leoni

Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. dr. Hakif Bajrami: Alfred Drajfusi, Avni Rrustemi, Ramush Haradinaj dhe drejtësia franceze

Vox populus, vox Dei, vox juridica est!

Familja Haradinaj i ka dhuruar luftës çlirimtare të Kosovës katër gjeneralë. Lufta e tyre është zhvilluar me asnjë përjashtim si luftë e drejtë. Në anën tjetër, Serbia neofashiste i ka shpallë luftë popullit shqiptar më 23 mars 1989. Përgatitjet për ta pranuar luftën mbrojtëse çlirimtare, sepse nuk është zhvilluar asnjë hap jashtë kufijve të Kosovës, zgjatën pothuajse një dekadë, krejt me qëllim që askujt  të mos t` i hyjmë në hak. Ndodhi 1 tetori 1997 kur studentët me profesorë dhe popull duar thatë por liridashës, dolën në istikame, para tankeve dhe kordoneve të milicisë në Prishtinë. Ndërsa UÇK doli hapur më 28 nëntor 1997 në Prekaz të Adem JASHARIT, dhe e bëri shpalljen e luftës për liri. Në atë shpallje lufte ishin tre heronj, prej tyre njeri ishte vëllau i Ramushit, Daut Haradinaj. Ishte vështirë të bindet opinioni se lufta jonë ishte kauzë e drejtë 1997-1999. Okupatori duke mos mundur ta ndalë luftën e shpallur më 28 nëntor 1997, filloi të zbatojë gjenocid mbi popullin duar thatë, duke dhunuar e vrarë civilë, duke bartur kufoma, duke i djegur kufomat nëpër krematoriume në Feronikël, shkritore të Zveçanit etj duke maskuar kufoma deri në Beograd, për të humbur gjurmë, duke deportuar mbi një milion shqiptarë jashtë Kosovës.

Në Francë më 1894 u akuzua oficeri Dreyfus, por, doli një Emil ZOLA, dhe me veprën e tij ia ngriti Francës famën që  e kishte krijuar, sidomos me Revolucionin famëlartë të 14 korrikut 1789. Në aferën e Dreyfusit, gjyqësia franceze nxori fytyrë më 1899 dhe 1906, duke e nxjerrë këtë të pafajshëm. Kjo drejtësi erdhi e u bë model për çdo gjykatë-drejtësi në Glob gjatë gjithë shekullit XX.

Filloi dhe mbaroi Lufta  e Parë Botërore (1914-1918) dhe në Paris (1919-1920) duhej të gjendej drejtësia për çdo popull. Aty do të gjenden edhe patriotët por edhe tradhtarët e “imtë”, që i impononin trustet politike çlirimtare dhe grabitçare. Të dy taborët u ulën në një sofër-tavolinë, për ta pleqëruar drejtësinë që nuk u quajt kurrë drejtësi, sidomos për kombin shqiptar. Doli  një Avni Rrustem, i nxitur nga ndërgjegjja e kombit të vuajtur për liri dhe progres të popujve të shtypur e të shfrytëzuar, e shkrepi plumbin mbi një tradhtar gjakëprishur në Paris, duke menduar se me te mbyllen plagët e popullit të tij, të copëtuar nëpër aeropaget e Evropës plakë. Po, Avni Rrustemi u burgos, u hetua u gjykua e u lirua nga gjyqësia famëlartë franceze që mbeti në ndërgjegjen e njerëzimit e sidomos të shqiptarëve, shembull i dinjitetit dhe virtytit i drejtësisë, me verdiktin e Gjykatës në shtetin e: Kamil De Myllenit, Robespierit, Dreyfusit, Emil Zollës, De Golit ,Zhan Pol Sartrit, e shumë mendjeve të ndritura të civilizimit. Pra, edhe në rastin e Dreyfusit (1894-99) edhe në rastin e Avni Rrustemit (1920), bota mësoi për mrekullitë e drejtësisë civilizuese aplikative  franceze ku liria, barazia dhe vëllazërimi janë kulmi i civilizimit njerëzor.

Jam frankofon, i takoj me gjak iliro- shqiptarisë, por nuk besoj se Gjeneral Ramush Haradinaj do të dënohet nga Gjyqësia franceze, e t i mbetet një faqe e zezë këtij kombi me virtyte të larta civilizuese në historinë e saj të ndritshme. Nuk besoj sikurse nuk fitoi parafashizmi në rastin Deyfus (1894-1906) që do të përsëritet historia më me rastin neofashizmit serb më 1989-1999.

PO, të jemi modest, por konkret: ne shqiptarët i kemi ndihmuar Greqisë dhe Parlamenti i saj ka folur shqip (1825-8). PO , i kemi ndihmuar Italisë sepse Garibaldi kishte gjak shqiptari dhe lufta e tij për bashkim kishte djersë e gjak shqiponjash shqiptare. PO, i kemi ndihmuar Egjiptit sepse Mbreti Faruk  ishte gjak shqiptari. PO, i kemi ndihmuar Turqisë Kemajliste (1918-1924), sepse garda kryesore e Kemail ATATURKUT ishte shqiptare në Çana Kala. PO, i kemi ndihmuar Francës, sepse gjeneral Veli Dedi, më 1942-1945 u bë çlirues i MARSEJIT, dhe sot një rrugë në atë qytet e mban emrin e Gjeneralit shqiptar “VELI DEDI”, çlirues i Marsejit që komandoi me forcat ndërkombëtare më 1944/5 për çlirimin e Francës Jugore.

Nuk besoj që gjyqësia franceze sot, nuk do ta lirojë Gjeneral Ramush Haradinajn, sepse ka bërë luftë të drejtë. PO, i kam përcjellë të gjitha senacat gjyqësore dhe jam marrë në pyetje si historian dhe pjesëmarrës në Luftën  çlirimtare 1997-1999, nga oficerët e Tribunalit Hagës. Në asnjë element Gjeneral Ramush HARADINAJ, nuk mund të hetohet dhe gjykohet, sepse është i pastër si loti. Këtë  e them me përgjegjësi, sikurse kam nënshkruar para hetuesve të Tribunalit se: “Do ta them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën  dhe nëse  gënjej dihet, pason dënimi nga 5 deri në 10 vjet burg”. Isha i sigurt në atë që deklaroja për Luftën e drejtë të UÇK-ës, në të gjitha zonat operative, pra jo vetëm për Zonën Operative të Dukagjinit. Këtë informatë si ekspert i historisë së luftës e kisha sigurt,  të garantuar nga Bacë ADEM DEMAÇI , i cli gjatë dy viteve (1998-1999), kurrë nuk e ndjeva të thoshte se e urren kombin serb, por kërkonte gjakftoftësi, drejtësi dhe çlirim definitiv nga fashizmi serbian.

E pra, Franca e Emil Zolës, Zhan Pol SARTRIT duhet të mësojë se, Gjeneral Ramush Haradinaj  me qëndrimin e tij po e nxitë sërish ndërgjegjen kudo në Glob. Demonstratat paqësore  në Prishtinë, Deçan, Kolber (Francë), Washington D. C., New Jork, Londër, Berlin, Vjenë, Tiranë, Shkup, Pejë, Mitrovicë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, e më së miri  me Kuvendin e Gjakovës së Sulejman Vokshit, Bajram Currit, Emin Durakut, Fadil Hoxhës ( që e mori Kosovën me 98% analfabetë më 1945, dhe e solli me njëmijë vuajtje nepër zjarrin  e papushuar të fashizmit serb, të maskuar me totalitarizëm komunist, në 98% shqiptarë që janë të shkolluar nga fillorja e deri ë universitet 1945-1999. Të shënojmë këtu se okupatorët tjerë mbollën vetëm vuajtje e injorancë , analfabetizëm dhe mjerim robërie në Kosovë  e më gjerë). PO, ishim në robëri 1945-1999, por arritëm të rreshtohemi përkrah botës së qytetëruar dhe me fuqinë e armës, kulturës e arsimimit i dolëm neofashizmit serbiano -rus përpara: me adetet , zakonet dhe armët tona çlirimtare. Para historisë e kemi ndërgjegjen e pastër si loti, se nuk jemi vrasës të fëmijëve, grave, pleqve, plakave, civilëve, siç ka bërë okupatori mbi neve, duke provuar ta deportojë nga Kosova mbi gjysmën  popullsië shqiptare, mbi një milion (gjenocid konceptual, për ta serbizuar Kosovën 1981-1999.). E Kuvendi i Kosovës nuk mundemi ta anashkalojmë se është kthyer në një gropë ku ka vetëm helm dhe vrerë helmues! Turp, turp, pas atyre fjalimeve e në fund nuk ka kuorum. Po kujt i përgjigjeni JU?

Nëse  Gjykata e Francës në Kolber, e merr vendimin duke e injoruarar gjenocidin serb, e duke i faktorizuar intrigat neofashiste serbo-ruse, ndërgjegjja shqiptare sot nuk është e izoluar, ajo do ta respektojë porosinë civilizuese të Emil Zolës.  Ndërgjegjja shqiptare sot, frymon në tërë Globin sepse Gjeneral Ramush HARADINAJ, është shembull klasik i luftëtarit dhe strategut të luftës së drejtë. Këtë shkollë, qarqet neo fashite po provojnë ta luftojnë, madje edhe përmes veprimtarisë meskine që shtrihet mjerisht kudo edhe sot sikurse në kohën e Emil Zolës famëlartë. Nuk besoj , edhe një herë se Gjyqësia franceze do t’ ia zbresë famën Emil Zolës, Zhan Pol Sartit, De Golit, e mendjendriturve si këta, në një nivel të padëshiruar për kulturën njerëzore. Nuk besoj se, drejtësia franceze, do të bie në grackat e klero-fashizmit,  militaristë totalitare serbiane. Gjeneral Ramush Haradinaj duhet të lirohet sepse është i pastër si loti me luftën e drejtë çlirimtare, që e ka përkrahë edhe NATO, pjesë e së cilës ishte dhe është edhe Republika e Francës. Drejtësi, mos  e lako qafën, sepse muskujt nuk janë aq të dobët sa mendohet. Me Ramushin është i tërë kombi shqiptar, kudo nepër Glob prandaj edhe unë.

Më 12 janar 2017 Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …