Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. dr. Hakif Bajrami: Kush e urren Adem Demaçin e urren vetveten

Bacë Adem Demaçi ndërroi jetë më 26 korrik 2018 në ora 17,50 minuta. Bacën na e mori Zoti sepse nuk deshiroi që ta mundoi shpirtin e tij, çenjen e tij, kritikën e tij, rrethin e tij sepse nuk deshi prihorizëm mbi te dhe në te, për shkak të injorancës, bajrajtarizmit shpifjeve kundër tij dhe arrogances meskine, plus prepotencës politike të batakgjive, të hynë në mekate mëtej me një komb të virtytëshem, por me një pari politike mjerisht frigacake nga hieja e vet, sepse është mbushë me fajde e pabesi, në çdo gjë. Pra për Demaçin po shkruajnë ata që e kanë njohur e po trillojnë dhe falsifikojnë dokumente, që duhet prokuroria t` I hetojë dhe ta zbardhë me kujdes “dokumentarinë contraband të tipizimit Casa nostra”.Lueni, luene, por do të falimentoni si Sllobodani i Milloshit.

Baca Adem Dema si e njoh qe 28 vjet afër tij, para burgut (1958) ishte në burg pa liri e me plot varfëri; gjatë burgut 28 vjeqar ishte në tmerr të vetmisë, fyerjes dhe malltretimit fashist; pas burgut ishte i injoruar dhe i fyer nga shumë kënde dhe hapësira vakante psikologjike me prosi të pushtuesit.

Shkurtë, Bacën Zoti e shpëtoi që mos të mundohet e vuaj nga të bamet e batakgjive që mjerishtë fitorën madheshtore të Ushtrisë Adem Jasharit-Legjendarit e kanë kthyer në “Pazar me armikun e tërbuar të Krpateve” dhe haxhipishmanët evropian.

Baca shkoi fizikisht. Por çka na la testament?Po, na e ka lënë pasurinë e tërë botës, armen e lirisë dhe kulturën që mos të pushojmë me kritikë objektive, por në të njetën kohë mos të sharrojmë në urrejtëje. Kështu, mendimi, fjala dhe veprimi kritik, nëse nuk e urrejmë Bacën, atëherë e kemi poltësuar amanetin e tij filozofik dhe humanist që të dya këto binome të tingllojnë si Simfonia e Nëntë e Betovenit, si gjenialiteti pikantues i politikës së Leonadro Da Vinçit, si skulptura e Mikelangjellos, si Rubairat e Kahjamit, por me material skalitës që të duket homerik dhe heroik si Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.

TINZARËT BACA NUK I DONTE

Baca me përjashtim të okupatorit kurrë nuk i ka luftuar ata që e kritikonin publikisht. Por, ka pasë kritika reprogramative  nga ata që janë munduar ta pengojnë në shpalosjen e sinçeritetit tij, në masë në sherbim të atdhedashurisë. Në këtë fushë shumë e ka brengosë Bacën, se nuk kishte fuqi ta luftojë hajnin publike të përligjur me “ligje”, sidomos tenderomanin, që e shiti pasurinë e Kosopvës disa kriptomafiozëve, që asgjë nuk kanë bërë për kombin dhe civilizmin. Një ditë, nga viti 2012 duke festuar 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar do të pyet: “Çka kemi lënë pa kryer për këto vite.Do të pasojë përgjegja. Bacë, sot ka mjete informative që janë bërë fuqi prodhuese dhe ska kthim prapa. Atëbotë kur jipej kushtrimi, sidomos për Luftë të drejtë, nga ndonjë kuvend ala I Popovës Llapit 1910, apo Junikut 1912, duhej në majet ma të larta të maleve tona arbrore, të dhezen zjarre. Ajo flakë ishte ftesa që të i përgjigjet kush dëshiron zërint Atëdheut. Tash shumë korba si atëherë janë bërë Shqipe, por me porosityë Tua,me mësimin Tend civilizues, si NËNA TEREZE nuk do të ua shtypim kokën, por me sielljet tona do të i bindim që të na respektojnë, këta sabotrët tanë dhe urrejtësit e huej, që si komb i vogël që jemi, si vend që me shumë veshtërsi, ata që vëndosin në fund, mund ta gjenë hartën e Republikës Kosovës (Dardanisë) dhe të I ndihmojnë, të paktën me mosurrejtëje. Po Bac, shumë anë të Dardanisë sonë janë krasitë me gërsherë nga ata që vendosin parnë tavolinave, ose tinzishtë ose publikisht nepër metropole. Dhe kanë vëndosë sese në Berlin (1878) ishim “emër gjeografik; në Londër (1913) ishim me “kërkesa” të falsifikuara që janë botuar publikisht se një pjesë e Kosovës “kërkon të mbetet me Serbi”.Tmerr I paparë, por Evropa u besoi rrenave të Pashiqit; që në Versaj (1919) në vend të një delegacioni shkuan tetë delegacione dhe prap I njeti okupator, I njejti person (N. Pashiqi) falsifikoi që edhe një pjesë e fiseve të mbishkodër (të konfesionit katolik me germa latine) “deshiron” t` I takojë Serbisë e jo Shqipërisë; që një pari e Dibrës (rreligjioni musliman me germa arabe) t` I takojë Serbisë e jo Shqipërisë. Për fat gjysmën e pazareve ua prishi AVNI RRUSTEMI. I njejti skenar do të përseritet më 1946 në Paris. Aty nuk do të lejohet në fillim Shqipëria e luftës antifashiste të prezentohet denjësisht sepse frigoheshin se do të hynë në “lojë” edhe Çështja e Kosovës. Dhe dolën E. kardel, M. Piade dhe një diplomat nga Ukraina që ta mbrojnë Shqipërinë. Ndodhi ky atentat me faktin se fjala Kosovë nuk duhej të ndihej, por të krijohet përshtypja se sllavët po e mbrojnë Shqipërinë!!!

ADEM DEMA MË 1958 SHPËRTHEN SI VULLKANI DHE UA ZBULON I PARI LETRAT

Adem Dema I doli në ball me shpirt kombit në kohën ma të vështirë, sepe armiku ishte mykë në urrejtëje për ta shporrë në Anadolli, për të na i mbyllë shkollat dhe për të na lënë serish sharragji që t` ua pastrojmë rrugët, t ua punojmë arat tona me përgjystë.Po, edhe andej Alpeve shqiptare në Tiranë do të shperthej komploti antishqiptar dhe Ministri Panajot Plaku do të arratiset në Jugosllavi (1957). Baca më 1958 do ta pëshpëritë këtë atentat në disa mese por kurrë nuk do të zbulohet. Dhe dduke u friguar nga fryma e dekolonizmit të botës, më 1959 LKJ do të mbajë Plenum ilegal për t` adresuar disa padrejtësi ndaj pakicave, duke aluduar në shqiptar, e duke ua derguar ato “konkluza” Hrushqovianëve, për të marrë kalori të reja për ta sulmuar vetëm Shqipërinë në Lindje dhe në Perendim. Kështu në kontinuitet,  shkendia që shpërtheu duke I thenë Paktit Varshavës JO më 1960, nukme juve, jam i gatëshem të vdes, por do të vdes i izoluar, por do të vdes shqip. Rrugë problematike do të pasojë për tërë kombin shqiptar në Ballkan, sepse armiku tha hapur në Dedinje: “Bëri e na doli çështja shqiptare prej dore, tutje Pllumbi I saj I bardhë nuk do të ketë të ndalur sepse në infrmata do të bëhet I brabartë me neve”. Në këto rrethana do të zihet dhe piqet Programi I LRBSH (1963/4) ku thuhet: Nuk ka rendësi a do të na ndihmon Lindja apo Perendimi, me rendësi është që Lufta jonë të jetë e drejtë, për bashkimin e Shqiptarëve në një shtet. Në këtë nye thuren dhe thejnë çafen të gjitha intrigat ndaj shkollës Demaçiane. Do të jetë luftë e gjatë, por do ta provojmë çdo formë për të I treguar botës, se nuk kërkojmë asnjë millimeter tokë të huej, nuk kërkojmë t` ia nzijmë jetën askujtë, nuk do të sillemi kurrë ne kur ta fitojmë larine me vargoj gjkau ashtu si janë siellë ata (Serbianët dhe intrigantët) me neve. Do të bëjmë politikë pajtuese, por gjakun dhe plagët nuk do t` I falim pa e marrë vesh tërë bota e civilizuar-BACA. Në këtë rrugë të përgjakur të dalish publikisht dhe të flasish se me armikun mund të pajtohemi, por gjakun nuk e famlim, të ia shtrijsh edhe dorën e pajtimit, së pari shqiptarit që me firmën e pushtetit tij i kishte kaluar 28 vjet në kazamte, ka qenë në gjendje ta bëjë vetëm Adem Demaçi, me faktin se ai që ia shtriu dorën publikisht fliste dhe alarmonet diçka të pakuptueshme, sepse e ëmbël ishte Fotela në të gjitha kohërat, por në fund të mbledhë force e të thot tash ai antifashisti që luftoi për Shqipëri e I doli ndryshe: “Tash jam me Ushtrinë Çlirimtare të Adem Demaçit”, Jo, atij duhet jo përulur por duhet falë se faljen e bënte vetëm shpirti I Adem Demaçit dhe pse mos ta bëjmë ne të tjerët. E filluam Epokën e Pajtimit Kombëtar 1989/90 me fjalët e Adem Demaçit: Jo atij që ngreh gishtin ekrimit, por ATIJ që është trim dhe burr e që e shtrinë dorën e pajtimit!.

Ata që nuk e dëgjuan zërin e Adem Demës për ta luftuar urrejtëjen, e po ta bënin të kundërten, ata sot do të ishin shteti ma i respektuar në Evropë. Në këtë luftë permanente Demaçiane kundër urrejtëjes paralelishtë do të kërkohet që krahas luftës në dy litar: për ta shkatrruar katrahurën Jugosllavi, të ndertohen shtetet kombe në rrënojat e saj, ku edhe pakicat do ta ndiejnë ngrohtësi  sovrane të tyre civilizues, njerëzore si qytetarë të dinitetëshem dhe të barabartë.

Pse luftonte Bacë Ademi për këtë kauzë?

Adem Demaçi një diplomati kulminat botëror –Riçard Hollbruk do t` I thot në pytjen: “Pse je për shembjen e Jugosllavisë”? Baca do të përgjigjet: Kur sllovenët, kroatët, maqedonët, popujtë që jetojnë në Bosnje e flasin serbisht, kroatisht dhe boshnjakisht, e që me gjuhën Vuk Karagjiqit, Ludevid Gajit, Ivan Cankarit, Shantiqit… janë në simbiozë dhe kulturë identike nuk mund të bashkëjetojnë, atëherë çka lypim ne shqiptarët në këtë shtet, sepse së pari nuk jemi sllave, së dyti, nuk jemi të ardhur si këta. Së treti, si është e mundur që malazezët që mbretërinë dhe shtetin  e  tyre, që e “deponuan” në Serbi më 1918, tani lajmërojnë ndarjen, e kjo është alarm se ne me çdo kusht duhet të largohemi nga robëria serbe. Nëse pajtohen me bisedime, ja ku më keni në qendër të Prishtinës dorën e pajtimit. Nëse nuk pajtoheni, ja ku e keni në qendër të Prishtinës luftën e drejtë që vlen për tërë Kosovën. Por, nëse krimet metastazojnë nuk besojë që bota e civilizuar do të shiqojë me indifference, sepse sot informata është e plasuar në tërë globin, ku ka humanizëm dhe drejtësi por edhe shqiptarë dhe ata nuk do të shiqojnë të qtë kah na masakrojnë çetniko-komunistët serbian. E ne I besojmë humanizmit dhe drejtsisë, u besojmë armeve tona sepse luftën e kemi filluar për t` u darë dhe për ta fituar. Ja shansën e keni, ose të na lejoni që makineria e neofashsite e Ballkanit që quhet Serbi e Milloshit të na shfarosë, ose ta jepni provimin para civilizimit. Cilin çmim jeni të gatëshem ta paguani nuk e di, por dua të them se çmimi i ndonjë pasurie që e përfiton neriu mund të fiket për dy ditë, me ndonjë kastrofë nartyrore, apo me ndonjë kockë njerëzore, por çmimi I ndihmës humane për një populli në robëri, në luftën e tij të drejtë, nuk shterret kurrë, nuk humbë kurrë. Hollbruk-e pranoi sollucionin e fitorës përjetëshme dhe këtë mision do ta përcjell aty ku duhet dhe ku sigurohet padyshim ardhmëria e drejtë për të gjithë”. Besojmë edhe sot.

ADEM DEMAÇI NUK E KA URREJTË KURRË IBRAHIM RUGOVËN

Adem Demaçi shpirtërisht e ke respektuar Ibrahim Rugovën, sidomos deri më 1 tetor 1997. Po e ka kritikuar sepse ka aspiruar që Presidenti Rugova t` I mbathë çizmet dhe ta marrë komandën Supreme me çka bota do të mësonte se një popull I tërë është ngrituar në armë për luftë të drejtë. Pra, pozita e Koamndantit Suprem për Adem Demaçin ishte princip dhe kriterë real, sepse askush pa I rrokur armet nuk të ndihmon, as nga Lindja, jo se jo, por as nga Perendimi, ku e kishim shpresën dhe orientimin politik dhe civilizues, sepse jemi evropian den baba den. Në këtë rrafsh, Adem Demën e gëzoi shumë fakti se KS OKB më 31 mars 1998, pra TRE muaj pas daljes publike të UÇK-ës, u aprovuan NJËZERIT Rezoluta nr. 1160, ku ndër të tejra kishte mbshtëtje në Kaptinë e VII-të (nenet 39-52) të Karts së OKB-ës, sidomos kur ishte në radhë neni 43, që do të thot bombardime, gjithnjë duke u bazuar në intrevenimin në Kroaci dhe në Bosnje. Mu për këtë, Baca e konsideronte shkuarjen në Rambuje një lojë të vjetër, të re evropiane. Këtë konfirmim e kishte nga goja e ca liderëve primar në SHBA, fakt ky që duhet ta thonë ata. Lidhur me këtë Adem Dema e kishte të freskët shembullin e Kroacisë dhe të Bosnjes dhe nuk besonte se Milloshi do të jetë “civilizues” ndaj Kosovës, posdaqërishtë duke u bazuar në atë çka kishte ndodhë në Srebernicë, zona këto në BESË të OKB-ës,  aq më parë kur nga informatorët e TIj e kishte informatën për planin “PATKOI” të Milloshit që po I krijonte “koridoret përpalsëse” të cilat I paralajmëroi me kohë Kiro Gligorov. Ndaj këtij paralajmërimi paria jonë politike në vend që të heshtë kërkonte që Interpoli ta hetojë UÇK-ën. Ku jeni shqiptar, pse e fyeni Adem Demaçin, kur afro 1 milion shqiptar u DEPORTUAN. Ky konceptim u forcua për Adem Demaçin, kur e lexoi dhetëpikëshin e panegociueshëm, ku sovraniteti I Jugosllavisë mbi Kosovën ruhej, ku mbetëshin mbi 11000 forca ushtrake dhe policore, ku kufiri me Shqipërinë ruhej sidomos kah Shqipëria nga Armata Jugosllave. E dihet se Adem Demaçi kishte bërë burgje dhe kishte  themluar UÇK në saje të ndihmës së Nënës Shqipëri, pikërishtë ashtu si e kishte mësuar NËNA NAZIFE dhe MËSUESJA VEZIRE-Shqipëria.

BACI FIZIKISHT SHKOI A DO TË KEMI BAC TJETËR?

Isha në të pame për Bacin sepse e kisha shef 30 vjet dhe e kisha borq njerëzor si njëri ndër këshilltarët e tij. Ditën e 30 korrikut 2018 erdhi një ish nxënës I imi I Gjimanzit (tash funksionar I lartë në Qeverinë E Republikës Koosvës, në pamje me një grup burrash modest. Foli ashtu si e do zakoni. Kur u ngritë, besova se si ish profesor I tij do të mëdrejtohet përsonalisht për ngushllim, sepse në gjinaz kur ishte nxënës kisha guxim ta propogandojë jo vetëm Adem Demaçin, At Fishtën por ekur recitohej Hymni shkollor: “Gaudeamus igitur”, ku thuhej “vivat profesores, vibat Respublika..” si ndër hund ia shtoja e sufiksin e Kosovës. Nuk ka faj thsh se ka trullos pushteti por jo pasuria se atë ka ditur ta bëjë.

Dhe e lodha mendjen duke e pyet vetvetën: A ma amdhe është PASURIA e shqiptarit më të pasur sot në botë, plus pushteti, apo PASURIA e Adem Demçit, që nuk ka pasuri materiale fare. Nuk pata nevojë të mednojë shumë. Pasuria materiale e çdo kujtë mund të shuhet  nga ndonjë e papritur natyrore, nga ndonjë keqmengjim prej tij apo pasardhësve. Pasuria e Adem Deamçit, nuk mund të shuhet nga asnjë e papritur natyrore, as nga pasardhësit as nga të gjithë shqiptarët, sepse, nëse ne nuk e përvetësojmë do ta marrin kombet e civilizuara. Ajo pasuri është e dukshme dhe mirret fal, si gjenialiteti I Aristotelit, Mikelangjellos, Skenderbeut,Galileut, Ajnashatjnit, Tesllës, Edisonit, Keplerit, Kopernikut, Khajamit, Gandit… NËNË TEREZËZ, sepse kjo pasuri është në tregun e humanizmit dhe luftës së drejtë, kudo në Glob.

Në të njetën ditë erdhën për krueshëndosh edhe dy kretar komuansh të Kosovës së bashku: Kruetari I Skenderajit dhe Kryetari I Drenasit me shokë shumë. U printe me gëzmin tim djali I Hamz Jasharit dhe foli. Foli si burrat dhe thash: Heroi Hamz Jashari nuk paska ndurruar jetë, aq më pare kur Drenica heroike e kishte renditur të parin. Ju lumtë. Nja një orë më vonë erdhi pa portokoll, pa politikë Rifat Jashari. Foli edhe ky. Fjalë pak dhe domethënje brilante buurërie.Dhe, më lindi pyetja? Kush da ta avendësojë Bacin, të paktën si legjednë. Sikur e gjeta në bujarinë arbrore të Rifat Jasharit dhe shumë u gëzova si fëmia se do ta kemi dhe duhet ta promovojmë një Bac shumë më të vogël, por Bac sepse familja dhe siellja arbërore bujare atë positë ia siguron.

Koha për dituri dhe nevoja që të kemi vatan ishte luftë e drejtë paralele- e pandarë

Më 1945 në viset e robëruara shqiptare filloi seriozishtë lufta për arsmimim. Ajo luftë nuk ka qenë e lehtë, nga Abetarja e përkthyer deri te Univerziteti dhe Akademia e instututet shekncore. Ishte kjo luftë e veçuar sepse femrës sidomos I jipej shnasa të ta dali nga robëria e dyfishtë. Nga ajo robëri na kanë nxierr mësuesit trima dhe të palodhëshem, libfrat dhe romanet e para shqip. Sidomos nga zgjuar efektshëm Romani I ndaluar “Gjarpijtë e Gjakut”, lexuar pjesë pjesë në “JETA E RE” e famëlartit Esat MEKULIT. Nga ajo shkollë kemi dal të gjithë. Pas ndalimit u bë libri ma I lexuar për dekada, ilegalisht, dorë pas dore.

Më 1 shtator 1969 kisha shkuar në Gjimanzin e Podujevës për të punuar si professor i hsitorisë. Ishte gëzmim për mua si ish nxënës gjimanzi të jam profesor, si Zekeria Rexha, si …. Më 27 nëntor në mbramje do të mbahet një mbledhje dhe aty dy politikanë të komunës Podujevës, do të ma shtijnë ndër hunde se “po kritikojë si Adem Demaçi”!. Mendova e meditova dhe pas dhjetë ditësh e lëshova punën dhe u punësova në Gjimanzin e Prishtinës, ku drejtori ishte një patriot, ku i kisha disa profesor shokë, shumë të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Aty, pas tre muajsh do të ngritet një serbian dhe do të na thot në mbledhje të arsimatarëve se: “Prof. Tahir Abdyli, porf. Rifat Blaku dhe Prof. Hakif Bajrami kanë qenë demonstantë më 27 XI 1969 në Prishtinë”. Drejtori Fazli Syla, pa një pa dy do t` ia kthej: “Po por me detyrë (Da, ali po zadatku!)-duke e drejtuar gishtin kah gjoksi I vet. Ishte ky Prof Fazli Syla. Me kaq nga drejtori autoritativ dhe zot I vërtetë I shtëpisë, akuza u mbyll. Kur dualëm nga mbledhja në kalim e sipër Drejtori Fazli Syla si në “tallje” na tha: “More problema, tjera herë kur të dilni mos shkoni pa mue, bre dertin ua kajsha”!. Dhejtë vite më vonë (15 janar 1979), kur e kisha marrrë gradën doktor shkence në hsitori, prindi Fetah Bajrami, do të më thot: “Shkollë keni ba mjaftë, por VATAN atje ku po ju thrret Adem Deamçi nuk keni ba ende!!”. U stepa. Nga viti 1983 po ai prind i dakorduar me Nanën do ta ruajnë kseroksimin e Dosjes DEMAÇI në mgje të miellit. Dhe kur e pyeta a ka dobi për vatanin ruejtja e Dosjes me tha: Po, ruaju, ke tash pozitë drejtori, por: shkau të blenë në parnverë, të mjel verës, të pret në vieshtë e të hanë diminit. Vatni i lirë dhe shkolla e Demaçit ta sigurojnë që shkau as mos me të ble, as mos me të miel, as mos me të pre e as mos me të hagër”. Mësoni shqiptar nuk ka ardhmëri pa këtë shkollë të përvojës popullore- kombëtare.

 Kapitalin jetësor të Adem Demës duhet ta përvetsojmë. Baca diku e kishte lexuar se Ilirët nuk kanë pasë skllavoprinari fare, sepse fisi nuk donte ta shtyp asnjë antar e sidmos kujdeseshin për fisin tjetër që të jetojnë në miqësi. Së dytë, mësonte Baca shqiptarët nuk e kanë përjetuar Kapitalizmin fare, sepse koha po tregon se duke mos pasë si pasojë e ndarjeve territorial, TREG Kombëtar ku plasohet malli dhe I konkuron mallit tjetër, ne kombëtarisht jemi vonuar. Së treti, krtikën, opozitën, duhet ta kuptojmë si pasuri civilizuese e jo si urrejtje. Unë (Baca) I kritikojë dhe më kritikojnë. Por kjo nuk do të thot më e shti ndër Besë kritikuesin. Ejani ta marrim sikur tërë bota, nga kritka të dalim ma unik dhe me dinamkik në jetësimin e çështjes sonë kombëtare dhe civilizuese. Bac Adem Demaçi i shtypuar deri më 1958; tmerrësiht I shtypur dhe i torturuar në burgje për 28 vjet; tmerrësiht I injoruar dhe anatemuar prej shqiptarëve por edhe atyre që diktojnë me zarfa, prap mbetet shkollë që mednon, flet dhe vepron për pajtim që nesër të jemi më të lire dhe ma të lumtur.

Si u shkatrrua kartahura Jugosllavi?

Adem Demaçi është figure trodimenzionale që ka gjatësi, lartësi dhe gjerësi. Me një anë është shkatrrues I madh. Ja çka I thot hetuesit kur thjeshtë e lute: “a mendon për veti dhe për familjen tande?Baca: “Ju mendoi vetëm për shkatrrimin e juej”! Mjaftë për një Epokë lufte që u zhvillua me emrin e tij.

Në bazë të dokuemneteve që I kam konsultuar me shenja rezervat në arkivin e LKJ-ës, mund të konkludohet se ishin këta factor që e shkatrruan Jugosllavinë integrale dhe “homogjene” titiste dhe serbiano-çetnike. Së pari do të ishte diskutimi I Eduard Kardelit më 1957 në Beograd kur thot: “Është e natyrëshme që ne sllovenët një ditë të shkojmë kah Austria dhe Italia sepse andej na drejton kultura; ju Serbianët do të shkoni kah bota ortodokse sepse andej ju peshon kultura; Qosiqi nga salla e Shqiptarët? Kardeli: Natyrëshem që shqiptarët një ditë do të bashkohen me Shqipërinë”.

Faktori I dytë pas aprovimit të Kushtetutës 1974 është kërkesa implicite që komanda ushtrake tutje të jetë në: sllovenishte, në kroatishte, në serbishte, në maqedonishte, në shqipe për shkak të numrit të madh të refgrutëve. Kaq kësaj radhe.

Faktori vijues është smundja e Titos dhe “pëshpëritjet”  kush do ta zavendësojë. Si zavendësues I pare përmes LKJ-ës aspironte të jetë kriptokomunisti Staane Dollanc; si zavendësues I pare përmes APJ-ës aspironte të jetë Nikolla Lubiqiq. Ky e kishte bekimin serbo-malazez dhe maqedono-boshnjak. Nuk  ekishte bekimin shqiptaro-hungarez.

Faktori I katërt do të bëhet evolutivisht kryesori e që është përplasja e shqiptarëve me pushtetin kolonial lugosllav, e që simbolikisht fillon me dukjen e LRBSH, por de fakto me 27 nëntor 1968-me demonstrate shqiptare e që kjo kohë si Epoka e Adem Demaçit mbaron më 10 VI 1999, kur “tallkinin” e fundit ia këndoi UÇK dhe NATO. Për këtë shkollë ka jetuar dhe punuar Bac ADEM DEMAÇI-Mendela I shqiptarëve të robëruara nën Jugosllavi. Pra, katrahura Jugosllavi ka shkuar në pakthim në muze. Vepra e Adem Demaçit është në rritje dhe lulzim, sepse është luftë e drejtë, model ky që I frigohen shumë rregjime por para tij tani për tani po dridhet edhe Kontineti I Vjetër e lere ma kontinentet tjera, edhe pse këtë frymë e djathta ekstreme po e lufton kudo, por “flladi” nacional ka filluar puhinë, këndshem, lehtë, por sikgurt, sikurse politika e Adem Deamçit. Le ta mbulojë botën sepse është në interes të shendetit të njeriut, të lirisë dhe barazisë sovaranitetit dhe ardhmërisë.

(Shkruar në ora 21,  pasi u mbyll e pamje për Adem Demaçin, më 31 korrik 2018)

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …