Prof. Dr. Hakif Bajrami: Metush Krasniqi promotor i Lëvizjes Shqiptare për liri dhe Bashkim Kombëtar

(Me rastin e 60 vjetorit të reagimit të parë të Metush Krasniqit kundër shpërnguljës shqiptarëve me Detyrim shtetror në Turqi më 28 shkurt 1953)

Shpërngulja e shqiptarëve plaga më e rendë kombëtare

Në fillim të viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar kundër shqiptarëve në përgjithësi e në veçanti kundër shqiptarëve të robëruar nga Jugosllavia, luheshin lojëra politike në mes fuqive, me letra të mëdha. Metush Krasniqi me një arsimim të mesëm shkollor, duke e vrejtë këtë, lojë do të angazhohet politikisht të veproi në tri rrafshe të çështjes kombëtare , sidomos në Kosovë po edhe në Shkup dhe rrethinë. Së pari, do të përqendrohet të luftoi për emancipimin kombëtar. Kohën më të madhe do ta hargjoi duke vepruar kundër atyre që kishin marrë turr, për t` u regjistruar turq, ndersa asnjë fjalë të gjuhes truke nuk e dinin. Fjala është për një shtresë të caktuar shqiptar]ësh që ishin të ndiekur ose ishin të mykur në dymendësi kombëtare e që synonin të shpërnguleshin në Anadoll me nxitje të propogandës shterore serbe. Së dyti, Metushi do të angazhohet në rrafshin e emancipimin shkollor të shqiptarëve sepse ende populli nuk e kishte guximit që t` I rreket rrafshit të diturisë me të gjitha mjetet. Së treti, Metushi do të përqendrohet që shqiptarët të trimëruar nga bankroti I koperativizimit shtetror jugosllav në përgjithësi, të cilin aksion e kundershtuan, të përqendrohen në zhvillimin e ekonomisë private dhe pastaj të kishtin hapërsirë për emancipim të mirëfillët politik. Propoganden antishqiptare do ta shoqërojnë me terror shteror kudo ku jetonin shqiptarët emsisarët e Aleksander rankoviqit, I cili në Beograd kishte themeluar me dijen e Titos dhe kreut tejter shtror një Shtab që deri më 1966 do të quhet “Shtabi I Rankoviqit”.

Metush Krasniqi nuk e dinte se Shtabi I Rankoviqit në Shkup më 1951 I kishte instaluar TRI repartee të ministrive kryesore shterore për t` I detyruar shqiptarët që t` I lëshojnë tokat e veta stergjyshore. Në krye të repartit të MPJ ishte emruar Krste Cervekovski. Ai ishte në kontakt me një serë organizatash politike dhe rreligjioze dhe bënte propogandë ordinere për shpërngulje të shqiptarëve me lehtësira të mëdha duke u premtuar atyre çdo gjë. Repartin e MPB e drejtonte në Shkup polici kriminel Vojkan Llukiqi. Ky kriminel kishte bërë një Elaborat në 15 faqe ku thuhej qartë se “…deri më 1959 çështja e muslimanëve në Jugosllavi duhet të marrë fund” Elaborati I tij mban emrin “Istoqni klin”(Pyka Lindore). Përmes këtij projekti Llukiqi kishte për detyrë ta spastroi popullsinë shqiptare “shumë të rrezikshme” në vijen: Vranjë-Bujanofc-Preshevë- Gjilan- Kaqanik- Kumanovë- Shkup. Projektin tjetër me merin “Zapadni KLin” ( Pyka Perndimore) e drejtonte S. Stevanoviq. Edhe I pari edhe I dyti kishin leje nga bosi I tyre në Beograd (Rankoviqi) t` I përdorin metodat më barabare , me të vetmin qellim që popullsia shqiptare të shpërngulet përgjithëmonë në Anadoll. Këta kriminelë kishin arritë t` regrutojnë për qëllimet e tyre pesç (5) ylema.Po I kishin evidentuar 68 ylema që fuqishëm po e kundërshtonin shpërnguljen. Prej tyre si kundershtar të egër të rregjimit ishin cilsuar 52 imamë të xhamive. Prej ylemave agjent ishin cilsuar: një në Pejë, një në Prishtinë dhe tre në Shkup. Për fat që të pestit kanë thyer qafen në Anadoll. Po këta (Llukiqi dhe Stefanoviqi) I kishinë vënë nën hetime intelektualët shqiptarë prej tyre: pesë intelktual në Gjakovë, katër në Pejë, katër në Mirtovicë dhe Vushtrri, gjashtë në Prishtinë, katër në Podujevë, gjashtë në Prizren, tre në Gjilan, dy në Ferizaj dhe njëmbdhjetë në Shkup e Tetovë, katër në Gostivar dhe tre në Kumanovë dhe Preshevë. Më të rrezikshmit ishin cilsuar: Zekeria Rexha, Qamil Luzha, Rexhep Hoxha- që të tre nga Gjakova.   Për rrealizimin e projektit shpërnguljes që quhej “Toplica dva” (Toplica dy), nuk zgjidheshin mjete. Ngritu pastaj e kërko të drejta pa popull siq ishte rasti me Toplicën (1878). Këtë realitet e synonin rankoviqistët, atë realitet e prishen Metush Krasniqi, Adem Demaçi e intelektualët tjerë si që ishte Esat Mekuli me shokë shumë. Studimin e projekteve të tyre mendoi se duhet ta bëjnë ekipet profesionale shkencore sepse në çdo kohë historike ato projekte pasurohen me metoda të reja dhe me pervojë të vjetër. Qëllimi I tyre ishte dhe mbetet për ta mbajtur Kosovën në maje të thikës-vend të pasigurt ku të huejtë nuk do të investojnë.  Lidhur me këtë po theksoi se këta kriminel do të punojnë me elaboratet e Mihajlo Ceroviqit 1918-1941 me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup. Elaborati I tij mbante shifren “METLLA” (“FSHISA”). Për rrealizimin e tij shfarosës të shqiptarëve në Pejë kishte instaluar Punisha Raqiqin për ta shpërngul popullsin nga Drejtimi: Mitrovicë-Pejë-Prizren- Tetovë- Gostivar- Dibër- Prespë. Ndersa Tomë Popoviqi me qendër në Gjilan kishte për detyrë të shpërngul popullsinë e Kosovës Lindore pa përjashtim . Që të dy kishin në dispozicion ushtrinë, policing dhe iniciativën private. (Shiko: AJ. MPB-S. 14. K.104-Arnauti-istrebljenje). Atëbotë shqiptarët I shpëtoi Lëvizja kryengritëse.  Në repartin e Ministrisë Ushtrisë ishte angazhuar I ashtuquejturi Major “ Zeko” me përkatësi malazeze. Këto reparte do ta shndërroin kufirin shqiptaro- shqiptar në një front të vdekjes, sepse për çdo ditë vriteshin njerëzit  në mënyra të ndyshme. Për këto makinacione antinjerëzore jugosllave duhet të shkruhen libra, sepse dokumentet kanë mbetë dhe ruhen me kujdes. E verteta, I theksuam këto realitete, për ta parë lexuesi se sa e madhe ka qenë vepra e Metush Krasniqit, Mark Gashit, Adem Demaçit, Fazli Graiqefcit, Shaban Shalës e shumë të tjerëve, sepse kemi të bëjmë me një politikë shtetrore shfarosëse, ndersa këta korofej e frenuan atë politikë në masen më të madhe. Lidhur me këtë shtrohet pyetja a I krijoi populli këta korifej (Metushin, Ademin…) apo këta e rilindën popullin të emancipohet dhe të qendroi e të luftoi me mjete që I dispononte në kohëra të caktuara. Në këtë drejtim duhet theksuar edhe rrolin që kishin marrë Radio Tirana dhe Radio Kuksi në propogandimin e çësjhtjes shqiptare në Jugosllavi. Rroli I tyre duhet të çmohet në kohë dhe rrethana që ishin krijuar atëherë në mjegullat ballkanike të Luftës së Ftoftë, në mes blloqeve,  ku çështja shqiptare NDRYDHEJ tragjikisht. Porosia e këtij studimi të shkurtë është të thuhet: Ruanu pra shqiptar se armiku dje dhe ssot synon – të blej në Pranverë, të mjel verës, të prêt në vieshtë dhetë hanë dimrit. Ja çka ndodhë me veriun e Kosovës sot, jo për ttjetër por për ta mbajtë Kosovën në maje të thikës në tehun e pasigurisë për të propoganduar nepër botë që Kosova mos të pranohet si shtet.Mësimet, amanetet dhe psimet e Metushit, Ademi… pra janë historike dhe duhet të kultivohen si të shenjëta.

Me burgosjen e Metush Krasniqit dhe Adem Demaçit më 1958-9, Shtabi I Rankoviqit, I themleur special në Beograd për shpërnguljen me detyrim shtetror (shfarosjen) të shqiptarëve nga Jugosllavia, mendonte se nuk kishte ma asnjë problem që do ta pengonte . Por, do të ngjaj e kunderta. Intensiteti I shpërnguljes bie dukeshëm pas vitit 1959 e tutje. Në Kosovë pas vitit 1959 themelohen gati në çdo komunë gjinmanzet që ishin shkolla që nuk kërkonin hargjime të mëdha, por që e ndanin masaen shqiptare nga analfabetizmi mjerues sepse deri atëherë “…letrat e ushtarëve ose punëtorëve nga grubeti, për t` I lexuar duhej shkuar ose te ndonjë mësues I rrallë ose te ndonjë ylema”. Pastaj më 1959-1962: do të themelohet shkolla e lartë pedagogjike, themlohen disa fakultete në Prishtinë që do ta ndrrojnë rrënjësisht mënyrën e të menduarit dhe të përkatësisë nacionale. Përkatësia nacionale nuk do të lejohet ma të qitet në pazar edhe pse neorankoviqistet do ta provojnë atë disa here. Në këto rrethana duke mos u penguar nga askush,  për fenomenin e rënjës së shpërnguljes, Shtabi I Rankoviqit, duke dyshuar se ekziston ndonjë Shtab në struktuarat e pushtetit, do ta vej në sprovë një metodë “teknike”- do t` i futë mikrofonat e përgjimit në disa banesa të udhëheqësve të lartë politik shqiptar. Pas një kohe përgjimesh në banesat e Fadil Hoxhës, Ymer Pulës dhe Ismet Shqirit, Shtabi I Rankoviqit nuk do të fiton kurrfar informatash. Nuk ishte pra fjala te kurrëfarë “Shtabi shqiptar” si mendohej në UDB-ën e Beogradit, se po e frenon shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll , por ishte pikërisht fjala te ai mendimi I Metush Krasniqit I shprehur më 1953 se populli shqiptar duhet të emancipohet kombëtarisht, të emancipohet në shkallë arsimore dhe ekonimike.

Lidhur me këtë që u tha më lartë, duhet theksuar se ilegalisht më 1959 nën presionin e Perendimit (SHBA), Tito do të mbaj Plenum sekret të LKJ  për pakicat. Aty mendimi I Rankoviqit do të filloi plandoset, të psoi debakël nga kritikat që vinin prej kuadrove sllovenë dhe kroatë. Nuk do të mundet ma Shtabi I Rankoviqit ta zhvilloi hapur iden për “Jugosllavinë integrale dhe Serbinë homogjene”. Kështu çështja shqiptare përmes veprimtarisë ilegale dhe legale do të fuqizohet sidomos pas Plenumit të Brioneve. Pikërisht në këtë kohë Metush Krasniqi do të lirohet nga vuejtja e mëtejme e burgut. Ai nuk do të ndalet.(Për të gjitha këto çështje shiko gjerësisht: Peqetak kraja Jugosllavie –Fillimi I fundit I Jugosllavisë, 1962; Brionski Plenum- Plenumi I Brioneve 1966, stenograme autentike botuar si material sekret shteror në Arkivin e Jugosllavis: Libri 1 dhe 2). Shpërngulja e shqiptarëve n` Anadoll do të ndalet më 1966, por lufta e shqiptarëve për liri dhe pavarësi nga robëria jugosllave do të vazhdoi deri në qershor të vitit 1999. Kurorë e asaj Lufte tani ishte bërë emri prijës I Adem Demaçit, emeër ky që do të shndëritë por si yll polar për shqiptarizëm duke u shkri në- Ushtri çlirimtare të Kosovës- Ushtri të Adem Jasharit ( ashtu si e programonte Adem Dema më 1964) me shokë shumë, që e bëri luftën më të drejtë në historinë e luftërave në Evropë dhe më gjërë. Ja këtu qëndron madhështia e Metush Krasniqit dhe shkolla e tij për emancipim kombëtar.

***

Kur filloi tragjedia e vertetë shqiptare në Jugosllavi

Krimet mbi popullsinë shqiptare do të metastazojnë serish sikurse në Jugosllavinë mbretrore 1918-1941 edhe në Jugosllavinë e pas Luftës antifashiste më 1945. Lidhur me këtë deri më 1949 në viset shqiptare të riokupuara nga Jugosllavia do të rikolonizohen por si nëpunës të OZN-ës si nëpunës civil dhe si uzurpator të pronave shqiptare afro 24000 familje sllave. Viste shqiptare prap për një gjysëm shekulli do të mbesin më të prapambeturat n` Evropë. Prandaj paknaqësia ndaj pushtetit do të qendroi e pathyer në çdo etapë. Ajo pakanqësi do të metastazoi varësisht nga rrethnat dhe kushtet që krijoheshin.

Më 28 shkurt 1953 në Shkup do të lidhet marrëveshje secrete në mes Jugosllavisë dhe Turqisë për debimin e shqiptarëve të rreligjionit islam në Anadoll. Kundër këtij projekti secret do të reagoi I pari Metush Krasniqi nepër ndejat e Kosovës Lindore. Marrëveshjen e kishin parafuar në shkallë secrete Koqa Popoviqi, minister I punëve të Jaahtëme të Jugosllavisë dhe Kulusu Kejnan zyrtar I lartë në Ministrinë e Punëve të jashtme të Turqisë.

Moto e jtës së Metush Krasniqit  1953-1958 kudo që gjindej do të beret fjalia: MOS U SHPëRNGULNI, mos I lëshoni vatrat tueja stërgjyshore; Këtu keni lind, ky dhe është I juaj dhe ku jeni mësy ku atje kurkush nuk ju njeh dhe nuk do t` u flas asnjë fjalë të ëmbël shqip. Mos u bëni fatmjerë, mos I rirobëroni fëmijtë e juaj. Jeni Shqiptarë, Shqipëria jonë do të na ndihmoi; nuk jemi popullsi jetime; nuk jemi pa krah; mos ua ktheni shpinën varreve të baballarëve të juaj! Metushi për t` I kryer këto detyre ishte shumë I afërt me popullin.

(Lexuesëve të  nderuar ua bëjë me die se   “DOSJA METUSH KRASNIQI”   mund të botohet si dokument autentik (libër dokumentar-HB), sepse është e përgaditur në tërësi në 480 faqe).

Një popull në pranga, jo nuk mund të durohet, do të klithë Metush Krasniqi një ditë. E tërë veprimtaria e tij politike do të nderlidhiet në vetën e parë shumës. E krijoi këtë aksiomë sepse për popull ishte i gatëshem të flijohet ndërsa prej popullit kërkonte vetëm përkushtim, dije dhe maturi politike atdhetare. Nuk fitohet liria me fjalë boshe por me vepra do të shkruaj Metushi në ditarin e tij. Ishte i rrethuar me masë analfabete, por ishte i armatosur me ideale se analfabetizmi do të thyhet por si prangat e robërisë me luftë të trefishte bile në shumë forma dhe fronte të pathyera të kohës. Atë front e krijoi në një frymë origjinale duke sakrifikuar çdo gjë vetëm e vetëm tëarrihet një siguri e popullit për t` i besuar qenjeës së tij, hies së tij dhe dheut të tij që flet, mendon dhe vepron ashtu si dëshiron populli. Politika dhe filozofia e një njeriu që fliste me gjuhen e popullit do të shpërthej në vitet në vijim për mos t` u ndalë ma kurrë deri në Luftën e Lavdishme të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës në fund të shekullit XX. Veprimtaria politike kombëtare e Metush Krasniqit pra nuk mund të kuptohet pa një lidhëshmeri nga e kaluara, nga një praktikë që mbretronte në kohën kur Ai vepron dhe nga një politikë dhe luftë që do të pasoi deri në fitore. Por kjo fitore (1999) nuk do të thot që lufta për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare ka mbaruar sepse atë na e lana amanet koha e rilindasëve dhe të gjitha luftërat që janë bërë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Vetëm atëherë amaneti iMetushit për gjeneratat do të realizohet në plotëni.

Metush Krasniqi do të shënojë kthesë historike në luftën politike kombëtare në tërë arealin kombëtar të një pjese të shqiptarëve që ishin të robëruar. Me mendimet e para politike do të lajmërohet më 1953- 1956. Ndërsa në qershor të vitit 1957 e themeloi Partin Rrevolucionare për Bashkimin e Tokave shqiptare  me Shtetin Amë. Aktivitetin e parë kjo organizatë do ta shënoi duke e ftuar popullin përmes një Proklamate që ta festoi 28 nëntorin 1912 kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Nëse e analizojmë veprimtarinë e këtij patrioti në rrafshin politik horizontal të konceptimit të shoqërisë shqiptare, vërehet pa dilemë se ai duke u informuar me realitietin e brendëshëm kombëtar dhe atë ndërkombëtar kishte arritur të sajojë një teori origjinale, për luftën çlirimtare. Prandaj çdo sukses, theksonte Metushi, në transformim të kombit ndikon e varet nëse lideri vepron në sfondin filozofik, të gjithë për një, një për të gjithë, gjithnjë duke e kontrolluar individin, atë që të mos shndërrohet në kult, despot ose fetish. Shoqëria gjithmonë duhet të angazhohet në shërbim të njeriut e jo të elitave politike dhe koncepteve historike, aristokarate të dhunës shtetërore. Prandaj Metushi mund të quhet PROMOTOR i luftës për zgjim kombëtar. Lidhur me këtë, çështja e informatorëve , spinëve-hafive të pushtetit okupues jugosllav nepër lokalitete , politika kombëtare dhe çështja e “vesikave” (vizave) ishin bërë temë ordinere hulumtonjëse për Metushin dhe organizatën që e drejtonte. Të gjitha këtë çështje në një hapsirë jetsore shqiptare Metushi do t` I elaboroi dhe do t` u vejë konceptin e kjartë se ku shpiejnë dhe çfar do të thot mosluftimi I tyre.

   Metush Krasniqi detyrat politike në drejtim të zgjimit kombëtar I nxjerr nga praktika e thjeshtë që të ndihen në çdo cep të trojeve kombëtare. Natyrisht se këto detyra ai I sistematizoi sipas prioritetit dhe mundësisë që të peshojnë sa më natyrshëm të gjitha aksionet në frontin për bashkim kombëtar, për një Shqipëri Etnike, pa i rrezikuar të drejtat e askujt, në rrafshin e racës, religjionit, kombit- civilizimit. Në bisedat e gjata me te kemi vrejtë se e mundonte politikisht dhe shpritërisht mungesa e kuadrove shqiptare në të gjitha lëmejtë e jetës. Ai kishte lexuar shumë në revistën “FLAMURI” që botohej në Romë. Kishte lexuar shumë edhe në gazeten “BESA” që botohej në Stamboll. Mbi të gjitha shpresonte në aktivitetin e Shtabit Shqiptar në Tiranë që e drejtonte Shefqet Peçi. Në atë Shtab ishin me detyra konkretet edhe Gjeneral Tahir Kadarea, Gjeneral Marku. Ky shtab do të veproi gjatë viteve 1945-1949. Pastaj Shtabit të Kosovës do t` i bashkohen me aktivitet edhe gjeneral Veli Dedi, lutëtar i Spanjës, për ndryshe nga Topalla e Medvexhës (Kosova Lindore) si dhe Ramiz Alia. Ky Shtab do të veproi deri më 1962 kur çështja e Kosovës dhe viseve tjera të robëruara strukturohet në Tiranë me kuadro tjera drejtuese e kur Metushi ishte në burg. Në dokumentet që ruhen në Dosjen e tij vërehet atdhedashuria dhe përkushtimi për të luftuar në çdo kohë dhe situatë për Shqipërinë Etnike. Këtij ideali i ndejti besnik deri në vdekje. Lidhur me këtë një veqori e madhe dallohet te Metushi se ai më së pakut i ka kushtuar kujdes ideologjisë. Kombëtarja ishte te ai dhe shokët e tij mbi të gjitha çështjet.

 Fëmijtë, mësonte Metushi, duhet orientuar që t` i lexojnë me rrënjë veprat e Naimit, ku fitohet fronti se je krenar që jemi shqiptar. Jo vetëm kaq, duhet të lexohet dhe të bëhet prone e nxënsëve veprimtaria e Filip Shirokës në mënyrë që të krijohet koncepti I shenjët për familjen dhe atëdheun. Duhet të lexohet dhe të shndërrohet në program zgjimi te nxënsit vepra e Migjenit, sidomos Poema e mjerimit, në mënyrë që të mësohet se ku kemi qenë dhe kah duhet të shkojmë në emancipimin politik, ekonomik dhe kombëtar. Mbi të gjithë, duhet të mësohet dhe të beret orar shkollor vepra e Esat Mekulit. Sidomos vepra “Për TY” duhet të gjej vend në çdo voter të shqiptarisë. Por si kulm mbi të gjithë këta shkrimtar duhet të na sherbej Sami Frashëri, që të krijojmë dituri në rrafshin horizontal dhe vertical. Në politikë duhet të mësojmë shumë nga PROGRAMI I ADEM DEMAçIT, do të na thot Metushi shumë herë kur rrinim me te sa ishte referent I Shkollës Teknike në Prishtinë. Metush Krasniqi mësonte se popullin duhet orientuar në punë përmanete për të nxënë dituri e jo për të notuar nepër fantazi. Duhet bërë të ditur popullit se çka duam e çka nuk duam. Jo shkelje të lirisë së dikujtë për të fituar vet beneficione të ngushta por për ta rrealizuar larine e vërtetë për beneficione univerzale në dobi të njeriut dhe të qytetarit të rendomtë . Shkurt ne duam që shteti kombëtar shqiptar të bëhet realitet pa e dëmtuar larine e atyre që do të mbesin por si pakica etnike në te. Pra të gjithë qytetarët e barabartë e jo sikur që është sot Në  Jugosllavi(1971) të mbesim ne shqiptarët qytetarë të rendit të tretë. Pra duhet krijar dituri dhe force ushtarake për ta rrealizuar këtë realitet. Kështu prej Metushut gjithëmonë kishe çka të mësoish dhe për çka të mundohesh në edukimin e brezit të ri shqiptar në të gjitha hapësirat. Metushi ishte forte I ndieshëm kur duhej pranuar në shkollat e Kosovës nxënsit dhe studentet që ishin jashtë kufijëve të saj. Ishte fjala se sa më shumë shqiptarë të pranohen dhe të shkollohen sepse ata do të kthehn , jo të gjithë, në vendlindjet e tyre dhe atje do të bëhen faktor vendimtar për kthesat e mëdha që na presin dhe sfidojnë.

Metush Krasniqi doli hapur për një organizim për luftë të pafundshme në rafshin për zhdukjen e analfabetizmit, që shqiptarët mos t’I lëshojnë me asnjë çmim trojet  e veta sepse më kthim prapa nuk ka. Por, duke I zbraze trojet ka vetëm shkatërrim kombëtar. Prandaj shkollimi dhe lufta politike për shkollën shqipe ishin dhe mbetën jo vetëm mjet përcaktimi dhe vetëdijësimi, por në rend të pare u bërën front I pathyer me istikame të sigurta për shembjen e Jugosllavisë si krijesë e agjenturave evropiane , në rend të pare francezo-ruse më 1912 e tutje.

Metush Krasniqi  qysh më 1956-7 i xhveshi veprimet e hapësirës unike jugosllave dhe vendosi që ta luftojë atë me të gjitha mjetet. Foli dhe veproi kundër padrejtësive dhe terrorit shtetëror. Veproi kundër padrejtësive në arsim, e gjveshi politikën jugosllave për ndalimin e flamurit shqiptar, e bëri publik në  tërë rruzullin tokësor të ashtuquajturin aksionin për çarmatimin e shqiptarëve kinse ky popull është I armatosur. Bota e civilizuar nuk e dinte se armët po I shitnin sërbetë dhe pastaj kërkonin llogari shtetërore. Metushi bëri propagandaë të fuqishme në popull për prapangecejn ekonomike të shqiptarëve. E tha hapur se asnjë ideologji nuk mund ta bashkojë kombin shqiptar. Kombin e krijon dhe bashkon vetëm forca e organizuar e mbështetur në një ideal në një flamur në një gjuhë dhe në një drejtësi që është e natyrshme. Metushi akumuloi energji të bashkveprimtarëve duke u mbështetë në heroizmin individual dhe kolektiv në të kaluarën, në qenderesën në të tashmën dhe në transformimin e nevojëshem në të ardhmen. Trasformimi mund të beret sipas Metushit vetëm me aergumentin e forces ushtarake sepse armiku nuk njeh tjetër gjuhë.

Plaga jonë më e madhe në të kaluarën ka qenë shpërngulja. Ate e kam mësuar nga Fjalimi Sherif Vocës në Parlamentin e Jugosllavisë mbretrore më 1937. PO, ai e citoi Aleksa Shantiqin dhe ia bëri me die opinionit botëror se me një popull po luhet nga qarqet serbomëdha për t` I debuar në Anadoll. E dinte fare mire Metushi strofen e Shantiqit:

 “RRini këtu dielli I çiellit të huej,

Nuk do 1 iu ngrohë si preheni këtu,

Të idhta janë atje kafshatat e bukës

Ku tëndin s` ke dhe vllau të mungon”

 Me këtë deshmohet se Metushi ishte një nacionalistë e përbetuar, një patriot I paepur, por kurrë gjatë takimeve me TE nuk kemi vrejtë ndonjë shovinizëm , fakt ky që na sherbente edhe neve si arsimtar që ta ndiekem këtë promoter të zgjimit kombëtar, prej të cilit mësonim një univerzitet shqiptarie. Kur të mësohet veprimtaria e Metushit vërehet se ai ishte një kulturë madhështie, një vizionar që të impononte vlerat e trimërisë dhe drejtësisë univerzale.

Politika racionale dhe racionaliste e Metush Krasniqit spjegohet shume lehtë me këto fakte. Së pari, Metushi nuk kishte njohuri të thellë politike për doktrinat gjeostrategjike dhe filozofike sepse I mungonin informatat. Çdo koncept si mësues i popullit e sajonte në fillim të veprimtarisë në bazë të informatave nga Radio Tirana. Por ato informata I vërtetonte në teren personalisht ose nga bashkëveprimtarët e paktë. Metush Krasniqi kishte rreth vete fare pak bashkë mendimtarë, intelektualë të zanatit dhe hiq politikanë të profesionit. E vërteta e kishte Pas veti horizontalisht popullin e pakënaqur dhe të irituar deri në urrejtje ndaj pushtetit. Së dyti, Metushi nuk e detyronte bashkëmendimtarin në asnjë aksion me imponim. Merrte vërejtje për punë dhe jepte spjegime për kryerjen e tyre. Shkurt ai mendonte se forca shtytëse revolucionare për transformim në shkallë kombëtare shqiptare është e formuar, por masën duhet organizuar, me te duhet të punohet, duhet të ndahet puna, të caktohen funksionet dhe të drejtohet tërë kjo godinë kah një ideal për bashkim kombëtar. Së treti Metushi I njeh plagët e popullit dhe pasojat e atyre plagëve. Ato i vendos t’i portretizojë me sakrificën personale duke e akuzuar pushtetin okupues  edhe duke u burgosur prej tij, fakt ky që nxiste në popull zgjim dhe virtytizim të pashterrshëm. Ky realitet e ngritë këtë personalitet por edhe e ngritë edhe masën në luftën për liri në një promotor të kauzës kombëtare. Kështu përmasat e ideve te Metush Krasniqi nuk do të përhapen në gjithë hapësirën jetësore robëruese shqiptare në Jugosllavi. Po treva ku vepronte duhet të pranohet se ishte aorta kryesore e rriedhave politike kombëtare për të sherbyer që ai emancipim politk të përhapet edhe në viset tjera ngadal por sigurtë.Këto fakte dalin nga Dosja e gjykimit të të parë.

Metush Krasniqi shkruan artikuj programatik për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan. Shkruan edhe vjersha me qëllim që populli të vetëdijësohet, të zgjohet të veprojë gjithnjë në mbrojtje të drejtësisë dhe të kauzës së bashkimit kombëtar. Kauza e tij është Shqipëria Etnike, e lirë dhe sovrane pjesë të së cilës do të ishin Kosova , Kosova Lindore (Presheva, Bujanofci dhe Medvexha) Çamëria, pjesa perëndimore e Maqedonise, Plava, Gusia, Jeni Pazari, Ulqini e deri në Tivar. Epiqendra e këtij aktiviteti programonte Metushi do të luftohet të beret Shkupi. Aty kryqzoheshin të gjitha lëvizjet kombëtare shqiptare si për tërë Ballkanin ashtu edhe për diasporën e shumtë shqiptare.Për ta perhaps këtë aktivitet politik kombëtar do të provoi të lidhet me organzaën patriotike “LIDHJEN KOSOVARE”, por burgimi e pengoi

Metush Krasniqi për shkollën rininë, gjuhën, administratën shtetërore për punësimin dhe çështjet sociale kishte një qëndrim korrekt dhe njerëzor. Shqiptarët e okupuar  në Jugosllavi shkruante se janë qytetarë të rendit të tretë. Ndërsa, për kah numri janë gjithashtu qytetarë të eshallonit të tretë pas serbëve dhe kroatëve për ta shtruar pastaj pyetjen pse jemi pakicë kombëtare? Pse shqiptarët e Shqipërisë quhen “allbanci” e shqiptarët në Jugosllavi “ shiptari”- arrnauti. Bëhet kjo politikë, e mësonte popullin ai për të na ndarë dhe për të na shfarosë, një ditë kur ta krijojnë shansën siq e krijuan për shfarosjen e shqiptarëve ne Sanxhakun e Nishit, (sidomos në Tapolica), Pirotit, Jeni Pazarit etj.Në shekullin XIX Sanxhaku I Jeni Pazarit ishte I tëri në plisa të bardhë. Sot (1957) atje plisi është shporrë me dhunë. Atë realitet jugosllavët duan ta instalojnë tash pas Luftës së Dytë Botërore  në Kosovë,në Maqedoni,  Mal të Zi, kudo ku ka shqiptarë. Aty do të shkruaj Ai vlojnë të gjithë damarët e Shqiptarisë. Mu këtu armiku po luftonte të defaktorizojë çdo ndienjë shqiptarie”.

Për ta siguruar idealin e bashkimit kombëtar mësonte Metushi na duhet  ti organizojmë forcat e armatosura. Në krye të forcave do të qëndrojë Shtabi I përgjithshëm. Njësia themelore ushtarake do të jetë brigada. Brigada përbëhet prej 4 bataloneve, secili batalon përbëhet prej 3 çetave. Secila  çetë përbëhet prej 4  togjeve dhe secili tog prej 4 dhjetsheve.

Mendimi programatik I Metushit ishte decidiv kur është në pyetje çlirimi nga robëria. Nuk mund të beret fjalë për liri pa krijimin e forces mirëfillët ushtarke. Vetëm forca është deshmuar në hisdtori deri me sot se është mjet I çlirimit të vërtetë. Ideologjia mund të bëhet njëfar mjeti shtytës për veprim horizontal dhe vertikal por jo kurr fundament për çlirim kombëtar.

Metushi mësonte se popullit i duhet ngritur spitale, biblioteka, rrugë, infrastrukturë të mirëfilltë që të ruhet shëndeti popullor si prioritet I luftës për liri dhe bashkim. E kundërta zbaztohej nga robëruesi që u përmbahej shumë projekteve shfarosëse për shqiptarët. Shqiptarët e robëruar nga Jugosllavia shkrunate Metushi janë populli I tretë për kah numri por janë më I prapambeturi në të gjitha sferat e jetës. Nuk kemi asnjë shkollë të lartë apo fakultet, ndërsa Maqedonët I kanë të gjitha nivelet e shkollimit. Pse?

Faktori I brendëshem është vendimtar për çlirimin kombëtar

Tërë veprimtarinë politike  Metushi e ndante në dy pjesë kur ishte në pyetje bashkimi kombëtar. Faktori I brendëshëm, për Metushin ishte vendimtar, ndërsa faktori I jashtëm duhet të studiohet me themel. Ai I kishte të njohura vendimet e Superfuqive në Teheran, Moskë dhe Jalltë (1943-1945) të cilat bazoheshin në Kartën e Atlantikut. Prandaj, shtronte pytetjen si të ndryshohen kufijte kur vendimet e këtyre Superfuqive dihet se qfarë përmbajnë dhe kah janë të orienturara. Lidhur me këtë Metushi mësonte se duhet ti përmirësojmë marrëdhëniet me Amerikën dhe të bëhemi aleat I natyrshëm I saj.

Rinia duhet të obligohet me detyra konkrete

Në ndejat jo të rastësishme dhe pas analizave të tyre nga Metushi kemi mësuar se nuk duhet të humbet shpresa. Se rreshtimi politik është elementi vendimtar në rriedhat histprike. Tani (1971) është koha që popullit të robëruar t` ia kthejmë shpresen me punë dhe me sinqeritet, të përvishemi në krijimin e ardhërisë që na takon në gjirit e Shqipërisë Etnike, pa ekivoke ideologjike dhe ngjyra krahinore e dielekete nahishë. Shpritin e RINISë do ta mbushim me shpresë duke e shkolluar në mënyrë që mos të na varrosë varfëria në të gjitha nivelet. Por ekonomia si politikë që ushtrohet nga pushtuesi do ta zgjatë kohën e robërisë. Prandaj shtypjen dhe padrejtësinë t` I liftojmë me kujdes sepse kemi një gjeneratë të re që do të beret e pathyer në të gjitha frontet. Orteku I I detyrave konkrete duhet të orientohet kah masa, rinia dhe shtresa e mesme e popullit sepse puntoria shendëritë në të dy anën ishte filozofia e e Metushit, të cilin e ndëgjonim sikur të ishte ai në një kateder univerziteti. Dhe vërtetë kemi mësuar prej tij. Lidhur me këtë prej gojës tij e mësuar edhe një xhevahir: “Njeriu që është në shpirt sentimental, ai kurrë nuk mund të bëret tradhtar”. Këto porosi mundoheshim t` I shpalosim ten xënsit . Dhe sot kur ata do të I lexojnë këto porosi të Metushit do të mendojnë se kemi pasë prej kujtë mësojmë, sidomos kur e kishim të njphur PROGRAMIN E ADEM DEMAçIT, heroit tone kombëtar, prijësit të një EPOKE, me të cilin krenohej edhe BACA METUSH. Baca Tush si e quanin shokët e tij të idealit dhe të luftës doli nga burgu më 3 nëntor 1966 për të mbetur nën hetime deri në vdekje sepse nuk pajtohej me robërinë në asnjë çast.Por shkolla e tij plotë hunaizëm dhe menquri nuk do të shuhet kurrë.

Metush Krasniqi lindi më 1928 dhe vdiq nga torturat e burgut më 1986. Në Dosjen e tij prezentojmë me kujdes dokumentet e arrestimit, hetuesin, aktakuzën dhe gjykimin. Për të gjitha çështjet politike që i xhvilloi Metushi i mbetet të studio lexuesi dhe të kuptoi se nepër çfar katrahurash ka kaluar populli ynë, sepse historia e Meush Krasniqit është dhe mbetet historia e popullit të tij të robëruar.  Lidhur me këtë lexuesi I nderuar për ta kuptuar më mire atë realitet të asaj kohe duhet patjetër për ta lexuar edhe librin studimor të: Selatin Novosellës,Metush KRASNIQI, Prishtinë 2011, sidomos rrëfimin e Advokatit tone të njohur Fehmi BAFTIU. Në atë rrëfim që është botuar pasqyrohet tërë aresenali I rrafjeve dhe poshtrimeve që bërën udbashët e Jugosllavisë (mjerisht shqiptar) ndaj Metushit më 1986 kur u burgos për here të fundit. Ai rrefim tronditës duhet të gjindet në Librat e leximit për t` I edukuar nxënsit tonë në frymën e atdhedashurisë në mënyrë që mos të urrejnë por të luftojnë për die,  liri dhe dinitet kombëtar ashtu si luftoi me shokë shumë Metush Krasniqi. Po, në librin e Selatin Novosllës, Metush Krasniqi qendron edhe një tregim tronditës për jetën e metushit. Fjala është kur më 1981 ish nxënsi i tij ( nga viti 1955), kur Metushi ishte mësues, e merr në hetime dhe i ofron t` i gjykojë demonstratat e viti 1981 duke ia venë një letër të bardhë në tavolinë, me çmin se do të lirohet. JO, Metush Krasniqi nuk e bëri atë që I ofrohej me asnjë çmim. Edhe ky fenomen I prezentuar me objektivitet shkencor në librin e Selatinit. Pra edhe ky detal duhet të gjindet në librat e leximit, në mnyrë që mos të na përseritet historia tragjike, nxënsi ta torturoi mësuesin vetëm pse mendon ndryshe , flet të vërtetën dhe vepron për drejtësi të përgjithëshme-univerzale.

Metush Krasniqi vdiq më 1986 duke ua lënë amanet gjeneratave , nxënsve të tij tëç vërtetë që ta vazhdojnë luftën e DREJTë deri në fitore. Atë amanet nuk dyshoi se nxënsit e vertetë të Metushin nuk do ta lënë në gjysmë të rrugës, do të drejtojnë dhe objektivizojnë deri në fund ashtu sin a e lane amanet Rilindasit, ashtu si mendoi, foli dhe veproi Adem Demaçi në Epoken e tij duke bërë luftë politike, diplomatike dhe ushtarke, por gjithnjë duke bërë luftë të drejtë. E vërteta kur të lexohet ky studim, lexuesi do ta shtroi pyetjen kush e zbuloi Organizatën që e drejtonte Metushi. Përgjegjën do ta gjej se fjala është për agjentë të rryer që kishin zbuluar organizata të tilla edhe më parë. Prandaj faktori i brendëshëm edhe në rastin eburgosjes së Metushit është për t` u studiuar me themel. Por tradhti të tilla ngjajnë edhe në lëvizjet tjera të botësa dhe ato kanë peshë politike dhe gjeostrategjike.

 Si përfundim po e shtrojmë këtë vargnim të dalur nga shpirti i Metush Krasniqit me shokë shumë:

N’vatrat tona kemi ba be,

Për me I mbrojtë jemi betue,

Do t’luftojmë e do t’vejmë punën

Tue ba deken si me le.

Këtë amanet e bërën realitet vetëm ushtarët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës në fund të shekullit XX-të, ashti si mësuan dhe vepruan Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Fazli Graiqevci, Shaban Shala, Jusuf Gervalla, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Tahir Sinani, Fehmi Lladrofci , Salih çeku, Shkelzen e Luan Haradinaj e shumë të tjerë heronjë.

***

Cilat ishin mësimet fundamentale politike-kombëtare të Metush Krasniqit,  sipas dokumenteve në Dosjën gjyqsore

Metush Krasniqi nuk mund t` I harronte faktet se pushteti fashist serb më 1919-1923 I kishte krijuar kampet e përqendrimit për familjet e drejtuesëve të çetës kryengritëse shqiptare. Nuk mund t` I harronte faktet se shqiptarëve po u grabitej edhe pllamba e fundit e pronave të tyre den baba den. Nuk mund t` I harronte tregimet e familiarëve se si po detyroheshin tri here në vit ta paguajnë të njetin tatim. Nuk mund te harronte faktin që vet e kishte përjetuar më 1938 se u ishte thonë troq: Ju shqiptarët duhet të shpërnguleni n` Anadoll. E vërteta po të gjindej vetëm një abetare në fshatin shqiptar digjej I tërë fshati. I pata treguar Metushit se në dokumentet e një ispektori të arsimit serb më 1927 shkruante se: “ Kam bërë udhtim prej Mitrovice e deri në Pej. Kam vrejtur se sin xënsit shqiptar edhe ashtu të pakët që janë, janë më të zhvilluar fizikisht se sa fëmijët tanë. Ata nuk duhet lejuar që të mirren me fiskulturë.” Ose, “në Beograd (1938) janë duke studiuar shtatë (7) student shqiptar. Do të jetë shumë vështirë kur të kthehen në vendlindje për ta frenuar aktivitetin etyre kombëtar. Nder ta ishte poeti I madh Esat Mekuli. Metushi për këto fakte vetëm merrte pozicion serioz. Nuk I komentonte, aty për aty, por më vonë të bënte të shpertheish.  Pas viti 1945 po të gjindej vetëm një flamur apo një libër nga Shqipëria do të anatemohej I tërë fshati. Mësuesit do të arrestohen dhe do të mbahen me muaj të tërë nepër burgje. Jo vetëm kaq Metushi nuk mund  t` I harronte torturat e partizano-çetnikëve më 1944-1945 kur ndiqej vetëm një njeri, por ndeshkohej I tërë fshati. Ja këto fakte e kanë bërë Metushit që ta ngritë zërin e vet dhe të bëj burg për çështje kombëtare duke e bërë këtë veprimtari shkollë politike dhe univerzitet të kryengritjes me luftë të armatosur, ashti si mësonte ideologu më madhë shqiptar I të gjitha kohërave Adem DEMAçI me shokë shumë.

Metush Krasniqi kishte shkrur trakte po shkruante edhe poezi që zgjonin çdo shqiptar nga gjumi I robërisë. Duke e degjuar atë për atë kohë të shkurtër (1971-1973) mësova një univertzitet të rinjë dhe ATIJ ia dedikova këto vargje:

Q` faj ka dielli që driqon,

Q` faj ka populli që jeton.

Q` faj kanë fëmia që janë fëmi,

Kush ka faj që jem në robin”

Asht piek koha kuq si molla,

Për liri vendos grykëholla (….).

Nuk e di a kam mundur ta portertizoi filozofinë dhe doktrinën politike çlirimtare të Metushit? (1973).

Shumë poezi të Metush Krasniqit kam vrejtur pas një decade se  janë asgjasuar nepër duart e UDB-ës, por ideali I tij do të jetoi për jetë e mot. E them këtë sepse ato që na recitonte Metushi nuk gjindeshin në Dosjen e tij.  Po të kthehemi se çka mendonte Metushi për kohën e pas vitit 1945?

Pas largimit të fashizmit më 1945 ndaj shqiptarëve po përdorëshin të njetat metoda. Madje nepër stacione të trenave nga viti 1950 e deri më 1966 në :Pejë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj, Preshevë, Kumanovë e sidomos në Shkup shqiptarët, dikush duke vajtuar ndersa të paguarit e UDB-ës po u binin tupanave në shenjë “gëzimi” që po shpërnguleshin nga dheu I vet përgjithëmonë.

Metush Krasniqi burgoset në Shkup më 3 nëntor 1958. Deri në atë kohë ai kishte vepruar në një trevë që është sikur një aortë e organizmit-në trevën Shkup-Kumanovë-Preshevë-Vranjë-Gjilan-Ferizaj-Kaqanik. Kjo trevë në të kaluarën dihet se ka bërë histori të lavdishme. Metushit më së shumti I interesonte lufta shqiptare nga viti 1912 në të cilën qendronte në ball Idriz Seferi e deri të lufta e fundit që ishte bërë nën drejtimin ideor dhe organizativ të Ibrahim Kelmendit me shokë shumë gjatë viteve 1944-1945 në mbrojtëje të trojeve kombëtare.

Motivi kryesor pse Metushi kishte ardhë në kundërshtim me pushtetin okupator ishte pse Kosova më 1945 nuk u lejua që t` I takonte Shqipërisë. Pse Shkupi si qyteti më I madh shqiptar në Ballkan (1956) me  program të Beogradit po deshqiptarizohej në të gjitha fushat. Metushi e kishte kuptuar se më 1950 në Shkup ishin zhvilluar bisedime jugosllavo- turke për riaktualizimin e Konventës famëkeqe të vitit 1938 për deportimin e shqiptarëve në Anadoll. Metushi kishte kuptuar se më 4 tetor 1951 ishin bërë vijëzimet konkretet nga Beogradi dhe Ankaraja për ta regjistruar një pjesë të “luhatëshme” shumë të madhe të shqiptarëve në kombësinë turke për ta shfrytzuar këtë pastaj si argument për veprim të Shtabit të Rankoviqit. Shtabi ishte themeluar për ta kordinuar dhunën ndaj shqiptarëve në mënyrë që ky popull ta humbas çdo shpresë për ekzistencë dhe të marr rrugën e Anadollit- të përsëritet historia tragjike njëqind vjeqare. Atë Shtab e përbënin : Aleksander Rankoviq, Krste Cervenkovski, Svetisllav Stefanoviq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vukqeviq dhe Pavle Iviqeviq.. Legalizimi I këtij shtabi u bë më 16 mars 1955  kur “Nova Makedonia” filloi për t` I botuar emrat e familjeve shqiptare që po shpërnguleshin përgjithëmonë në Turqi. Ai material ka mbetë si argument që deshmon se po realizohej Projekti I vitit 1945 për “Shfarosjen e Arnautëve” (O istrbljenju Arnauta)

Metushi kishte të dhëna se ishte krijuar Pakti ushtarak Jugosllavi-Turqi-Greqi me qëllim të gllaberimit të Shqipërisë, pasi që të deportohen shqiptarët e robëruar nga Jugosllavia. Metushi kishte informata se më 28 shkurt 1953 Koça Popoviqi dhe Hulusu Kejnani kishin arritur Marrëveshje sekrete (në Shkup) për shpërngulje të shqiptarëve me shumë lehetësira që do t` I siguronte Maqedeonia dhe konzullati turk, kuptohet me ndihmen e advokatëve dhe agjentëve të maskuar. Për të gjitha këto veprime tragjike për shqiptar Metushi, nuk mund të qendronte indiferent. Metushi kishte mësuar se dy divizione elite jugosllave ishin dislokuar nga Vojvodina dhe ishin vendos në kufirin shqiptaro-shqiptar më 1954. Kështë ky kufi do të beret më I militarizuari në Evropë deri më 1957 kur në Jugosllavi arratiset Panjot Plaku 9ministër I mbrojtjës I Shqipërisë). Ky ogurzi dihet se punonte për agjentuart e Rankoviqit, prandaj udbashët e Beogradit do ta likuidojnë dhjetë ditë pas likuidimit politik të Rankoviqit më 1966. Kufoma e tij shkruan në disa dokumente është kremuar për mos me u ditë shkaku I vdekjees. Metushi shumë shpesh e nxinte në gojë këtë monstrum edhe pse kurrë nuk ka treguar shenja se ishte me ideologjinë enveriste. Përkundrazi…

Mbi të gjitha Metushin e kishte nxituar Marrveshja Xhentelmene Tito- Kyprili e lidhur në Split më 1953 por e përgaditur nga Mehmet Kyprili që ishte ambasador I Turqisë në Beograd. Jo vetëm kjo por Metushin e kishin shqetësuar edhe shumë procese gjysore të montuara më 1954 dhe 1955. Sidomos aksioni i armëve i viteve 1956-57 për Metushin ishte vendimtar se kah duhet orientuar punën politike intelegjencia shqiptare në të gjitha trevat.

Çka mësoi Metushi nga “Besa” e Stambollit 1954-1958

Këtë gazette Metushi e lexonte me kujdes. Atë ia sillte një mik që punonte në konzullatin truk në Shkup. Por  pas leximit të çdo numri ato I digjte me kujdes të madh sepse ishte rrezik për familjen dhe rrethin ku vepronte. Në shpritin e Metush Krasniqit kishin lënë gjurë shkrimet e profesor Ibrahim Kelmendit për krimet dhe mizoritë çetniko-komuniste mbi popullsinë shqiptare gjatë viteve 1944-1945. Metushi për së afërmi e kishte njohur Komandantin e kufirit shqiptar Qazim Komonin më 1944, kuptohet si fëmi. Atij i kishte mbetë në kujtesë komanda burrërore dhe profesionale  në luftimet mrojtëse Kolonel Qazim Komoni dhe Fuad Dibra. Sidomos e admironte Syl Zarbincën dhe Mulla Idriz Gjilanin për bujarinë dhe trimërinë që e tregononin në çdo veprim në ato ditë të kthesave vendimtare kur Fuqitë e Mëdha në letrat e tyre në tavolina në Moskë, Teheran dhe Jalltë, po e rindanin botën serish me gërshërë. Ato gërsherë do të shprehet Metushi më së shumti kishin sharruar në trupin e Shqipërisë në dobi të Serbisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Ne nuk mund të qendrojmë indiferent, do të u ankohet bashkveprimtarëve kur u burrërua në vitet pesëdhjetë.

Ardhja e partizanëve nga Shqipëria më 1944-1945 në viset shqiptare të Kosovës  për ta luftuar okupatorin fashist do të sjellë disa paqartësi. Shprehejet e tyre se serbët “i kemi vllazër”, te Metushi dhe populli që e kishte përjetuar prej serbëve robërinë më të rendë, do të kuptohet se partizanët e Enverit, ishin në iluzione, se si shqiptarë të viseve jugore nuk e njihnin politikën e Beogradit ndaj shqiptarëve. Ata nuk e dinin pse Tito I kishte siellë në Kosovë katër divizione elite më 1944-5. Në këtë rrafsh mban faje edhe udhëheqësia ushtarake dhe politike e Kosovës sepse ajo deri sa tragjedia mori përmasa nuk reagoi fare. Por reagimi I Fadil Hoxhës në shkurt dhe mars 1945 nuk ishte i vonuar, po nuk e ndigjonte askush nga lartë.

Në Shkup sipas Metushit (1950-54) vepronin shumë agjentura të huaja. Në Shkup ishin përqendruar mësonte Metushi ajka e emigrantëve të arratisur nga Shqipëria. Me atë masë luante UDB dhe sherbimet tjera informative, gjithnjë për ta destabilizuar pushtetin në Tiranë. Në Shkup ishte formuar edhe një qeveri (1949) marionette që kishte për qëllim sipas jugosllavëve të dominoi në tërë truallin shqiptar. Ajo qeveri marionette kishte pranuar që shqiptarët nën okupimin jugosllav të quhen “Shiptari”, ndersa ata në Shqipërinë bregdetare ‘Albanci”. Ndërsa të gjithë emigrantët do t` I përdorë Dushan Mugosha për qëllime të veta duke I marrë në pyetje në Nish një nga një. Për këtë dukuri do të mësoi Metushi nga një emigrant që ishte shumë I sinqertë, I cili më 1954 do të vritet në kufi. Kjo politikë neokomuniste e brengoste Metushin pa masë edhe më vonë.  Në Shkup vepronte edhe CIA edhe KGB. Në të dy anët kishte shqiptarë. Ata nuk do ta çajnë kokën shumë pse Rankoviqi me shtabin e tij vepronte me të gjitha mjetet e dhunës për t` I shfarosë shqiptarët. Madje kishte filluar për t` I mbyllë shkollat shqipe në prëgjithësi me preteks se “nuk ka kuadro”. Kjo politikë do ta nxitë Metushin që ta zgjëroi rrethin e anatarëve të organizatës që e drejtonte. Por do të gaboi taktikisht sepse në Organizatë, do të infiltrohen edhe agjentë të paguar të ish OZN-ës dhe UDB-ës.

 Metushit do të i thuhet në hetuesi se ke biseduar me Mehmet Krileven për takimin e Parisë shqiptare me Titon në Beograd në fillim të prillit të vitit 1945. Këtu ishte çelsi I zbulimit të tij, çelës ky që e kishte diskutuar vetëm me antarin e organizatës “X. Y”. Kjo pyetje e hetuesëve mjerisht nuk është në proçesverabalet e hetuesisë apo të provave të prezentuara në gjykim. Nuk ishte sepse do të zbulohej agjenti I tyre I vjetër. Përt këtë fakt Metushi do të na flas mua (Hakif Bajramit) dhe Profesor Tahir Abdylit në një kafene afër Gjimanzit, ku sa herë (1971-1973) që takoheshim për mahi ai na quante: “arsimtarë aristokrat”, sepse mbanim mësim në gjimnaz. Ai e dinte se nuk ishim të pandimikim nga literature e Shqipërisë. E dinte se hapur po ua lexoniom “Lahuten e Malësisë” nxënsve nepër klasë. Po, po ua lexonim edhe “Historinë e Partisë Punës”, duke e mbështjellë kopertinën me një gazetë. Në një bisedë e pranuam të dy konstatimin e tij dhe filluam të bisedojmë për fushatën që e kishte përfshi Kosovën për t` i përjashtuar nga arsimi ata që kishin qenë të denuar për çështje kombëtare. Ajo fushatë politike ishte bërë brengosëse në tërë Kosovën sepse prodhonte padrejtësi dhe pasiguri për çdo arsimtar. Metushi në këtë rrafsh ishte I vendosur duke pohuar se “kot e kanë, zogu ka fluturuar, ka marrë krah dhe tash vetëm mund ta shikojnë duke përparuar në çdo hapësirë”.

Po, të kthhemi pse ishte irituar Metushi në sistemin titist, të cilin e konsideronte kancer për çështjen shqiptar si e pazgjidhur që është. Tito , do të na tregoi Metushi, kishte kuptuar në një bisedë me Mehmet Krilevën, se u kishte thenë shqiptarëve në prill 1945: “ Ju 90% keni qenë me okupatorin”. Këtë akuzë e bënte për ta fituar të drejtën të na shfarosë ose deportojë sikurse kishte bërë me Folksdojqerët në Vojvodinë, gjithnjë për t` I kënaqë orientimet koloniale serbe. Lidhur me këtë kishte theksuar Memhemt Krileva se Halim Spahija si hero që ishte pa e kërkuar fjalën, do të nderhyjë Titos përnjëherë duke mos e quejtur “shok” fare por duke ia bërë me GISHT: “Marshal shqiptarët po druajnë se po kthehet rregjimi gjakatar  Jugosllavisë Karagjorgjeviqëve, kur na është grabitë –konfiskur e tërë pasuria pa asnjë dokument. Por ta dini se në këto ditë (prill 1945)  54000 shqiptarë janë në luftë kundër fashizmit në ushtritë (armatat) që i komandoni Ju në të gjitha frontet e Jugosllavisë. Me fjalë të tjera, në Jugosllavi, në frontet e luftës nga Sremi e deri në Adriatik, veprojnë TRI divizione nga Shqipëria Kontinentale (Kosova dhe Maqedonia Perendimore) dhe DY divizione që me urdhët të Shtabit Suprem të Shqipërisë po luftojnë në Jugosllavi për rend dhe liri qytetare, për çlirim nga fashizmi- nga okupatori I përbashkët.  Ky argument flet se serbët serish po përpiqen të na I grabisin pronat dhe të kthehen në Kosovë por si fitimtar, ta kolonizojnë serish token tonë. Këtë të drejtë nëse ua jepni ish kolonistëve zollumqar dhe të pashpirt, do të gaboni shumë. Madje, serbët si në kor në Kosovë kanë filluar të kërcnohen: “Ide zima dogje leta, nema vishe tungat jeta”. Kolonistët po kërkojnë që serish t `u punojmë tokat e ata të rrijnë në hie si zotëri. Madje kërkojnë që një familje serbe t` I ketë 45 hektarë tokë. Ndersa shqiptari familiar nuk mund t` I ketë më tepër se 0. 40 ari tokë. Kjo politikë e thikës dhe barotit na ka ba që të ndihemi në token tone si të huej.” Halim Spahia me shokë nuk e dinte se ishte Tito me Gjillasin dhe Rankoviqin e kompanin që më 1 prill 1945 , në mbledhjen e parë të Polit Byrosë KQ PKJ-ës kishin marrë qendrim rezolutativ, që të gjithë kolonistet të kthen në Kosovë, por jo në Maqedoni. Ndaj këtij kundershtimi të Halim Spahisë në emër të Shqiptarëve   n` anën tjetër Tito-Gjillas-Rankoviq do të hakmirren në shkallë drakonike  deri në Plenumin e Brioneve më 1966/ . Pastaj do të ndryshojnë vetëm në metoda të robërimit. Një pjesë të asaj parie që kishte debatuar në Beograd në prill 1945 ky TRESH I (Tito-Rankoviq- Gjillas) politikës jugosllave, Halim Spahinë me disa shokë bashkmendimtarë do t` I pushkatoj me proces të montuar politik, një pjesë do t` I denoi në kohën e Informbyros (1948-1951), një pjesë të tyre do ta internoi në Shqipëri dhe Turqi dhe një pjesë me procese të montuara gjyqsore do t` I kalbë bepër burgje (Procesi I Prizrenit 1956 etj). Këto fakte e kishin irituar Metushin që kurrë mos të pajtohet me sistemin e Titos dhe qendrimin e tij ndaj shqiptarëve në përgjithëssi. Tito, na thoshte Metushi, është një pasha që sundon pa ligje dhe pa kontroll partiak dhe parlamentar.

Metushi ishte shumë I imnformuar me veprimtarinë e diasporës shqiptare, sidomos asaj diaspore që ishte patriotike. Këto fakte do t` I deshmoi edhe në gjykim pa u friguar fare prej askujtë sepse po e mbronte një të vërtetë. Politika e Metushit del se ishte Lëvizje popullore kryengritëse  për liri dhe pavarësi të Shqipërisë Etnike. Ajo politikë ishte programuar që t` i ketë edhe instrumentet veta të forces që ishte një ushtri e organizuar dhe do të vepronte për luftë çlirimtare . Por, shumë shpejtë Organizata u zbulua përbrenda dhe mbeti një amanet që mendon, flet dhe vepron në çdo kohë dhe situate.  Mu për këtë Metushi mbetet një legjendë e nderuar e një Lëvizje politike dhe ushtarake të drejtë për të gjithë shqiptarët e robëruar nën Jugosllavi.

Metush Krasniqi me shokë po përcillej nga konfidentet kudo, madje edhe nepër oda të ndejës. Ky realitet e brengoste Metushin prej fillimit dhe ishte gjithënjnë I prirur që t` u thot bashkveprimtarëve: lufta jonë do të jetë e vështirë, mbateni vetveten dhe duhet të çendroni. Për ndryshe nuk duhet të anatarsoheni në organizatë fare.

Pse më vonë në organizatat ilegale shqiptare do të inicohet që të kishte vetëm nga 3 deri në shtatë anatarë. Ishte ashtu sepse gjithëmonë ishte droja se dikush do të lakoi ose do të tradhtoi organizatën. Kështë duke I lexuar dosjet e shumta del se ky qendrim ishte I drejtë në çdo etapë të veprimit. Lidhur me këtë realitet Metush Krasniqi  do të përcaktoi një front të fuqishëm politik dhe etnik që shqiptarët të jetojnë dhe veprojnë për liri. Por mjerisht në këtë front , do të mësoi Metushi nuk kishte mjaftë dituri, institucione dhe force të organizuar drejtë për fitoren që populli e meritonte. Pra populli e ka merituar një Metush, një Adem Demaç, një Fazli Graiqefc, një Shaban Shala… Po edhe këta korifej të vijave të para të frontit e meritonin një popull për t` u sakrifikuar për te.

Prishtinë,  Janar 2013.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …