Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. dr. Hakif Bajrami: Kush kërkon rinumërim të votave dhe kush e fyen UÇK-së, janë në rrafshin e urrejtjes

Vlera e trimit dhe njeriut human dhe të diturit VIZIONAR, njihet që në hapin  e parë, të një pune historike.Si e kualiffikon fitorën e Vetvëndosjes (Albin Kurtit) gazeta e zanatit URREJTËJES “Bota Sot”. Me këtë linçim duhet të mirret gjyqësia. Në faqen e parë, më 7 tetor 2019, lexojmë: “Komndantëve të kaçubave iu erdhi fundi”. Dhe pse jo, sipas saj, teksti ilustrohet me fotot e: H. Thaçin, R. Haradinit dhe K. Veselit.Popull i nderuar, ne jemi blerës të mëdhej të intrigave. Kjo gazetë shitet nepër të gjitha kisoket e Kosovës dhe në diasporë. Nuk kam për qëllim ta linçojë, por po provojë të tregojë se një gazetë kush e di se për kend punon, për çdo ditë na linçon, na fyen, na përdhosë, me çka, me kuzhinën e saj ultrakomuniste. Si hulumtues i vjetër kam ardhur në përfundim se kjo gazetë kurrë nuk ka shkruar, se kush i ka vrarë bje fjala politikanët serbian, nga Ivan Stamboliqi e deri te Arkani (ky i fundit kriminel). Kjo gazetë me germa shqipe qe sa dekada akuzon nga kuzhia e saj se filan fistekun  e ka vrarë SHIK-u”, duke i rendit fotoset e Enver Malokut, Kolonel Krasniqit, Xhemajl Mustafës etj, krejtë me qellim që të fitojë para. Pa pasë asnjë argumnet shkruan-shkruan, por vetëm me instiktin e linçimit, dhe asgjë tjetër. Kjo gazetë, nuk e ka as idenë pse janë shkatrruar TRI perandoritë komuniste në botë: Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia dhe Çekosllovakia. Nuk janë shkatrruar pse janë luftuar nga jashtë, përkundrazi. Janë shkatrruar nga dhuna e brendëshme: në Rusi dhunues ishin rusët, në Jugosllavi dhunues ishin serbët, në Çekosllovaki përgjegjës  për çdo padrejtësi ishin çekët shumicë. Në lidhje me këtë, po të merret Inforamta që erdhi nga Komisioni për hulumtimin e deformimeve 1948-1966 në Jugosllavi, del se nën hetime në Kroaci ishin 420 000 persona, në Maqedoni 53 000 persona, në Kosovë 34000 persona, në Serbi i 9 (NËNTË) persona, 4 prej tyre ishin ambasador të Rankoviqit, Llukiqit dhe Stefanoviqit. Pra këta të fundit ishin vetëprodhuar, si armiqë dhe rrolin e “viktimës”  e kishin pranaur për ta vazhduar detyrën e marimangës mëtej, në fund të shekullit XX. Pra “Bota sot” nëse don të moralizojë së pari duhet spejgojë çka bëri “Sigurimi i Atdheut”, kush e themeloi, çka bëri Sigurimi i Stanishiqit dhe kush ishin aleatët e gjeneral Kërgës?

Moti është thënë se “informata është nënë e të gjitha revolucioneve”, të cilat në ditët e para janë nënë, në ditët në vijim konvertohen në nierkë, e pas saj vijnëinformata që avansohen në  intriga vetëvrasëse. Lidhur me këtë, gazetat neodemokratike sot, sidomos në Kosovë, janë një lloj Komiteti Qendror i ish komunistëve. Në kohën e Komitetit Qendror, ka pasë mundësi të thotë gazetari çka të don nëse i thot KQ, sikurse në Perndim sot, dhe mos t` i përgjigjet për shpifje askujt. Dhe kjo paradografi vlen edhe në tërë Perendimin e “egër”. Bje fjala bosi i “Bota sot”, jeton në Zvicër, dhe nga ajo largësi hudhë shigjetat tërë Kosovë se: “Komandantët e kaçubave”, paskan marrë fund. Jo që mendoi, por Albin Kurti ishte në Shtabin Politik të “Komandantëve të Kaçubave”. Këtë akuzë që shigjetohet nga gëzhojat e LDK-ës (jo ajo e rinuar) duhet ta shqyrtojë,me seriozitet. Nuk them ta ndalojë shitjen, jo kurrin  e kurrës, le të shpërthejnë, por në një sofer me mentalitet të këtillë nuk hahet buka, sepse e dëmton shëndetin popullor. E fitorja e Vetvendosjës ka ardhur nga shëndeti popullor, nga rinia dhe diaspora, e cila dijti edhe në kohë lufte të investojë më së shumiti në lirinë e pavarësinë e Kosovës, si me mejte, ashtu edhe me pjesëmarrje në UÇK. Këta fakt Albini e din fare mirë edhe si hero i 1 tetorit 1997, edhe si “krah pune” i Adem Demaçit, të cilin nuk guxon ta harrojë, sepse në zgjedhjet tjera nëse e harron mësuesin, do të mbetët edhe jashtë opozitës.Por mbi të gjitha duhet ta kopjojë Ramushin dhe të notojë mirë në mes Shtëpisë Bardhë dhe Stejdepartamentit, ku shihet se ka qe ndrime, të cilat po objektvizohen për çdo ditë.

Tani vrehet një FENOMEN i çuditëshëm në Kosovë, kur janë në pyetje zgjedhjet. LDK dhe faktorët e saj, po bëjnë luftë speciale ta identifikojnë fitorën e pastër si loti të Vetvendsojes, me HUMBJEN e tyre, madje duke kërkuar të RINUMROHEN VOTAT në përgjithësi, kur tërë bota e civilizuar na përgëzoi . Le të jetë LDK në dashi e dyta, e treta, e katërta, kjo parti dhe lidershipi i saj është humës i zgjedhjeve, njejtë sikurse PDK, AAK+PSD; si NISMA+AKR.  Këto zyrtarishtë dhe shekncorishtë janë parti humbëse. Fituese shkencorisht mund të jetë një dhe ajo dihet VETVËNDOSJA DHE EKIPI i Albin Kurtit. Dhe kurdisja e intrigave nga e kaluara shihet se nuk ka mbetë vetëm statike, por pati marrë kahje në fillim të vitit 2017 alramuese ndërkombëtare. Vetëm unë e di, një javë para se të ndrroi jetë Baca ADEM DEMAÇI, se nga goja e një përfaqsuesi ma të lartë të një shteti mik u tha se: “Vetvendosja çmohet si parti totalitare”.Pra nga partia e negociatave dhe zgjidhjes paqësore të çëshjtjes Kosovës 1989-1999, duhet patur kujdes, sepse aty pushojnë dy kra politik shumë të hasmëruar. Pra çka ka bërë Vetvëndosja, kjo patri ka bërë publikisht punë politike dhe me nderë; çka kanë bërë të tjerat, përjashtuar AAK-n, dihet dhe dokumentet e vërtetojnë. Mos mendoni se nuk e dijmë.Mu për këtë doni rinmurim pale mos po përfitoni, kur e dini se fitorja është e pastër si loti-e rinisë dhe diasporës-e Vetvendosjes. Por kolaicioni është i shëndetshëm me LDK-ën e rinuar, e ata të “Sigurimit të atdheut”, dihet kush janë, dhe si janë siellë me armiqët e brendëshem dhe të jashtëm.

Pa tjetër më duhet ta rrëfej një dukuri. Po e marrë vetëm një shembull të vogël. Kur po flitet për libra shkencor dhe letrarë, para auditorit kur po promovohen, dikush po dominon me vlersime të skata, dhe aty për aty po duartrokitet frenetikisht. Të nesermen në shtyp, vlerësimi që është ndier aty, ashtë flsukë sapuni. E kjo erë flladi të mykur “informativ”në Kosovë, nuk vjen vetëm nga Lindja, por edhe nga Perendimi, që po na izolon me tendencë makiaveliste. Shiqoni esktremisht në anën tjetër se si e fillon punën me “fiskulturë” diplomatike Komisionari për Punë të Përjashtëme i BE-s, spanjolli Josep Borreli. Ai hapin  e parë ia largon përgjegjësinë veti, dihet se si do të sillet në prapaskenë, sepse  Kosovën sipas tij: “nuk e pranojnë Kina dhe Rusia”. Shiqoni ku mshefet ky në hapin e parë. E Albini, kur ta pranoi, së pari si Adem Demaçi Hollbrukut, duhet patjetër t` i vejë në tavolinë një FLAMUR të madh të Republikës Kosovës. A duhet këtij me i bërë nderë dhe me i vu një flamur të BE-s, pasi që ne nuk jemi antar të saj (?), mundet t` i vihet një flamur i Spanjës me atë të Katalloniaë, nëse provokon. Dhe kjo çështje është publike. A duhet t` i përkujtohet se para një mueji posa hynë MPJ i Kosovës në një tubim të vendeve të Ballkanit Perendimor, ky e lëshon mbledhjen, sigurisht jo për hatër të Rusisë dhe Kinës. E prononcimi i Borrelit është aq hipokrit tash, sa të thuash se komandantët që kanë luftuar 5 vjetë paskan vepruar nepër “kaçuba”.Kjo e jona është një melodi politike, sikurse e këtij që nuk të pranon. PO, ka dashuri pa kuror, por kësaj “dashurie” populli i thot “kurvëri”. Ky linçi i “Bota Sot”,  ndaj Haradinajt, ndaj Thaçit,ndaj Veselit, nuk përbihet, sepse qenka diçka që paska, “buruar nga kaçubat”. Nuk kam fjalë për koment.

Tani largë qëndrimit të kësaj gazete :pse LDK mundet të krijojë shansë hsotorike dhe ta rreshtojë anijen shqiptare kah duhet, mundet ta bëjë vetëm VJOSA OSMANI me një potez, të hyn në koalicion me ALBININ dhe ta PËRJASHTOJNË “Listën serbe”,  nga çdo mundësi që të bllokojë rrugëtimin e Kosovës drejtë BE-s dhe OKB e në NATO. E në këtë histori Vetvëndosja duhet të pret, vetëm të qeverisë mirë me ligje dhe me miqë të sinqertë si: SHBA, Gjermania, Anglia, Franca dhe Italia. Në këtë rrugë të pafund duhet t` i ndihmojë edhe PDK+AAK. Pse jo, sespe janë të shkollës Adem Demaçit dhe Adem Jasharit -Legjendarit. Pra nuk janë parti të “komandantëve të kaçubave” dhe këtë bota e din.Të marrim shembuj në largësi dhe afërsi: Rasti i gjakut të vajzave  të vrara me granatë duke luajtur me një litar në Sarajevë, nga bandat gjakatare serbe (1995) , ende e akuzojnë ndërgjegjën ndërkombëtare për mosreagim të duhur me kohë. Së këndejmi përshkrimi që ia ka bërë këtij detali të luftës në Bosnje gazetarja me famë botërore argumneton se sot informata është fuqi prodhuese që i ndihmon humanizimit të jetës së jetuar të njeriut.Këtij misioni duhet t` i sherbej gazetaria.

Tani shtrohet pyetja kush provoi t`i dali në ndihmë popullit “jashtë kaçubave”. A ka ngjajshmëri në mes LOJËS së përgjakur me konop, të fëmijët në Pollatë të LLapit më 13 shtator 1990, dhe lojës së tri vajzave të vrara me granatë në Sarajevë sepse vrasësit janë të njetë. Por dallimet janë  evidente, sepse në rastin e parë (në Pollatë 1990) ka vrasje të prindërve me automatik dhe arrestime neofashiste masive, nga afersia. Në rastin  e dytë (Sarajevë 1996) vrsja neofashiste ndodhë nga largësia, me granmatë. Në të dy rastet mbi ndergjegjën e kombit serbian mbetet një peshë shumë e rëndë që i tejkalon konceptet klasike të gjenocidit, sepse në të dy rastet kemi të bëjmë me luftë për shfarosje, e nëse kjo nuk arrihet me dhunë,shihet se kemi të bëjmë me luftë speciale për shpërngulje, që prap do të thot shfarosje. Në të dy rasytet kemi të bëjmë me popuj evropian e që janë të rreligjionit islam dhe që flasin ndryshe .

 Pra e ftoi Albin Kurtin si njeri që nuk është friguar dhe ka qenë ushtar i Adem Demaçit, pastaj i burgjeve, dhe keqtrajtimeve edhe nga ata me të cilët po bën kolaicion, dhe ata që nuk janë në “koalicion”, a të erdha si bashkveprues me leje të Bacës dhe u bëra antar i thejsht i Vetvendosjes, jo një minut para zgjedhjeve, por dy vjetë para tyre, kur të lëshuan 12 deputetë hielgji, kur flitej e pëshpritej se do të kalbesh në burg për moslejimin e votimit të demarkacionigt dhe shumë “veprave penale” të tjera. Tash të këshillojë si ushtar i yti, që mos ushqe URREJTËJE ndaj askujtë. Ska hakmarrëje, ska kthim parpa, nëse don ardhmëri dhe forcim të Republikës Kosovës. Nuk bëhet shteti me dy mendje. Kosova për ty është detyra e parë dhe e pandarë. Ska pjestim, as zbritje, as mbledhje e as shumzim me asgjë, kur është pyetje HISJA e Kosovës, për të cilën je betuar sikurse unë. Rruga është për Ty. Ti je fitimtari, ata që përmes teje provojnë të quhen “fitimtarë”, nuk janë të sinqert që në start. Këtë shkollë duhet t` ua bësh me die që në start,se e njohim, sepse na që të kemi siellë në fron dijmë edhe me të kritukua. Por nuk do të mundemi për të mbrojtur nëse je lakmitar dhe nepotist. Urime publike, por me die dhe punë. Në luftë kundër korrupsionit drojë që nuk do të kesh energji sepse shumë e ka shkallmaur shtetin tonë të njomë, kjo smundje meskine. Nëse pushteti të ka hie, mos i përbuz zogjët, mos i ushqe me privilegje, jeto me energjinë që i ke luftuar si nxënës i Adem Demaçit. Dhe nëse don faqebardhësi, mësuesin (Bacin) mos e harro, mësimet dhe rrugën e tij, mos e vej në pazar për një grusht pushtet, sespse Kosova është larë më (1945-1999) me lumej gjaku . Atë peshë të gjakut Ti e di, se sa vlerë ka pasë ajo për jetën tonë të përbashkët në Zyrën Politike të UÇK-ës, në qendër të Prishtinës, si ushtarë të Bacës dhe Adem Jasharit-Legjendarit.

Më 8 tetor 2019

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …