(Me rastin e përvjetorit të kapitullimit të Jugosllavisë mbretërore-prill 1941)
Tragjedia shqiptare fillon më 1877 kur me dhunë, Serbia asgjasoi 714 fshatra shqiptare në sanxhaqet: Nish dhe Pirot e kudo ku kishte shqiptarë. Ato fshatra, do të shkruajë Jovan Haxhivasileviq në librin etij “Albanska Liga” Beograd 1909 , mbetën të shkreta sa që me rastin e hyrjës ssë ushtrisë serbe nuk kishte njeri që të tregojë se si e kishin emrin lokalitetet. Ushtria serbe atëbotë hyri duke i ftuar shqiptarët në BESë që mos të rrezistojnë sepse po vinin si çlirimtarë. Edhe më 1912, Bozhidar Janku nga Perpellaci u drejtonte Shqiptarëve proklamatë: “Tona fiseve në Shqipni-or vllazni”, ku theksonte se: ‘po vijmë me emër të zotit si çlirimtarë”. Po doli se po hynin si vrasës të civilëve. Dredhitë serbe i dinin vetëm ata që e kishin provuar në kurriz pabesinë, prndaj LUFTË të drejtë mbrojtëse pati vetëm në Merdar nga popullsia muhaxhere e ish Sanxhakut të Nishit. Në viset shqiptare ushtria serbe do të shkruajë, Kosta Novakoviq më vonë, po sillej sikur të ishte fjala për Siberi:vepro, vraj e prej sa të dush, nuk ka përgjigje për asgjë”. Jo vetëm kaq, më 1912 Ushtritë serbe do të marrshojnë deri në Durrës me qellim që të gjitha tokat shqiptare të okupohen. Në këtë kasaphane dihet botërisht se ka ndihmuar politike, diplomacia dhe forca ushtarake evropiane. Vetëm më 1913-1914 nga Evropa 395 anije kanë trasportuar shqiptarë në Anadoll. Sot, populli shqiptar është i vetmi në Evropë që në Turqi ka më shumë banor se sa në viset e veta stërgjyshore në Ballkan. Edhe në të ashtuquejturen konferencën e Paqës në Versaj në dokumente do të gjejmë edhe këtë argument: “Me asnjë popull, me interesat e asnjë populli nuk është bërë tregti e verbër pas Luftës Parë Botërore sikurse me shqiptarë. Mbreti Aleksandër Kragjorgjeviq më 1920 i ka derguar në Shqipëri (Bregdetare-HB) divizione të tëra dhe me atë rast i ka bërë rrafsh me tokë duke i djegë 90 fshatra shqiptare”.
Prandaj, nënshkrimi i Marrëveshjes në mes të Republikës Kosovës dhe Republikës së Serbisë, më 19 prill 2013 shtron një pyetje historike:
A mundet gjenerata e tanishme e politikanëve serbë të bëjë kthesë historike?
Mbështetja në histori dhe në politikë jep përgjegje negative. Mbështetja në histori rreligjioze jep rezultate negative; bbështetja në diplomaci shtetrore dhe të detyruar është e diskutureshme; Mbështetja në ekonomi jep rrezultate se kthesa do të ndodhë, por nuk garanton perspektivë sepse dirigjohet nga momenti i balansimit të forcave globale. Çka me fqinjët, me të vjetrën, me diçka të paparë deri me tash apo kemi të bëjmë me blerje kohe, “duke e mbajtur revolen në brez”, në vend të lapsit në dorë dhe miqësisë në zemër. Prap e ardhmja është në pyetje sepse në Serbi pa u nda Kisha nga shteti dhe politika, paqe nuk mund të ketë në Ballkan kurrë. Në këtë aksiomë më ka mësuar studimi i politikës serbe qe katërdhjet vjetë.
E pra, si të harrohet GJENERATA e politikanëve gjenocidalë (1877-1999) si: Jovan Ristiqi, Vlladan Gjorgjeviqi, Stojan Protiqi (Ballkanikusi), Nikolla Pashiqi, Nogolub Jevtiqi, Millan Stojadinoviqi, Millan Nediqi, Aleksandër Rankoviqi, Sllobodan Millosheviqi, Vojisllav Shesheli, ka zgjidhje. Nga kjo gjenratë e politikanëve gjakatarë Serbia ka pasë vetëm dëme. A ka sot, në vitin 2013 populli serb nxënës dhe vijues të Dimitrie Tucoviqit, Dushan Popoviqit, Kosta Novakoviqit, Millosh Giliqit, Millosh Miniqit, Bogdanoviqit? Po ka, janë: Sonja Biserko, Natasha Kandiq e ca të tjerë që kanë parti, po nuk kanë popull që i përkrahë në masë të duhur absolute, sepse poltikën e dikton Rusia dhe Kisha. Këtu diku fshifet filozofia e Shen Savës qe sa shekuj duke gënjyer, duhet të fitohet. Në këtë rrafsh, më duket se diplomacia Evropiane është ndryshe sepse diktohet nga Amerika e fuqishme dhe demokratike.
Dikush do të pyet? Po ku janë Vasa Qubrilloviqi, Savë Patarja (182 fshatra u dogjën rrafsh metokë 1918-1941), Miliq Kersta, Kosta Peqanci, Drazha Mihajloviqi, Stevan Moleviqi, Gjoka Perina, Punisha Raqiqi, Tomë Popoviqi, Dobrica Qosiqi. Përgjigja është e lehtë. Këta persona janë fundrina të politikës –nuk kanë pasë parti. Janë energji negative intelektuale dinake që mbështetje e kanë Kishën dhe predikimin e saj gjenocidal në të gjitha etapat. Politikanët Perendimor këtë fenomen nuk e kanë studiuar sepse kanë pasuri dhe përmes saj mendojnë se do të diktojnë paqe dhe dictatorët dhe kriminelët dytësor do t` I zbusin. Do të provojnë t` i shndërrojnë në demokrat!!!? A do të shndërrohen Nikoliqi dhe Daçiqi në De GOL dhe VILI BRANT të Ballkanit, unë dyshoj, sepse nuk i kanë kapacitet intelektuale, por as hapësirë jetësore dhe fuqi ushtarake dhe politike të bëjnë diçka të tillë. Evropa done liri konkurence, liri lëvizje dhe liri të bartjës së teknologjisë. Pra shansa për t`u bërë paqëbërës tani është pakrahasueshëm më e madhe se sa koha e De GOLIT. A do ta shfrytzojnë këtë shansë politikanët serbë dhe të tjerët në Ballkan, mendoij se do të provojnë.
Tani do të flas vetëm për kohën mes dy luftërave botërore, për të marrë mësim sesi duhet të veprohet me fqinjët
Me Marrëveshjen e Senzhermenit për pakicat- (1920-derivat e Konferencës Paqës në Versaj), Mbretëria SKS NUK OBLIGOHEJ (neni 9), që t` ua “njihte të drejtat atyre popujve të cilët Serbia i kishte okupuar para 1 janarit të vitit 1913, ku bënin pjesë shqiptarët dhe maqedonët. Me këtë qendrim të Fuqive Evropiane Mbretrisë SKS (lexo:Serbisë) iu dha leja që t` i shfarosë shqiptarët pa asnjë frigë se do të luftohen. Këtu bënin pjesë shqiptarët dhe maqedonët. Prandaj pushteti e Mbretësisë SKS menjëherë ndërmori aksion fashist për të krijuar kampe të përqendrimit sidomos për shqiptarët. Një kamp të përqëndrimit e krijoi në Nish ku i grumbulloi 640 familje shqiptare, dhe një kamp e krijoi në Leskofc, ku i koncentroi 241 familje shqiptare. Në radhët e këtyre familjeve 95% ishin gra, fëmijë, pleq dhe plaka të marrë peng, pse burrat madhor të tyre ishin renditur në çetat guerile të luftës për liri. (Shiko: AJ. S. 14. K. 104 dhe 118); shiko: Komiteti i Kosovës, statistikat e mizorive serbe të botuara në :”HAK”;” PRAVDA” Sarajevë ,” Besa Shqyptare” Shkodër dhe” SHKUMIMI” Elbasan, 1920-1924. Ja edhe statistikat për vitet 1919-1921:
Në Prefekturën e Prizrenit ishin likuiduar 836 persona dhe ishin djegë 772 shtëpi; në Prefekturën e Pejës ishin masakruar 1563 persona dhe ishin djegur 714 shtëpi; në prefekturën e Mitrovicës ishin masakruar 133 persona dhe ishin djegur 42 shtëpi; në prefekturën e Llapit ishin masakruar 1270 persona dhe ishin djegur 258 shtëpi; në prefekturën e Prishtinës ishin masakruar 4600 persona dhe ishin djegur 2194 shtëpi; në prefekturën e Vushtrris ishin masakruar 2179 persona dhe ishin djegur 1463 shtëpi; në prefekturën e Ferizajt ishin masakruar 1694 persona dhe ishin djegur 298 shtëpi; në prefekturën e Gjilanit ishin masakruar 565 persona dhe ishin djegur 452 shtëpi; në prefekturën e preshevës ishin masakruar 267 persona dhe ishin djegur 182 shtëpi. Të dhënatjanë sigurraur nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe janë derguar për hetime Kryqit të Kuq ndërkombëtar me seli në Zhenevë. Por ai institucion ka intervenuar vetëm në kampet e përqendrimit me ndihma ushqimore në Nish, Leskofc dhe Nikshiq. (Shiko: Arkivi i Zhan Anri Dinanit në Zhenevë 1919-1925).
Gjatë kësaj kohe minister i Punëve të brendëshme të Shqipërisë (Qeveria e S. Delvinës ishte Ahmet Zogu, I i cili e ngushlloi Pashiqin për vrasjen e Esat Pashës në Paris. Ja patrioti i Sali Berishës dhe Atifete Jahjagës më 2012. O tepora, o mores…!!!!
Gjithashtu Ahmet Zogolli e njohtoi kabinetin e Nikolla Pashiqit për vrasjen e Avni Rrustemit më 1924. Për këtë njohtim ishin në lidhje edhe Mehmet Konica, Ceno Begu dhe Nikollë Ivanaj. Gjithashtu për vrasjen e Avni Rrustemit dhe Azem Bejtës do të festojë kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Beograd. Me këto qendrime Mbretria SKS mori aksione barabare në trevat shqiptare për të bërë presion që shqiptarët të shpërngulen në Anadoll. Në anën tjetër shqiptarëve u graabitej jo vetëm bereqeti për të mbetë pa bukë por u konfiskohej edhe çdo pllambë e tokës punuar. “Me mbetë pa buk shqiptari, do të shkruaj Maksimoviq Kundaku më 1931, do të thot më e krye detyrën patriotike për serbizimin e viseve shqiptare” (AJ. MPJ. Viti 1931/31. Secret).
Më 1929 dhe 1930 Hasan Prishtina do t` i drejtohet për të tretën here Shoqatës së Kombeve në Gjenevë se në “Jugosllavi jetojnë mbi një million shqiptarë dhe nuk e kanë të lejuar asnjë shkollë të vetën”. Në këtë frymë do të shkruajnë edhe tre priftërinjët shqiptar: Gjon Bizaku, Shtjefen Kurti dhe Luigj Gashi me fakte për pozitën koloniale të shqiptarëve. Politika e Bozha Maksimoviq Kundakut do të drejtohet më tutje në organizimin e lidhjeve me diplomacinë e Turqisë për t` I deprotuar shqiptarët në Anadoll, por jo në mënyrë massive pa e “likuiduar Hasan Prishtinën”. Natyrisht se rrolin për likudimin e Hasan Prishtinës e mori Ahmet Zogolli që e kishte afër një krah të Komitetit Kosovës përmes Salih Vuqitërnës dhe pa dijen e tij do ta likuidoi Hasan Prishtinë në Selanik më 1933. Edhe për këtë vrasje mizore Mbreti A. Karagjorgjeviq mori informatë speciale nga agjentët e paguar që kishin traditë në sherbime të tilla. Emarat e tyre janë në dokumentet e Shtabit të Armatës së Tretë me seli në Shkup.Një mori dokumentesh të tillla më 2012 I ka botuar studiuesi Mr Qerim LITA me titull: Politika e Mbretërisë Jugosllave ndaj Shqiptarëve dhe Shqipërisë 1929-1941, Shkup _Prishtinë 2012. (në shqip dhe maqedonisht).
Tragjedia e mos- shkollimit të shqiptarëve (1918-1941)
Kush dinte shkrim lexim shqip ishte praraparë të likuidohet. Kështu u tha në “KLubin Kulturor serb” më 1936. Jo vetëm kaq, kush do të reagojë kundër shpërnguljes, publikisht, nga liderët politik shqiptarë, do të vritet. Kështu më 1937 u vra mizorisht Ramë Bllaca. Vrasjet vazhduan me Hoxhë Brezhnicën dhe disa kryetar të fshatrave. Më 1941 do të vritet Sherif Voca sepse kishte reaguar në Parlamentin e Jugosllavisë. Vrasja u bë me urdhër të ushtrisë shifra: secret- AVII B. K. 5. D. 0 41/41 pa afat.
Shqiptarët nga viti 1918 e deri më 1941 do të akuzohen nga politika se po nxisin kryengritje, në mënyrë që pastaj ushtria dhe efektivat tjera të saj ku inkorporoheshin edhe kolonistët do ta ndërmarrin fushata të egra shfarosëse. Sidomos kjo politikë do të beret publike më 1937 në Klubin Kulturor serb (1935-1941) kur Vasa Qubrilloviqi, Orestie Krstiqi, Gjoka Perina etj do të thrasin pushtetin për shfarsoje të shqiptarëve. POr më 1941 okupimi I Jugosllavisë nga ushtria Gjermane sikur e shpëtoi popullin shqiptar nga gjenocidi I planifikur. Nga ky këndveshtrim duhet të kuptohet pse shqiptarët në viset e robëruara nga Jugosllavia deri më daljen në skenë hapur të vendimeve të Konferencës së Buajnit nuk do të luftojnë kundër nacizmit gjerman. Luftime do të ndodhin qysh më 1942, por jo me atë intenzitet që ishte shfaqur në Shqipërinë Bregdetare të Konferensë Londërs (1913).
Shqiptarët sidomos pas vitit 1918 do të kërkojnë shkollim obligativ fillor sepse këtë të drejtë e kishin pasë gjatë okupimit austro-hungarez 1916-1918. Por, Mbretria SKS më 1919 do t` I angazhoi inspectorët e ushtrisë që ishin në çdo cep të viseve shqiptare, që asnjë shkollë shqipe mos të funksionojë. Nëse një abetare do të gjindej në një lokalitet, atëherë do të diegjej I tërë fshati. Kjo gjendje do të vazhdoi deri më 6 janar 1929 kur vihet diktatura monarko fashiste dhe Mbretria SKS shndërrohet në Mbretri Jugosllave.
Aksioni më i egër kundër popullsisë shqiptare pas Diktaturës së 6 janrit 1929 do të beret ndjekja e atyre mësuesëve që mësojnë shqip dhe flasin shqip në çdo formë të edukimit, qoftë ai edhe në baza fetare. E vërteta duke shfrytëzuar aspektin e edukimit fetar, shumë ylema do të të sigurojnë ABETARE nga Shqipëria dhe përmes tyre nxënsit pas orarit të mësimit fetar do t` i mësojnë edhe shkrim –këndim(lexim) shqip. Një dukuri e tillë ishte zhvilluar me vite sidomos në Gjakovë dhe rrethinë. Në këtë veprimtari patriotike printe XHYLIE SPAHIU. Kjo femër shqiptare deri më 1931 i kishte mësuaar fëmijët (sidomos femrat) shqip për 62 vjetë me radhë. Xhylia ishte bijë e Zenel Feriz Hoxhës dhe Lejla Feriz Hoxhës. Mësimin e mbante në shtëpinë e saj. Mu për këtë ajo do të arrestohet nga pushteti dhe për disa ditë me radhë do të malltretohet. Në dokumente inspektorët e pushtetit do t’ i arrestojnë edhe Jahja Tahir Bakallin, Hysni Halil Himën, Niman Barakun, Shaqir Grezdën, Hysni Zenunin, Haxhi Ismailin dhe Mustafë Efendin. Të gjithë këta patriotë do të paditën për veprimtari antishterore, për shak se i ndihmojnë fëmijët të mësojnë shkrim lexim. Ata do të akuzohen se përmes Ibrahim Gjakovës-çaushit kanë sjellë LIBRA Këndimi në Gjakovë dhe jo vetëm këtu.
Për sjelljen e librave , abetare në Pejë dhe rrethinë do të akuzohen Emrush Miftari , Ali Kelmendi dhe Xhemajl Kada. Në këtë anë inspektori do shkoi aq large në urrejtje racore ndaj shqiptarëve sa që do të kërkoi që fëmojët shqiptarë, nëse janë në shkollim mos t` u lejohet që të mirren me fiskulturë!!!.
Për sielljen e ABETAREVE në Llap dhe Mitrovicë do të akuzohen Bajram Ajvazi dhe Sherif Voca. Ndërsa në Drenicë Asim LUZHA. Personat tjerë për të cilët qeveria shtronte pyetjen : “ A dijnë të shkruajnë shqip ishin”: Ilaz Agushi, Smajl Gorani, Adem Mermullaku, Jusuf Gradica, Sadik Zeneli, Zeq Ismajli, Ali Haxhiu, Shaban Rexha, Miftar Llausha, Gani Beu, Sulejman Beu etj.
Në Rrethin e Llapit do të kërkohet që të arrestohen këta persona, sepse dyshohej se po I mësonin fëmijët shkrim –lexim në gjuhen shqipe. Në fshatin Dumnicë akuzohej si i pabesueshëm dhe antijugosllav mësuesi Sulejman Aliti. Në Podujevë akuzohej për veprimtari antishterore Hysen Hyseni –Statofci. Në Kërpimeh akuzohej sis humë i rrezikshëm Hamit Alit SEJDIU nga Pakashtica. Ky ylema –mësues akuzohet edhe për faktin se nuk donte me qëllim ta mësoi gjuhen serbishte, ndërsa fëmijët i meson në gjuhën shqipe. Abetaret ia ka siguruar Bajram Ajvazi më 1929, i cili edhe ka hapë Medrese në Podujevë. Në Sfeqël akuzohet se po i mësonte fëmijët shqip Murat Bejtullahu. Fëmijëve, thuhet në dokument ky mësues u flet shqip dhe I meson të lexojnë në gjuhen shqipe dhe kështu e then ligjin për shkollim.Në Sibofc fëmijët i mësonte shqip Ramadan Ramadani. Sipas inspeckorëve ky mësues është i dyshim se punon për Komitetin e Kosovës, prandaj duhet të mejnanohet me çdo kusht nga puna, edhe pse e ka emruara Ylema Mrxhlisi i Shkupit. Në shkollën e Lupqit ishte mësues Osamn Abyrrahmani . Akuza kundër tij ishte ngritur se nuk e njeh gjuhen serbishte dhe I meson fëmijët shkrim-lexim shqip.Në shkollën e Orllanit fëmijët i mësonte Zejnullah Tahiri nga Prishtina. Fëmijët që i mësonte ishin arrestuar dhe ishin pyetur: në cilën gjuhë mësoni. Ata ishin përgjegjë se mësojmë shqip dhe përpos shqipës nuk dëshirojmë ta dime dhe të mësojmë asnjë gjuhë tjtër pa e mësuar mire gjuhën tone. Kurt a zotërojmë këtë gjuhë, atëherë do të mësojmë edhe gjuhët tjera. Për këtë shprehje të fëmijëve shqiptarë më 1931 do të debatojë qeveria. Aty do të mirret qëndrim se shqiptarët nuk mund të asgjasohen përmes ndalesave, por duhet që të shpërngulen me detyrim në ANADOLL. Kjo ndermarrje monarko-fashiste pas vitit 1932 nuk do të mungojë.
Pushteti monarko fashist serb i kishte krijuar instrumentet programore për shfarosjen e shqiptarëve. Një program i tillë ishte shkruar se si duhet shrytëzuar ligjet për grabitjen e PRONAVE tokësore të shqiptarëve. Në te thuhet tekstualisht: Detyrimet ligjore- Sipas rregullave të deritashme ligjore për kolonizimin agrar të gjitha pronat e lira dhe të përkufizuara u janë falur kolonistëve. Atyre u janë ndarë për çdo kujdestar të familjes nga 5 herktarë, Për secilin fëmijë mashkull deri në 16 vjeç nga një hektar. Ndërsa për secilin fëmijë mashkull përtej 16-20 vjeq nga 2 hektarë. Përtej 20 vjeçarët që ishin të pamartuar I fitonin nga 3 hektarë, ndërsa ata që ishin të martuar I fitonin nga 4 hektar. Toka ndahej edhe për inventor nga 2 hektar, ndërsa për pyllëzim edhe nga 2 hektarë. Ndërsa për kulitet të dobët të tokës punuar kolonistit në bazë të ligjit I jepeshin edhe një prone shtesë sa 1/3 e tërë pasurisë së fituar. Vullnetarëve u jipeshin nga 5 hektarë, ndërsa joluftëtarëve u jipeshin nga 3 hektarë.
Në kohën efudnit, thuhet në Programin për grabitje të pronës shqiptare (1932-1939) shqiptarëve u lejoheshin vetëm 40 ari tokë të punuar për një anatr të familjes. Kjo metodë e grabitjes së pronës me Ligjë(1932) , thuhet në document , ka dhënë rrezultate, por efektet e këtij Ligji janë zvogluar gjithnjë para ZGJEDHJEVE paralamnetare dhe komunale, fakt ky që I ka trimëruar shqiptarët të qendrojnë.” (Shiko: H. Bajrami, ANTIMEMORANDUM, Prishtinë 2004. F. XIV dokumenti integral-faksimil).
Tragjedinë e shpërnguljes dhe kolonizimit të viseve shqiptare me sllavë?
Shqiptarë të shpërngulur në Turqi sipas viteve në bazë të Sektorit pashaportave jugosllave:
Viti të shpërngulur Viti të shpërngulur
1919 23508 1930 13215
1920 8536 persona 1931 29807
1921 24532 1932 67219
1922 12307 1933 3420
1923 6389 1934 14508
1924 9631 1935 9567
1925 4315 1936 4252
1926 4112 1937 4234
1927 5197 1938 7251
1928 4326 1939 7215
1929 6219 1940 6729 persona
Sipas Seksionit të pashaportave në Turqi gjatë këtyre viteve 1919-1940 në Anadoll janë shpërngulë 276489 shqiptarë. Në pronat e tyre janë vëndosë 17679 familje koloniste slave në numër 85000 persona. Janë grabit mbi 300 000 hektarë tokë të punueshme. (AJ. MUP. S. 14 dhe Ministria e Kolonizimit; DASIP. B. P. U Tursku . P. Odeljenje D. II/1939-40).
Familjarët e shpërngulur në Shqipëri nga terrori fashist jugosllav
1923- 583 Familje; më 1924-43 familje; 1925-140 familje; 1926- 3999 familje; 1927-316 familje; 1928-149 familje; 1929-216 familje; 1930-199 familje; 1931-624 familje; 1932-211 familje; 1933-181 familje; 1934-328 familje; 1935-386 familje; 1936-182 familje; 1937-130 familje; 1938- 1939-
Çka parasheh konventa Jugosllavo turke për shpërngulje me dhunë
Të shpërngulur gjatë vitete 1939-1944
Më 1939-shpërngulen 4000 familje; më 1940 shpërngulen 6000 familje; më 1941 shpërngulen 7000 familje; më 1942 shpërngulen 7000 familje; më 1943 shpërngulen 8000 familje; më 1944 shpërngulen 8000 familje. Gjithpësejtë parashihej të shpërngulen 40 000 familje shqiptare. Intervenimi fashist ua nxëni në fyt fashistëve serbë këtë paln gjenocidal.
Që të zbatohet Konventa shfarosëse për shqiptarët nga trojet e veta strergjyshore duke I debuar me detyrim në TURQI nuk do të pajtohen Mehmet Konica dhe Sheremet Gjugjuli-që të dy zyrtarë diplomatik të Shqipërisë më 1939. Gjithashtu do të regojnë shumë ashpër ambasadorët e Gjermanisë në Ankara dhe Tiranë. Këta të funddit do të I drejtohen Qeverisë Jugosllave me KëRCNIM se do të sulmohen edhe ushtrakisht, nëse Jugosllavia e zabaton Konventën për shpërngulje me detyrim të shqiptarëve në Anadoll. Një veprim I tillë konsiderohet sin dërmarrje antinjerëzore”. Në lidhje me këtë, në KLubin Kulturor serb më 1937 ishte aprovuar një HARTë ku shënohen kuartet e qyteteve dhe lokalitetet që do të digjeshin për të bërë presion mbi shqiptarë. Po aty, në Klub do të prezentohet edhe një LISTë e përpiluar nga Gjoka Perina dhe Vasa Qubrilloviqi se cilat personalitete shqiptare do të likuidoheshin, ose si thuhet do t` I gjej fati I Bajram Currit, Nazim Gafurrit, Shtjefën Gjeqovivit, Milan Shuflajit, Hasan Prishtinës etj. Harta e Klubit Kulturor fashist serb për rrënimin e varreve dhe kullave shqiptare është edhe një document I posaçëm që nuk është botuar kurrë. Ato si dosje e vacant janë siellë më 1984 në Arkivin e Kosovës, por pushteti okupues më 1995 I ka menjanuar, ose I ka siellë në Beograd. Me fjalë tjera vet dokumentet serbe e vërtetojnë se shoqëria serbe e gjeneratës Nikolla Pashiqit, Millan Stojadinoviqit, Aleksander Rankoviqit, Sllobodan Millosheviqit, Vojisllav Sheshelit, Vojisllav Koshtunicës, të politikanëve të sotshëm: Daçiq, Nikoliq, Tadiq nuk ka fuqi intelektuale dhe njerëzore të alienohet nga e kaluara e fashizuar. Po a ka zgjidhje. Po. Serbia duhet ta ndiej në kurriz fajin duke I paguar dëmet e luftës, duke I burgosë kriminelët duke kërkuar faleje, duke u larguar nga këshillat fashiste të Kishës dhe duke u rreshtuar në rrugën evropiane. Me këtë gjenratë politikanësh, historikisht, politikish, fetarisht zgjidhje nuk ka. Vetëm sanksionet ekonomike dhe gjyqësore Serbinë dhe popullin e saj të fashizuar e siellin në binarë evropian. (Shiko: ANTIMEMORANDUM, Prishtinë , 2004. F. XIV-faksimil I dok. Në çirilicë).
Në prag të Luftës së Dytë Botërore qëndrimi i politikës jugosllave do të ndryshojë, sepse ndryshuan rrethanat
Me krijimin e Mbretërisë Serbo-Kroato Sllovene më 1 dhjetor 1918 për shqiptarët e mbetur nën robërini ishte duke përjetuar një tragjedi të paparë në Evropë deri atëherë. Ja se çka shkruan në dokumentet e kohës (AJ.MPB-S. 14. K . 104): “ Qe disa ditë shtëpitë shqiptare digjen në flake. Është vështirë të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe pleqëve që keqtrajtohen dhe merren nepërkëmbë me qëllim që të plaçkiten…Atje kallen fshatra të tëra, vriten shumë njerëz, mizoritë janë të pakufishme. Askush ma në këtë vend nuk ka turp. Si kanibal I fundit, pushteti predikon shfarosjen e një popullsie për shkak të urrejtëjes fetare dhe nacionale“. Lidhur me ktë gjendje në viset shqiptare ishin instaluar personalitete të emruara për ta drejtuar shfarsoejn deri në fund. Në Mirtovicë ishte emruar njëfar Mihajlo Cerviqi komesar I drejtimit të masakrave. Vartës të tijë në Pejë ishte Punisha Raqiçi, ndërsa në Gjilan Tom Popoviqi. Ja se çka shkruan lidhur me veprimet e Punisha Raqiqit (pobratim I Zija Kosovës dhe Ceno Begut. I pari në dhjetor 1924 ia kishte dhuruar atij krimineli një orë gjepi që e kishte grabitë nga një fshatarë të Pejësduke ndihmaur satrapin Ahmet Zogollin që të kthehet në fronin e Tiranës) në trevën e Dukagjinit gazeta “RAD” Beograd, 5. VIII 1925: Punisha deri me tash ishte më dorëmbarë, grate dhe fëmijët shqiptarë I therrte më me sukses. Ai dinte që t` I vriste me një plumb nga gjashtë. Derisa lodhej therrte me thikë njerëz në Kosovë.” (Ah Shqipni e mjera Shqipni…). Në vijim po siellim veprimtarinë e Tom Popoviqit që komandonte nga Gjilani: “ Në Maqedoni dhe në Kosovë diktatura e përgjithëshme fashiste vazhdoi politikën serbomadhe agrare me mjete të papara të terrorit të bardhë. Toka rrëmbehet dhe dhunë dhe ju jipet bellogardistëve e vullnetarëve serbomdhenjë. Fshatra të tëra digjen për t` u bërë vend kolonistëve. Me pushkë, me mitraloza dhe me bomba largohen mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre shekullore” (Shiko: “PROLETER” 30 I 1030.
Në viset e robëruara shqiptare nuk kishte mbrojtje të jetës për shqiptarë, nuk kishte mbrojtje të lirisë; nuk kishte mbrojtje të pronës: nuk kishte shqiptari të drejtë qytetare dhe politike: nuk kishte të drejtë përdorimin e gjuhës; nuk kishte të drejtë shkollimi, nuk I lejohej as mësimi publike sa veprimtaria e lire e themelatave fetare. Çdo gjë ishte e fashizuar dhe e kontrolluar nga Pallati mbretëror dhe nga qeveria marionette. Më 1934 filluar kontaktet diplomatike me Turqinë për dëbimin e shqiptarëve me detyrim në Anadoll. Bisedimet do të zgjasin deri më 1938. Ja disa reagime që I shkruan studentet shqiptarë si Esat Mekuli, Rifat Burgjeviqi, Zenel Hajdini, Meto Bajraktari, Zenel Salihu. Po kishte edhe student malazezë si Millosh Giliqi, Bora Vukmiroviqi, Mita Milkoviqi etj. Ja disa dokuemte si afishe drejtuar opinionit jugosllav më 1939,pasi që ishte okupuar Shqipëria dhe ekzistonte friga se Italia do të zgjërohet metej në lindje , po edhe gjermania dihej se do të intervenoi pa asnjë dilemë në Jugosllavi.
TEKSTI ORIGJINAL i afishes me titull “FJALA JONË OPINIONIT” Proc. 8907 Kosovë, qershor 1939
Koha në të cilën jetojmë është e bujshme dhe e rëndë. Ndodhin ngjarje të mëdha ndërsa edhe më të mëdha qëndrojnë në horizont. Popujt e vegjël njëra pas tjetrës e humbin lirinë dhe pavarësinë nacionale, dhe bien në robëri më të errët të pushtuesve modern. Hordhie e errët fashiste ka kaluar edhe në Ballkan. Në mënyrë tinëzare dhe pa shpallje të luftës u sulmua Shqipëria e vogël, shteti sovran i bashkëkombësve tanë, toka e pasardhësve të Skënderbeut. Por trimat malësorë shqiptarë, duke mos u besuar gënjeshtrave të fashizmit, edhe pse pa armë, bënë një rezistencë heroike. Kanë ra dëshmorë para bajonetave dhe bombave edhe pleq, gra dhe fëmijë. Me gjakun dhe kufomat e tyre ata dëshironin tua ndërpresin rrugën armiqve me çka e kanë treguar rrugën që duhet të shkohet në mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë.
Në këtë ditë vendimtare ne, rinia arnaute, nuk mund të heshtim. Të vetëdijshëm për përgjegjësinë e lartë që sot u takon të gjithëve në këtë shtet, madje edhe ne djemve arnaut– të cilët jetojmë në hapësirën e gjerë të Kosovës, Metohisë dhe Maqedonisë Perëndimore – e ndiejmë për obligim që ti drejtohemi kombit tonë dhe opinionit të gjerë të Jugosllavisë dhe ta themi fjalën tonë.
Në dashurinë e nxehtë ndaj kombit tonë, duke mbajt me vete idenë e madhe të mirëqenies njerëzore, në realizimin e drejtësisë dhe barazisë – me dëshirën e sinqertë që në këtë bashkësi shtetërore të krijohet uniteti i fortë para rrezikut të jashtëm, ne nuk mund të ngelim të pa interesuar, për gjithçka që ndodh përreth nesh.
Arnautë, vëllezër dhe etër tanë!
Ne e dimë se viset tuaja gjatë këtyre njëzet viteve janë nëpërkëmbur në të gjitha drejtime, ndërsa Arnautët kanë pas një ekzistencë të rëndë të shtyrë në humnerë nga klika të ndryshme dhe regjimeve antipopullore. Lloj lloj të vetëshpallur përfaqësues të popullit, dhe politikan shkurtëpamës, nuk kanë lëshuar as një rast pa i përdor mjetet dhe mënyrat më të ndyra në përndjekjen e Arnautëve. Ua kanë marr tokën që me shekuj e keni punuar dhe me të cilën i keni ushqyer fëmijët tuaj. Politikisht të nëpërkëmbur, ekonomikisht të shterur,, në fushën kulturore-arsimore të lënë në errësirë dhe në padituri, ju keni qenë të nënshtruar në një terror të paparë.
Kulminacioni i përndjekjes së Arnautëve u përjetua gjatë qeverisjes trevjeçare të JRZ-së, qeverisë së Millan Stojadinoviqit. Është përforcuar konfiskimi i tokës. Nën sulmin e njëfarë “agrari” është futur e tërë toka në të cilën jeton fshatari arnaut. Është bërë Konventa me Republikën e Turqisë për shpërngulje të dhunshme të Arnautëve. Vitin e kaluar keni përjetuar një terror të paparë kur nga të gjitha anët trumbetohej për ndonjë “kryengritje” të Arnautëve. Sistematikisht është punuar në zhvillimin e urrejtjes nacionale dhe fetare dhe urrejtjes mes Serbëve dhe Arnautëve, dhe Arnautëve e Maqedonasve. Kështu në vitin 1939 erdhi deri te konflikte të ndryshme nga të cilat po i përmendim ato në Tetovë dhe Bujanoc ( ku u krye sulmi ndaj Arnautëve dhe pronës së tyre) pastaj në Gjilan dhe Llap (ku janë përdhosur objektet fetare duke gjuajtur nëpër xhami me koka të derrit dhe djegie të flamujve fetarë).
Arnautë, ne djemtë tuaj, ne e gjithë këtë e dimë. Por ne e dimë edhe atë se ju me qëndrimin e deritanishëm keni treguar se e dëshironi harmoninë vëllazërore me fshatarët serbë. Në luftërat e mëdha në të kaluarën, para pushtuesit të fuqishëm turk, ju keni luftuar krah për krahu me Serbët. Gjatë kohës pesë shekullore nën robërinë Turke, Arnautët bashkërisht me komitët serb kanë vepruar në çeta, duke e mbrojt dinjitetin dhe krenarinë e popullit të vet. Para sulmit pushtues gjerman si ushtar në ushtrinë serbe nga viti 1914 -1918, ju, pasardhësit e Skënderbeut dhe Lek Dukagjinit, bashkëkohanasit e Esat Pashës, me trimërinë tuaj i keni fascinuar eprorët tuaj në luftërat e Beogradit, Smederevës, në Gurin e Arushës dhe vendet tjera. Gjatë kësaj kohe të bashkëjetesës në këtë shtet ju si qytetar lojal i keni përmbushur të gjitha obligimet ndaj shtetit – keni paguar tatimin e tokës dhe gjithmonë keni qenë ushtarë shembullor.
Krejt kjo, na jep të drejtë të themi se kombi ynë, gjithmonë për të kaluarën e vet ne respektimin e krenarisë njerëzore, do të arrij të qëndroj deri në fund në luftë për liri, barazinë dhe durimin vëllazëror në mes njerëzve. Besa, kjo është ajo që qëndron përballë gënjeshtrës dhe tradhtisë!
Opinionit dashamirës, mbarë faktorit shtetëror!
Secilit qytetar qëllimmirë e ka të qartë se Jugosllavia mund ta ruajë pavarësinë e vet vetëm nëse në të janë të kënaqur edhe Serbët edhe Kroatët edhe Sllovenët, dhe gjithë të tjerët në mesin e të cilëve jemi edhe ne Arnautët. Përgjegjësinë për fatin e shtetit pra na bjerë të gjithë neve! Sepse patjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se armiqtë nacional punojnë pandërprerë. Atyre ju duhet vetëm një mjet, të fusin në popull frymën e disharmonisë dhe të urrejtjes. Siç po i zbatojnë planet e tyre të errëta duke vepruar kundra Arnautëve, ata e pamundësojnë zgjidhjen e çështjes Kroate, me të cilën do të arrihej deri te liria politike dhe do të na mundësonte të gjithë neve një ekzistencë më të mirë në shtetin tonë.
Prandaj sot kur është rrezikuar pavarësia e popujve të vegjël më shumë se kur do herë, ne rinia arnaute e ritheksojmë nevojën e përmirësimit të gjendjes së popullit tonë. Mendojmë se është në interes shtetëror përforcimi i forcave të qëndrueshme që të ndërpritet me konfiskimin e tokave fshatarit arnaut, të ndërpritet qëllimi i shpërnguljes dhe përndjekjes së Arnautëve. Kërkojmë që të tërhiqet konventa për shpërnguljen në republikën e Turqisë.
RINI!
Ne jemi gjenerata e cila në flamurin e saj e ka shkruar parullën: “Luftë për liri dhe ardhmëri më të mirë të popullit!” Në këto ditë vendimtare një detyrë e rëndë është parashtruar para nesh, rinisë së këtyre viseve, Arnautëve, Serbëve vendorë dhe ardhacak, që me fuqinë e saj krijuese të kontribuoj në përforcimin dhe zgjerimin e dashurisë reciproke, vëllazërim bashkimin.
Ne jemi rini e cila me tërë energjinë e saj rinore e donë popullin dhe atdheun e vetë të mbuluar me gjakun dhe djersën e popullit tonë, ne e duam për shkak se është e jona. Për shkak se në të dëshirojmë të jetojmë, ne për të edhe do të vdesim duke e mbrojtur çdo arë, çdo pëllëmbë, çdo shtëpi, që ta bëjmë të lirë dhe të lumtur në harmoni vëllazërore me popujt tjerë në Jugosllavi.
Në atë luftë, ne rinia arnaute, jemi të gatshëm ta japim jetën tonë, ta japim në qetësi, pa frikë, me buzëqeshje rinore në fytyrë. Jemi të gatshëm që armikut i cili e rrezikon lirinë dhe solidaritetin vëllazëror në mes njerëzve, ti themi: “Ndal, nëse lëviz edhe më tej do të dëgjosh bubullima!”
Kjo është besa e jonë!
Në Kosovë, qershor 1939
RINIA SHQIPTARE ( Shiko: Hamit Kokolari, Kosova djep i Shqiptarizmit, Romë 1942; AVII. B. Kosovska Diviziska Oblas, “Dosie 1939”; Gjërësisht: Mr. Qerim Lita, Politika e Mretërisë Jugosllave ndaj shqiptaqrëve dhe Shqipërisë 1929-1941, Shkup-Prishtinë, 2012. Dokumentet 109, 110 dhe 157 në tërësi-intergal të përkthyer shqip po nga Mr. Qerim Lita)
TEKSTI ORIGJINAL i afishes me titull: “RINIA STUDENTORE E POPULLIT TË KOSOVËS E METOHISË”
Proc. Num. 9231 Kosovë, qershor 1939
Lufta tash me të madhe e ka kapluar botën dhe po zhvillohet si nën tokë dhe fshehurazi ashtu edhe haptas dhe publike. Flaka e luftës i ka përfshi tre kontinente: Azinë, Evropën dhe Afrikën. Në luftë janë përfshi më shumë se pesëqind milion njerëz. Pushtuesit fashistë për një afat të shkurtë kanë robëruar disa popuj. Së pari, ranë Abisinët, një popull heroik afrikan por duarthatë, lirinë e të cilëve e shkelën gjakpirësit italianë. Më pas radha i erdhi popullit – liridashës të Spanjës, e cila tre vjet me radhë udhëhoqi një luftë heroike kundra ushtrisë më të fuqishme italiane dhe gjermane, dhe e cila në fund ra dhe ju nënshtrua robërisë së okupatorëve fashistë. Njëkohësisht u zhvillua edhe tragjedia e popullit kinez, toka e të cilëve u sulmua nga gjakatarët japonez – dhe me të cilët Kinezët ende edhe sot zhvillojnë luftë të rëndë por heroike. Austria si shtet i pavarur u shua për një natë. Më pas ra para fuqisë ushtarake hitleriane, republika e Çekosllovakisë, e lëshuar nga aleatët perëndimor – Çemberlen dhe Dallade, të cilët i shitën interesat e popullit të tyre, – dhe me pëlqimin e zotërinjve pushtetmbajtës të tyre, pa rezistencë u robërua nga fashizmi i tmerrshëm.
Nuk kaloi as një muaj nga pushtimi tragjik i Republikës së Çekosllovakisë, lufta tash më u shtri edhe në Ballkan. Me shtatë prill, në premten e Madhe, ushtria e Musolinit, tradhtisht e sulmoi, pa shpallje lufte, Shqipërinë e vogël – tokën e heronjve të pasardhësve të Skënderbeut legjendar – e kanë sulmuar nëpërmjet armatimit ma modernë luftarak, por kjo, popullit duarthatë Shqiptarë i dha kurajë për një rezistencë heroike, me çka popujve të robëruar ua tregoi rrugën që duhet shkuar në luftën për liri dhe pavarësi.
Kolonistë!
Sot Ballkani është bërë pika më tërheqëse e fashizmit gjerman dhe italianë. Që nga ëndrra e Kajzerit rruga për në lindje të çonte nëpërmjet Ballkanit. Këtë ëndërr sot Hitleri dëshiron ta realizoj. Lugina e Moravës, është rruga e pushtuesve gjerman, në drejtim të lindjes: Kosova e Metohia është plani i parë zaptues i pushtuesve italianë. Jugosllavia si asnjë herë më parë është e rrezikuar nga pushtuesit fashistë, ndërsa popujt e saj janë futur – falë politikës tradhtare të Millan Stojadinoviqit, të cilën sot e vazhdon Dragisha Cvetkoviq, duke u mbështetur në politikën e tyre ndërkombëtare të shteteve të cilat dëshirojnë të zaptojnë botën nëpërmjet forcës – nëse nuk bashkohemi në luftën e përbashkët kundra armikut, në luftën e përbashkët kundra qeverisë së Dragisha Cvetkoviqit, e cila me politikën e saj vetëm se po e thellon urrejtjen e popujve tanë madje edhe në mes jush në Kosovë e Metohi mbjellë urrejtje me çka e dobëson fuqinë rezistuese të këtij vendi, mund të vij deri te çështja që ne të bëhemi rob, e të gjithë atyre që i kanë robëruar popullin çek, shqiptarë dhe të Abisinisë.
Kolonistë!
Ju keni ardhur në “tokën e premtuar” në Kosovë e Metohi. Keni menduar se do të merrni pronë shtetërore; se familjeve të juaja do tua mundësoni një jetë më të lehtë: Uria dhe vuajtja ju kanë detyruar juve që ti lini vatrat tuaja, vëllezërit, farefisin dhe miqtë, si edhe të gjithë ata me të cilët i keni ndarë të mirat e të këqijat. Ne e dimë se numri më i madh nga jush ka ardhur që të gjej bukë nga pronat e “lira”. Ditën e parë, ua kanë dhënë draprin dhe kosën, për ta kor grurin e huaj, dhe të kositni livadhe të huaja. Jo, kolona, nuk janë ato prona të lira, ato janë ara dhe livadhe të atyre që me djersën e fytyrave të tyre e kanë fituar bukën e vetë, ndërsa tash kanë ngelur pa fushat dhe arat e tyre. Bukën që ju e hani, edhe pse shpesh e përcillni me hidhëti, kjo është marrja e kafshatës nga goja e mira familjeve të popullit të varfër e të vuajtur arnaut. Ne e dimë se nuk është mirë për ju. Ne e dimë, se edhe sot jeni të uritur, se jetoni nëpër shtëpi pa dysheme, ku lagështia ua rrezikon dhe përmbys jetën e familjeve tuaja. Ju nuk jeni liruar nga uria dhe vuajtja, edhe pse ju është dhënë prona e huaj, por kjo si mund të jetë për Shqiptarët të cilëve ju është marr prona. Ne besojmë, se ju nuk e keni ditë se në ato prona, të cilat i keni marr, jetojnë familje shqiptare, jeni sjellë për prona me çka juve ju është imponuar diçka, çka shkon kundra ndërgjegjes dhe dëshirës suaj – ju është imponuar juve një turp i madh, që para syve të milion arnautëve të shiheni si grabitqar të bukës së familjeve të tyre. Jo, ne besojmë, se dëshira juaj nuk ka qenë që të përlotni fëmijët e varfër të popullit arnaut, i cili po vuan dhe i cili me gjak dhe djersë po e fiton bukën e vet; por kjo ka qenë dëshira e atyre që juve ju kanë sjellë, të cilët sot punojnë kundra interesave të popullit arnaut, ndërsa jemi të sigurt, se nesër do të punojnë edhe kundra interesave tuaja dhe interesit të këtij shteti, sepse armikut tonë i konvenon kjo, që në këtë shtet të mos ketë rend dhe paqe, paqe mes atyre që jetojnë në të. Nxitja e urrejtjes mes nesh dhe Arnautëve nuk është e rastit dhe nuk është vetëm në Kosovë e Metohi. Kjo është detyrë e të gjithë armiqve popullor në këtë shtet që të mbjellin urrejtje, tu mashtrojnë që pastaj të qeverisin. Të njëjtit ata, të cilët juve ju mashtrojnë dhe ju shtypin, i shtypin edhe popujt tjerë në Jugosllavi dhe nuk ju japin, përkundër dëshirës së flaktë, Serbëve dhe Kroatëve që të arrijnë marrëveshje vëllazërore, deri te marrëveshja e cila do të mundësonte jetë më të mirë dhe njerëzor për të gjithë popujt e këtij shteti përfshi edhe juve që jetoni në Kosovë e Metohi.
Etër tanë dhe vëllezër tonë,
T’i urreni dhe përndjekkeni Arnautët kjo nënkupton; të futeni në anën e armiqve të përbetuar të këtij shteti; kjo do të thotë: të shkoni në rrugën e atyre, të cilët dëshirojnë ti robërojnë Arnautët, juve, dhe të gjithë popujt në Jugosllavi.
Kolonistë!
Luftoni kundër të gjithë atyre elementëve nga radhët e juaja të cilët në emrin tuaj dhe familjeve tuaja bëjnë krime dhe vepra të shëmtuara ndaj popullit të urtë dhe punëtor arnaut. A nuk është e padrejtë që të preken njerëzit në perëndi, traditë dhe faltoreve tjera? Mos lejoni që t’u lindin edhe spiunët, ta njollosin emrin tuaj, sinqeritetin dhe besimin tuaj. Luftoni bashkërisht me Serbët vendorë dhe Arnautët kundra marrjes së mëtejshme të tokës arnautëve, kundra shpërnguljes së tyre.
Kolonist!
Bashkërisht me të gjithë ata që jetojnë në Kosovë e Metohi kërkoni me vendosmëri ndarjen e pronave shtetërore dhe të pronarëve të mëdhenj; prona të cilat në Kosovë e Metohi ka me bollëk dhe insistoni që t’ju ndahet në radhë të parë atyre familjeve arnaute të cilëve ju është marr toka, e pastaj të gjithë atyre që nuk posedojnë qoftë ata të jenë Arnautë, Serbë vendas apo kolonistë.
Etër tanë dhe vëllezër tonë!
Ata të cilët e kanë zaptuar Abisininë, Austrinë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë me bajonetat e tyre qëndrojnë pranë kufijve të shtetit tonë dhe nuk ja duan të mirën edhe këtij vendi. Prandaj, nëse dëshironi që ky shtet të jetë i përgatitur dhe i fuqishëm, që ta ndërpret përparimin e okupatorëve fashistë, përpara në luftë me të gjithë ata që jetojnë këtu për ruajtjen e pavarësisë shtetërore. Ne djemtë e juaj besojmë se ju nuk e keni harruar heroizmin dhe luftën e së kaluarës. Ne e dimë se në luftë për liri asnjëherë nuk jeni gjunjëzuar, dhe jemi të bindur se edhe sot do të jeni këmbëngulës për të kaluarën tuaj heroike dhe se nuk do t’ju dhimbet jeta e juaj për lirinë e pavarësinë e këtij vendi.
Arnautë,
Të gjithë popujt e këtij vendi të futur nën kthetrën e grabitqarëve popullor, dëmin e të cilëve ju më së shumti e keni përjetuar në lëkurën e juaj. Regjimet antipopullore dhe shërbëtorët e tyre – spiunët dhe xhandarët janë zotërues të jetës suaj. Ju vrasin dhe ju shtypin, trefish ua paguajnë tatimin, ua marrin pronën dhe nga ju krijojnë rob të vërtetë. Ju jeni bërë zbavitja e përditshme e tiranisë dhe gjakpirësve të popullit, të cilët me kënaqësi po e pinë gjakun tuaj. Arat dhe livadhet tuaja ju janë marr, familjet tuaja vuajnë nga uria, paguani tatim e nuk keni tokë. Ne, djemtë e këtyre familjeve që ju është dhënë toka e juaj, e duam popullin Arnaut, sepse i duam të gjithë popujt e këtij shteti dhe të mbarë botës. Popujt njëri me tjetrin nuk janë armiq, armiq popullor janë ata të cilët për interesat e tyre personale dhe të fëlliqura i hasmërojnë popujt. Ne e dimë se përderisa zgjatë tortura mbi jush as për ne nuk do të jetë mirë. Ne, rinia studentore, dëshirojmë që ju ti keni të drejtat e plota në këtë shtet. Ne nuk mund të jemi të qetë, duke dëgjuar qarje të fëmijëve të uritur. Ne dëshirojmë të keni të drejtën e jetesës, për bukë dhe liri, të drejtën për shkollën tuaj dhe gjithat që është e nevojshme për një popull për zhvillimin e tij të plotë. Ne, rinia studentore, me rininë tjetër, të fshatrave dhe qyteteve, ngrihemi kundra gjithë asaj që është drejtuar kundra interesave tuaja ekzistenciale dhe qartë dhe prerë deklarojmë: se do të luftojmë kundra atyre që ju nëpërkëmbin, kundra marrjes së mëtejshme të tokës dhe kundra shpërnguljes suaj. Sado që të jenë të vështira ditët që ju po i përjetoni, sado që t’ju përndjekin juve, pamundësojnë dhe në mënyrë barbare ndaj jush do të silleshin, shpëtimi i juaj është vetëm lufta e përbashkët me të gjithë popujt e këtij shteti, në luftë kundra atyre që po bëjnë shtypje, në radhë të parë ndaj jush, Arnautëve, madje edhe kolonistëve dhe Serbëve vendor. Vetëm në këtë mënyrë do të liroheni nga tirania mizore që sot po e përjetoni, a në asnjë mënyrë nuk do t’ju vjen liria nga ata të jashtmit, të cilët e kanë robëruar popullin e vetë, të cilët e kanë robëruar popullin, abisin, çekosllovak dhe popullin heroik shqiptar. Të gjithë këtyre popujve të robëruar pushtuesit, Gjermania dhe Italia ju premtuan liri ndërsa ju dhanë vdekje dhe robëri.
Arnautë!
Nuk do t’ju vij liria nga ata të cilët dje vranë djemtë më të mirë dhe më të besueshëm të Shqipërisë. Ju, që jetoni në Kosovë e Metohi, i keni dëgjuar bubullimat e topave me të cilët janë rrënuar Shkodra dhe Tirana, me të cilët i kanë zhdukur fëmijët e pafajshëm shqiptarë dhe nënat e tyre. Sot nuk ekziston më Shqipëria e pavarur, Shqipëria është bërë një errësirë e popullit. Sot në tokën e Skënderbeut sundojnë të huajt, hordhitë e Zeza të fashizmit italian të cilët po i vrasin heronjtë e pasardhësit të heroit legjendar Skënderbeut, ndërsa grave dhe motrave të tyre me dhunë ua nxjerrin vathët, i përdhunojnë vajzat të atyre nënave heroike të Shqipërisë, të cilat ju kanë thënë djemve të tyre:gjatë torturës shtazarake gjatë pranimit të detyrueshëm: “birë, mos të të dhimbën edhe dy gota të gjakut tënd, mos i tradhto shokët tuaj – gjakpirësve të popullit” Gra të tilla – heroike ka edhe sot në Shqipërinë e robëruar. Ja një shembull të qartë: pas pushtimit të Shqipërisë, tre ushtarë italianë janë vërsulur në nderin e një shqiptare të re, e cila këtij krimi i është shmangur dhe në vend e vret një ushtarë. Pushteti italianë menjëherë atë vajzë e ka varë dhe urdhëroi që gratë shqiptare të mos guxojnë të dalin në rrugë. Menjëherë posa Xhano u fut në Tiranë dëshiroi të mbaj një fjalim para popullit. Para selisë së qeverisë Vërlaci, me forcë u bë grumbullimi i disa njerëzve dhe fëmijët e shkollës. Kur grofi i bukur Xhano e hapë gojën nga kraharorët e popullit u dëgjuan qarje dhe vajtime të mëdha, ku qartë vëreheshin zërat e grave duke brohoritur: “Poshtë Xhano! Poshtë barbarët!” Këta ishin nxënëset e një instituti. Xhafer beu filloi vajzave t’u flas se ushtria heroike fashiste ka ardhur ta shpëtoj Shqipërinë. Vajzat menjëherë janë përgjigjur: “Poshtë Xhafer tradhtari! Rroftë Shqipëria!”
Arnautë,
Kundra tiranëve të tillë patjetër duhet të luftojmë, për shpëtimin tonë këtu në Jugosllavi, për lirimin e popullit shqiptar dhe popujve tjerë të cilët janë robëruar nga pushtuesit e njëjtë.
Serbë vendorë!
Dëshmor të panumërt që keni dhënë në të kaluarën, keni dëshmuar se si luftohet për lirinë dhe pavarësinë e popullit të vet. Ju jeni pasardhës të heronjve legjendar të cilët bashkërisht me Arnautët kanë luftuar kundra Perandorisë Turke; që keni qenë kundra çdo robërie dhe shtypjeje. Ne, rinia studentore e juaja, besojmë se do të shkoni në rrugën e të parëve tuaj dhe nëse është nevoja do ta jepni jetën tuaj për ruajtjen e pavarësisë së Jugosllavisë. Të gjithë atyre që sot jetojnë në këtë shtet, përfshi edhe neve në Kosovë e Metohi, nëse nuk duam të bimë nën robëri, na imponohet lufta e përbashkët kundra pushtuesve të huaj Hitlerit dhe Musolinit.
Serbë vendorë!
Sot, nuk janë fajtor Arnautët dhe kolonistët për mjerimin dhe varfërinë tuaj, fajtor i të gjithë neve është regjimi antipopullor i cili mbjellë urrejtje dhe e hasmëron popullin, e të cilët e kanë sjellë Jugosllavinë me politikën e tyre tradhtare në çor sokak dhe e kanë ndarë nga shtetet paqedashëse të botës. Armiqtë e Jugosllavisë me padurim e presin mospajtimin në mesin e popujve të saj madje edhe ti vërsulen asaj dhe një lloj të bëjnë therjen si të juajin, Arnautëve dhe kolonistëve. Para një rreziku të tillë të përbashkët, të gjithë neve na imponohet lufta e përbashkët kundra pushtuesve – fashizmit italian dhe gjerman, që në Jugosllavinë e lirë dhe të pavarur, të mundësojmë një ekzistencë më të mirë dhe më të begatshëm, të të gjithë atyre që jetojnë në te përfshi edhe neve në Kosovë e Metohi, Arnautëve, Serbëve, vendorëve dhe kolonistave.
Rini,
djem të Arnautëve, kolonistëve dhe Serbëve vendorë
Pushtuesit fashist ndaj shtetit tonë po përgatisin një robëri të tmerrshme: pushtuesit, të cilët njëkohësisht janë armiq edhe të neve rinisë. Rini, nën fashizmin italian dhe gjerman do të përmbyseshin të gjitha shpresat për një të ardhme më të mirë tonin dhe popullit tonë. Prandaj nevojitet uniteti ynë – unitet që ekziston në mesin e rinisë studentore arnaute, vendorëve dhe kolonistëve, që do ti nevojitej popullit të vet dhe kjo le të jetë si shembull për ju rinia tjetër në përgjithësi.
Rini, ti bashkojmë fuqitë tona në këto orë vendimtare dhe ti vendosim në shërbim të mbrojtjes së rinisë, lirisë sonë dhe lirisë së popujve tanë.
Kolonista, Serbë vendor dhe Arnautë, deri dje si fqinj e keni pasur popullin e urtë shqiptar, ndërsa sot atje qëndrojnë trupat e Musolinit, që për çdo moment janë të gatshëm nga Gjakova, Peja, Prizreni, Ferizaj, Mitrovica dhe Prishtina, të bëjnë atë që në Premten e Madhe e bënë nga Durrësi, Lezha, Tirana e Shkodra. A thua edhe në këto çaste të vështira duhet ta urreni njëri tjetrin?! Jo! Ju patjetër duhet ti bashkoni fuqitë tuaja dhe bashkërisht të luftoni kundra armikut të përbashkët, kundra atyre jashtë kufijve që përgatiten ti robërojnë të gjithë. Luftoni kundra atyre në Kosovë e Metohi, të cilët ua marrin jetën, ju grabisin juve dhe ju vrasin, ose flasin, se në Shqipëri sot rrjedh qumësht dhe mjaltë. Këta të parët dëshirojnë që juve tu mashtrojnë – të dytët të cilët ju flasin për gjendjen e mirë në Shqipëri – sot, ata janë agjentë të fashizmit italian – agjent të cilët juve po ju përgatisin robëri të plotë. Luftoni kundra elementëve të tillë, qofshin ata kolonista, Serb vendorë apo Arnautë. – Të luftosh kundra tyre kjo do të thotë të luftosh kundra pushtuesve të huaj dhe shërbëtorëve të brendshëm të cilët me besnikëri ju shërbejnë atyre. Të luftojmë për qeveri të besimit popullor, të harmonisë dhe mbrojtjes popullore, qeveri e cila në politikën e jashtme do të mbështetet në shtetet demokratike dhe paqedashëse në radhë të parë në Rusinë e Bashkuar, si më e fuqishmja dhe më e besueshmja e popujve të vegjël.
Qeveria e Dragisha Cvetkoviqit nuk është qeveri popullore. Kjo dëshiron të bëj zvarritjen e dhënies së të drejtave demokratike dhe nacionale brenda shtetit, ndërsa në politikën e jashtme mbështetet në pushtuesit fashistë të cilët popujve të tyre nuk ua japin lirinë e të cilët i kanë robëruar popujt tjerë dhe përgatiten për pushtime tjera.
Të krijojmë qeveri të harmonisë dhe mbrojtjes popullore!
Të krijojmë aleancë me Rusinë e Bashkuar, Francën dhe Anglinë!
Të bëjmë aleancë me popujt e rrezikuar ballkanik, sepse aleanca të tilla janë garantë se mund t’u rezistojmë pushtuesve!
Të rroj Jugosllavia e lirë dhe e pavarur!
Të rroj Jugosllavia, harmonia, vëllazërimi, zhvillimi dhe barazia e të gjithë atyre që jeton në të, përfshirë edhe juve në Kosovë e Metohi!
Qershor 1939-
Rinia studentore e kolonistëve dhe vendorëve nga Kosova
(e cila është në shkollim në Beograd dhe ajo që gjendet në shtëpitë e tyre)
RAPORT
i Komandantit të Armatës III-Shkup, deri te Shtabi i Përgjithshëm-Beograd, lidhur me kërkesën e një grupi qytetarë serbë të rrethit të Gjilanit, ku veç tjerash kërkojnë që të armatoset popullsia serbe në këtë rreth
Proc.Num.3640 Shkup, tetor 1940
Për gjendjen në qarkun e Gjilanit ky shtab ka pranuar këtë raport, të nënshkruar nga dhjetë qytetarë të besueshëm:“Këshilli aksionar i qytetarëve të Gjilanit nga ndjenjat patriotike e sheh të arsyeshme që tua dërgoj Juve këtë raport për një situatë që mendojmë se është më se e dobishme dhe urgjente për ekzistencën nacionale dhe shtetërore.
Është mirë e njohur se shteti ynë ka ngelur rreptësisht neutral ndaj konfliktit luftarak ndërkombëtar dhe se këtë politikë dëshiron që ende ta zbatoj. Ne nuk kemi as çfarë pretendime territoriale jashtë kufijve tanë. Ndaj pakicave nacionale që jetojnë në shtetin tonë ne zbatojmë një politikë skajshmërisht tolerante. Analog ndaj kësaj do të duhej që të gjitha shtetet si edhe pakicat nacionale të jenë neutrale dhe lojal ndaj shtetit tonë, por fatkeqësisht kjo nuk është ashtu. Në kohë të fundit një pjesë e shtypit italian e sulmon shtetin tonë dhe aludon në disa të drejta nacionale dhe territoriale të shqiptarëve ndaj shtetit tonë. Po kështu vepron edhe shtypi bullgar. Para një kohe fletushka bullgare: “Denes” e botoi një kartë gjeografike të Bullgarisë së madhe në të cilën janë nënvizuar kufijtë madje deri në Krushevcë në Serbi. Komiteti Kosovarë-Shqiptarë që para dy viteve shpërndante afishe nëpër Kosovë dhe Metohi në dobi të aspiratave të tyre politiko-nacionale. Afishe të tilla janë zbuluar edhe në qarkun e Gjilanit si edhe shpërndarësit e tyre. Nga para një viti, respektivisht nga fillimi i luftës së re botërore ajo propagandë shqiptare është përforcuar në shumë drejtime. Ne që jetojmë në mesin e tyre për çdo ditë e kemi fatin këtë ta shohim. Në qarkun e Gjilanit p.sh. nga ana e shqiptarëve janë lëshuar kësi deklaratash: “Po Krisi pushka në kufirin shqiptar ne menjëherë do të ngrihemi në kryengritje, Jugosllavia nuk duhet të na llogaris brenda 15 ditësh do të vijnë italianët këtu”. Dy Shqiptarë i kanë thënë një mësuesit tonë se fshati i tij serbë së shpejti do të jetë në tym dhe pluhur. Fëmijët shqiptarë tash më që në shkollat fillore kanë filluar që t’u kërcënohen fëmijëve serbë. Gratë shqiptare ju thonë grave serbe me të cilat kanë raporte më të mira që ta fshehin arin e tyre dhe mjetet tjera me vlerë, sepse këtu së shpejti do të vij Shqipëria. Këto ditë gjatë pagesës së taksave të pronës Shqiptarët i shmangen të bëjnë pagesën e taksave, ndërsa mes veti flasin: “Për çka ne ti paguajmë taksat e tokës kur së shpejti kjo do të jetë shqiptare.” Moszbatimi i përditshëm të ligjeve dhe parimeve shtetërore e shumë e shumë shembuj tjerë dëshmon se gjendja është shumë serioze. Në Serbinë e Jugut, qarku i Gjilanit është mi i madhi dhe në të ka më së shumti Shqiptarë edhe 3/5, ndërsa si është diferenca në qarkun e Gjilanit dhe si është disponimi i tyre këtu, kështu është nga Presheva nëpërmjet Kosovës, Metohisë e deri në Dibër. Nëse merret parasysh se popullsia shqiptare mirë është edhe i armatosur atëherë përfitohet një pasqyrë edhe më e qartë një gjendje serioze dhe e rrezikshme.
Duke pas parasysh elaborimin e më sipërm si edhe ajo që neve të mos na gjej të pa përgatitur as një situatë apo ngjarje, e mendojmë urgjentisht të zbatohet në vepër si vijon:
- ÇARMATOSJA E SHQIPTARËVE. Është e njohur se Shqiptarët si primitivë janë shumë të dhanë ndaj armës dhe se për të njëjtën janë në gjendje të japin gjithçka. Nëse merret parasysh edhe dëshira e tyre politiko-nacionale, për të cilën gjithashtu është e nevojshme arma atëherë është e qartë se te elementi shqiptar gjendet sasi e madhe e armëve të ndryshme. Pushteti deri tash ka marrë një sasi të vogël të armatimit, në vitin 1938 p.sh.; në qarkun e Gjilanit nga shqiptarët janë marr 1.600 pushkë ushtarake, por e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme. Në qarkun tonë së paku ka edhe aq pushkë ushtarake, mbi 1.000 pushkë gjuetie të cilat mbi 95% i mbajnë në mënyrë joligjore dhe rreth 4-5000 revolverë të ndryshëm të kalibrit të rëndë siç janë: “Shtajep, Parabolë, Nagant etj.” Rreth këtij armatimi e njëjta gjendje është edhe nëpër rrethe tjera ku Shqiptarët jetojnë.
- ARMATOSJA E ELEMENTIT TONË. Popullsia jonë nacionale për fat të keq nuk është e armatosur. Pra nevojitet që ai të armatoset edhe atë jo individualisht por të organizohen aradha kombëtare mbrojtëse nëpër komuna. Një aradhë e tillë së paku duhet të ketë 50-60 njerëz. I njëjti do të formohej nga popullsia e komunës amë edhe atë vetëm nga elementi nacional. Aradhat do të duhej të furnizoheshin me armatim ushtarak edhe sikur ai të jetë i modelit të vjetër, pushkë-mitraloz dhe bomba. Një aradhë e tillë do të ishte nën komandën e ndonjë nënoficeri rezervë të aftë i cili me të njëjtën aradhë një apo dy herë në javë do të kryente stërvitje ushtarake. Shteti për këtë nuk do të kishte shpenzime tjera të larta sepse anëtarët e asaj aradhe do të jetonin dhe ushqeheshin secili në shtëpitë e tyre dhe secili do ti kryente rregullisht punët qytetare. Të gjitha instruksionet tjera të detajuara për këto aradha do ti jepte pushteti ushtarak.
- RRITJA E NUMRIT TË XHANDARËVE. Para shtatë viteve janë ndërprerë të gjitha karraullat ndihmëse të xhandarmërisë, ndërsa është zvogëluar edhe numri i xhandarëve pranë stacioneve të xhandarmërisë. Ka raste kur në stacionet e xhandarmërisë të ketë dy deri tre xhandarë. Kur merret parasysh se një stacion i xhandarmërisë përfshinë territorin e rajoneve të dy komunave, të cilat në këto vise është i madh, sepse një komunë përbëhet prej 8-10 fshatrave, shumica në teren të vështirë kodrinore-malor atëherë është e qartë se ky numër i vogël nuk është i mjaftueshëm për atë territor dhe për 10-12000 banor sa mesatarisht kanë dy komuna.
- TË PËRFORCOHET MBYKQYRJA MBI SHQIPTARËT. Në kohë të fundit në mesin e Shqiptarëve vërehet një lëvizje më e fuqishme, vizita dhe konsultime, a posaçërisht një numër i konsiderueshëm i agjitatorëve të tyre shkojnë nga fshati në fshat dhe në mbrëmje mbajnë mbledhje të cilat shkojnë në dëm të shtetit tonë.
- SHQIPTARËT DHE OBLIGIMI USHTARAK. Rezervistët shqiptarë nuk do të duhej të përdoren për obligime ushtarake në njësitë të armatosura por vetëm në batalionet punuese edhe atë pa armë.
- NDËRMI I UDHËQJES DHE KËSHILLIT KOMUNAL. Udhëheqësit komunal dhe këshillat në Serbinë e Vjetër Jugore duhet sa më parë të ndërrohen dhe të vendosen udhëheqësi të reja dhe këshilla të reja nga qytetarë serioz dhe lojal edhe atë vetëm nga njerëz nacional. Këshillat komunale të tanishme janë stërzgjatur, në tërësi autoriteti i tyre është asfare, ndërsa kur të merret parasysh se në ato këshilla komunale gjysma e tyre janë shqiptarë atëherë është e qartë se ato këshilla sot janë jo vetëm të dëmshëm por mund të jenë edhe shumë të rrezikshëm për shkak anëtarëve shqiptar të cilët sipas funksionit të tyre mund shumë lehtë të kryejnë sabotim dhe të vijnë te materiali luftarak që gjendet në komunë. Jo një herë është vërtetuar se për këto urdhëresa ushtarake tejet sekrete hollësisht e dinë e tërë çarshia.
Në kohë të fundit është paraqitur një ngjarje e dhimbshme e kjo është që autokolonistët tanë nacional të frikësuar nga këto ngjarje e shesin pasurin e tyre dhe kthen në viset e tyre të mëparshme. Ajo çka është ende më e dhimbshme atë pasuri e blejnë nga ata shqiptarët, të cilët mendojnë se kjo është punë e mirë dhe e sigurt sepse: “së shpejti do të vij Shqipëria.”
Nëse pushteti shtetëror dhe ushtarak propozimet tona të mësipërme i pranon, ndërsa ne si patriotë të mirë mendojmë se duhet ti pranojnë, atëherë menjëherë do të ndërpritet shpërngulja e autokolonistëve, do të rriteshin ndjenjat dhe morali i elementit tonë nacional, ndërsa do ti thuhej morali dhe entuziazmi Shqiptarëve. Duke e zbatuar këtë në praktikë ne do ta siguronim shoqërinë tonë në shtetin tonë dhe përkrah ushtrisë sonë personale dhe heroike ne do jemi të gatshëm ta presim një situatë të tillë madje edhe nëse shpërthen lufta do ta përballonim.
Të nënshkruarit e këshillit aksionar patriotët e Gjilanit e kanë përgatitur këtë raport dhe propozim, sepse ka menduar se edhe ne të gjithë e kemi për borxh t’u ndihmojmë pushtetarëve tanë civil dhe ushtarak në forcimin e fuqisë dhe autoritetit të shtetit tonë. Ndërgjegjja jonë nuk do të ishte e qetë nëse këtë nuk e bënim. Njëkohësisht solemnisht deklarojmë se jemi në disponim të pushtetit civil dhe ushtarak për ç’far do lloj pune patriotike dhe bashkëpunim me të njëjtit për të mirën e Atdheut tonë të kombit tonë.”
Duke e ofruar raportin e sipërm se për këtë e kam njoftuar Z. Banin të Banovinës së Vardarit dhe se çështjet e parashtruara në raport në afat sa më të shkurtë do të shqyrtohen. Për rezultatin dhe eventualisht vendimet e marra do t’u njoftoj më pas dhe të jepet propozimi që në stacionet e xhandarmërisë të rruhen një sasi e konsiderueshme e pushkëve për personat e zgjedhur, të cilëve tu jepet ky armatim dhe municion në rast nevoje.
Dërguar K O M A N D A N T
- Min. Të ushtr. Dhe mar. Gjeneral i Armatës
Kryeshefit të GJSHP të
Kjo si shkresë me nënshkrim të Min. Të ushtr. dhe marinës i është dërguar Kryetarit të Këshillit të Ministrave më 17.X.1940
(Marrë nga: Mr. Qerim Lita, Politika e Mbretërisç Jugosllave ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë 1929-1941. Shkup-Prishtinë , 2012-shqip dhe maqedonisht)
***
POZITA TRAGJIKE E REKRTUTËVE DHE USHTARËVE SHQIPTARË
NË USHTRINë JUGOSLLAVE NË PRILL 1941
Qysh më 1918 Mbretëria jugosllave filloi t’i trajtojë shqiptarët si qytetarë që duhej të asgjësoheshin. Menjëherë filloi të ndërmarrë aksione kinse për ndjekjen e të atyre që nuk e pranonin okupimin ndërsa vriteshin masovikisht civilët, digjeshin fashatëra të tëra, deportoheshin nëpër kampe të përqëndrimit familjet e ka]akëve dhe të gjithë atyre që I takonin Lëvizjes }lirimtare. Pronat dhe shtëpitë e shqiptarëve grabiteshin ndërsa me dhunë detyroheshin me dhjeta mija familje të shpërngulur në Anadoll. Jugosllavia e sajoi edhe të ashtuquajturën Konventën jugosllavo-turke më 1938. Në të parashihej që deri në vitin 1944 popullsinë e ish Vilajetit të Kosovës ta gjejë fati i popullsisë së Toplicës. Mu për këtë kapitullimin e Jugosllavisë mbretërore shqiptarët e përjetuan si shpëtim. Gjatë 22 vjetëve të robërisë jugosllave në pozitën më të rendë kanë qenë rekrutët shqiptarë.Ata e përjetuan kalvarin sidomos në prill të vitit 1941. Rreth 90% të tyre që gjendeshin në shërbim ushtarak u likuiduan ose u internuan në kampet e punës në Gjermani.
Më 1938 pushteti I Mbretërisë Jugosllave e filloi të aplikojë një dekret me të cilin shqiptarëve u lejohej ti kenë vetëm 4 ari tokë ndërsa familjeve serbe u propozonte që t’I sigurojnë perms pushtetit ose me vetëiniciativë të forces 45 hektarë. Ky qëndrim e iritoi popullsinë shqiptare sa që ajo filloi të mendojë për kryengritje. Për ta shuar këtë pakënaqësi Mbretëria jugosllave lidhi Konventë me Turqinë për t’I deportuar të gjithë shqiptarët në Anadoll duke filluar nga 1 prilli I vitit 1939 e duke mbaruar në qershor të vitit 1944. Meqë filloi Lufta e Dytë Botërore dhe të dy planet monstruoze nuk mund të realizoheshin në prill të vitit 1941 po ai pushtet do të ndërmarrë sulm brutal ndaj ushtarëve shqiptarë.
Këtu poshtë po japim për here të pare të dhënat arkivore argumentuese për fatin tragjik të këtyre shqiptarëve.
Më 25 mars 1941 Jugosllavia kaloi në Paktin fashist Romë – Tokio-Berlin. Më 28 mars populli në Jugosllavi doli në demonstrate antifashiste. Në vend se të mbrohet ushtria jugosllave filloi në të gjitha viset të dorëzohet pa asnjë rezistencë, ndërsa në trojet shqiptare filloi ti sulmojë “arrnautët” sepse druante prej tyre.Lidhur me këtë situate oficeri gjerman M.fon Wajksdo të shkruaj : “ Me profesion jam officer I luftës. Kam udhëheqë në shumë fronte. Por fronti në Jugosllavi është për mue I parëndësishëm sepse ushtria jugosllave arratisej si pulat e ndukura nga të ftohtit. Ajo filloi ti sulmonte shqiptarët pa asnjë shkak. Për këtë fakt shqiptarët na konsideronin si çlironjës.”
Millutin Milenkoviq ishte komandant I të ashtuquajturit Divizioni I Kosovës. Në raportin e tij dëshmon në bazë të ditarit operativ, në një mënyrë të njëanshme sjelljen e ushtrisë jugosllave ndaj shqiptarëve në përgjithësi.
Sipas të dhënave që kanë mbetur nga Komisioni i Komitetit të Kosovës, nga data 26 mars 1941 në kazermën afër Mitrovicës janë sjellë 162 shqiptarë të cilët ishin në shërbim ushtarak të Jugosllavisë. E vërteta të gjithë rekrutët ( ushtarët shqiptarë nga viti 1919- 1941) konsideroheshin të dyshimtë. Posaçërisht ky qëndrim erdhi në shprehje gjatë prillit të vitit 1941. Të dhënat që I prezanton Komisioni I Kosovës I përbërë nga : Ferat Draga, Aqif Blyta, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Qazim Komoni dhe Ibrahim Lutfiu, në llogorin e improvizuar afër Mitrovicës ( jug- perëndim) janë likuiduar në mënyrë mizore 162 ushtarë shqiptarë. Në atë kamp të përqëndrimit janë likuiduar në mënyrë mizore edhe 37 shqiptarë të rekrutuar si dhe 17 jevgë të cilët nuk e dinin gjuhën serbishte. Urdhërin sipas dokumenteve zyrtare për likuidimin e këtyre të rinjëve e ka dhënë personalisht gjenerali Millutin Milenkoviq, ndërsa ekzekutimin e ka bërë oficeri më I ultë I quajtur Kataniq . Fati I këtyre ushtarëve shqiptarë kurrë nuk është sqaruar ndërsa varreza masive e tyre gjendet afër Rashkës ( në pjesën veriore). Lidhur me këtë edhe një herë duhet të theksojmë se rekrutimi I shqiptarëve nga viti 1919 e deri në vitin 1941 është bërë me shumë probleme sepse shqiptarët e konsideronin vetveten si popull të okupuar dhe si të tillë nuk ishin të obliguar në shërbimin ushtarak. Sipas dokumentit: AVIIB. P.17.K.22 1941, shqiptarët ose duhet të asgjësoheshin ose të shpërnguleshin në tërësi në Turqi. Me këtë qëndrim politik dhe shtetëror është vepruar deri më 28 mars të vitit 1941 kur edhe lëshohet Urdhëri që të gjithë ushtarët shqiptarë në të ashtuquajturën Mbretëri jugosllave të koncentrohen në vende të ashtuquajtura “ Sabirni centri”
Qendrat e koncentrimit të tillë sipas dokumenteve zyrtare jugosllave u formuan në : Kragujevc ( 186 ushtarë shqiptarë). Të gjithë iu dorëzuan pastaj gjermanëve. Ata u dërguan për punë të dhunshme në Gjermani si të zënë rob. Gjithnjë sipas dokumenteve jugosllave në afërsi të Kumanovës janë masakruar 178 ushtarë shqiptarë me urdhër të oficerëve serbë. Në veri të Beogradit ishte formuar qendra e koncentrimit. Aty me shenjën “të dyshimtë”, me 12 prill 1941 janë vrarë mizorisht 216 shqiptarë. Afër Sarajevës në drejtim të Pazariqit dhe Bradinës ishin grumbulluar 108 ushtarë shqiptarë. Të gjithë u dorëzohen gjermanëve. Fati I tyre është tragjik. Kurrë nuk është ditur se ku janë likuiduar. Në Podgoricë oficerët serbë themelojnë qendrën e koncentrimit. Aty likuidojnë 71 ushtarë dhe rekrutë shqiptarë. Gjithnjë sipas dokumenteve jugosllave, në veri të Nishit themelohet gjithashtu llogori I koncentrimit ku likuidohen 138 ushtarë shqiptarë. Të gjithë janë pushkatuar me urdhër të oficerëve serbë. Afër Tuzllës është themeluar gjithashtu llogori I koncentrimit për shqiptarët në uniformën ushtarake. Në atë llogor janë likuiduar në mënyrë mizore 148 ushtarë shqiptarë. Për numrin e ushtarëve shqiptarë ne Kroaci dhe në Slloveni dokumentet jugosllave japin të dhëna se atje ishin në shërbim gjatë viteve 1939- 1941 , 1380 të rinjë shqiptarë. Për fatin e tyre nuk kemi të dhëna se qfarë ka ndodhë më vonë por sipas intervistave që I kemi marrë në vitet 70 të shekullit të kaluar, shumica prej tyre si të zënë robë kanë punuar në minierat gjermane.
Sipas dokumentit AVIIB. P 17. K.95-A. s.pov. 1941 gjatë regjimit mbretëror jugosllav në ushtrinë jugosllave kanë shërbyer afatin ushtarak 19 643 shqiptarë që vinin nga familjet e ashtuquajtura “armiqësore”. ( Që e urrenin Jugosllavinë).
Sipas të dhënave arkivore ka pasë edhe sjellje korrekte ndaj ushtarëve shqiptarë në prill të vitit 1941 nga ana e popullit në shumë pjesë të Jugosllavisë. Atë qëndrim human nuk duhet harruar. Por, sjellja e oficerëve serbë ka qenë tejet armiqësore dhe për çdo kritikë në të gjitha etapat 1919- 1941. Për sa I takon faktit se qfarë ka ndodhë me mobilizimin e shpallur në mars të vitit 1941 tregon ky fakt se të aftë për ushtri me 1939 -1941 shqiptarët ishin të shëndetshëm dhe të aftë 87% , kroatët 76%, sllovenët 74%, hungarezët 70%, serbët 62%. Për boshnjakë, malazezë dhe maqedonë nuk kemi të dhëna sepse ata konsideroheshin serbë.
Lidhur me këtë duhet të përfundojmë se rekrutimit për vitin 1941 iu përgjegjën një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve, vetem 18% në përgjithësi. Në këtë drejtim duhet pasur parasysh se shqiptarët e kishin vendin e tretë për nga numri i popullsisë në Jugosllavinë mbretërore ( shiko: AVIIB. P. 17.K.21- Regrutiranje i mobilizacija s.pov. br.37- 41; shiko fondin e Partisë fashiste” Zbor” për vitin 1941, koleksionet “ Bela ruka” dhe “Narodna odbrana” në AJ. Për vitin 1940- 1941. Për këtë tragjedi të ushtarëve dhe rekrutëve shqiptarë nuk ka shkruar deri më tash askush. Meqë krimi nuk vjetërohet mendoj që në zbardhjen e këtij krimi duhet të merret një gjyq I posaë]em ndërkombëtar, pas një padie ma fakte relaevante që do ta bënte institucioni adekuat i Kosovës, prokuroria ose ndonje instance tjetër e drejtësisë.
Në fund vlen të theksohet deklarata e oficerit gjerman Maksimilian Fon Wajks, I cili thot: Me profesion jam officer I luftës. Por kampanja jugosllave nuk meeriton të quhet luftë sepse nga Maribori e deri në Xhevgjeli kam marshuar me motor, ndërsa nuk ma ka shkrepur askush asnjë plumb për t` u mbrojtur. Ja se çfar ushtrie kishte Jugosllavia mbretrore që kapitulloi për gjashtë ditë duke hikur nga çdo front I kundërshtimit. Vallë, a shqiptarët ta mbrojnë një Jugosllavi të tillë gjenocidale.
Të përfundojmë me një vargnim të Bertold Brehtit
Ah, kishim shumë
Zotërinj
Edhe tigra e hiena
Kishim edhe derra
Edhe qe.
Por, megjithatë, i kemi ushqyer
Ata dhe këta,
Qofshin më të mire ose më të këqinj.
Ah, çizmja çizmës gjithnjë i përngjan
Dhe na shkel. Unë kujtoj
Do ta kuptoni: nuk na duhen
Zotërinj të tjerë,
Por, kurrfare.