Prof. dr Hakif Bajrami: Fazli Graiçevci, Heroi që qëndresën e shndërroi në BESË shpirtërore

Kisha mësuar kur isha nxënës i gjimnazit nga Ramadan Brajshori, që ishte infermier në spitalin e Prishtinës se “ një djalë të ri që quhej FAZLI GREIÇEFCI, i kishin mbytë udb-ashët në burg. Madje Ramadan Brajshori më tregoi hapur se DR. Ali SOKOLI, nuk e kishte nënshkruar se Fazli Greiçefci  ka vdekur nga TBC-ja. Ky tregim ishte sa trishtues, aq edhe i dhembshëm, ndiesor dhe ngjallte emocione të natyrës morale. Shkurt, të vinte një ndjenjë vuajtje në mënyrën e mbytjes si të ishte ajo pjesë e truput tënd. Po, në oden tonë, flitej hapur se vdekja në burg është ndërgjegje e vrarë. Ishte ai koncept sepse pesë kushërirët e Ramë Vllasës, ( kusheri-HB) pushteti i kishte mbytë në burgun e Mariborit, pesë ditë para se ta  mbarojnë dënimin, më 1938. Kjo bisedë bëhej edhe më e nxehtë kur në Kumanovë u mbytë më 1963 një ushtar nga Bellepoja e Llapit dhe arkivolin e tij nuk e lejuan ta hapin oficerët kriminelë. Kudo nëpër Kosovë ishte grumbulluar urrejtja deri në kupë, sepse vrasa të tilla ishin bërë dukuri. Prandaj pushteti urrehej në mënyra të ndryshme.

Pse po e them këtë?

Sepse në shkurt-mars 1921 Bozhidar Paunoviqi me bandat e tij, i ndihmuar nga ushtria dhe xhandarmeria do t` i bëjnë shkrumb e hi 14 fshatra shqiptare. Ky kriminel vetëm në Sharban do të i hedhë në zjarrë dhe therrë me thika pushke 51 anatrë të Familjes Braishori, të gjithë ccivlië:fëmijë, gra, pleqë dhe plaka. Ky krininel më 1938 do t` ia grabitë atin Bajram Ajvazit (humanistë dhe donator për arsimim të shqiptarëve). Me atë at, do të përpiqet më 6 maj 1941 ta kalojë kufirin në lokalitetin Shamalluk. Aty krimineli Bozhidar do të bie në pritë të çetës së Mehmet Xhakës, të cilën e përbënin: Ukë Toverlani, Rizah Kaçanolli, Ferat Nishefci, Iliaz Bajrami-Xhakja, Jonuz Shamalluku, Ajet Mirofci. I themi këto fakte sepse nipi i Bozhidarit i quajtur Udbashi Naranxhiq, do t` i torturojë deri në vdekje Fazli Greçefcin dhe Shaban Shalën më 1964. (Këtë fakt na e kanë rrëfyer më 1967: Shahin Braishori, Qerim Braishori, Ramadan Braishori, Naman Xhakja, Iliaz Xhakja, Jonuz Shamalluku; A. J. Fondi i “Millan Nediqit 1941-1944-Albanci Lapskog sreza 1941-1944). I thash këto fakte sepse pushteti i Kralit dhe i Titos nuk kishin fare dallime për kah trajtimi dhe qëndrimi ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Ato të drejta që i fituan shqiptarët në Jugosllavinë e pas Lftës Dytë botërore, ishin të kohës dhe të pashmangshme sepse kishim ndyrushar NE.

Kështu , fjala vdekje në burg më nxitëte në çdo hap pastaj në mendime që një ditë për atë vdekje të hakmirrem!. Po si të hakmirrem si fëmi, madje i varfur, madje i ndyrdhur në çdo hap sepse në shkollë 80% të lëndëve mësimore i degjoja në serbishte. Lidhur me këtë kisha ngulitur mendjen që të hakmirresha ndaj njëfar udbashi që quhej Novak Qejoviq,(kolonist në fshatin tim-HB) i cili na malltretonte familiarisht për çdo 3-4 muej se: “kemi armë, se nuk e kemi larë tatimin, se kemi lidhje me Mehmet Xhaken në Shqipëri, se është ankuar Radisavi kolonist që e shfrytzonet pronën tonë, se kemi prerë dru në mal të shtetit, se nuk i kemi paguar kullosat e njëqindë të zeza tjera”. Dhe një ditë vëndosa që ta shkruaj një viershë “hakmarrëse” kundër atyre kriminelëve që dhunojnë popullin në burgje dhe jashtë tyre, sepse e tërë hapsira jetësore shqiptare ishte shndëruar në burg. Aq kisha mundësi të hakmirrem, pëpr aq isha naiv se do të bëja diçka në ato rrethna të robërisë thellë kombëtare. Dhe, Fazli Greiçefcin nuk e largoja nga mendja, nga ndrëgjegja. Më ishte bërë diagnozë e vuajtjes shpirtërore. Nuk e dija kah është, por e paramendoja si shqiptar i madh i shkollës Adem Demaçit, si ushtari i parë i tij, i vrarë mizorisht.

Motivet që më drejtuan ta hulumtojë vrasjen mizore të Fazli Greiçevcit

 Po, kisha menduar që kundër Novak Qejoviqit të përdori edhe armen në stilin e Avni Rrustemit, për t` ia marrë hakun  vllaut Fazli. Fazli Greçefcin nuk e njifja fare, as që e dija se kah është. Kështu mednoja, si fëmi. Duke lexuar literaturë për atentatet, e kuptova se udbash të tillë ka plotë, ama hakmarrjen e rueja për primat të mednimit  sepse Novaku filloi një ditë ta malltretoi edhe Gjyshën (ditën e shtunë) kur prindërit dhe mixhallarët nuk ishin në shtepi me këto fjalë: “Do t` i vras djemët , po nuk e dorëzuat pushken taliankë. Do t` i fus në burg të tre djemët po nuk erdhën neser hagari për të punuar në shtruarjen e rrugës në gurë për nevoja të kolonistëve”. E dija se kemi pushkë “taliane”, po nuk e dija kush është hafije . Dhe prap mendoja se hafijet e kanë dekonspiruar Fazli Greçefcin; hafijet e kanë mbytë në burgë pas shumë mundimeve sepse nuk i ka treguar shokët, nuk i ka zbulaur me çmimin e jetës. Këtu e fantazoja heroizmin , ketu e kuptoja se heroizmi don sakrifica dhe nuk duhet të dorzohemi para shumë “novakëve” sllavë dhe shqipfolës. Nuk e dija se Fazli Greçefci ishte vetdorëzuar pa e zbuluar askush, me të vetmin argument se askush mos të mendojë se ai i ka zbuluar shokët. Këtë burrëri, sot e çmojë si një shkollë, që arrijnë ta bëjnë doktrinë vetëm heronjët e vërtetë.

Lufta kur je i sinqertë bëhet edhe me ëndrra poetike

Shkrimet letrare në histori shumë herë kanë prdhuar ngjrje madhështore. Këtu po e bëjë një krhasim. Avni Rrustemi bëri atentat mbi trdhtarin vetëm pse ashtu ia thoshte shpirti, ia thoshte robëria dhe coptimi i tokave shqiptare. Dhe, në gjykatore të Parisit, AVNIU u lirua vetëm pse e bëri atetntatin mbi vrasësin e popullit me motive se ishte nxitur nga populli. Për ndryshe, AVNIU, si i njoh ligjet franceze të kohës, do të denohej me vdekje. Këtë konstatim e thonë të gjithë historianët serioz që janë njëherit në “funksion” të prokurorit, advokatit dhe gjykatësit. Historiani pa këto tri aftësi nuk ka pse t` i hyjë asnjë shkrimi. Po e vërteta duhet të hulumtohet gjithmonë, duke siellë prova të reja. Shkenca është shkencë, por kërkon risi, njomësi argumetesh të pakonsytestuara. Për këtë idela, Fazli GREçEFCI mbetet i vëndosur dhe dorëzohet në pushtetin xhakatar edhe pse e dinte se çka e pret.

Prap po kthehem te “mënyra” e hakmarrjes kundpër xhelatëve që e kishin ndarë nga jeta edhe mësuesin patriot Shaban Shalen. E kishim menduar me disa nxënës që mbi varrin e heroit një ditë ta vejmë Flamurin kombëtar. Duke medituar, më erdhi ideja që ta shkruaj një viershë që e trajton vdekjen mizore në burg. Sa naiv më dukej pas disa ditësh ai mendim “hakmarrës”. Po çka mund të bëja me një viersh, madje kur nuk isha kurrfarë poeti. Po, isha nxënës i nderuar në gjimnaz. Ate e dija. Pasi që kisha menduar nja tre muaj, vendosa të shkruaj “poezi”. Unë poet, mendoja me vete, sepse nuk dija se si shkruhet poezia. Dhe ashtu me vështërsi doli kjo strofë që e kam ruajtur për kujtim nga viti 1964:

Ushtari i parë i lirisë

 Një dritë fiket e njëqindë ndizen,

 Terri nuk sundon gjithëmonë kur drita eklipsohet,

 Liria nuk vonohet kur dielli duket,

 Liria asht e ambël dhe mbetet gjithnjë e njomë,

 Se Fazli Greiçefci nuk harrohet kurrë, ,

 Vetëm Avni Rrustemët nxjerrin për Fazliun hak,

 Sikur edhe njëqindë xhelatë t` i vras, asht pak!

U ndala dhe dy muaj nuk shkrova strofen tjetër, sepse kisha bindjen se nuk po bëjë asgjë. Ama mëllanin e shpërtheva dhe frymoja më lehtë. Kur e fillova për ta shkruar strofen e dytë,befas me erdhi mendimi , çfar naiviteti po tregoi. Po çfar hakmarrje është viersha , madje një vargnim që nuk do të botohet e dëgjohet sepse nuk i besoja as hies sime. Shoqëria (1963-4) ishte mbushë me hafije. Kush të kupton, mendova një ditë. Por hakmarrja në mendjen time nuk përjashtohej. Ajo ishte më e madhe se bjeshka. Pse? Më 1962 së bashku me dy shokë të klasës kishim qenë deshmitar kundër një profesori që quhej Pertoviq Strahinja. E mbante lëndën e gjeografisë, pasi që Prof. Zeqir Bajrami nuk mund të vinte. Ky Strahinja nga Paraqini një ditë na ofendoi aq rëndë sa që nuk kishim rrugë tjetër vetëm ta largojmë fizikisht nga ora e mësimit. Po, ai na kishte thënë tesktualisht: “Ju duhet të mësoni në gjuhen serbishte, se kjo është gjuhë shtetrore. Nëse dëshironi shqip, shkonin në Shqipëri”. Dhe kundër tij kemi dëshmuar në Gjyqin e formuar enaks për këtë çështje. Dhe ne si rast unikat në Kosovë atëbotë, në saje të përkrahjes së Prof Shefki Sejdiut dhe Ramush Ramës, fituam. Profesori shovinist u përjashtua nga puna arsimore për një vit, por ma nuk erdhi të punoi në gjimnaz kurrë. Kujdestar klase atëbotë e kishim Prof Shefki Sejdiun, i vetmi profesor nga Llapi. Po, krenoheshim me te të gjithë nxënësit e gjeneratës së parë të gjimnazit të Besianës. E thash këtë detal, sepse neve na u rrit mendja se nuk duhet ta durojmë kurrë askend, pa marrë para sysh çmimin. Robëria nxën shtat dhe rëndon si plumbi, por liria nuk dhurohet, ajo fitohet vetëm me luftë, madje e ëmbël është kur fitohet me gjak heronjsh. E Fazli Greçefci, dhe Shaban Shala, për të cilët ëndërronim, filluan të na bëhen program si duhet të jetohet dhe si të arrihet deri te liria. Qe besa edhe arsimtarët nuk i kishim hiq më largë se ëndrrat tona rinore-Demaçiane.

Po si të mirret haku për krimin monstuoz që kishin bërë udbashët mbi të burgosurin. Prap, fillova ta shtroi pyetjen, sa Esat Pasha i ka Kosova?. Ka shumë, e mendoja pa pasë argumente dhe nuk besoja. Po, mendoja, duhen pak plumba, shumë plumba , sepse shumë xhak xhaksori duhet derdhur e të mirret haku. I rënduar në këto mendime , pasi që u bëra student, Ramadan Braishori (daja i babës) te i cili baonja i tregova për çështjen e viershës “hakmarrëse”. Filloi të qeshë me shpirt. Vërtetë e ke menduar mirë hakmarrjen, më tha si në tallje. Ashtu mu duk, por JO. Me libra mirret hakmmarja. Jo, dajo, hakmarrja ndaj tradhtarëve dhe xhelatëve mirret vetëm me plumba në lule të ballit. Ma citoi një varg që e kisha degjuar nga Prof Shefqet Kelmendi në tetvjeqare. “Amanet e kem prej të parit, brez pas brezi e djal pas djalit, në lule të ballit me ra tradhtarit”. Më bindi Ramadan Baraishori. Po e them këtë sepse nga familja ime, Bozhidar Paunoviqi- Merdari në shkurt 1921, ashtu si vrasësitë e Fazli Greçevcit i ka diegë në zjarr 51 anatrë të familjes, prej tyre, 6 fëmijë nën dy vjeqë, në diepa. Çka i thonë kësaj. Ka edhe më keq, ma preu Ramadan Barishori nga Sharbani. Po për këtë që të mundon ty, do t` i tregoi Dr. Ali SOKOLIT që neser”,përfundoi daja talljen” e tij .

Pas një muaji

Pas një muaji në shtëpinë e Ramadan Barishorit do të gjinden Dr Ali SOKOLI, Bajram PETROVCI,rentgenollog, Shahin BILALLI, infermier, Ramadan BRAISHORI ndihmës infermieri dhe Hakif Bajrami. I pari emori fjalën Dr Ali Sokoli. E tregoi tërë historinë e mosnënshkrimit të dokumentit mortor për Fazli Greçefcin. Pas tij foli Bajram Petrovci me emocione. Filloi të çajë si fëmi, por e qetësuan doktori ALI SOKOLI dhe Ramadan Braishori. Shahin Billalli dhe unë nuk qaninm por dnesnim. Edhe më rëndë se me ça. Ishte ashtu sepse doktori e përshkroi një kufomë tmerri që kishin bërë udbashët xhalatë. Pas këtij takimi “viershen” e lexova edhe një herë në vetmi. U binda se  kisha thënë diçka. Kur erdhi koha dhe u bëra arsimtar i fëmijëve të Dr Ali SOKOLIT, Regenolg Bajram Petrovcit, infermier Shain Billit dhe Ramadan Barishorit në Gjimanzin e Prishtinës prap në një takim e diskutuam lirisht çështjen e Fazli Greiçevcit. Kësaj radhe folen edhe: Bajrami, Shahini dhe Ramdani, të tre burra me etikë njerëzore shumë të formuar. Që të tre e admironin Adem Demaçin sepse Fazlia thonin ata është ushtari i parë i tij i flijuar për atdhe. Në fund të bisedës Dr Ali Sokoli m` u drejtua: Ti je historian. Duhesh një ditë ta zabrdhish tragjedinë e Fazli Greiçevcit, sepse tragjedi të tilla na kanë përciellë deri në Plenumin e Brioneve.

Po çka foli Dr Ali Sokoli me shokë për kufomën e Fazli Greiçevcit?

“ Një serbian udbash ma solli një letër që ta nënshkruaja për një rast mortor. Nuk e dija për ken është fjala. E pyeta udbashin , përej çkafit ka vdekë? Heshti pak, dhe mu drejtua –duhesh ta nënshkruaish se ka vdekë nga TBC! Eshtë një kufomë mashkull nga Drenica”. I thash, bënë ta shohë kufomën. Ai, jo nuk ka nevojë, sepse vdekja është konstatuar edhe nga !!!? nuk e tregoi emrin. Shkurt ia preva. Pa e parë kufomën nuk e nënshkruaj. Le ta merr përgjegjësinë kushdo qoftë. Pa një, filloi të kërcnohet. Për çfar përgjegjësie është fjala kur ai është i vdekur”. Aliu-shkurt pa e parë kufomën nuk ka diskutim, se do ta nënshkruaj. Pranon dhe shkojmë me te në dhomën mortore. Çka me pa, sytë e përxhakur, buzët e përxhakura me shenja koagulimi që do të thot se është rrahë një kohë të gjatë, me mjete të “buta”. Veshët dhe hunda të dërmuar. Majen e kokës të nxirë nga koagulimi prej rrahjeve. I drejtohem udbashit: Bën ta shpaloi në xhoks. I nxirë dhe me shenja torturimi. Jo “udbash”, nuk kam punë këtu. Njerëzit që vbdesin nga TBC , vdesin me ngjyrë limoni në lëkurë. Kjo kufomë është e natyrës që nuk më takon mua të nënshkruaj dhe u largova pa përshendetje.” E dëgjuam doktorrin dhe bisedën që ishte zhvilluar në spiatal një kohë të gjatë për atë krim makabër. Aty për aty, vendosa që të shkruaj një ditë për atë vdekje tragjike. Pasi që i solla në deponë e Arkivit Kosovës dokumentet e gjyqeve, e hulumtova me kujdes “Dosjen Demaçi”. Eureka, thash një ditë. Dhe , me rastin e rivarrimit, organizatorët , pa më paraljamëruar, ma dhanë fjalën më 1991 para një mase të popullit, kuptohet me insistim të prof Dr Muhamet Pirrakut, i cili e dinte se Dosjen e Fazlisë e kishte hulumtuar. E pranova, por aty më shperthei ndienja e hakmarjes, sepse kishte edhe atëherë (më 1991) të atillë që kishin ndrruar ngjyrë dhe ishin brërë “patriotë”. Jo duhet të botohen të gjitha dosjet dhe ky POPULLU duhet njëherë e përgjithëmonë të lirohet nga mercenartët, vrasësit dhe hafijet. Duhet të filloi një epokë e re. Duhet të ndryshojmë NE, si thot Adem Deamçi. Askush nuk duhet të turprohet për të kaluarën e prindëve dhe të parëve të tij, por duhet të dëshmohet se çka po bëjmë ne, për komb dhe atdhe.

Kur u burgos Fazli Greçevci?

  Fazli Greiçevci u burgos më 3 gusht 1964. Nga ajo ditë e deri më 12 gusht do të mirret në pyetje, me detyrim që t` i zbuloi shokët e organizatës së LRBSH-ës. E vërteta LRBSH ishte themeluar në shtator 1963. Ishte aprovuar Statuti dhe Programi. Këto dokumente gjatë gjithë shekullit XX do të vazhdojnë të mbesin objekt studimi për të gjitha nomenklaturat e pushtetit okupator jugosllavë. Sipas Statutit, në krye të LRBSH do të zgjidhet unanimisht Adem Demaçi. Për nënkomitete do të zgjidhen: për Prishtinë Xhafer Mahmutxhiku, për Gjakovë Kadri Kusari, për Gjilan Rexhep Elmazi, për Llap Azem Beçiri, për Drenicë Fazli Greiçevci, për Pejë Ramdan Shala dhe për Mitrovicë Zeqir Gërvalla. Të gjithë këta patriotë do të qendrojnë të patudur në të gjitha kthesat e Luftës për çlirimin e Kosovës. Të gjithë, gjithëmonë kanë pasë një respekt të pakursyer për Fazli Greiqevcin, për njeriun e BESES , mendimit, fjalës dhe veprimit që nuk i zbuloi shokët.

Jeta e Fazliut nuk ishte poezi, por poezia e tijë është dhe do të mbetet JETE e pavdekshme që nuk ka fillim as mbarim. Të paktën për burgimin e Fazli Greçevcit kam pasë mundësinë që t` i lexojë të gjitha dokumentet e hetuesisë dhe gjykatës, të tërë procesin hulumtues të Komisionit shtetror të LK. të Kosovës, përpiluar më 1967 dhe të botuar në “Kosova sot’ më 2007 në vazhdime si material “ultraekskluziv”. Dhe për të ardhur deri te e verteta se kush e privoi nga jeta patriotin Fazli Greiçefcin, shtrohen këto pyetje: kush e ka marrë në pyetje; me kenë ka qenë në dhomë të burgut; cilët mjekë e kanë vizituar pasi që thuhet se “ka vdekë nga një smundje ngjitëse”!!!?; kush ka qenë gardianë në burg. Dhe në fund kush e ka zbuluar Fazli Greiçevcin në cilsinë e drejtuesit të LRBSH-ës për Drenicë? Në bazë të tërë dokumentacionit rrezulton se Fazli Greçevcin e kanë zbuluar ata persona që e njihnin veprimtarinë e tij patriotike dhe rrevolucionare, pra ishin në afërsi me te, por JO në organizatë me te. Pra, me asnjë argument nuk mund të vpërtetohet se Fazliun e kanë zbuluar shokët e organizatës LRBSH. Fazli Greçevci, për t` ua mbyllë gojën atyre që flasin pa argumente do të vetdorëzohet, pa e zbuluar askush.

Për vrasjen mizore të Fazli Greçefcit deri më 1967 nuk ka pasë shansë teorike që të flitetet e të akuzohet dikush në gjykatë. Plenumi i Brioneve i LKJ-ës (1966) krijoi mundësi të terthortë që edhe shqiptarët ta thonë të vërtetën për psimet e tyre nga UDB e Titos-Rankoviqit dhe kriminelëve të tjerëve pranë tyre. Po, historikisht është vertetuar se në Plenumin e Brioneve nuk ishin në pyetje shqiptarët fare, por ishte në pyetje karrika e Titos, sepse deri më 1949 Partia e ka kontrolluar UDB-ën. Ndërsa rrethanat që u krijuan pas IB-es (1948) UDB-a fitoi hapësirë për ta kontrolluar Partinë. Dhe këtu fajet e Titos nuk mund të amnestohen. Përkundrazi, Titi ishte fajtori kryesor i deformimeve, krimeve dhe të gjitha padrejtësive ndaj shqiptarëve sepse i dinte të gjitha pa asnjë hezitim. Ky pohim mbështetet në argumente të qindëpërqindëta arkivore.

Të kthehmi te vrasja mizore e Fazli Greiçefcit. Më 1967 dhe 1968 janë zhvilluar hetime dhe janë ekzaminuar vrasësit kryesor. E ata ishin UDB-ashët: Lluka Tomanoviq, Vllada Shilegoviq, Bojoviq Milloje, Nikoliq Miodrag, Pavlloviq Zhivorad, Markoviq Cvetko, Mitroviq Millan, Grubeshiq Sllavko, Zhiviq Tomisllav, Nazmi Kursani, Sveta Bogdanoviq, Mirko Zdravkoviq (kërcnon që kufoma nuk guxon të hapet në varrim), Stanisllav Grkoviq, Shaban Hyseni, Qedo Topalloviq, Millorad Josifoviq, Steviq Dragisha. Ishin përgjegjës mjekët : Dr Boro Moraçiq, Dr Ana Janova, Dr. Sllavisha Nikoliq (ky e ka nënshkruar vdekjen-obduksionin) e tj. Radivoje Mirkoviqi ishte nënshkrues i dytë i obduksionit. Duhet për hirë të objektivitetit, të thuhet se Dr Ana Janova kishte shfaqë hidherim pse obduksioni bëhet pa e pyetë ate fare. Eshtë konstatuar se Dr Bora Moraçiqi e kishte vizituar Fazli Greçefcin në burg. Shtrohet tash pyetja pse ta vizitojë një kirug njeriun që nuk ishte për kurrëfar operacioni?!!!. Kjo do të thot se edhe shumë të tjerë janë mbytë me dijen e Dr. Bora Moraçiqit, i cili edhe pas Plenumit të Brioneve, pat arritur të bëhet edhe Drejtor në Spital. Në anën tjetër Rrustem Statofci, infermier, më ka treguar se të gjithë emrat e sipërshenuar kanë qenë të lidhur me një zingjir komandues për likuidime të shqiptarëve pa gjurmë dhe pa “nishan”. Gjykatësi hetues më 1967, i përmend si deshmitarë edhe Xhemail Greiçefcin, Hamdi Greiçefcin nga Flamurasi (ish Strofci). I përmend Rrustem Statofcin infermier dhe Millan Petroviqin infermier. Të gjithë këta nuk i merrë gjykata si deshmitar serioz, por i injoron. Eshtë fjala për Ramadan Vraniqin, si kryetar gjykate dhe antarë të kolegjit; Tahir Ibranin dhe Radomir Patërnogiqin. Edhe këta (gjykatësit),e pas Plenumit të Broneve, edhe ata (vrasësit)  gjykata e historisë nuk i liron nga fajësia, sepse e përfunduan gjykimin pa i qitë në shesh fajtorët. Kishin mundësi, por e zgjodhën turpin dhe politikën.

Sa i takon guximit të dr Ali Sokolit, duhet theksuar se ai ishte antar i LRBSH-ës së bashku me Ramiz Hoxhën dhe Dr Gjeladin Deden. Këta persona lidhjen e kishin me Azem Beqirin dhe kurrë nuk u zbuluan. Ndrësa, sa i takon zbulimit të vrasësit të Fazli Greiçevcit duhet theksuar se ai kishte mbetë i pazbuluar një kohë. Dhe me që të gjithë shokët drejtues të LRBSh-ës ishin burgosë, Fazli do të vetëdorëzohet. E vërteta, gjykatësi hetues Qazim Tolaj më 1967 dhe 68, siç shihet në dokumente e kishte zgjëruar aktakuzën me shumë emra. Ky gjykatës hetues do të akuzojë se: “…Fazli Greçefci ka vdekur në mënyrë të dhunëshme , përkatësisht , pas torturave dhe malltretimeve mizore nga ana e mbikqyrësve në burg. Për këtë ka dëshmuar eksperti prof. Velo Bujan…Rrahjet kanë zgjatë dy ditë nga Dragosllav Bioçanin dhe Dragosllav Magovqeviq. Me gjithë këtë hetim që ndodhë pas katër vjetësh, Vllada Shilegoviq e ka penguar hetimin”. (Materiali hetimor gjindet në: A. K. Fondi: Gjyqi i Qarkut Prishtinë, K. O. nr. 57/67). E vërteta vrasësi kryesor i Fazli Greiçevcit sipas kujtimeve të dr Ali Sokolit, ishte urdhërdhënsi Lluka Tomanoviq, të cilin gjykatësi politik Ramadan Vraniqi e liron nga çdo përgjegjësi me vendimin K. nr. 199/68. Lidhur me këtë që e theksova, në një ndejë ku ishin Dr Ali Sokoli, Dr Xheladin Deda , Bajram Petrofci, Dr DEDA më drejtohet: “ Sa isha student në Iatli e pata shkruar një viershë me titull “Kosova fatmurge” dhe e pata botuar. Me aatë vieshë ende jetojë, rropatem me përmbajtjen e saj. E kuptova se e kishin biseduar brengën time, naivitetin tim për “vieshën hakmarrëse” që e kisha ruajtë me aq kujdes. Prandaj sipas hulumtimeve të dokumenteve rrelevante në Fondin e cekur vrasësi i drejtëpërdrejtë i Fazli Greçevcit ishte UDB-shi Narangjiq, të cilin gjykatësi hetues nuk e përmend fare. Kjo do të thot se më 1967 dhe 1968 është ngritur “pluhur” politik për t` i mbuluar krimet horizontale dhe vertikale të politikës. Në materiale qëndron i nëshkruar edhe emri i gjykatësit Rizah Fazlia, por edhe ky i jep fund “gjykimit” të tij me një mjegulli që mbetet krim i pandeshkuar nga një sisitem xhakatar siç ishte ai jugosllav. Gjyqi i historisë, sigurishtë se nuk do të pushojë me këtë gjykim, por do të thellohet edhe metej për këtë dhe për krimet tjera të bëra për t` i shfarosë shqiptarët.

Farsa e një tragjedie në gjyjatoren politike komuniste 1967/68 dhe filozofia e LRBSH-ës

 Tash vijmë te një pyetje që është bosht i rreshtimit politik të atyre që u burgosen për lirinë dhe bashkimin kombëtar, dhe atyre që burgosëshin n` “emër të popullit”. Filozofia e historisë në rreshtimin politiko strategjik prej çdo populli kërkon të ekzistojë një KONTRATE, në mes të Kombit dhe Shtetit-idesë për një shtet të bashkuar. Ajo Kontratë është e natyrës idealiste dhe materiale, është grancion i rrugëtimit për çlirim dhe bashkim. Për këtë KONTRATE janë flijuar me mija patriotë anë e kënd viseve etnike shqiptare që ishin në robëri.

Në Kontratën shoqërore dhe politike që në rastin konkret është dhe mbetet për bashkimin kombpëtar të  Shqiptarëve, LRBSH veçonte katër elmente shtyllë të tërë procesit objektivizues. Së pari, duhet të theksohet çka është e nevojëshme; së dyti duhet të theksohet çka është e domosdoshme; së treti duhet të theksohet çka është e pashmangëshme. Së katërti duhet të gjindet “ngjyra” që e firmosë tërë procesin mbarvajtës.

Në lidhje me atë që u tha më lartë si element i nevojshëm ishte organizata LRBSH. Si element i domosdoshëm ishte Programi i LRBSH-ës. Si element i pashmangshëm ishte firma e Adem Demaçit. Për autorin e Programit LRBSH-ës, u interesuan dy Blloqet ushtrake më 1965: NATO dhe Pakti i Vrashavës. Natos do t` i thuhet nga jugosllavët se: “Ky Proram është një vizion kominternist”. Ndërsa Paktit të Varshavës , do t` i thuhet se “kemi të bëjmë me një program Ballist”. Kur e lexuan të dy taborret, erdhën në përfundim se në Program nuk kemi të bëjmë me ideologji fare. Ky konkludim ishte fitorja e një rreshtimi të shekullit nga Adem Demaçi, në të cilin Fazli Graiçevci do të bëhet kurbani i parë, deshmori i parë. Po ngjyra e këtij programi historik, kush mund të jetë, gjithëmonë do të mbetet gjaku i Fazli GREçEVCIT dhe deshmorëve të tjerë të lirisë dhe pavarësisë Kosovës, për t` ia hapur portën bashkimit kombëtar, për ta rraealizuar amanetin e Rilindasëve.

Tash shtrohet pyetja se pse Programi i LRBSH-ës i kishte fikësuar DY ETAPA të LUFTES për rrealizim. Etapa e parë ishte cilësuar se do të quhet ETAPE PAQESORE. Ndërsa Etapa e dytë sipas Programit të LRBSH-ës përcaktohej të jetë JOPAQESORE. Në të dy etapat, sipas Programit ishte me rëndësi që Kombi mos të barikadohet në IDEOLOGJI. Aty, decidivisht thuhet se : “ Nuk ka rëndësi a do të na ndihmojë Perendimi apo Lindja. Me rëndësi është se Lufta jonë është e drejtë dhe nuk zhvillohet kundër asnjë kombi, por ku ndër sistemit kolonial jugosllavë”. Këtë gjenialitet të Adem Demaçit do ta vlerësojnë të gjitha institucionet shkencore prestigjoze në botë, kuptohet në një heshtëje bifurkative. Fazli Greçefci në këtë filozofi politike do të mbetet figura emblematike sepse gjaku i tij do të mbetet amanteti për luftë sublime.

Etapa e parë e Luftës sipas dokumentve që janë krijuar do të fillojë nga viti 1964 dhe do të zgjasë deri më 23 mars 1989, kur Serbia doli hapur kundër çdo rruge të drejtë të Kosovës për t ` u avansuar në Republikë. Kjo rrugë nuk ishte mohim i Programit për bashkim kombëtar, por ishte një segment me të cilin deshmohej civilizimi i shqiptarëve dhe padrejtësia që u ishte bërë nepër kongrese dhe konferenca ndërkombëtare. E vërteta, 23 marsi 1989 deshmoi se Serbia nuk ka ndryshuar kursin e vet kolonial, prandaj nga burgu Adem Demaçi do të porositë që me asnjë çmim mos të pranohen ndryshimet e dhunëshme kushtetuese, por të çmohet vetvendosja dhe e drejta për shkëputje pa dhunë. E vërteta më 1989 do të formohet në vend të partisë (LKJ), disa parti politike. Në Programin e tyre, jo të gjithaa do të aplikojën politikën paqësore. Por të tjerat do të deshmojnë se me atë politikë vetëm i ndihmohej okupatorit dhe ndihmësve të tij, sepse kanë ndryshuiar rrethanat politike jo vetëm në Ballkan por edhe në botë në përgjithësi.

Ç është e verteta në Shqipërinë Kontinentale që ishte në robëri kanë vepruar disa parti rrevolucionare që kishin rrreshtim të drejtë politik dhe patriotik, të cilat gjithëmonë kanë pasë respekt për LRBSH-ën dhe prijësin e saj Adem Demaçin si kryeideator i luftës për liri dhe bashkim kombëtar. Prandaj, qysh më 4 korrik 1992, kur Komisioni i Badinterit e shpalli Jugosllavinë shtet të shkatërruar, do të lajmërohet ngadal por sigurt politika jopaqësore e LRBSH, drejtë themelimit të bërthamave të para guerile e quajtur UçK. Duke synuar zgjërimin e kësaj politike duhej të ndryshonte POPULLI. Dhe ishte evidente se botës Perendimore demokratike duhet t` i deshmonim seriozitetin që synonim qoftë edhe me përdorimin e armëve. Çdo deklarim për politik paqësore gjatë viteve 23 mars 1989 deri më 5 -7 mars 1998, është politikë fiktive sipas filozofisë së historisë, sepse ia zgjatë jetën okupatorit xhakatar, i cili për fat në dekadën e fundit të shekullit XX e zgjëroi harkun e dhunës edhe mbi kombet (kroatët, boshnjakët, sllovenët etj) që qeveriste dhe dhunonte shqiptarët. Këtu diferencohet rubikoni shqiptar i qujatur Programi i Adem Demaçit. Dhe, në Evropë do ta kuptojnë shumë shpejtë këtë orientim të Ri të shqiptarëve. Prandaj, Parlamenti evropian do të nxitojë dhe Adem Demaçit do t` ia ndaj çmimin “SAHAROV”, krejtë me qëllim që këtë strateg dhe burrkombi demokrat, ta ndaj nga rreshtimi  për luftë të Drejtë. Prandaj, mund të konstatojmë se në Parlamentin e Evropës kur Adem Demaçi e mori çmimin “Saharov”, Evropa e pa se kemi ndryshuar Ne dhe ajo do të ndryshoj qëndrim ndaj nesh por jo pa implikimin e SHBA-ve, si kampion i demokracisë dhe pavarësisë në botë. E vërteta një vit pas çmimit “SAHAROV” që iu dedikua Adem Demaçit, disa qarqe në Evropë (francezo-italiane) nxituan që atë çmim t` ia dhurojnë edhe kryetarit të LDK-ës, të një parti që quhej pacifiste, gandiste etj. Me këtë Evropa e re tregoi se është ajo që shndërohet në MODEL, në synime, sipas nevojës, dhe pavarësinë e shqiptarëve, të paktën nuk e deshiron, ose e pengon se mos po bëret model për të gjitha padrejtësitë në kontinent. “Saharovi” i dytë u dha për ta defaktorizuar të parin, por pa sukses, sepse në të dy “saharovët” do të implikohen SHBA me politiken e saj demokratike dhe çlirimtare si model për luftën e të gjitha kombeve të robëruara. E pra, Evropë, Programi i Adem Demaçit është ANTE PORTAS. Luje politikën e vjetër të re, në paq hapsirë!!!. Amerika e Gjergjë VASHINGTONIT është këtu.Qoftë e rroftë për jetë.

Fazli Grejçefci me BESEN e tij dhe të kombit të tij do të pozicionohet në piedestalin e civilizimit, që nderohet nga të shtypurit dhe të shfrytëzuarit kudo në botë. Lufta e Fazli Greiçefcit nga burgu, me duar e këmbë të lidhura do t` thej prangat pikërishtë nga nxënsit e tij, nga bashkombasit e tij me shembullin e tij,me vepren e tij që nuk urren, që mendon, flet dhe vepron në stilin e sshkollës Skendebeut që për një çerek shekulli bëri LUFTE të DREJTE.

Dhe në rrugën e faktorizimit të LUFTES se DREJTE në Kosovë 1992-1999, do të ekspozohen shumë bariera, politike dhe materiale si nga faktori i jashtëm ashtu edhe nga ai i brendshëm. Bile lufta për defaktorizim shkoi deri aty sa që publikisht u demonizua lufta e Ushtrisë. Çlirimtare të Kosovës. Madje pati edhe orvatje që UçK të rasformohet, fakt ky që ngjau në Zonën Operative të Dukagjinit, po pati edhe dlegacione që e provuan këtë zanatë të kobshëm në tërë Kosovën, kuptohet me pasoja por jo me deshtim sepse shumë shpejtë e muarën komandën heronjët e vëretetë, luftetarët që u rrehnin damarët për liri dhe çlirim ashtu si programonte Adem Demaçi dhe Fazli Greçevci, pa ideologji, pa urrejtje por për liri, për NEO LUFTE, me të cilën fillon në historinë botërore EPOKA E RE, ku ushtarët që bëjnë luftë të drejtë, nuk vrasin fëmijë, pleq, plaka, femra shtatzana, nuk vrasin civilë që nuk kanë armë në dorë, janë dhe do të mbesin fitimtar. Kjo shkollë e Adem Deamçit në strategji dhe e Fazli Greiçefcit në BESE SHQIPARE, do të merr karakter të ri pas 24 marsit 1999, do të merr karakter botëror. Kështu njëherë e përgjithëmonë, çlirimi nga robëria e dyfisht: nga ideologjia dhe robëria fizike do të marrin fund. Por prap xhaku i Fazli Greçevcit dhe deshmorëve tjerë në vijim 1964-1999 do të mbesin shkronjë e pashlyer dhe e garantuar për brezat që vijnë. Madje lirimi nga ideologjia në Shqipërinë Bregdetare, me këtë luftë të Drejtë në Kosovë, në Luginën e Preshevës, në Iliridë, në krahinën e Ulqinit, në Çamëri do të avansohet dhe shndërrohet në garancion, pra jo vetëm në shpresë, që një ditë të lindë bashkimi i kombit, sepse janë krijuar efektivat dhe faktorët për te dhe në te me devizën: “Një tokë, një popull, një ëndërr”.

Shqiptarët edhe para 23 marsit 1989 nuk ishin një “gacë e mbuluar nën hi”, që po shkrihej ngadal në dobi të okupatorit. Jo, ishim një unë e ndezur që do të shperthej si vullkani në dekaden e fundit të shekullit me ato mjete që dispononin.

Për Fazli Greçefcin kanë shkruar monografi: Selatin Novosellla, Riza Greçevci, N. Gashi etj. Të gjitha monografitë janë një përpiekje për ta ndriçuar qëndrimin heroik të Fazli Greçevcit para udbashëve vrastarë. Por nga këto shkrime del një aksiom se populli dhe bijtë e tij të shkollës së Hasan Prishtinës, Emin Durakut, Qemal Stafës, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Fehmi Lladorofcit, Shkelzen haradinit dhe ideaatorit të tyre Adem Demaçit, janë të pavdekshëm, janë vula, është nënshkrimi, është ngjyra e asaj kontratës në mes shtetit kombëtar dhe kombit përgjithëmonë.

Në fund duhet ta citojmë Papa Kristo NEGOVANIN për të mësuar kombi gjithëmonë se çka janë jerënjët dhe sa vlen xhaku i tyre: “Nëse më vrisni, ruene gjakun tim dhe me te ta shkruani gjuhën shqipe”. Ai gjak është edhe i Fazli Greçevcit, Tahir Mehës, Afrim Zhitis, Agron Rrahmanit, Rexhep Malës, Fahri Fazliut, Ali Ajetit, Mehë Ukës, Zahir Pajazitit, ADEM dhe HAMEZ JASHARIT, Shkelzen Haradinjat, Fehmi Lladrofcit, Xhevë Krasniqit-Lladrofcit, Agim Ramadanit, Sali çekut…të gjithë të shkollës Hasan Prishtinës dhe Adem Demaçit.

FAZLI GREIçEFCI: NUK DUA TE I Lë NJOLLA, VETIt, SHKOKEVE, AS KOMBIT

Më 8 qershor 1964 burgoset Adem Demaçi dhe shumë të tjerë. Në këtë përfundim shtrohet pyetja kush i zbuloi. Shkrimet e deri tashme deshmojnë se së pakut ishin nja gjashtë hafije. Për njërin dihet. Ishte Jusuf Nazari (Hoxha), që ishte edhe anatr i organizatës në Pejë. Ai me direktivë të UDB-ës ishte ifilturaur brenda LRBSH-ës. Për të tjerët, do të shkruhet dhe flitet kur të publikohen dosjet e UDB-ës famëkeqe. E vërteta shumë antar të lRBSH, atë verë të vitit 1964 kishin mbetë të pazbualuar. Njeri ndër ta ishte edhe Fazli Greiçevci. Ky patriot ishte edhe drejtues i LRBSH në Drenicë. Dhe për mos me u përfolë se po mbetej i dyshimtë, më 17 gusht 1964 do të vetëdorëzohet në burgun e Prishtinës. Këtij koriefei kombëtar shumë miqë dhe anatrë të LRBSH-ës do të i thon: “Mos u dorëzo”. Ndër ta ishte patrioti Ramadan Dallduri, i cili i fundit e porositë me bindje, duke e përbe në FlAMUR dhe BESE shqiptare se në saje të miqëve do të shpëtoi, prandaj, mos të dorëzohet. E këshillon që të mshifet dhe do t` ia dali sepse kishte shumë miqë, po edhe mundësi që mos të dorëzohet. FAZLIU do t` i bërgjigjet BACIT DAN, (Ramadan Dalldurit, i cili njihej për veprime patriotike në të gjitha etapat kah kemi kaluar-HB) shkurt: “ Unë nuk i pranoj kufijtë aktual shqiptaro-shqiptar. Unë jam nxënës i Adem Demaçit. Nuk mund të jetojë ndryshe vetëm se me të vërtetën. (1964). Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem Galica, Shaban Polluzha po të donin nishana, ato do t` ua shtrembronin krihet, por u rreshtuan në rrugën e drejtësisë dhe të Kombit. Nuk dua që të i lë njolla as veti, as shokëve e as Kombit”. E bëri atë që ia thoshte ndërgjegja kombëtare. Nuk donte të mbetej jashtë radhëve të shokëve të idealit. Nuk dëshironte të flitej se: “Ja ky shpëtoi, ja ky ka diçka….”. Kështu do të më rrefej Ramadan Dallduri, të cilin e njihja nga viti 1970. Populli jonë kështu flet edhe sot e kësaj dite, duke vënë në dyshim shumë çka, për shumë kendë, pa pasë asnjë informacion. Kjo filozofi mazohiste dhe idiotike është prezente te popujë që kanë jetuar gjatë në robëri. Si duket është pasojë e popujve të pashtet, është plangton i robërisë shumëvjeçare.

Po vrasja e Fazli Greiçevcit do të mbetet çështje “enigmatike”, por ngacmuese për çdo zemër atdhetare,do të mbetet admirim për çdo patriot. E vërteta , vrasja mizore e Fazli Greiçevcit në burg ia hapi intelegjcisë shqiptare dy porta: ta urrejë okupatorin edhe më tepër; ta admiroi dhe dëshiroi me çdo çmim kombin e bashkuar. Shembulli i Fazli Grejçefcit ishte shkollë edhe në Luftën e fundit çlirimtare.

Vrasja mizore e Fazli Greçevcit nuk ishte vetëm ngjyra e vulës së nënshkruar në Programin e LRBSH-ës, por ishte edhe kauzë shpirtrore për çdo shqiptar patriot, për ta kuptuar se ku jeton, për çka jetohet dhe për çka duhet të punoi, në mënyrë që krimet e tilla monstruoze mos të përseriten në asnjë sisitem shoqëror dhe politik. Fati i Fazli Greiçevcit nuk është fundi i tragjedisë nën robëri, por është fillim i luftës për t` u çliruar nga tragjedia. Dhe për çudi, nuk ka liri pa flijime dhe pa heroizëm të shkollës stoike dhe karakterit arbëror të shembullit të Fazli Greçevcit, që mos t` i zbuloi shokët dhe shoqet e idealit –të organizatës. Prandaj, nëse lexohet me kujdes DOSJA e hetimeve dhe gjykatës për Fazli Greçevcin, hulumtuesi e kupton se në dorë të kujtë ishim. Dhe, kur të renditen të gjithë ata udbash kriminelë, të gjithë dalin serbë dhe malazezë. Prej 23 sa figurojnë nepër dosje, vetëm dy janë shqipfolës. Edhe ata për çdo ditë duhet të tregohen se janë më udbash se udbashët, të vrasin dhe dhunojnë shumfishë më tepër se ata 21 të tjerët që vrajnë e kthjellin shoqërinë e pamprojtur, ku hafijet dhe vrasësit janë kudo dhe “të padukshëm”. Ata si zagarë që ishin duhej të nuhatëshin në çdo skutë, në çdo odë, kuvend, dasmë, dekë, xhami, kishë, punëtori, tren, kudo ishte hieja e tyre. Po dielli, do thoshte poeti lind edhe në Perendim, kur populli dëshiron.

E pyetën Adem Demaçin, shefin e Fazli Grejçefcit dhe të gjithë shqiptarëve liridashës, ndër të tjera, udabshët Sveta Bogdanoviq dhe Milisav Llukiq: “Kur pate guxim të flasish kundër Jugosllavisë, atëherë guximin ta shprehish edhe para nesh”? Demaçi iu përgjigjet xhakftoftë dhe me guxim: “ Kur njeriu është jashtë mureve të burgut, kërkoni prej tij të heshtë, kur e futni brenda, i kërkoni të flasë”. Udbashët do t` i kërcnohen se kemi mjaftë fakte për ty, por a mendoni fare për vetën dhe për familjen”.? Dhe Adem Demaçi, me një mendim që duhet të mbetet në çdo enciklopedi iu përgjigjet shkurt: “Unë mendoj vetëm për shkatrrimin tuej” ( Ego cogito semper, voter catastrofarum”.

Natyrisht se Adem Deamçin e ballafaqojnë me gjashtë antarë të organizatës LRBSH që kishin pranuar çdo gjë që dinin. Prap Adem Demaçi do t` u përgjigjet: “A po e shihni … Populli jashtë nuk ka ide …se çfar janë. A jeni të vetdijshëm se ju ata i keni shndërruar në heronjë”. (shiqo: Shkëlzen Gashi, Adem Demaëçi, Prishtinë, 2010, f. 50). Po Fazli Greiçevci, që nuk zbuloi njeri pse e torturuan deri në vdekje. E vërteta, udbashët e dinin finalen e jetës së Fazliut , por kërkonin të mbizotëroi te të gjithë shqiptarët fati i tillë. Dhe kur të lidhet ky moment me fjalinë e Demaçit “Unë mendoj vetëm, për shkatrrimin tuej”,atëherë kuptohet esenca e luftës pamëshirëshme për liri. E pra e tillë është historia, edhe i shtypuri edhe shtypësi mendojnë vetëm në shkatrrimin e njeri tejtrit. Të shtypurit mendojnë me të drejtë dhe gjithëmonë ia arrijnë, pa e llogaritë kohën. Kështu ka deshmuar historia. Shtypësit për të qëndruar në fronin e mizorive, kurrë nuk mendojnë për kohën, që një ditë historia do t` i vë në plehun e kohës së turpëshme.

Në bazë të dokuemnteve vërehet se LRBSH llogariste në luftë të gjatë dhe të pamëshirëshme. LRBSH e Fazli Greiçevcit do të fillojë të zgjërohet prej poshtë-lartë. Dhe Lufta çlirimtare me mjete jopaqësore që filloi më 23 mars 1989, do të metastazoi duke e përfshi tërë Kosovën, Luginën e Preshevës dhe Iliridën, të gjitha viset e robëruara shqiptare, për ta krijuar shansën që të përhapet edhe në çamëri, në viset shqiptare  në Mal të Zi, në tërë Shqipërinë Bregdetare.  Por ashtu si e nadnë nga jeta shumë të ri Fazli Greçevcin, ashtu këtë metstazim të Luftës së Drejtë në fund të shekullit do ta pengojnë Fuqitë koloniale dhe do të na plasojnë diku në gjysmë të rrugës e diku do ta pengojnë dhe nuk do të filloj historia të lëvizë fare. Liria lëvizë, do të thoshte Fazli Greçevci. Nëse lëvizë, bëhet faktor univerzal i admirimit dhe faktorzimit të ndërgjegjës së zgjuar kombëtare.

Pas vdekjes mizore të Fazli Greçevcit më 1964, pikërishtë një vit më vonë jashtë mureve të burgut do të krijohet një atmosferë tjetër. Populli i robëriuar i Adem Demaçit dhe Fazli Greçevcit do të mendojnë se ma në fund i kanë thyer disa pranga të robërisë. Po ishte ajo një fatamorganë historike, sa për të nxituar, për të ndryshuar kursin e luftës në “kërkesë të ujit” (lirisë). Dhe më 1967/68 në Prishtinë, do të mbahet procesi gjyqsor kundër atyre që e privuan Fazli Greçevcin nga jeta. Fazli Greçevci ishte viktima e parë e LRBSH-ës. E vërteta ishte ajo gjykatë vetëm një paradë politike e klanit “triumafalist” shqiptar, asgjë më tepër. Dhe, kur parada politike mbeti vetëm si dekor, filloi Etapa e demonstratve, filloi të deshmohet se gjaku i Fazli Greçevcit dhe fjalët e Adem Deamçit ishin profetike, nuk ishin shkri kot. Lufta për faktorizimin e atij gjaku, e atyre fjalëve do të shndërohet në aksiomë kombëtare, që ngadal, por sigurtë do të i përfshijë të gjitha poret e jetës shqiptare nën robërinë jugosllave. Ora e historisë për këtë popull kishte rrahë më ngadal se kudo në Evropë, por minutat e saj ishin stallgmite, deshmi se nuk ka kthim prapa.

Kështu gjaku i Fazli Greçevcit dhe fjalët enciklopodike të Adem Demaçit do të shndërrohen në shkatrrues sistematik të një shteti gjakatar dhe njëherit do të avansohen në ndertues edhe më të mëdhenjë, në ndërgjegjën e një populli për t` u sakrifikuar për liri. Dhe si të arrihet objektivi i plotë i ndërgjegjës kombëtare për liri, është dhe mbetet vetëm një përgjegje. Energjia e kombit të rreshtohet drejtë dhe me kohë e kompetencë për liri dhe progres të civilizimit, duke u rreshtuar kah popujtë që kultivojnë demkracinë pa dilema.

Më fund betimi për gjakun e heroit Fazli Greçefci

 Në fund , porositë e Fazli Greçevcit i gjejmë në këtë vulë historike: Për të mos u gabuar…”Shkrimi për Fazli Greçevcin u dedikohet që ta lexojnë vetëm atyre meshkujve dhe femrave të cilët zemrën e kanë të denjë dhe të fortë me ndienja patriotike; U dedikohet për t` u lexuar vetëm atyre që lindin, rritën dhe vdesin me fjalën Shqipëri në gojë; U dedikohet vetëm atyre që janë përherë të gatshëm me u bë fli për Shqipëri dhe kombin Shqiptar, për shqiptarizëm; U dedikohet vetëm atyre që fjalët patriotizëm dhe Shqipëri u vlojnë në Zemër, e jo nëpër buzë. E tillë duhet të jetë rinia shqiptare” (marrë nga “DOSJA” 1957, përshkrim i shkruar me dorë nga avokati ynë e njohur dhe i paharruar Bajram Kelmendi, gjithashtu viktimë e krimeve monstuoze serbe). I tillë ishte Fazli Greçevci, shok lufte, ushtari më besnik, i heroit kombëtar Adem Demaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …