimi. Paala e tretë e gjetur pa shpresë është “populli” që arratiset , emigron në Evropë.
Të shkojmë me radhë. Profesionalisht e di se çka ka të drejtë Presidenti (Presidentja) i vendit, Kryetari i Qeverisë dhe Ministri i Punëve të Jashtëme në platformën juridiko-politike (filozofia e Historisë). Por në instancën e përcaktimit të çështjeve sublime shtetrore autorizimet e tyre janë të “kontrolluara”, si nga Komitetet për siguri kombëtare, ose nga komisionet e parlamentit, apo vet Parlamenti. Asnjë konsultim po del se Pozita me Opozitën, nuk e ka bërë. Mu për këtë arsye, Marëveshjet e nëshkruara duhet të shapllën “ante mortum” e jo “post mortum”. Pra, sipas parimit të dominiumit dhe imepriumit, Marrëveshjet duhet të shapllen të vdekura. Nuk “shkatrrohet Republika” sikur shkroi një “opinonist” kritikuc një ditë. Ku e ka mësuar ai atë aksiomë, tue larë kerre në Perendim a?. Pastroeni oborret politike dhe godinat shtetrore nga nalfabetet, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Jeni fajtorë bile primar për gjednjen që është krijuar prej se jeni në qeveri.
Opozita, duhet mirë të mednojë se demonstrat nuk guxojnë të shndrrohen nga mardhështia e tubimit siç ngjau më 9 jnar 2016 e të marrë kahje vandale në fund. JU jeni përgjegjës për mbarvajtjën e mitingut fillim e mabrim. Policia duhet dhe është rregul se vetëm soditë, siguron, bile juve ju siguron ta kryeeni punën me nderë dhe demokrativisht, ku është e pranishme edhe ndihma urgjente mjeksore etj. KJo janë rregulla të demokracisë. Pse nuk i keni dalë masës së izoluar përpara me “kujdestarët e juej”, që nuk kanë kujdestaruar fare si duhet e sa duhet. Me sa di unë i vetmi që ka bërë përpiekje ta ndalë masën nga vandalizmi është patrioti Rexhep SELIMI. Por çështja është zbuluar nga të tjerët se ku e keni qëllimin-pushtetin jo në mënyrë legjitime. Ju doni ndrrimin e pushtetit dhe marrjen e tij duke ia dhënë flakëm mdertesës së Qeverisë. Ku ka në botë kësi shembulli. Si nuk tregoni se e keni qëllimfotelën, hapur. PO populli nuk është ma anlfabet. Hej, shtatë univerzitete janë në Kosovë. Po mendoni s evtëm ju të pushtetit dini çdo gjë. Masa tjetër “ha bar dhe krune të Banatit”. E keni diskutuar që duhet ta ndryshoni sitemin zgjedhor, që është antipopulor, anti përfaqsues, që është sistem despotik, ku një qender mund t` i ketë 15 deputet e një qendrë komunale mund të jetë hapësirë ku kurrë nuk shkelë këmba e “deputetit”. Flsini për korrupsion dhe hajni. Duhet të delgoni ndihma këshilldhënse me jurist[ dhe ekspertë. POr edhe ju keni pushtet nepër komuna dhe dihet rezulkatati i juej. Nuk jeni për prajsë as ju, opozitar shumë të nderuar, për ata që e meritojnë.
Tani po e them troç. Pa zgjedhje legale dhe rrezultate legjitime nuk ka ndrrim të pushtetit. Keni llogaritë ju se tani për tani nuk ka disponim që në zgjdhjet eventuale të dalin mbi 45-54% të zgjedhësve. Këto fakte janë realitet në disponimin e popullit. Pjesa më e madhe e popullit sot është averzivee në zgjedhje. Dhe këtë psikologji e keni shartuar ju me politikës shterrpë qe 16 vejetë, duke na servuar “Evropë pa viza dhe 200 000 vende pune”. Rreni ju të pozitës, por koha lëvizë, neser mund të jeni pensionist që as kush nuk ju nderon të paktën si pushtetarët e komunizmit. Në këto pozicioni ta dini si mik i juaj (i të gjithëve që punojnë me aq sa kanë takatë shkollor-profesioanl), ua them, ua them profesionalisht, se do të digjeni edhe më keq se sa që jeni diegë deri me tash. PO e vërteta ju nuk jeni diegë fare, por populli po vuan skamjen dhe pasigurinë. Këtu është pika kritike, sepse pa juve do të mbesin sigurisht një ditë. Ndryshime, pa e përgatitë opinonin që të dalin në zgjedhje 80-95% të zgjedhësve dhe ju të ofroni programe me shkrim dhe ato të i ngopë populli , ti mësojë mirë, të mos mbesin premtime, nryshim të pushtetit muk ka. Si po e paramendoni pushtetin kur nuk keni kuadro që janë dëshmuar në parktikë në rrafshin e ekonomisë, arsimit, shendetsisë, politikës ndërkombëtare etj.
A ka në trojet shqiptare dhe në diasporë autoritet që do t` i pajtonte taborret e përçara. Tani për tani, qytetarët e Kosovës si shihet dhe dëgjohet me fjalë edhe më të hasmuara, rrugëdalja nuk gjendet këtu afër. Po ndërkombëtarët a do të dalin sërish me ndonjë zarf, është pyetja që shtrohet këto ditë si në shpoti kudo në Kosovë. Ndërkombëtarët janë kah na opservojnë, ndërsa Qeveria e Serbisë këto ditë (12 janar 2016) i tha përfaqsuesit rus se “ shqiptarët në Kosovë nuk dinë të bëjnë shtet”. Fjalë shumë e vjetër, akuzë e rikualifikuar, do të thoja me fajin tonë.
Tani Qeveria teknike, si një mundësi e daljes nga kriza është vetëm një solucion që përsëritet nga ndonjë kokë që plaga e Kosovës i dhemb mënerëshëm. I dhemb sepse dorëheqja e Qeverisë, nuk do të thotë automatikisht që Opozita ta marrë pushtetin. Ky solucion nuk ka asnjë shansë teorike, sepse mungojnë numrat. Hekja dorë nga marrëveshjet, do të ishte plaga më e lehtë. Por Brukseli po sillet si padron dhe çmimi që i atribuohet ndihmë Serbisë, për ta nxierrë nga “dhëmbët” e Rusisë me sielljet tona, me “materialin tonë” sepse Serbia po shpreson që kjo siellje i konvenon në planin gjeostrategjik. Po kush prej juve mendon për plane gjeostrategjike, përpos për tender dhe profite të ditës. Si duket me çështjen e Kosovës si kaucion, BE Kosovën po e fundosë tejmase në çdo aspekt. Koha nuk është kah punon për Kosovën, sepse në ShBA është vitë zgjedhor, ndërsa Serbia për t` u dukuar se “çmimi i saj” është shumë i lartë, e solli zyrtarin e lartë rus dhe ai ofroi armë të arsenalit “mbrojtës” , për të ia rritë pazarin Beogradit karshi BE dhe Kosovës. Këto pazare, politikanët tanë të verdhë nuk po i vrejnë deri sa t` ua ndiejnë krismat. Janë habitë, e kanë haruar marsin e viti 1998, kur në Prekaz ndodhi ploja gjakatare serbe, ndërsa LDK deklaronte se: ” Po mbajmë zgjedhje palramantare dhe presidenciale”. Me fjal të tjera le të digjet Kosova, vetëm karrika jonë të shpëtojë. Këtë lojë po eluan Isa Mustfa këto ditë. Nuk ndryshon kurs politik ai që është mësuar të mos ndryshojë. E Hashim Thaçi, si duket është mbetë pengë i politikës në dy binar, për mkarrikën e Presidentit, të cil;n karrikë , me që është ende i ri nuk do t` ia deshoiroja sepse aty do të ishte vetëm si një “pensionist”. E vërteta, aty mund të i shkruaj kujtimet e Luftës dhe për kaq do të jetë produktiv. Nuk i lehet pushteti Isa Mustafës pa një kontroll shumë stabil, fakt ky që ti Hashim Thaqi nuk e ke bërë. E vërteta, Isa Mustfa është ekonomist dhe po të angazhonte tërë trustin mendor të ekonominstëve e jo të shkonte në Alademi e të mabjë ligjerata me ministrën për finansa, do të kishim ekonomi ndryshe . Ai që pret prej atyre që nuk janë ekonomist, ndryshime, është sikur me iu lutë altarit, të cilit i drejtoehmi qe dy mijë vejtë, por zëri nuk është kthyer kurrë. Por duhet ta kuptojë shumëshpejtë sa nuk është bërë vonë, se “artisti që është komik, nuk mundet kurrë ta luaj rrolin e xhandarit”. E thash këtë, sepse policia e Kosovës është kah torturohet pa asnjë nevojë. Skenat që po krijohen dhe po distribuohen në ekrane janë tmerr për ardhmërinë e Kosovës, për pssikologjinë e fëmijëve, për psikologjinë e popullit. Jnaë trishtuese pamjet kur kamioni i policissë sonë “digjet” i mbuluar me flakë. PO t` i vreja kamionët e Millosheviqit dikur , kah digjen kështu, do të kisha qëndrim tjetër psikologjik, fëmij[ve do të u spejgohej se po luftohet okupatori, por njeriu që është brenda e të e që “digjet” nuk është fajtor. E kush ekomandon, ishte dje me UDB, e sot pa mëshirë jep komanda për sqena të tilla, sepse sado i madhë të bëhet hendeku në mes popullit dhe policisë, kariera e tij është më e sigurtë, sepse ai është mësuar të jetojë me tortura. E thëm këtë sepse mbi këto ndasi zor se të gjindet bashkëpunimi i këtyre taborreve që politika i ka pi më keq se rakia. I mjeri ai pushtet që mporhet me polici dhe e mjera ajo polici që “digjet” nga populli i vet, me fajin e politikanëve batakgji.
Kush do të ishte autoritet që do të sillte afrim të këtyre poleve politike të hasmuara. Ishte Zotri Kerri (Sekretar i shtetit të SHBA) këtu, populli shpresonte se do të ndryshojë shumëçka. Nuk bëri punë, siç ishim mësuar. Nuk u përseritë hoistoria. Kush bënë punë atëherë? Gjashtë muaj na dhunuan :LDK, VV.AAK dhe NISMA, duke e luftuar Hashim Thaçin , duke e vu në “kraterin e vullkanit politik”, duke mallkaur disa edhe të kaluarën e tyre. Krejtë ajo djersitje, një ditë u shkri si fluskë dhe mori kahje “sahariane”. Por,atëbotë (vjet), gjermanët si kemi shenja ambivalente, Hashim Thaçit ia katapulktuan “kviskon-LDK-ën” dhe me atë “brez shpëtimi”, si triumafalist na solli këtu:me Bashkësi komunash antikushtetuese, madje duke u kërcnuar se “Zajednica” është institucion i pakthyer, madje me 22 shkleje të Kushtetutës, me Demarakacion antikushtetues, dhe prap kërcnohen se nuk luajnë vendi.
Tash, nëse Hashim Thaçi është “fajtori” i parë dhe për të gjitha, në rast të zgjedhjeve sa e njoh mentalitetin elketoral në Kosovë, prap do të dali HashimThaçi dhe PDK fitimtare (!), sepse në çdo komunë i ka “kviskot” e vet të frontit të parë, të gjithë zanatli të kurdisjës së fitorës. Po, po politikë është kjo. Fiton e çka. Çka kemi bërë atëherë nëse Qeveria jep dorëheqje edhe pse shfaqë kokfortësi dhe bizantinizëm mizantrop, amdje duke përgojuar edhe intelektualë të lartë dhe meritor për kombin. Dhe, si pasojë e dorëheqjës së Qeverisë që nuk do të ndodhë sipas “kviskos”, nëse themlohet qevria teknike dhe ajo i organizohn, kuptohet zgjedhjet “parlamentare dhe presidenciale” , ala 22 mars 1998?. Cili popull e ka këtë lluks : “ kaos deri sa të vi në pushtet; edhe më kaos deri sa ta mbajë pushtetin”. A ka të ndalur hipokrizia politike që i ngjanë shkollës biznatine për fillimin e numrimit të viteve dhe datave dhe për krijimin e miteve mizantropike?. Jo, jo, po kthhehmi në rrethin vicoz: Gjatë kemi shkuar, rruga ishte më e gjatë, vonë do ta kuptojmë se po shkojmë në rreth të thatë.
Dikush duhet të lëshoi pe, për ta shpëtuar Kosovën-Shtetin-Republikën. Mos të pritet “brez shpëtimi” nga Kvint,i e miqët Evroperendimor. Serbia n` anën tjetër publikisht po na porvokon dhe po na tregon sikurse më 1989 duke blerë armë tani më moderne nga rusët belagji. Politikanë shqiptarë, ata, ose nuk po i ndëgjoni ose po ju përlqejnë kur po thonë diplomatikisht : “ Lejoni shqiptarët të sharrojnë në knetat e tyre historike. Këta (dhe ata) nuk meritojnë më tepër se grindje dhe vllavrasje shekullore. Vetëm ne i diciplinojmë.”!!!Nëse gjatë viteve 1989-1999 na ka vu në humnerë Serbia, dhe naiviteti politik i kultivuar deri në tipologji marrëzie kinse gandiste, tani jemi vet kah e përtrijmë atë tipologji politike “mesijaniste”, dezertuese dhe vetëvrasëse, tash pse e pëprserisim historinë vetëm me ngjyra tjera, por me shumicën e aktorëve të njejtë.
Heronjët e Kosovës shumë e kanë plasuar gjakun në këtë tokë, por shumë të tjerë janë gjallë. Ata dhe këta me idenë dhe vetëdijën famëlartë nuk do të lejojnë të na hudhin në kratere të vullkanit ma ardhacakët në trojet tona. Kjo le të dihet, për ata që u duhet jeta, madje edhe juve politikanë të pa përjetshëm!. Një ditë nuk do të jeni. Mendoni për fëmijët tanë, fëmijët tuej, që dikush ndaj tyre një ditë të mos bëjë me gisht, se ja ky është i atij dhe këtij…
Të rekapitullojmë!
Të dali opozita me moton: “Nuk na intereson pushteti, por kjo qeveri duhet të bjerë. Atëherë çka ndodhë, zhvleftësohet nënshkrimi për Bashkësinë e komunave serbe dhe çështja e Demarkacionit me Malin e Zi. Themelohet qeveria teknike (profesionale?). Kjo qeveri së pari duhet të ndryshojë ligjin për zgjedhjet, të bëjë reforma rrënjësore. Kjo mënyrë e zgjedhjeve i përngjanë “diktaturës” nga viti 1923 në Kralevinë SHS.!!.Me rastin e zgjedhjeve që kushtojnë shumë, por shumë me tepër kushtojnë “Bashkësia dhe Demarkacioni, duhet populli të vetëdijësohet dhe të dali në zgjedhje deri në 85-90%. Dhe duhet të përgatitet elektorati që të ndodhë kjo.
Kështu si veprohet, me gaz lotësjellës në Parlament, me mitingje rrënuese si ky i fundit që në fillim ishte krenar dhe i admiruar, por mbaroi me: “ave maria” dhe “allahu ekber”, sllogani që ka mundur vet kundërshtari t` i servojë për kompromitim, duhet të dihet se “dasma, duhet të kontrollohet deri në mbarim të plotë të muzikës politike në këtë rast. Nuk janë këto demonstrata demokratike, duke krijuar skena trishtuese, sa që fëmijët në televizion frigoheshin t` i shohin, duke menduar se shoferi i kamionit policisë do të digjet për së gjalli, do të pësojnë edhe kamionët e ndihmës shpejtë e çka jo në atë tollovi armiqësie, madje duke menduar se në ndërtesën e qeverisë do të digjen njerëzit sikurse në Kullat binjake në SHBA. Komenti është i tepërt. Kësi soji elktorati do të zhgënjehet dhe jo që do të dali në zgjedhje si janë skenarët e porfiterëve 45%, por as 35% nuk do të arrihet. Vetdijësimi politik i elektoratit duhet të jetë horizontal dhe vertikal. Duhet të shkruhet një kërkesë: Dilni në zgjedhje, votoni masovikisht më të mirët”. Por JO : “votomëni mue se ju premtojmë male me akull” , me akullore helmuese, 200 000 vende pune, viza të lira për Evropë sikur Përmendorja e Nastradinit në Kojë, e hapur në të gjitha anët e në derë një dry treqindë kilogramësh. Si do të ndiheni pranë njeri tjetrit nesër me këti shfaqje. Ju nuk keni qare pa u afruar, ose keni vëndosë ta digjni këtë popull me premtime dhe përrala parapolitike sikurse 1989-1999. Ka Adem JASHARA, ta dini. Por atëherë për juve as vizat, as shtetet e Evropës nuk do të u strehojnë. Mund të bëheni “dëshmitarë të mbrojtur”. Atë e keni të sigurt sepse rusët do të ju paguajnë shumë mirë. Aty e keni edhe KOS edhe Vuqiqin dhe Daçiqin. Zanati i tyre nuk ka pushuar. Kthenu dhe mendoni për çdo qyetarë të Kosovës njësoj.