Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. dr. Hakif Bajrami: KURTHAT E REJA PER SHTETIN E PLAGOSUR NE DUART E MAFISE EVROPIANE

Isa Mustafës çka t` i qesin  BE-ja në tavolinë do ta nënshkruaj, sepse është i shkollës LKJ-së. Mjerisht një punë ti tillë deri me tash e ka imituar edhe Hashim Thaqi. Shiqoni nga viti 1999 e deri me sot çka është nënshkruar. Tani lind pyetja, çka fitoi Kosova nga CEFTA, nga marrëveshja për eksportimin e rrymës në Shqipëri dhe anasjelltas, nga sigurimi i veturave etj. Këto dhe shumë plagë tjera, duhet të shërohen mirë e me fund, e pastaj mund të flitet për integrime në strukturat e BE-ës ku vlon uji në akull nga intrigat e tezgave dhe pazareve neokoloniale. Tani në paktin  e ri ballkanik a do të na thotë Brukseli “ju nuk keni nevojë për ushtria, se ju mbron ushtria  eVuçiqit, i cili në Sanxhak dikur deklaronte se për një ushtar tonin do të i vrasim 300 boshnjakë dhe shqiptarë”. Nuk ka ndryshuar asgjë në kokat e stafit tij. Këtë fakt Berlini duhet ta mësojë bukur me kujdes!

Nuk jam me profesion ekonomist. Por kam mësuar ekonominë politike, për ta mësuar me rrënjë katrore historinë. Këto ditë nga Brukseli (BE) është aktualizuar pazari i “madh”, për një qëllim të dështuar ende pa lindë. Me 12 korrik 2017 filloi në Trieshtë të Italisë si aktualizim gjeostrategjik i BE-së, të rishqyrtohet filozofia e Berlinit (2003) dhe tutje e agjendat e Selanikut, Parisit dhe Vjenës, krejt me të njejtin qëllim që “peshku i madh”, pa probleme ta gëlltitë pa përtypur fare “peshkun e vogël”.Ndryshe, me daljen e Britanisë nga BE dhe dezorientimi që mbretëron në Evropë sot në rrafshin gjeostrategjik, si kompenzim për atë treg doli në “rrotën  e llotarisë politike” mundësia e krijimit të “Jugosllavisë ekonomike”, për ta “sheruar Ballkanin nga “parcializmi”. Ky orientim lajmëron një politikë neokoloniale, që vendet e lira dhe sovare t` i vejë në një kurthë të re, me qëllim që të voglit të gëlltiten nga “dinosaurusi” edhe përbrenda, sepse kush e luan rrolin kryesor të kësaj “gjallërese” të zhdukur, siç ishte Jugosllavia si kralevinë e pastaj si titiste, gati se është zbuluar, kush ia donë të mirën kombit dhe civilizmit në slloganin: “Egalite, liberte, fraternite”.

Lidhur me këtë që u tha më lartë, samiti i Trieshtës (korrik 2017), nuk është asgjë tjetër, përpos një përpjekje për ta kompenzuar tregun britanik dhe për ta krijuar një zonë “ jugosllave’ ku do të provohen muskujt e BE-së dhe kapitalit saj, duke i shkelë tri parime njerëzore: Një, do të provohet për ta kthyer nostalgjinë titiste në Evropë si ekonomi ideologjike e tregut përzier, ku vizat për Kosovën janë “tokë e premtuar” si aporet e Zenonit, por pa Kroacinë dhe Slloveninë (katolike), të cilat do të sherbejnë si një grep për të grumbulluar ujë në “liqenin e Serbisë”, në mënyrë që kjo të nxirret të paktën në një përqindje optimale nga goja e “Ariut të Sibirit”. Dhe po nuk ndodhi ky fenomen politik për shkak të ndonjë humanizmi, për shkak të ndonjë “ndihme” ekonomike, sepse BE po të dojë mundet këto vende  t` i pranojë në paketë dhe nuk do të ndodhë as ma i vogli detabilizim në rrathët vicoz të saj, sepse këtu importohet mall e nuk eksportohet as “ilaqi për puqrra”. Kështu në tregun e “dinosaurit” Evropë, që është lodhë nga intrigat dhe masoneritë djathtiste dhe majtiste, ku çdo palë zgjedhje parlamentare priten me frikë si nga kolera e Afrikës, duke e ndrydhë Ballkanin të paktën qe dy shekuj, e duke e cotuar çështjen shqiptare deri në tragjedi, me leje dhe kërkesë të saj. Asgjë Kosova sidomos, nuk duhet të pranojë nga ky “sevapë” pa studim të mirëfillët në bashkpunim me SHBA-të. Ska besë ma për asgjë nga Brukseli i cili kijon Gjykatë raciste vetëm për shqiptarë që dihet se do të dalin të pastë si loti. Po, do të montohet dhe çmontihet çdo gjë, por kot, fakte inkriminuese nuk ka. Ka fabrikime ruso-serbiane. Do të provohet me këtë “union ballkanik” diçka, për ta joshë Serbinë sepse ka tregun më apsorbues në rajon. Do të publikohet, se në këtë “union” do të investoihen afro gjysëm miliardë euro, për ta “nxierr” rajonin nga stagnimi dhe varfëria. Po kush e pengoi BE deri me sot ta kryej këtë mison human dhe ekonomik që në esencë ka synim politik, ka synim krijimin e një konferedarte ekonomike, ku zgjedha është kastrofale për shtetin e vogël të Kosovës të Maqedonisë dhe Malit Zi sidomos.Problemi i tretë, është që tregu shqiptar edhe ashtu i palgosur nder veti që të parcializohet në individualizëm dhe të humb çdo identitet.

Vrojtimet  historike ndihmojnë dhe spjegojnë çdo gjë që risynohet të arrihet e nuk do të arrihet asgjë. E vërteta, Federata balkanike është ide e shekulit XIX-të. Në këtë ide do të ngritet “Lidhja Balkanike” 1866-1868. Në këtë drejtim duhet theksuar se Lidhja në mes Serbisë dhe Malit Zi më 1866: Lidhja e Serbisë me Greqinë më 1868: vijimi i bisedimeve të Serbisë me Rumuninë dhe Bullgarinë si principata, ndodhte që Dinastia e Obrenoviqëve e yshtur nga Wjena dhe Peterburgu  e “marrur për dore” nga Parisi, ishin në një luftë për primat, që Serbia ta marrë bajrakun kunder Portës, dhe për këtë marrje të shperblehet me toka shqiptare, që Evropa i konsideronte  “ toka të askujt”, siç u shpreh Oto Fon Bizmarku në Berlin më 1878 e siç u lidhen marrëveshje sekrete për t` i coptuar këto treva jo më pak se në 16 marrëveshje.

Shkalla e dytë e këtij skenari historik, shënohet në vitin 1912, pasi që ishin krijuar dy blloqet e madhe Evropiane; Pakti Berlin-Wjenë-Romë (Boshti) dhe Pakti Antantë: Londër- Paris-Peterburg.Në skenarin e këtyre dy taborreve në luftë për hapsirë jetësore dhe shitje të mallit, që e bartën Botën deri te Lufta  e Parë Botërore (një kasaphane e paparë deri m e atëherë 1914-1918), dhe si parthënje e saj, u krijua Aleanca Balkanike me këtë itinerar: Serbi-Bullgari më 13 III 1912 me shtesë të konventës ushtarke më 12 maj 1912; Bullgari-Greqi më 29 maj 1912 me shtesë ushtarke më 5 tetor 1912; Mali i Zi me Bullgarinë dhe Mali i Zi me Serbinë i përpiluar në Lucern më 27 shtator 1912 krejtë në stolin meskin për t` i ndarë trevat e “Turqisë” thues se ato ishin siellë në Ballkan nga Azia.I tërë ky pazar politiko ushtarak dhe “ekonomiko religjioz”,sikur sot që është bërë roli i ISISit, është bërë nën patronatin e Rusisë dhe Auastro Huganrisë, për ta luftuar Portën e jo për ta çliruar popujt. Por, doli se ishte fjala, për ta “pastruar Ballkanin nga elementi mysliman e që shqiptarët do të pësojnë tragjikisht”, ndërsa kishin luftuar kunder okupatorit shekullor tri herë ma shumë se këta rë Aleancës së bashku.

Pas Konferencës imperialiste të Versajit (1919) në Wjenë, Kominterni do të kurdisë një asociacion që quhej “La Federation Balcanique”, e që e kishte organin e vet me të njetin emër. Aty debatohej gjërësisht për lirinë dhe sovranitetin e çdo kombi ballkanik dhe artikujt  e botuar  e tregon qëllimin final të asaj ideje fataliste njëmendore, ‘se vetëm komunizmi do ta shpëtojë njerëzmin nga varfëria” sikurse sot “vetëm eknomia e tregut do t` i nxjerr kombet nga izolimi”!.

Pas Luftës Parë botërore një kohë do të pushojnë pazaret e këtilla. Por, më 1934 do të krijohet “Antanata Ballkanike” nga masoneria Franceze në nivel të: Jugosllavisë, Rumanisë, Greqisë dheTurqisë, duke eksperimentuar me Shqipërinë me qëllim që Parisi të i bëjë barriera Gjermanisë dhe Italisë në Ballkan. Edhe ky eksperiment do të deshtojë shumë keq në Mbledhjen e Athinës më 1936.

Gjatë Luftës Dytë botërore do të lëvizet çështja e “Fedratës ballkanike”. Kundër saj do të ngriten fuqishëm misonarët anglezë që e kishin vershuar Ballkanin, sepse ishte hapur e dutuir, se do të dominojnë intresat e Moskës, të diktuara nga Kominterni në agoni, por të fuqizauara nga Stalini dhe Ushtria e Kuqe ruse sidomos më në Krime (Jalltë ku u nda Babllkani nga Cherchilli me përqindje, në një letër të cigares) në shkurt 1945. Ideja do të e Federatës do të përseritet sërish më 1947, që të krijohet Federata Ballkanike sllave, në mes Bullgarisë dhe Jugosllavisë, dhe për këtë janë organizuar tubime dhe debate të gjata shumë ma misterioze sa këto të Berlinit, Selanikut, Parisit, Wjensë dhe Trieshtës. Bile nga “nëntioka e saj” ka dalë Byroja inforamtive e pastaj Pakti i Vrashavës. Dokumentet dihen deri në detale. Por në këto debate është një emrues i përbashkët, se” Shqipëria ishte paraparë të jetë Republika e shatë jugosllave”, bile në Pktin e Varshaës dhe në OKB u pranua më 1955, pa e spacifikuar kurrë çështjen e Kosovës dhe Çamerisë. Edhe ky “projekt”, do të psojë më 28 VI 1948 me plasaritjet Tito-Stalin rreth koncpeteve ideologjike komuniste, për ndarjen e intresave gjeostrategjike.

Në vend të kësaj ideje do të lind ideja vijuese më 1950. Deri më 1953 u bë realitet i ashtuquajturi “Pakti Ballkanik”: Jugosllavi-Turqi- Greqi. Qëllimi ishte që të gelltitet Shqipëria dhe pas këtij skenari qëndronte, askush tjetër përpos masoneria jugosllave e reshur në Ankara dhe Atinë, për ta ndarë Shqipërinë në Shkumbim (Greku dhe Serbiani), dhe, për t` i fitaur Ankaraja afro 2 000 000 shqiptarë që kishin mbetur të okupuar nga Jugosllavia titiste ku ishin edhe boshnjakët dhe muslimanë tjerë, si fuqi punëtore për Anadolli. Marrëveshja Xhentelme Tito Kyprili (1953 në Split) ishte vetëm një vizatim i qëllimit kryesor të këtij komploti ushtrak që kishte premisa edhe Perendimore. Këtu po e shënoj vetëm një anomali të kërkesës së Gjeralit Turk Jamot drejtuar Titos dhe Jakshiqit kur ishin në vizitë: “Na i dërgoni këndej Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinën por edhe Fadil Hoxhën se vetëm ne dimë të sillemi me ta sikurse ndaj Armenëve”!!!Medno tani lexues i nderuar se Isa (1916 në Podgoricë) dhe Hasani (në Selanik 1933) ishni vrarë. Mbetej vetëm Fadili të vritej me të njetat mjete dhe mënyra se “po  e arsminte kombësinë  e vet shqip…”

Lidhur me këtë, çfarë kritikash na janë servuar nepër simpoziumet ndërkombëtare nga hsitorianët jugsollavë (serbë, sllovenë, kroatë, boshnjakë, maqendonë, malazezë) se: “Tirana e Enver Hoxhës nuk po e nënshkruan Helskun, sepse ka pretendime teritoriale ndaj Jugosllavbisë”. E ku është Helsikut sot. A u bë copë  e grimë kufijsh, prej atyre që e popullarizonin një gjysëm shekulli. Por palaga shqiptare prap kullon dhe nuk është sheruar fare. Së këndejmi, përpiekja e Berlinit që në Trieshtë (kto ditë 12-13 korrik 2017) të nxjerr afro gjysëm miliatrdë evro për “investime’ në “Unionin  e ri Ballkanik”, për investime kapitale, është një “film” vestern që është pëprseritë , të paktën mbi palgët shqiptaree. Kësaj palge si duket pa ndonjë studim të hollë, po i hudhë kryp në plagë edhe Tirana e lodhur nga droga, sepse pushteti si duket po i duket Edi Ramës, është fituar me tapi. Nuk është kështu. Së pari, Edi Rama si njeriu ma i votuar dhe ma i pushtetshëm shqiptar, të cilin e respektojë, sot duhet ta luftojë natë e ditë për ta futuar Shqipërinë në BE. Së dyti, paralel me këtë, duhet ta çrrënjosë çështjen e prodhimit të drogës në vend, së bashku me korrupsionin. Së treti, në paralele të luftës politike dhe gjeostrategjike, duhet të luftojë me tërë fuqinë e dy frocave të para, ta vansojë çështjen e Kosovës në BE, e cila ka mbetë e “infektuar’ si i vetmi shtet në Evropë (pa viza) i izoluar shumë keq. Këto detyra shtëpie, nuk ia ckatoi unë Edi Ramës edhe pse shumë dyshojë në këshilltarët  e tij potencial, por këtë detyrë BESE, ia ckaton betimi që duhet ta marrë në postin që e pretë që nesër, ta drejtosë sukseshëm shtetin andej kah SHBA dhe Perendimi respetiv, por me rrugë të dlirë dhe duar të pastra.

Të përfundojmë. Armiku ma i rrezikshëm i shqiptarizmit ishte dhe mbetet latetnt, ribashkimi i hapësirës unike jugosllave; limanet e Adriatikut dhe Hekuridha “kurriz” Beograd-Tivar. Tani shqiptarët e kanë ndertuar “kurrizin” infrastrukturor automobilistik me mjete vetanake, me djersën e tërë kombit: Durrës-Prishtinë. Mbetet vetëm ndertimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës. Investimet tjera janë të nevojshme, por, BE e ka të njohur se Kosova është vendi ma i izoluar në Evropë, dhe me këtë asociacion të ri (Union Ballkanik gjeostrategjik dhe politik serbian ma së shumti), Kosova do të izolohet dyfish me formulën 5+3 nga Serbia, Bosnja dhe Vatikani, plus pesë shtetet e Besës refuzuese :Spanja, Sllovakia,Rumunia, Greqia dhe Qipro. Dhe një fkat duhet të thuhet, se Kosova në karantinë “kolere” është sa një lagje e Berlinit dhe nuk do të avansohet në intres gjeostrategjik fare, për krijesën e paralajmruar, duke e ngjallë ish Jugosllavinë. Në këtë drejtim, Berlini, Parisi, Wjena, Selaniku dhe Trieshta, i kanë humbur nja 60 milionë konsumator në Britani. Tani duan atë mungesë ta kompenzojnë me 40 milion “ballkanasë” që kanë fuqi eknomike sa 30% i gjashtëdhjetë milionëve britanikëve brexistë. Por diçka duhet të harrnohet, sepse fabrikat e BE-së duan hapësirë jetësore për palsim të mallit dhe diktat të “diturisë”, e cila nuk blihet me para, por fitohet me shkollë.  E seicilia shkollë ka çmim.  Duhet të paguhet. E shkolla jonë kombëtare ma nuk duron imporvizime për intres të xhepave të atyre që na kanë injoruar dhe copëtuar qe dy shekuj. Të integrohemi së pakut ekonomikisht mes veti  e kjo nuk ka ndodhë. Atëherë si do të integrohemi në BE, kur nuk jemi kurrëfar faktori ekonomik. Gjeostrategjik po, ta shfrytëzojmë këtë para.

Më 14 korrik 2017 Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …