leoni

Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof.dr. Hakif Bajrami: Kufiri i rivizatuar Kosovë-Mali i Zi, shans jetik për të mbetur në pushtet

Kosova u ruajt nga idealistët, u themelua shtet i pavarur dhe sovran falë luftës së gjatë por të drejtë të patriotëve, po varroset nga politikanët gnostikë-aristokratë dhe mikroborgjezë për një javë, që po dëshmojnë se janë pa ndërgjegjëshëm, por jo të gjithë.  Kosova po copëtohet, askush nuk e mbron, as KFOR-i, as përfaqësuesit diplomatikë. Tani kanë mbetur vetëm idealistët në front. Madje edhe Qeveria është rreshtuar në faljen e territoreve. Dhe jemi  bërë imunë kësaj fjale “bajate” sesa na janë copëtuar trojet tona. Për disa syresh këta fakte janë fjalë romantike. Nuk ka shtet në botë si  kryetari i Shtetit, Hashim Thaçi, dhe Kryetari i Qeverisë, Isa Mustafa, që të bëjnë propogandë për FALJE tokash shtetërore një shteti fqinj, krejt me qëllim për ta ruajtur fotelën, të cilën nuk e kanë  të sigurt as për tre muajt që vijnë.  Deputetë të Kosovës, mos u besoni këtyre recidivistëve në gabime, prej politikanësh që nuk  janë promovuar  në bazë të aftësive intelektuale, por në bazë të rrethanave politike dhe gjakut të derdhur të dëshmorëve  të rënë, në luftën e drejtë çlirimtare të viteve  1981-1999.

Nuk ka tragjedi më të madhe në politikë, se sa pushteti kur e humb orientimin, dhe, fillon të mos u besojë  as fjalëve të veta. Si duket, shkenca  e fonetikës, për këtë shkak i ka zbuluar germat, që faktet të mbesin të shkruara dhe nëse kthehesh prapa,  politikani i këtij soji  e sheh se sa me elgancë e plasojnë rrenën në popull dhe  e dezorientojnë në masë. Ky orinetim surrogat politik, mjerisht  ka zënë shtat në shtetin e Kosovës. Shikoni se si e mbron qëndrimin e tij Isa Mustafa duke na porositur të kontrollohemi te mjeku por edhe te “Patkoi” i Millosheviqit, madje edhe te rriçënat e Malishevës!. E vërteta, në këtë rrugë e ka futur Murat Meha me “filozofinë e tij kadastrale”. Po, shumë mirë që Isa e njeh prapaskenen e “Patkoit” në anën tjetër, sepse Joshka Fisheri nuk na e pat shpjeguar mirë! E sa të rinjë e të reja, sa civilë janë masakruar sipas planit “Patkoi”, Isës le t` i mbetet në ndërgjegje nëse ka të paktën  një ndiesi  kombëtare. Në simpoziumin e 3 gushtit 2016, për demarkacionin, kur u shpreha se janë agjenturat ruso-serbe kah kalërojnë në Podgoricë, Tiranë dhe këtu në Prishtinë, pushtetarët filluan të zgërdhihen me cinizëm. Tash, kur “gazetarët” e tillë janë nxënë në vepër si ilegalë, madje njëri nga ata edhe i armatosur, sigurisht se zgërdhirëja do të manifestohet në formë tjetër: “ja sesi ne i zbulojmë agjentët”.

Tani prap kreu i Qeverisë, Isa Mustafa, duke komentuar për të satën herë DEMARKACIONIN fantom që vet e kanë shndëruar me injorancë intelektuale, doli me tezën bizare se nëse  ratifikohet  Marrëveshja (Kosovë-Mali i Zi), Kosova do të: “internacionalizohet, pstaj do të vijnë të mirat  tjera si : libralizimi i vizave, trsformimi  i FSK-së, forcimi subjektivitetit ndërkombëtar i Kosovës,  rikonfirmimi  i partneritetit strategjik  me SHBA”.  Vërtetë është punë e madhe se si ky akademik me famë, që e ka begatuar ekonominë e Kosovës, i ka konceptuar këto fakte në një vend. Por, lexuues të nderuar, nuk do të reagoja të paktën tani, po mos të merrja KRTIKA të SERTA prej do Llapjanëve të mi se:  “…Nuk paskam nevojë të merrem me Rugovën!!!!”. O mjerim , o fatkeqësi ogurzezë shekullore. Po, ju them llapjanëve të mi, se nesër kur të vjen rendi te kufiri me Serbinë , ajo nuk do të hamendet, do ta kërkojë KUFIRIN në BESI (LEBANE), sepse aty e patë vëndosë Adolf  HITLERI, për ndryshe miku i shtrejtë i Serbisë me Qeverinë kusillinge më stabilen në Ballkan ( Milan Nediqi 1941-1944),  në bisedimet e Wjenës më 1941, po rishkruajnë “pisarët e fashizmit serb”. Dhe prap bisedime  në Wjenë më 1999, prap bisedime dhe nënshkrime në Wjenë më 2015. Nuk ka rëndësi, në Wjenë më 28 VI 1881 është  lidhë Konventa Austro-Hungari- Serbi për okupimin e Kosovës.(Lexoni origjinalin: Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, Prishtinë 2001). Kur  jemi te këta kufijë tragjikë gjithëmonë shqiptaro-shqiptarë,  UNMIK-u i famshëm i KS OKB-ës  në vitin  2000 (pas Krishtit famëlartë), vëndosi kufi të ri parap shqiptaro-shqiptar, madje në Rugovë, ku nuk ka pasë kurrë slalvë, që do të thot kunder atij vendimi që po thuhet se “kufiri duhet të mirret për bazë si ishte  më 1 XII 1988” . Por Mali i Zi, më 2009 zbriti kufirin për 6 kilometra duke vëndosur edhe tabelën në vednin UJI i FTOFTE: “ Mirë se vini në Mal të Zi”. Ky realitet, siç shkruan edhe Faton Mehmataj, njohës i problemit, më 24 gusht 2016 në “EPOKA e RE” : “është heshtur gjatë 15 viteve nga të gjithë pushtetarët”.

Po i kthehem Zonës LLapit 1941-1944. Mjerisht, në alternativë  kufiri Kosovë –Zona okupuese gjermane 1941-1944, madje edhe pas kapitullimit Italisë në shtator 1943, pati mbetur zonë administrative e Qeverisë Kuislinge të Millan Nediqit, me leje të Adolf Hitlerit ( për këtë mizori të vizatimit të hartave, ka harta serbe dhe gjermane me bollëk). Pritne pra llapjanë vendimin e Brukselit me firmë të EULEX-it (ish UNMIKU-t  kufirin në Besi. Heshtni, përgojoni, moralizoni nepër oda dhe kafene sikur 1989-1999 që e lajmëroni pavarësinë që do na vjenë nga qielli!. Por duhet ta nderoni prof Dr. Shpejtim Bullqin, se po vepron drejtë, dhe po ua hap sytë qysh tash të gjithëve me fakte. Dhe jam krenar se Ju Llapjanë e keni zgjedhë.  Po, po ju të kafeneve  propagandoni me i mbrojtur vetëm mexhat e jueja. Marri e motit, por shumë dukuri mjeruse ndër shqiptarë kanë ngjarë.  E filloi luftën Llpai i pari  më 1910 (prill- maj. Haxhi Sadria, Ibrahim Hertica, Rrahman Bulliqi, Nur Shatri etj), Kosova heshtë deri në korrik; Lufton Drenica, të gjitha krahniat tjera heshtin, lufton Kardaku e tërë Dukagjini, pjesët tjera heshtin. Edhe në kohën e Luftës antifashiste disi u bë hile dhe dymendësia na kushtoi tragjikisht.  Ku është lufta gjithë popullore, pse injorohet kushtrimi i Adem Demaçit më 1963, sot nga “elita politike”, deri në kohën e legjendarëve  Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari.

Nuk isha as nuk kam qenë kurrë lokalist;  kurrë nuk dyshoj duke i njohur  kolegët e mi historianë nga PEJA, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Drenica, Shkupi, Tetova, Goistivari, Struga, Dibra, Tirana, Shkodra, Gjorokastra, Korça, Ohri e Ulqini, diaspora  apo ndonjë krahinë tjetër kur të vjen radha të “KUFIRI NE BESI”?, do të heshtin! Ja ku na ka siellë robëria, politika  e robit dhe njeriut skallav i gënjeshtrave  dhe interesave lokale, që përgojojnë nepër kafene dhe oda, duke moralizuar. Po, po ky soj i llafazanëve ishte ai që e sabotoi  UÇK-në famëlartë. Dhe po ju them se nuk kam pretendime të mirrem me politikë fare. Madje nuk kam heshtor në vitet 1974-1999, ndaj Serbisë imperialiste (lexo vetëm: OVK- si e kemi humbur Kosovën e Metohinë,  Beograd, 2002, aty i keni të gjitha faktet e okuopatorit gjërësisht diku 420 faqe). Më duhet të them se deri në një masë,  e kanë spejguar serbet”, luftën tonë intelektuale dhe politike, kush ishte në ball të frontit Antifashist kundër  Serbisë okupatore, gjatë viteve  1981-1999).

Tani po i kthehm çështjes demarkacionit fantom, të krijuar artificialishtë por jo edhe pa fajin  e Komisionit Qeverisë, dhe zyrtarëve në  Bruksel. Të them  edhe një herë se kufirin Kosovë-Mali i Zi, e vizatojnë me saktësi “Fletoret Zyrtare”, të Republikës Serbisë , por edhe Malit Zi . Por ato dokumente duhet hulumtuar me vite os eme muaj dhe dikush duhet të mirret nga institucionet shkencore. Ato paguhen për këtë çështje. Demarkacionin e kanë vizatuar edhe “Fletoret Zyrtare” të KSAK-së, që duhet të hulumtohen  nga: Akademia, Instituti i Historisë, Instituti Albaologjik, Katedra e Historisë. Të gjitha heshtin, ku janë tani?. Më duhet të them se: 1972-1999 e tërë Serbia është dridhë prej fakteve të historianëve të drejtuar nga Prof Dr. Skender Riza dhe Akademik,  prof Dr Ali Hadri, sidomos më  1972, kunder intrigave atishqiptare të Tempos,  më 1974 kunder historianëve serbë, që donin ta shtrembërojnë historinë shqiptare, më 1979  kundër Ali Shukriut që donte të dirigjojë histori zyrtare të “vllazërim bashkim, të mos përmendet “amnestimi i çetnikëve më 21 XI 1944 nga Kryesia e AVNOJ-it dhe vet Titos. Madje duke m` u kërcnuar  më 1979  në Zveçan, duke më thënë se “Nëse edhe njëherë flet kështu, do të flasin mbi varr Ali Hadri dhe Fehmi Pushkollit sikurse Engelsi, Markxit”. Alush Gashi në Komisonin e historisë më pati thënë thuja : “ Se e ke vra Qamil Hoxhën në Skenderaj”. Unë: Po shoku Alush ma jep dokumentin…; me 1981 kunder të gjithë kameleonëve të Beogradit, shqiptarë e sllavë,  për Plan Programet mësimore të historisë; më 1983 duke e mbrojtur Vendimin e Konferencës Bujanit u futëm nën hetime; më  1985 në Beograd iu zhveshën rrenat fashiste Spasoje Gjakoviqit e komapnisë së ish ubashëve; më 1988/89  kundër Dobrica Qosiqit, Ante Markoviqit, Budimir Llonaçarit, e deri te S. Milosheviqi i cili është quajtur “Gebells”, i cli më 1995 është quajtur fashist publikisht e deri më 1999. Pse institucioonet tona tani janë bërë proqeveritare, është fare e çuditshme dhe e pakuptimtë. Po, do të thoshte ndonjë historian, “nuk mirremi me këtë çështje”. Nuk është ky arsyetim, sepse edhe ne  datat e sipër shënuara askush nuk është paguar për REAGIMET ORDINERE. Mos heshtni historianë, sepse këta politikanë analfabetë që duan historinë të na shndërojnë në sociologji dhe analistë që nuk janë as aristokratë e as mediokër mikroborgjez, do të ju kërcnohen: mos e futni çështjen në histori, por histori po bëjnë të gjithë, ama të gjithë popujtë dhe pushtetrarët  e tërë  rruzullit tokësor.

Në qershor 1999 pas një lufte të pabarabartë (1981-1999), Kosova u nda në këto zona mbikqyrëse nga NATO: Zona e AHBA me qendër në Ferizaj; Zona e Britanisë me qendër në Prishtinë; Zona Franceze me qendër në Mitrovicë, Zona Italiane me qendër në Pejë dhe Zona Gjermne me qendër në Prizren. Të gjitha zonat  i kanë pasë edhe njësitet e shtetve tjera si ndihmëse. Deri me tash po del se asnjë zonë nuk e ka fiksuar kufirin e Kosovës pa e dëmtuar në një mënyrë apo në një tjetër. Fillimi i ndarjes së Kosovës ishte në Veri të Ibrit ( 1999), problem ky që zgjatë edhe tash. Për këtë problem fajin  kryesor e kishin dhe e kanë Forcat e KFOR-it francez.  Triada vazhdoi me Debellde, ku Serbia dhe Maqedonia duke mos e pranuar Kosovën, lidhën marrëveshje kufitare dhe KFOR- i Amerikës nuk reagoi, por heshti e ishte i detyruar ta ruajë kufirin e Kosovës, pastër dhe aty ku ishte i caktuar. E vërteta, Maqedonia e kishte lëvizur çështjen e Debëlldesë edhe para vitit 1989, por e priti momentin dhe Serbia për të “treguar se kush është zotëria i Kosovës”, u bë dorëlirë dhe arriti marrëveshje, por duhet të dihet se me Kushtetutën e Kosovës 1974, askush nuk ka të drejetë të flas apo të vëndos mbi kufijtë e Kosovës. Ta them edhe këtë se Kufiri në Debellde është vëndosë me urdhërin e Kishes Ortodoske Serbe.  Qeveria jonë heshti, heshten edhe instituccionet shekncore.

 Çdo ndryshim i atij qëndrimi i kushtetues së vitit 1974 është tradhti ndaj vendit, është recidivizëm i TRADHTISË. Kjo duhet të thuhet troç dhe për këtë nuk aludoj në askend por për çështje kombëtare –shtetërore  nuk guxohet të heshtet me asnjë çmim. Madje, mendoj se shkenctarët duhet t` u thonë politikanëve hapur sepse është në interesin e tyre njerëzor dhe kombëtar. Këtu, kur është në pyteje atdheu nuk ka inate, as hipokrizi e as interes të regjioneve.  Si të doni quane, kështu e ka emrin kjo “zejtari” e lojës me kufij, bile edhe në të drejtën nderkombëtare. Në filozofinë e Hoistorisë, kjo veprimatari quhet ndryshe “anekdota e kërmillit” që mbetet një ditë pa samar- pa pushtet e çka pastaj! Politikanë mendoni pakëz për nesër e shumë për sot, të kaluarën nuk mumnd ta ndryshoni me asgjë, as me forcë, as me ideologji, e aq më pak me debate politikaneske. Një ditë edhe instituconet që i keni “finansuar” do të ua kthejnë shpinën. Nuk ka pushtet të përjetëshme.

Tani fjala është te ish-kryetarja, Atifete Jahjaga, e cila nuk la guri pa lëvizë për të mbetur edhe një mandant në krye të shtetit. Ajo erdhi si erdhi në fron dhe  më 26 maj 2011, e lidhi një Marrëveshje me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit ZI. Historianët e vëmendshëm këtë i kanë të shënuar, madje  edhe  në internet shihen edhe në foto me ministrin malazez, e ku del se atëherë “ U lidh Marrëveshje që të hapet pika  e dytë  kufitare me Malin e Zi në Çakorr”. Kah erdhi deri te ky ndryshim tani , i rivizatimit të kufirit,  faktet dëshojnë se  zanafillen e ka në vitin 2000, kur aty ishte KFOR-i Italian dhe Spanjoll. Pse ndodhi zbritja  e kufirit në këtë vijë të re, duhet të shpejgohet një mosinteresim i dukshëm edhe për Debëllde (KFORI amrikan) edhe në Veri të Ibrit nga kFORI francezët.  Tani edhe Ambasada e Gjermanisë mike është vënë në veprim dhe fton me tërë fuqinë që demarkacioni pa kushte të ratifikohet. Po mirë se as KFORI i tyre i vendsour në Prizren, nuk duhet të mbetet prapa sepse së bashku me turqitë prej andej nuk kanë pasë mundësi t` i falin diçka kufitare prej Kosovës së ngushtuar, për Nënën Shqipëri. Dhe me që nuk kanë pasë mundësi  ta bëjnë këtë në “dobi të Shqipërisë apo Maqedonisë” , duhet me pedigre ta bëjnë diçka  për Malin e Zi, të përzihen në politikë, të cilin (Malin  e Zi) duhet ta nxierrin nga goja e agjenturave ruso-serbe, të cilat në pikë të ditës shetisin nepër Prishtinë, se për Mitrovicë e Gjilan mos të flasim. Atje janë afër kufirit.

Edhe njëherë, DEPUTETË të Kuvendit të Kosovës, askujt mos i besoni, shkoni njëherë nga Peja e deri në Kullë; nga Peja e deri në Çakor, mos bisedoni me askend, as me Rugovas si Isa Mustafa, pra me asnjë rugovas se “janë bërë emocionalë dhe ndoshta i detyron Isa Mustafa te shkojnë te mjeku pa para, për t` ua evituar ndienjat, emocionet, dhe frigën nga “rriçërat e Malishevës, por “folni” me ASFALTIN e rrugës Pejë-Çakor dhe Pejë-Kullë, do ta mësoni se deri ku e ka ASFALTUAR  Kosova atë rrugë. Mos u besoni pra hartave, as dokumenteve, por asfaltit dhe menaxhimit të atyre rrugëve rrugëve deri më 1989.

Tani gjithnjë e më tepër po flitet për Gjykatën e Arbitrazhit. Mali i Zi është shumë mirë i poziconuar në këtë pazar. Do të mbetet dakord, sepse asgjë nuk humb. Ka hy në këtë avnaturë falë injorancës dhe mos reagimit të Komisonit shtetror të Kosovës, i cili në fillim e kishte filluar punën mirë, por në proces, u lodhë nga pesha e punës dhe kapitulloi para Komisonit Podgoricës, së cilit,  Atifete Jahjaga ia solli një përforcim-dhuratë dhe bekim me sielljen e tre “ekspertëve”, pse jo  nga vendet më të indiustrializuara të botës: nga SHBA, Gjermania dhe Anglia (të tria vende mike). Punë madhëshotore e një ekpi diletant, që provon vetëm me harta të bëjë histori, pa dalë as një hap në terren, pa biseduar as me një vendas të Rugovës, pa hulumtuar në asnjë arkivë Fletoret Zyrtre, ku është historia e saktë e kufirit, pra pa histori nuk ka zgjidhje të kufirit, ju analistë  dilettant që flisni nepër televizone se nuk na duhet historia. Po po edhe në kohën  e  ish Jugosllavisë, kur nuk u pelqente mediokreve, e thonin këtë. Kur mbështeteshin për muri para fakteve, thonin, po, luftë kanë bërë shqiptarët për liri, por 1941-1944 kanë bërë “rezistencë”, pra do të thotë jo luftë. Çdo kush duhet ta dinë se kufiri është çështje SHTETËRORE-e KOMBIT dhe nuk i takon asnjë partie epo grupacioni të dirigjojë si po bëjnë shtetastit tanë. Duhet të dihet se nga ish Jugoslavia kanë dalë shtatë shtete sovrane dhe ka probleme. Vështirë të vizatohen kufijtë e tyre pa probleme, të cilat rriten nëse orekset politike janë të ëmbla. Mos e harroni miqësinë e thellë të Gjukanoviqit me Italinë (1998-e tutje), e cila  e nxori me elegancë nga goja ruso-serbe, duke u orvatur dhe nëse arrinë t’ i dhurojë prona të Kosovës, jo më pak se 8600 hektarë kullosa, ujë, pyje dhe xehe të panjohura, vednin më turistik në dy qind vitet  që vijnë!!!.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …