Jo vetëm Bllaca është sot që mendon, flet dhe akuzon Serbinë e stërmbushur me kriminelë të pandëshkuar. Serbia princore, mbretërore dhe republikane -federale, me kohë i kishte të gjitha programet për ta shpronsuar, shpërngulur dhe shfarosur popullin shqiptar, në mënyrë që të palohet në pjesën Jugore të Adriatikut. Këtë politikë ekspanzioniste më së miri e vizatojnë programet që I shënojmë si hyrje në këtë temë tragjike: Vuk Stefanoviq Karaxhiq, Serbët të gjithë dhe gjithëkund (Srbi svi i svuda) 1836; Ilija Garashanin, Naçertania 1844; P. M. Nenadoviq, Depërtimi në det (Prodor na more) 1881; Millutin Grashanin, Zgjërimimi ndikimit Serbisë në Maqedoni dhe Kosovë (Proshirenje uticaja Serbije u Makedoniju I na Kosovu) 1885; Nikolla Stanojeviq, Deri në shfarosje të juej ose tonen (Do istrage vase ili nase) 1902; Nikola Pasiq,Çka do Serbia ( Sta hoçe Srbija) 1910; Vladan Djordje viq, Udhëzim për punë me Shqiptarë (Uput rad sa Aranutima) 1910; Kushtetuta e Organizatës ( Ustav organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911; Rregullorja e Organizatës (Pravilnik organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911; Jovan Cvijiq,Çështja e Shqipërisë Veriore ( Pitanje Severne Albanije);Zgjërimi territorial I Serbisë (Teritorialno sirenje Srbije) 1913 I 1919; Stojan Protiq (Ballkanikus),Problemi Shqiptar (Arbanski problem) 1920; Vasa Çubriloviq,Shpërngulja e Shqiptarëve ( Iseljavanje Aranuta) 1937;Konventa për shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi (Konvencija za iseljavanje Aranbuta u Tursku) 1938; Ivo Andriq,Problemi shqiptar (Albanski problem) 1939; Stevan Moleviq,Serbia homogjene (Homogena Srbija) 1941; Drazha Mihajloviq, Shfarosja e muslimanëve (Likvidacija muslimana) 1942; Vasa Çubriloviq,Pakicat në Jugosllavi (Manjine u Jugosllaviji) 1944; J. B. Tito-F. Kyprili, Marrëveshja xhentelmene (Xhetelmen dogovor) 1953; Draza Markoviq , Libri I Klatërt (Plava kniga) 1976; Paltforma politike për Kosovë (Politiçka Paltforma za Kosovo) 1981;Memorandumi I Akademisë Serbiane (Memorandum SANU) 1986;Programi Jugosllav për Kosovën ( Jugoslovenski Program mera I aktivnosti za zaustavljanje iseljavanja Srba I Crnogoraca sa Kosova I povratak onih koji su ga napustili, dolazak svih kjoi zele da zive I rade na Kosovu) 1988 (ky dok. Ishte Naçertania e dytë serbiane me ndihmën e tërë Jugosllavisë që po fashizihej-hb);Kolonizmi I katërt I Kosovës ( Çetverta kolonizaia Kosova) 1988-1994; S. Milloseviq,Koridoret shfarosëse (Koridori istrebljenja) 1995. Kuptohet se këto programe do të shpërthejnë si qelbi I ithatit në fund të shekullit XX.
Në bazë të këtyre programeve kush ka sot të drejtë sërish të TREGTOJË me kufijtë e Kosovës, më së pakut që të thuhet dihet se nuk e njeh historinë tragjike të këtij populli të përgjakur nga grigjat e kriminelëve të çdo lloji. Këto programe tregojnë sa e vështirë ishte e kaluara, por që e japin një mesazh se si nuk duhet të punohet. Japin mesazh se kur sllavët, sidmos Malazezët, Kroatët, Maqedonët, nuk munden të jetojnë me serbët, atëherë si të jetojnë në një shtet shqiptarët.
Serbia do të pranohet si shtet në Kongresin e Berlit më 1878. Nga kjo kohë politika, ushtria dhe kisha serbiane nuk do të ndalen së punuari për ta realizuar projektin e Naçertanisë (Serbisë së Madhe e cila duhej të ishte një fotokopje e Pernadrisë mesjetare të Dushanit, I cli më 1346 u promovua si “Car Srba, Arbanasa I Bugra”, pra edhe atëherë nuk ka qenë “carevinë” e pastër. E çka provoi Milloshi të krijoi nga shqiptarët deri më 28 VI 1999, përpos ta shndërrojë një popull në kufoma. Këtë fakt duhet ta mësojë rinia serbiane dhe populli sot, për të startuar një ditë në fqinjësi të mirë, pse jo. Nga ajo kohë Kisha serbiane do të hulumtojë për ta promovuar në çdo etapë një ‘Car Dushan’, por që do të ishte vetëm I serbianëve, duke I luftuar shqiptarët në rend të pare dhe pastaj, malazezët, kroatët, boshnjakët, maqedonët, dhe të fillojë pastaj me bullgarët në fund. Dhe me që shqiptarët, sidomos gjatë shekullit XIX dhe XX, nuk kishin asnjë patron, militarizmi Serbian do të kujdeset që Shqiptarët t` I shfarosë për një herë (si veproi në Sanxhakun e Nishit më 1877) dhe nepër etpa si do të veprojë nga viti 1913 e deri më 1999.
Shpernguljet nepër etapa: Më 1877/78 Serbia I largoi nga viset e veta etnike 350000 shqiptarë; Serbia dhe Mali I Zi më 1912-1914 I deportuan në Anadoll mbi 500 000 shqiptarë, Boshnjak dhe Turq të deklaruar; Mbretëria SKS 1918 1929 (mbretria Jugosllave 1929-1941) I deprotoi në Anadolli 255 384 shqiptar etnik; Serbia federale (jugosllavia fedrale) në Anadolli 1950-1966 I depërtoi 415000 shqiptarë, boshnjak dhe turq të deklaruar ; DFJ (Jugosllavia e Zhablakut) 1992-1999 I deportoi nga viset e veta etnike mbi 1 000 000 shqiptarë në të gjitha viset e botës. Ky deportim është realizuar nepër tri pyka: Pyka nga Mali I Zi; Pyka nga Shqipëria (prmes Kuksit dhe Tropojës) dhe Pyka përmes Grykës Kaçanikut (Bllacës) që shënon kulmin e të gjitha tragjedive njerozre në Ballkan, nepër të cilin kanë kaluan 440 000 shqiptarë. Këtë tragjedi nuk do të ket laps që do të mundet për ta përshkruar në detale kurrë, sepse tmerri aty ishte më I eger se ferri, më i përgjakshëm se Matahuzeni dhe çdo kamp Serbian që kishte provuar ngjajshëm kunder shqiptarëve ( lexo kampe Mbretpria SKS themloi kundër shqiptarëve më 1919 -1923 në Nish, Leskofc dhe Nikshiq). Krematoriumet i kanë drejtuar: Millan Obrenoviq më 1878; Mekëmbsi Aleksander Karagjorhjeviq, Nikolla Pashiq, Kosta Peçanac, Punisha Raçiq, Mihajlo Cerviq, Toma Popoviq, Millan Stojadinoviq më 1919-1941).
Në fund të shek. XX lufta e UÇK-ës ishte për ta thyer kufirin, për ta çliruar vendin, për ta mbrojtur popullin dhe për ta krijuar shtetin e Kosovës. Lufta Serbian ishte për ta mbrojtur shtetin fashist, për ta shfarosur popullin shqiptar, për ta forcuar kufirin shqiptaro shqiptar dhe për ta hudhur shqiptarizmin deri më 28 VI 1999 në “det”.
Bllaca ’99 ‘ Matgauzeni’ I mizorive Serbe ndaj shqiptarëve
Gjenocidi që e kishte planifikuar Serbia dhe pushteti I saj në fund të shekullit XX e kishin bazën ideore, teoriek dhe praktike në një varg progarmesh të cilat do të përpilohen në etapa të ndryshme, por në kontinutet, që gjithëmonë të shfaroset I tërë kombi shqiptar. Lidhur me këtë Vlladan Gjotgjeviq në Librin “Aranutët dhe Fuqitë e Mëdha”, botuar frengjisht, serbisht dhe gjermanisht do të shkruaj I bazuar në një varg progarmesh para tij se shqiptarët: “nuk janë njerëz, ata kanë bisht dhe jetojnë nepër shpella”. Këtij atentati politik mjerisht një pjesë jo e vogel e shteteve evropiane I besoi më 1913, me faktin se “Aranutët” ( janë persona nuk largohen nga lufta) prandaj duhet shfarosur sikurse Petandorinë Osamne nga tërë Ballkani. Ja faktet: Shpernguljet e shqiptarëve nepër etapa: Më 1877/78 Serbia I largoi nga viset e veta etnike 350000 shqiptarë; Serbia dhe Mali I Zi më 1912-1914 I deportuan në Anadoll mbi 500 000 shqiptarë, Boshnjak dhe Turq të deklaruar; Mbretëria SKS 1918 1929 (mbretria Jugosllave 1929-1941) I deprotoi në Anadolli 255 384 shqiptarë etnik; Serbia federale (jugosllavia fedrerale) në Anadolli 1950-1966 I deprotoi me dhunë 415000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq të deklaruar nga vitet 1949-9153; DFJ (Jugosllavia e Zhablakut) 1992-1999 I deortoi nga viset e veta etnike mbi 1000000 shqiptarë në të gjitha viset e botës, më shumë se në çdo pushtet parafshist dhe fashist tjetër. Këtu duhet kërkuar palnin për GJENOCID të Serbisë për dekadën 23 mars 1989- 28 VI 1999. Ky deportim është realizuar nepër tri pyka: Pyka për Mal të Zi; Pyka për Shqipëri (prmes Kuksit dhe Tropojës) dhe Pyka përmes Grykës Kaçanikut (Bllacës) që shënon kulmin e të gjitha tragjedive njerozre shqipatre në Ballkan. Këtë tragjedi nuk do të ket laps që do të mundet për ta përshkruar në detale kurrë, sepse tmerri aty ishte më I eger se ferri, më I përgjakshëm se Matahuzeni dhe çdo kamp Serbian që kishte provuar ngjajshëm kunder shqiptarëve ( lexo kampe Mbretëria SKS, I themloi kunder shqiptarëve më 1919 -1923 në Nish, Leskofc dhe Nikshiq). Krematoriumet serbe në këto kohë e kanë drejtuar: Princi Millan Obrenoviq 1877; Mbreti Petri 1912-1914;Mekëmbsi Aleksander Karagjorgjeviq, Millan Stojadinoviq 1919-1941; A. Rankoviq, K. Cervenkovski 1949-1966; Sllobodan Milloshevi 1989-1999 që ua kalon me mizori të gjithëve. Dhe mu për shkkaun se gjenocidi ka vazhduar për dy shekuj, shqiptarët nuk duhet ta pushojnë frigën se Serbia e Vuçiq-Daçiqit sot nuk do ta përseritë krimin po pati kushte .
S I U KRIJUA BLLACA DHE PSE PIKËRISHTË MË 1999
Largimi I shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni do të ndodhë për faktin se gati 40% e populsisë në Republikën fqinje ishte shqiptare. Pjesa dermuese nga numri prej 440 000 frymësh do të largohen me trenin e tmerrit që nisej nga Fushë Kosova për çdo ditë, drejtë Kaçanikut dhe Elez Hanit. Treni nuk hynte në Maqedoni por ndalej nja 500 metra large kufirit. Aty refugjatët kalonin nepër një kontroll vetëm me leternjohtim për të kaluar pstaj në Doganën Maqedone ku kontrolli ishte vetëm rutinor. Pas largimit nga Dogana, në afersi pritnin nga 20-30 autobus, të cilët mbusheshin me refugjatë. Kjo popullsi drejtohej në dy kampe pastaj. Në Kampin e pare, në Stanokvec dhe në Kampin e dytë në Çegrean vëndosjen e caktonte policia dhe Kryqi I Kuq. Një pjesë e refugjatëve që kishte farefis ose të njohur, ata dilnin dhe I pritnin në kufi me vetura të tyre. Pas “rahatimit” të refugjatëve, kudo që vendoseshin, duhej nënshtruar një administrimi: fotografimi falas për ta fituar një leje qendrimi për deri në 12 qershor 1999. Thue se dihej deri kur do të kapitullojë Milloshi pa kushte. Por në fillim të fushatës së largimit nga Kosova në BLLACË, do të krijohet një Kamp ku për shkak të shiut dhe të ftoftit, deshmojnë dokumentet do të krijohet një atmosfere e një kampi nazist. Këtë atmosferë e kishin krijuar edhe disa qarqe maqedone që ishin në lidhje me bandat ushtarke dhe policore serbiane. Megjithë këtë, tragjedinë në këtë kamp dhe jo vetëm në te, do ta zbusin veprimet e oragnizatave bemires si :Kryqi I Kuq, Nëna Tereze, El Hilal, mjekët pa kufi etj. Kryesorja këto oragnizata që drejtoheshin nga shqiptarët u siguronin gjërat elemtare të gjithë refuxhatëve pa dallim.
TRENI I TMERRIT FUSHË KOSOVË-ELEZ HAN
Treni I tmerrit si e quanin refugjatët nisej nga Fushë Kosova heret në mengjes. Deri në stacion të trenit refugjatët shkonin me autobus privat (disa kompani) e që pagunin nga 10 marka. Bileta në Fushë Kosovë nxirrej si udhtim I rendomt, pa asnjë fryrëje të çmimit. Me rastine instalimit të trenit në satcion, refugjatët e përlotur ngarkoheshin të qetë për nja 15 minuta. Pastaj treni I tmerrit nisej për Lipjan-Ferizaj-Kaçanik-Elez Han. Rrugës kishte refugjatë të rralë,të cilët shoqërohshin nga milicët me fytyrë banditësh, shumica nga Bosnja dhe Lika, por kishte edhe Serbian vendas. Pas nja pesë minuatve për çdo ditë (Mars-qershor 1999) treni nisje për Kaçanik, për t` u ndalur rrugës nja dy tri herë mos pale ndokush po zbret nga treni për t` u arratisur në male, pa e ditur se në tren ishin nga 15-20 milicë të armatosur me automatik dhe municion adekuat, plus ata që ishin si civilë. Me kohë plus minus të caktuar treni arrinte në stacionin e Elez Hanit, dhe aty duhej këmbë për ta kaluar të rrethuar nag milicia në të dy anët, deri te kufiri. Aty fillonte kontrolli rutinor I leternjohtimve, ose pa to fare. Nuk kishte malltretime sepse kishte edhe vezhgusesi I OSBE-s dhe UNHCR-it dhe Kryqit Kuq. Ka pasë raste kur leternjohtimet janë qkyer, sepse ata impnoheshin se po e lëshojnë me “vullnet” Kosovën.
LARGIMI PËRMES AUTOSTRADES KOSOVË-BLLACË
Largimi me maikna dhe traktor nga Kosova zhvillhej në dy drejtime: kah Kaçaniku dhe kah Rruga nepër Shar drejtë doganës në drejtim të Glloboçicës. Ata që drejtoheshin kah Elez Hani zakonisht veturat për kalim nuk iu lejoheshin refugjatëve fare. Ato u sekuestroheshin pa shkuar te kufiri dhe pastaj shkohej këmbë drejtë kufirit me Maqedoninë.
DHE KOSOVË – Glloboçicë (Tetovë)
Në veri të Kaçanikut një kahje e autostradës drejtohet kah Glloboçica (kufiri Kosovë-Maqedoni) dhe pastaj kah Tetova. Këtë rrugë refugjatët do ta kalojnë me vetura dhe traktor e rimorkio me plot refugjatë. Afer Doganës në Glloboçicë për dy mauj e gjysmë në malet e Sharit, do të ndalen me mija refugjatë. Ata kohë pas kohe ishin të lejuar të kalojnë në Maqedoni individualisht, por kishte raste kur kishte kalime të rralla por ato ishin individuale. Lidhur me këtë diku rreth 10 majit 1999, do të ndalohet kalimi dhe një pjesë e refugjatëve serish do të kthehen në Kosovë. Kjo masë e refugjatëve për të dytën herë do të detyrohet të marr rrugën drejtë Maqedonisë me trenin e tmerrit nga Fushë Kosova, me që rast do të pësojë porfesori I njohur Fehmi Agani, sepse ishin hjkesuar nga dikush prej Prishtine!!! Hijeksia kishte ndodhur duke i telefonuar një kryetari partie në Maqedoni, se filani është në tren. Dhe kush garanton që telefonata nuk është inçizuar nga të dy anët (serbe e maqedone që bashkpunoni atëbotë).
Ushqimi në këtë arterje ishte kryesisht I përgatitur nga refugjatët, të cilët për të dytën dhe të tretën herë ishin të detyruar ta largohen nga vendbanimet nga kecnimet e udbashëve me farmerka (zakionishtë ata ishin nga tre e i kateri ishte një officer që rrinte disa metra larg hyrjeve të kuartreve në vndbanime. Kërcnimet me shkorpionë dhe automatik vinin edhe nga paramilitarët, sigurimsat dhe ushtrakët që ishin me uniforma dhe mbanin grada. E verteta, deri në jug të Elez-hanit sin jë kamp I Luftës Dytë botërore ishte krijuar pra në Bllacë. Ndërsa, nja tri kolometra larg Glloboqicës ishte krijuar një kamp refugjatësh të cilët qëndronin për ditë të tëra në rrugë në malet e Sharit. Zakonisht flenin natën nepër makina. Lidhur me këtë, makinat ishin të parkuara në anën e djathtë të rrugës, ndërsa në anën e majtë, kohë pas kohe lëviznin mkiant ushtarake. Ata ushtrak ishin të merzitur dhe brutalisht duket se ishin serioz. Ata nuk e kanë ngacmuar askend në atë rrugë, na thane pas kthimit hallëgjinjët. Zakonisht nga një kasollë ,nja pesë kilometra largë Glloboqicës, ushtarët e kishin një stacionim. Nga ajo pikë ndrroheshin kohë pas kohe (çdo tri orë) në punktin tejtër afër kufirit ku kishte kontroll rigoroz të çdo kalimtari.
Në të hyrë te Doganës në Glloboçicë, në rrugën automobilistike për çdo kohë ishte kolona a autombilave për nja pesë kilometra. Nja dy kilometra afër kufirit ishte një roje ushtarke ku seleksioneshin refugjatët. Kishte raste kur kalohej ndonjë i smurë rendë me maikinë, por këmbë zakonisht lejohej kalimi gati pa problem, sepse politika ishte te spastrimi i Kosovës.Nga pjesa tjeter e kufirit në Glloboçicë në Kampin e rrugës sillej ushqimi, zakonisht buk dhe disa konzerva të cilat vinin nga Kryqi I Kuq dhe Shoqata “El Hilal”, Nëna Tereze etj.
KAMPI I STANKOVECIT dhe drama shqiptare 1999
Pjesa dermuese e refugjatëve që kalonin nepër kufirin e Tabanofcit në Jug të Elez -hnit ndaleshin në Kampin special të Stankovecit, të cilin e kishte themeluar UNHCER-I dhe Kryqi I Kuq Ndërkombëtar. Në disa etapa aty ishin nga 20 deri në 30 000 refugjatë. Një pjesë e tyre pas një kohe do të largohen në të gjitha anët e botës, përmes aeroportit Shkupit.
KAMPI I ÇEGRANIT dhe drama shqiptare 1999
Edhe në një zallinë ku kishte xharpijë dhe egersira tjera, do të stacionohen refuxhatët shqiptarë. Aty ishin zakonisht nga 15-30 000 refugjatë shqiptarë. Edhe nga ky kamp kishte largime nepër të gjitha vendet e botës që pranonin refugjatë. Largimi bëhej me paln dhe në bazë të kërkesave të çdo shteti veç e veç.Ushqimi edhe në këtë kamp sigurohej nga qendra e caktuar nga Kryqi I Kuq dhe në këtë drejtim po thuej se nuk kishte ndonjë problem. Edhe në këtë Kamp kishte kujdestari të mjekëve. Hyrja dhe dalja nga Kampi bëhej me kontroll rigoroz nga kompetentët sikur në kampet naziste në Poloni dhe Austri.
Vendosja e refuxhatëve nepër shtëpia të shqiptarëve në Iliridë
Pjesa më e madhe, që nuk duhet harruar kurrë e refuxhatëve ishte e vendosur nepër shtëpia private të shqiptarëve mikpritës. Është për t` u mahnitë se si gjatë atyre tre muajëve ishte tragjedi të jesh refuxhatë shqiptar, por ishte siguri dhe bujari e besë të jesh nepër shtëpia të bashkomabsëve tanë shqiptar kudo jashtë Kosovës. Kjo solidarësi sot studiohet në të gjitha meridianet e botës. Në atë strehim askush nuk ka vuajtur për ushqim , sherbim mjekësordhe veshmbathje.
Rroli I Kryqit Kuq Ndërkombëtar, ishte me peshë humanitare dhe në disa raste edhe politike, sepse refuxhatëve u sigurohej vendstrehimi shtetëror. Pra kjo organizatë nuk e kishte vetëm rrolin humanitar por edhe më tepër se human-sigurinë.
Të njejtin rrol humanitar dhe “politik” e ka pasë edhe Shoqata “Nëna Tereze”, sepse firma e saj ishte pashaportë më e vlefshme se çdo dokument zyrtar. I gjatë do të ishte lloji I sherbimeve të kësaj oraganizate, por edhe të tjerave si kjo.
Të njejtin qëndrim dhe efektivitet e kishte edhe organizata “El Hilal”. Në asnjeren prej këtyre oranizatave nuk është vrejtur rroli rreligjioz, por ekskluzivisht humanitar –shpetimatar me ushqim dhe sherbim shendetësor por edhe me strehim, gja që “El Hilal” dallohet nga të tjerat organizata. Dhe kur jemi këtu, duhet të themi se kjo organizatë më së shumti ka kontribuar në strehimin në shtëpitë private nepër tërë Maqedoninë, ay ku kishte shqiptar.
Aktivistet shqiptar që nuk kursyen asgjë prej vetvetës
Është mahnitës aktiviteti I shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare që nuk kursyen as shëndet e as mund për t` u bërë KONAK dhe për t` I furnizuar me ushqim refuxhatët e mjerë. I gajtë do të ishte rendi I personaliteteve që kontribuan në këtë tragjedi. Mendoi se Kryesia e shtetit Kosovës në të ardhmen duhet të interesohet kush ishin ata dhe t` I plasoi me mirënjohje për të mbetur emra lavdie në historinë tonë kombëtare.
Largimi I një pjese të refuxhatëve nepër botë
Asgjë ma në këtë botë nuk mundet të mbetet në terr e panjohur, sepse informata është bërë fuqi prodhuese edhe për të shtypurit dhe të shfrytëzuarit. Për ata që kanë shtypur dhe shfrytëzuar, shfrytëzojnë dhe do të provojnë të shtypin në të ardhmën, bota do të jetë shumë më e egër dhe mosduruese. Lidhur me këtë,se refuxhatët shqiptarë nuk ishin të rastësishëm por fati I tyre tragjik ishte më i thellë, madje i planifikuar, e për qëllimin e fundit ndoshta me saktësi nuk do të dihet kurrë, por aty kah 29 marsi 1999 do të fillojë interesimi që Shqipërisë dhe Maqedonisë, e pastaj edhe Malit Zi t` i “lehtësohet” pesha e tragjedisë së refuxhatëve shqiptarë. Shpërndarëja e refuxhatëve shqiptarë do të fillojë përmes porteve ajrore të Riansit dhe Aeroportit “Aleksandri I Madh” nga Shkupi. Dhe, nëse studiohet kjo shpërngulje më thellë, rezulton se largimi i tyre ishte lehtësim për psikologjinë e smurë të Millosheviqit dhe rethit tij, sidomos të Kishës Serbiane e cila palnifikoi që “Shqiptarët deri më 28 VI 1999 të janë sa më largë Kosovës”. Ky largim ishte me një qëllim që Milloshi më 28 VI 1999, ta festojë “Vidovdanin” pa shqiptarë në Gazimestan. (Lexone: Çernomiridin, shënime zyrtare….!!). Bile në këtë progarmim (I posedojmë të dhënat-hb) në Beograd ishte organizuar një tubim HISTORIK për 27 V 1999, në Patrikanën serbiane. Aty, të dy kryesitë e kishave (Ortodokse dhe Katolike) sipas KOS-it duhej ta shënonin “bashkimin e krishtërizmit në një Religjion të krishterë”, ku Serbia do të promovohej në “PIEMONT” historik për gjithëmonë, duke e kthyer “Krishtin në Kryqin e rendomtë të para vitit 1054”!. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, S. Milosheviqi në Dejton të Ohajos më 1995 ishte shpallur “paçebërës”, duke ia rritur mendjen se mund të ushtrojë Srebernica të reja, dhe mos t` i përgjigjet askujt, sepse e kishte “lejen e shumë kujtë” por që I doli tërësisht ndryshe nga muskujt protestantë-tomahokët e NATO-s. Kjo është e verteta tragjike, pse Kuksi gjatë qershirit 1999 arrijti në 434 175 refuxhatë (Morinë-368 688; Q. Prushi-55 377 refuxhatë; në drejtimin Tropojë vetëm 110 refuxhatë), kjo është e verteta që që Maqedonia u popullzua për 440 000 shqiptarë më tepër, për ta “denuar Bullgarinë ndryshe”,mendonte Milloshi.(Lexoni faktet detale:K. Glogorv, Koridoret/s.p. 1/99; lexoni në librin e të nderuarit: Besim R. CENGU, Përmasat e mbijetesës, Kukës 203,f.364 detalisht me ditar).
KE E AKUZOJNË KAMPET E PËRQENDRIMIT NË KOSOVË -janar-qershor 1999
Sipas të dhënave që disponojmë, në Kosovë pushteti okupator I kishte koncentruar forcat elite që kishin bërë krime në Kroaci dhe Bosnje. Asnjë njësie nuk I vinte keq pse vritej publikisht fimiu para nënës, nëna para fëmijëve, pse maskarohej plaku dhe hudhej në bunar për të humbur gjurmët, pse bartëshin kufomat deri në Danub, gjithnjë për të humbur gjurmë, pse digjeshin kufomat në shkritore për ta zvogluar çdo shenjë të gjenocidit klasik. Po, në çdo lokalitet të Kosovës janë bërë studime ku janë bërë krimet dhe ku gjinden varrezat amsive. Ato janë hiq më pak se nja 319 lokalitete ku varret janë të renditura nga 5 e deri në 178.
Në bazë të këtyre fakteve duhet thenë publikisht se askush sot nuk ka të drejtë të TREGTOJË me kufijtë e Kosovës, që janë siguraur me vargojë gjaku dhe vuajtje dhe mundime tantaliste. Pra duhet thenë STOP profiterëve dhe tregatrëve të flamujëve, fajdexhive dhe derbederëve, korruptivëve dhe puthadorëve, duke udhtuar tinzisht deri në Bruksel dhe gjetiu, kinse po I sigurojnë viza shtetit Republikës Kosovës. E vizat dihet se nuk i jep në shallter Johanes Hanni, as Mogerini e skuqur nga turpi I pazareve me një popull, por ministrat e punëve të brendëshme të BE. Më 18 IV 2019