Skënderbeu në Krujë

Prof. dr. Hakif Bajrami: Dorëshkrimi serb për Skënderbeun i viti 1778 II

LUFTA NË KOJË TË ANADOLLIT MË 1385 dhe pse nuk ka pasur fare luftë të Kosovës më 1389?

Në luftën e Kojës më 1385, do të komandojë personalisht Sulltan Murati. Atje, vasalët bullgar (1000 ushtarë) do të luftojnë diniteshëm në anën  e sultanit. Por ushtarët serbianë që ishin gjithashtu vasal (1000 ushtarë) do të sillen mizorisht ndaj vendasëve selxhukë. Lidhur me këtë, deri sa Murati gjendej në Kojë (Anadollin lindore) në Toplicë Lazari si vazal, Tvrtko i Bosnjes dhe Shishmani I Bullgarisë si viherr I Sulltanit dhe njëherit vazal I Muratit sepse e kishte humbur luftën më 1371 në Maricë, do të ngrisin kokë. Luftën kundër vazalëve ballkanik do ta nis Ali Pash Çenderliu me 20 000 ushtarë, që t` I sulmojë të gjithë pushtetarët e rrebeluar ballkanas. Në luftë do të vritën 15000 ushtarë të Sulltanit por beteja do të fitohet. Dhe duke i bashkuar “fajet” edhe sielljen e ushtarëve vazal serbë në Kojë, të cilëve, 600 do t` ua hek kokën, 200 do t` I verbojë dhe 200 do t` i verbojë dhe shurdhërojë. Ndeshkimi do të ndodhë për të gjithë nga Gjenerali Ali Çenderliu I cili komandoi me 30 000 ushtarë në jug të Nishit. Aty ushtria sulltanore do të hap mundësinë që përseritë luftën në çdo kohë. 13.(13.G. Ostrogorski, pjesa: Vizantinsko Arbanaski odnosi, dorëshkrim në DASIPB. “A/O”;Serpski rukopis..f,61; Teodosije, Dprëshkrimi për Skenderbeun 1778, f. 96.).

 

Pas Betejës së Kojës (1385) dhe Toplicës (1386), kur Sulltan Murati filloi t` I denojë një nga një të gjithë kundershtarët, duke e denuar me vdekje ekzekutim në litar edhe djalin e tretë URUXHIN, pastaj vjehrrin- pushtetarin bullgar Shishmanin (të cilin prap e amnistoi pas një viti izolim në saje të intervenimit të vajzëz së Shishmanit që ishte grua e Sulltan Muratit-hb), në anën tjetër Muratit të Azisë, do t` I kërcnohet Princ Lazari për çka “janë masakruar ushtarët etij vazal”. Duke zabtuar një discipline të hekurt Sulltan Murati do të lëshojë urdhër që Princ Lazari të sillet para tij në shator dhe të gjunjëzohet e pastaj kadilerët të japing verdiktin për fatin e tij. Sulltani, me denime do t` u kërcnohet edhe djemëve Bajazitit dhe Jakupit, nëse sillen mizorishtë ndaj vendasëve arbanas në Toplicë, të cilët filluan të mabjnë qëndrim miqësor ndaj Sulltanit, sepse për dy shekuj ishin detyruar nga princat Serbian dhe sidomos nga Car Dushani, të flasin sllavisht edhe në familje, dhe mos të guxojnë të shprehen se nuk janë sllavë. Madje, shumë prej këtyre malësorëve arbanas në Toplicë, do të pranohen në ushtrimet ushtrake osmane në kazermen e Nishit (nga viti 1375) prej kah do të dalin shumë officer brilant në luftat e mëtejme.14.(14. G. Ostrogorski, Istorija Vizantije, dorëshkrimi I pavotuar, kaptina: Vizantinsko Arbanaski odnosi, f. 281; Teodosije, Dorshkimi për Skenderbeun, “..doklje se prostirala arbanaska plemena prije dolaska turaka; Naisus je arbanaski grad..).

Konflikti I Sulltan Muratit me Princin Lazarin verbalisht, do të metastazojë kur psuan ushtarët vazal në Kojë (1385). Nga kjo kohë Sulltan Murati do ta lëshojë Anadollin dhe do të vëndoset në Jug të Nishit. Nja dy vite do të qëndrojë në Bajë të Kushumlisë. Ndërsa në fillim të vitit 1389 do të i vëndosë 3000 çadra në veri- perendim të Prishtinës, në mbarim të rriedhës së fundit të LLapit në Sitnicë. Sulltani me ushtrinë e tij fantazmë erdhi së pari në Bajën e Kushumlisë.Nga aty vëndosi vrojtore në Kodrën e Vasikit (Vasilefc), në Kullë të Asqerit, në Kalanë e Ballofcit, në Kulinë dhe qendrën ushtrake e vëndosi në MERQEZ, prej kah I kontrollonte të gjitha anët e Dardanisë. Në vijim u vëndos në fundin e rriedhës së Llpit dhe këtu me 4000 çadra ndërtoi vrojtore në Goleshin e sotën (atëherë Kodra e shpluet; vëndosi vrojtore në Qyçavicë dhe në Kulinë.15.(15. G. Ostrogorski, Vizantinsko Arbanaski odnosi 476-1454, dorëshkrim në DASIPB. “A.O”;Teodosije, Dorëshkrimi p[r Skenderbun 1778, f. 112.Tregim I Sulejman Xhakës që jetoi 116 vjet; tregim I Bajram Xhakës djal I Sulejmanit që jetoi 105 vjet; tregim I Fejzullah Xhakës që jetoi 85 vjet-ka vdekë më 1965, për ndryshe nip I Murat Xhakës, heroit të luftës antiosmane më 1886.Në këtë shkrim e shtrojmë edhe këtë pyetje për ta shpalosur urrejtjen patologjike serbiane ndaj arbanasëve: si është e mundur që në asnjë “studim” të tyre nuk pranohen në Maricë, apo Kosovë kanë luftuar edhe princat shqiptar, kuptohet në të dy anën ndërluftuese. Përgjegja është fare e thjesht, se historiografia serbiane vuan nga paranoja dhe shovinizmi klefashsit nga viti 1219 e deri më sot-2018.).

Friga e djemve të Sulltan Muratit nga babai shumë i sinqertë dhe i drejtë

 Sulltan Murati ishte HALIFE I Muhamedit, I mësimeve dhe virtyteve të tij rreligjioze. Atë rrugë duhej zabtuar me Sheriat. Mu për këtë,pas ekzekutimit nga S. Murati të djalit I tretë –Sauzhi për paudhpsitë që I kishte bërë e që ishin të denuara nga koha e Profetit Muhamned, nga pozita stretegjike e Kushumlisë, “princi” JAKUP (Djali I dytë I sulltanit-hb) do ta ndërmerr një ekspeditë pa e konsultuar asnjë gjneral, pra as Ballabanin në Fushën e Pollogut, në jug të Tetovës, e as Halifën (Sulltanin) pikërisht në lokalitetin Vrapçisht. Aty pasi që popullsia e kishte pranuar ISLAMIN me dëshirë, ndaj atyre që kishin rrezistuar princi JAKUP do të sillet me vrazhdësi të paparë. Me të u kthyer Sulltan Murati në trevat e Nishit dhe Toplicës në vjeshtë të vitit 1388, jo rastësisht do të informohet për sjelljen e djalit Jakup që ishte trasferuar nga një vilajet ku ishte sundimatr, pra jo as në Ballkan; ndaj vendasëve të Rrafshit Tetovës, do të pasojë denimi nga S. Murati. Sulltan Murati si Halife (pra jo kalife)-hb), menjëherë do themlojë një ekip hetues I kadilerëve.Dhe S. Murati do t` ia kufizojë djalit (Jakupit) së pari lëvizjet. Ndërkohë mardhënjet me Princin Lazar dhe Mbretin Shishman (të dy vazalë të sulltanit) do të përkeqësohen sepse nuk kishin tubuar as Shishmani 1000 dukatë  dhe as Princ Lazari 1000 njësi argjendi, sa ishin të obliguar, sipas marrëveshjeve për vazalitet. Në këto rrethana, ushtarët “mercenarë” do të kërkojnë shpërblimet e tyre që u takonin me marrëveshje. Në këto rrethana me që Sulltan Murati ishte vëndosur në fillim të prillit në vendin ku sot është Tyrbja e tij, papritmas Jakupi ishte përviedhur nga hetuesit dhe kishte bërë një atentat të “pasuksesshem” ndaj Babait besnik, intelegjent dhe të drejtë. Në bazë të dokumenteve që i kishte konsultuar G. Ostrogorski, incidenti ndaj Sulltanit famëlartë, nga Jakupi do të ketë ndodhur më 16 qershor 1389. Gjthnjë sipas dorëshkrimit të G. Ostrogorskit, Sulltan Murati do të jetojë edhe pesë ditë. Kështu tërë përgjegjësia do të bie mbi Pajazitin, sepse Jakupi edhe pse do të lirohet, do të mbetet për t` u vëretuar nga delgatët e Pollogut a ka bërë mizori gjithëandej.16.(16.G. Ostrogorski, Dorëshkrimi…; Teodosije, Dorëshkirmi Serbian për Skenderbeun 1778, f. 69; Filip De Mesie, Histria e Bizantit.. që për dy shekjuj ishte doracaku kruesor në Francë dhe më gjerë thot se “Lufta e Kosovës është zhvilluar në Albani”, pra jo në Serbi si pretednon një pjesë e historiografisë sllave, por stacionimi I Sulltan Muratit, pra jo lufta, kishte në Fushën e Mjellmave, që do të thot se Mesie e quan këtë trevë me të drejtë Albani, sepse banohej deri te Nishi me arbanas e që nuk guxonin të quhen arbanas sepse sipas Kodit të Dushanit do të denoheshin pesëfish më ashpër se sa të tjerët-Studio Kanunin e Dushanit në TETË variante, I botuar fototip dhe përkthim në Beograd. Data e botimit është shënuar në këtë studim. ).

Sipas të dhënave sekrete osmane dhe dorëshkrimit të G. Ostrogoskit dhe Teodosijes, Dorëshkrimi për Skenderbeun 1778, f.72, “Lufta e Kosovës” më 28 VI 1389, as që ka ndodhur ndonjëherë. Ajo “luftë” për  qellime politike është kamufluar dhe është kthyer në prrallë popash në fillim e gjatë shekullit XVIII, dhe është kthyer në tregim stabil ortodokse gjatë shekullit XIX me falsifikime ordinere, në kohën e lulzimit të kapitalizmit kur për nevoja të tregut ekonimik popullor, krijohet kombi dhe kultura adekuate realiste. Dhe shtrohej pyetja kush nuk I besonte atij “realizmi” që mbulohej me religjion dhe “rizorgjimento”. Në realitet, Pajaziti me ushtrinë e madhe që erdhi nga Anadollia, do ta privojë nga jeta vllaun (Pajazitin), por edhe Princ Lazarin dhe ndërkohë do ta gjejë një princ arbanaso-vlleh Mlesh Kopilin, se kinse ky e ka vrarë Sulltan Muratin, për ta hiek një lloj dyshimi edhe nga vetëvetja sepse është dashur ta dij qëllimin e valluat, me të cilin jetonin në të njetin kamp nja tre muaj, dhe ndonjëherë edhe në të njetin shatorr. Kjo prralë mesjetare, do të mbulohet nga popat serb dhe kryqatarët evropian të neverikosur nga koha e Kryqzatave për humbjet  e baballarëve të tyre. Kjo prralë shumë shepjtë do të mbulohet me ngjarje tjera të Epokës Imperializmit,të Krizës Lindore, kryesisht në vitin histrik 1878, por në një rrafsh mesjtar, me kohë “ngjarja e pandodhur” do të kalojë në “realitet” të fetishizuar në të dy anët, kuptojhet për interesa imperiale.17. (17.Për “luftën e Kosovës” janë konsultuar këto publikime: Hamer, Istorija O.Carstva 1, 2, , sidomos ‘Lufta e Kosovës’; Ashik Pasha Zade thot se Murati I kishte me veti Bajazitin sundimtar në sanxhakun Katahajes (Anadolli), Jakupin (Çelebiun) sundimtar në sanxhakun e Karesit; shiqo: Bitills, Enveriu, Sallakzade, Saddedin, që shkruajnë se koalicioni krishter I kishte 10 000-20 000 ushtarë; Shukurullahu thot se ishin 100 000, Neshriu shton numrin në 500 000 ushtarë; historiografia serbiane e shekullit XX thot se në anën e Princ Lazarit, Vuk Brankoviqit etj ishin 13000 luftetar me armatim të rendë për kohën. Ndërsa për ushtrinë e Sulltan Muratit thuhet se I kishte 45000 ushtarë shumë të profesionalizuar, duke e ndarë “luftën” se |është zhvilluar në dy deri tri loklaitete, duke konkluduar se Sulltan Pajaziti me dorë të vet “e vret Princ Lazarin”;Prof Dr Luan Malltezi, Beteja e Fushë-Kosovës…1389 thot se koalicioni krishterë I kishte 20-25000 ushtarë, osmanlia I kishte 30-40 000 ushtarë; Po e shënoi këtu një vargnim që këndohet në LLap edhe sot: “Janë mush malet plot me borë, ec Milloshi me krye në dorë, në qershor”, e dihet a bje borë në qershor e kush mundet me “hecë me kokën  e vet të prerë për dhjetë kilometra, deri te mulliri përbri Kulinë;Tani po e llogarisim se janë “vrarë” nja 15000-20 000 ushtarë në të dy anët. Shtrohet pyetja ku janë varret!!!?”;G. Ostrogorski, Dorëshkrimi..f.115; Teodosije, Dorëshkrimi për Skenderbeun…f. 162).

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …