Hakif Bajrami

Prof. Dr. Hakif Bajrami: Familja Manolli viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit të vitit 1989

(Si e përgatiti dhe si e zbatoi fashizmi ushtrako-policor terrorin në Kosovë)

Më 1981 pushteti serb,  madje të gjithë sllavët e jugut do të vërsulen ndaj shqiptarëve se “po I detyrojnë kolonët të shpërngulen nga Kosova”. E vërteta, të gjithë UDB-ashët që ishin diskredituar më 1966, do të mrizojnë me pensione të majme, dhe të pushueshëm do ta presin shansin e parë për vërsulje ndaj shqiptarëve. Ai shans për ta ishte kur rinia patriotike shqiptare provoi më 1981 të ngrihet në kryengritje, por mjerisht ende nuk kishim “vetëdije popullore për mejdan”. Dhe nga kjo kohë pushteti serb nuk do të le gur pa lëvizë, me të vetmin qellim për ta “konvertuar” së pari Kushtetutën e vitit 1974. Aty e kishte vegën shovinizmi neofashist i Serbisë,  duke ndryshuar kushtetuta. Po, do të themelohet Komision Special për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë. Ata ishin shpërngulë për dy arsye: për kah origjina ishin kolonë të kralit ose Titos; së dyti nuk mund t` i duronin kuadrot e reja e të shkolluara shqiptare. E këta nuk duronin që të janë qytetarë të rendit tretë, sepse të parët ishin serbët, të dytët ishin “shqiptarët e ndershëm”-ish udbashët.

Nuk ka kaluar muaj nga viti 1981, pa u bërë analiza detale për kthimin  e ish kolonëve sllavë, sepse vetëm përmes tyre mund të mbahej populli shqiptar i nënshtruar. Kjo fushatë, do ta ketë embrionin në “Librin e kaltër 1976”, do të rigjenerohet me “Memorandumin” e Akademisë serbe më 1986. AS dokumenti i pare e as i dyti, nuk pati fuqi t` i instalojë ish udbashët serish në pushtet, për ta sunduar Kosovën. Dhe si pasojë e këtij ngërqi se ish kuadrot e UDB-ës dhe të partisë nuk do të munden ta PËRBALLOJNË fuqinë intelektuale dhe politike të kuadrove të reja shqiptare, prandaj më 1987 do të fillojë punën, së pari në Lidhjen Komuniste të Serbisë, e pastaj puna do të shpërndahet në Parlamentin e Jugosllavisë, prej kah do të lind “Programi Jugoslallavë për Kosovën 1988”. Ky Program de fakto e hapi shansin që Kosova të kthehet në pozitë teritorialo administrative në Statut të viteve: 1945, 1948, 1953, 1963.Pra Kosova sipas Beogradit nuk mund të ketë  as Ligj Kushtetues nga viti 1969, e lere ma Kushtetutë.

Amendamentet Kushtetuese janë debatuar kudo nëpër Kosovë më 1988, dhe 97% e debateve nuk është pajtuar me ndryshimet që i ëndërronte pushteti  neofashist serb. Lidhur me këtë S. Millosheviqi do të shpërthej publikisht se: “Kushtetutën do ta ndryshohet institucionalisht dhe jashtëinstitucionalisht”. Lidhur me këtë karrieristët dhe klosharët shqiptarë nuk do ta kuptojnë këtë atetnat dhe grusht-shtet që po i përgatitej Kosovës. Në këto rrethana burgjet ishin të mbushura me të rijë patriot dhe rrevolucionar të pamposhtur. Dihet se 23 marsi 1989 ishte ditë e kobshme për Kosovën. Pas këtij grusht-shteti intelektualët e vërtetë e dinin se pa luftë të armatosur, ma nuk mund të ktheht gjendja në Kushtetutën 1974, e lere ma të avnsohet Kosova në Republikë të shtatë, që atëherë ishte mendim dominant.

 Në këto rrethana, Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një kthesë shumë domethënse për ta kthyer në popull shpresën. Së dytë, guximi dhe patriotizmi i disa të rinjve dhe të rejave, ishte një paralajmërim se populli shqiptar ma nuk duron robëri. Për ta FRIGËSUAR RININË PATRIOTIKE , Serbia do ta vejë në ball policinë, milicinë dhe ushtrinë, që ne nuk I kishin nën komandën tonë. Ndodhi  ky fenomen sepse në nivelin intelektual shekncor nepër tubime ndërkombëtare punëtorët e shkncave shoqërore në Kosovë e kishin arritur nivelin dhe ma nuk ishin në asnjë pozitë inferior ndaj serbëve që ishin mësuar të thonë: “atje poshtë” ( mendohej  për Kosovë). E gjeografikisht  dihet se Kosova nuk ishte  “poshtë” . Në polemika më 1988 do të u thuhet se: Nuk jemi  ne poshtë, ne jemi lartë sepse uji nga Kosova  rrjedhë teposhtë kah Beogradi”. Dhe, nuk do të vonojë dhe  Kuvendi i Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik do ta shpallë Kosovën Republikë të shtatë, sikurse njësitet tjera federative. Vallja patriotike me këtë akt KONSTITUCIONAL nuk do të ketë ma të ndalur. Informatat ishte e pandalshme, sepse bota ishte bërë shumë e vogël për fuqinë e saj (të informatës). E serbët  dhe administrata e tyre e kalbur mendonin se janë në vitet: 1912, 1918, 1945 kur vrisnin e pushkatonin familje e individ, dhe askush nuk dinte asgjë. Tash ishte “këngë” tjetër . Por për ta mbajtur popullin serbian në pozitë “superiore”, pushteti nuk do ketë ide që t` i përkrahë rrethanat e reja, jo vetëm në katrahurën  Jugosllave, por edhe në botë. Serbia për ta kthyer realitetin politik në pozita të para vitit 1966 do ta fillojë përgjakësinë kriminale me metoda të vjetra, të reja ku vetëm tanket i kishin shtesë , nga mjetet e mëparëme. Në megalomaninë e tyre se “janë me ushtri të katërt në Evropë” sërbet e filluan luftën së pari kunder rinisë shkollore më 1981.

Pastaj dhunën e bartën kundër FAMILJEVRE  EMBLEMATIKE shqiptare, krejt me qëllim që t`e frikësojnë popullin, duke provuar t` i tregohen “muskutjtë” e tankeve dhe pizgaverëve, tytave dhe thikave të helmosura , me seleksionim.

Pikërisht së pari në Llapin e Ramë Vllasës, OSMAN MANOLLIT-Pollatës. Pikprisht, kundër familjes së këtij të fundit do ta programojnë fillimin e realizimit të programeve të vejtra. Shtrohet pyetja, nëse më 7 shtator 1990 është aprovuar Kushtetuta e Kaçanikut, më 13 shtator 1990 do të sulmohet brutalisht nga milicia dhe ushtria serbiane (jugosllave) Familja MANOLLI e POLLATËS që mbante miqësi me Demë Ahmetin, me Murat Xhakën, Ahmet Delinë, e besa edhe  me Haxhi Zekës, sepse Oda MONOLLI  dhe POPOVA ishin konak i sigurt më 1910 dhe 1912 për Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin, prej kah doli shembulli më sublim kombëtar, KUVENDI I MURGULLËS më 1920,prej kah u lëshua KUSHTRIMI për kryengritje  kundër okupatorit,  me Program të Komitetit Koosvës.

Si dukej palni i sulmit ndaj Familjes emblematike MONOLLO më 13 shtator 1990, dëshmojnë dokumentet sekrete fashiste serbe. Dokumentet që posedohen janë argumente se kemi të bëjmë me një pushtet neofashit që programon shfarosjen e një populli të tërë, vetëm pse nuk është sllavë, dhe bota në fillim I beson sepse viktima nuk kishte as krah as mië, as forcë, përpos drejtësisë, sakrificës dhe guximit e shpresës.

Dhe plani për shfarosejn e Familjes MANOLLI (LATIFI)-Pollata ishte koduar me shifrën “MUNJA”-“RRUFEJA”. Për realizimin e këtij programi ishin angazhuar 135 milicë, 60 ushtarë me tërë arselanlin vrasës që posedonte shteti.

Tabela koduese e akcionit “Rrufeja” ishte shoqëruar me koncepte gjeografike. “Rregjioni për sulm” e kishte shnejën 21, kazerma ku përgatitej sulmi ishte e koduar me numrin 20, qendra e sigurimit në Prishtinë me numrin 19, organizimi i sigurimit publik në Podujevë me numrin 18, rezerva në Kerpimeh me numrin 23, rezerva ndinmëse në Leban me numrin 22, Vendi ku duhet zbatuar dhunën në Pollatë me numrin 24, vendi kah duhej siguruar suksesin e dhunës fshati Sllatina me numrin 25, vendi rezervë i suksesit në Zhiti me numrin 26, Shtëpiat për bastisje (lexo për vrasje dhe shkaktim të frikës në popull)  me numrin 27 , vedni ku do të përdorej dhuna e shtuar nëse nuk arrihet sukses në planin e parë në Pollatë, ishte koduar me numrin 28 në fshatin Metohi, punkti  me forca rezerervë  i ishte koduar me numrin 31, punkti ku sigurohej i pari me shifer II. Efekti duhej të shënonte frikë dhe: “populli duhej me dy tri vrasje mizore të vihet në lëvizje, për të patur adute tjera që mizoritë të vazhdohen edhe me viktima përtej numrit 10 por jo ma shumë për fillim”.

Makineria vrastare serbe kishte program shfaroses që e përdori nga Pollata (13 shtaor 1990) e deri te Familja Shaban Jashari në Prekaz (4-5 mars 1998), dëshmojnë dokumentet serbe. Lidhur me këtë,së pari fillimi i aksionit dhe kryerja e detyrës fillestare quhej “Lanac 1” (zingjiri 1), bashkimi i kolonave vrastare quhej “LANAC 2” (zingjiri 2), nisja e aksionit quhej “Livada” (-Livadhi), ndalja e aksionit quhej “Trava” (bari), vija e bllokadës quhet në dokument ‘Kanar’ (Peshojë), lidhja e bllokadave quhej “Çvor” (nye), izolimi I personave në objekte quhej ‘KRUG’-(Rreth), kontrollimi i objektit  mban kodimin “VETAR” (Era), personat për  izolim dhe burgosje quhshin “JEZH” (Iriqi), armët e gjetura (që vet I plasonin nëse nuk ka) duhej të quheshin “KOPRIVA” (hitha),  persoant e privuar nga liria quheshin “BREZA” ( pisha”) që digjen, mund të mbytën dhe asgjë, persona I plagosur quhej “ LIST” (gjeth) që nuk vlen pesë pare, personi I vdekur quhet “Kaktus” edhe shqip është ashtu, roja  e vendit që duhej ta hapte zjarrin vrasës quhej “PLAMEN” (flaka) që duhej ta kallte shtëpinë ose ta rrënonte me dinamit, milici që ishte më afër se ushtari quhej ‘kremen’, diçka që shkrep si guri brincsak si eshka që e kap zjarin për një here, vendasi që po sulmohej, vritej ose burgosj quhej ‘ trn’ –there, trasporteri i blinduar quhej ‘lim’ lumi Lim, USHQIMI i VRASTARëVE QUHET ‘KITIJA’, uji  për programuesit e shfarosjes së familjes stabile shqiptare quhet ‘Limenka’.

Personat që i kishin hy realizimit të këtij programi  për shfarosje të shqiptarëve kishin kode numrore dhe përshkruese. Në çdo aksion theksohet roli i shfrytëzuesit, shenja thirrëse, puna dhe niveli rezerveë që duhej vazhduar aksionin. Udhëheqësi I grupit  për bllokimin e objektit që po rrethohej përmes kodit “Rrufeja” kishte shenjën numrore 12, kurse puna që duhej kryer ishte koduar me shifren 50+50. Zavendësi i këtij aksioni e kishte shenjën numrore 13, udhëheqësi i grupit për bastisje 21, zavendësi 22, drejtuesi i nëngrupit 23, drejtuesi  rezervë I nëngrupit 24, udhëheqësi I nëngrupit për furnizim 25, marica e parë 61, marica e dytë 62, grupi për sigurimin sanitar 63, Komanda e forcave për sigurim 71, Drejtuesi i forcave speciale 81,shtabi i aksionit “RRufeja” nr. 1,Komandanti nr. 2, zavendësi nr. 3, Anëtari i shtabit për operativë nr. 4, Drejtuesi i bllokadës nr. 11, kodimi I forcave motorike “Rrufeja” nr. 31, Drejtimi i helikopterëve “Rrufeja” nr. 41, Lidhja e grupeve “Rrufeja” nr. 51, servisi nr. 91, mbarimi I Kodit Rrufeja” nr. 101.Me këtë program që I prezantohet opinionit për herë të parë si eksperiment politiko ushtarak për tërë makinerinë neofashiste serbiane ishte terrorizimi i Familjes MANOLLI në Pollatë më 13 shtator 1990, që do të thotë se aksioni vrastar serb  kishte filluar gjashtë ditë pas aprovimit të Kushtetutës Kaçanikut.

Në këtë aksion ushtrako- policor janë VRARË Besim Latifi- Manolli- vritet në prag të odës dhe Skënder Latif Manolli vritet me sanjper sepse e qanë rrethimin. Pushteti për ta treguar qëllimin i arreston 30 persona, duke I maltrtuar deri ë alvanosje. Ky sulm ushtrako policor ndërmerret në Pollatë krejt me qellim për ta frikësuar tërë popullin e Rrafshit Kosovës. Ndërsa  në të njëtën kohë në Komunën e Klinës vriten Shtjefen Dushi dhe Simenon Dushi, me qellim për ta frgësuar tërë RRafshin e Dukagjnit. Sulmi u bë për ta gjurmuar ku fshifen deputetet e Kushtetutës Kaçanikut nga 7 shtatori 1990.

Sipas dokumenteve ushtarake policore serbe në vijim mbetej që të zbatohet një plan I ri me kodin “RRUFEJA 2” ku parashihet vrasja e më shumë se dy personave, por aksioni nuk guxonte të mbaroi së pakut pa u “likuiduar 10 terroristë” të cilët janë pa emër, pa e sulmuar askënd, por arma e tyre duhej të ishte si leternjohtim se ishin shqiptarë.

  1. 9. 2019

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …