Demokracia amerikane është më e fuqishmja në botë, prej së cilës më së shumti kanë përfituar pas vitit 1945 shtetet: Gjermania, Izraeli dhe Greqia. Këtë gjigant industrial dhe finasiar, Rusia e Putinit tani mundet ta vrojtojë vetëm përmes grekëve, nga prroskat e Siberisë. Dhe Lobet gjermanë dhe hebrej në SHBA janë instrument që mendon, flet dhe vepron-vendos.
Jo vetëm tani , por, Amerika të do, nëse ti e do vendin tënd. Familja e fortë, shteti i fortë, është filozofia politike e Donald Trumpit dhe e demokracisë amerikane, për dje, sot dhe për dekadën që pason. E vërteta, Trump është Presindet i paralajmërimeve, sepse ngjarjet e mëdha do të pasojnë, por mbyllje të Amerikës në vetvetete nuk ka e as që mund të imagjinohet. Kampanja zgjedhore ka përfunduar. Tutje do të kemi një shfaqje ekipore urtie spektakulare, tipike Republikane!
Disa shoqëri politike dhe kombëtare do të zhgënjehen me Doanld Tumpin, në shkallë të pashmangëshme, sepse koha e Evrokomunizmit, Globalizmit dhe Neoliberalizmit është venitë dukshëm. Kriza e familjes në kapitalizëm dhe miopia e dashurisë në socilaizëm , tani po japin një krizë të re morale te njeriu racional që mos të besoi në asgjë përtej “rrathëve” të vet kombëtar. Kjo gjendje vjen si pasojë e teknologjisë informative, sepse dituria dihet që është pasuri vitale. Dhe, a u frikës shoqëria tradicionale amerikane nga Globalizmi dhe a do të “izolohet” në hapësirën jetësore të saj, botën e varur dhe të pambrojtur nga të vegjlit grindavec, ndryshimi është kuptuar se ka filluar të shënoi brengosje edhe më të thellë. Besoi se nga Presidenti Donald Trump, duhet të frigohen politikanët hipokritë, por jo ata që e duan atdheun e tyre, sepse ashtu mund ta duan dhe respektojnë pastaj Amerikën. Si do të sillet Doanlld Trump ndaj shtetit më të ri në Evropë (Republikës Kosovës), çdo gjë flet se do të sillet shumë më mirë se sa Barak Obama, i cili si President shumë inteligjent e pat shti qe tetë vite këtë Projekt kombëtar shqiptar, në “frigorifer”. Argumentet e para janë shumë më shpresëdhënse tani, sepse Kosova nuk do të jetë në “frigorifer”, por as jashtë tij nëse tregojmë naivitet politik. Ec e qëlloja se ku jemi, me këta politikanë të dezorientuar pas fuqisë së pushtetit, që nuk mësojnë asgjë nga shkolla e Hasan Prishtinës dhe Adem Demaçit, që mos të duken inferior ndaj askujt. Kur jemi këtu, po e prezantoi një pyetje: A do ta shikoi Donald TRUMP nga bregu Evropën (BE) , përgjigja mendoi se është: JO!. Por Rusinë TRUMP do ta shikoi gjithmonë nga bregu. Pra, PO, sepse këtë pozitë ia detyron fuqia Evroatlantike. Bota nuk duhet të frikësohet nga Trumpi dhe miqësia me Rusinë, por duhet të frigohet nga ekstremi i pakontrolluar që mshifet nga ngjarjet shumë të mëdha ( në stilin :tragjike+pozitive 1933-1945) botërore, nëse përseriten, qoftë edhe në nivele lokale, si imagjinohet të fshifet shumëçka pas “globalizmit”, që do të thot sovranitet i kufizuar, filozofi kjo e Leonid Brezhnjevit.
Politikanët e Kosovës duhet të brengosen për shtetin e jo për veti!
“Unë sundoj”, edhe, pse nuk kam pozitë politike. Kështu shfaqet uni shqiptar në Republikën e ëndrrave, në republikën e demonstratave dhe Luftës së drejtë për liri, sepse i tërë populli është i brengosur si të jetohet jeta e dëlirë. Shkurt, shqiptari anonim më thotë: “nuk kam para, por kam integritet shpirtëror dhe moral, me faktin se ballafaqohem me të pa vërtetën kurdoherë që është e nevojshme”. Në opinionin politik dhe popullor shqiptar, është ngritur tensioni gjatë gjithë vitit 2016, se kush do të marrë postin e Presidentit në SHBA. E arsyeshme, nga këndi se ku kemi qenë, dhe, si jemi trajtuar si komb në të kaluarën, sidomos nga Fuqitë Evropiane.
Tani në fillim të shekullit XXI, as Donald Trump që ka fituar zgjedhjet, e as Hillari Klinton nëse do të fitonte nuk do të kishin kapacitet shtesë për ta ribërë një politikë të re globale, si e ëndrojnë Shqiptarët bashkimin në Evropë. Ajo ëndërr ka vdekur me daljen e Britanisë nga BE-ja. Sa më shpejtë që kuptohet, aq më mirë do të jet për Kombin shqiptar. Të dy këto personalitete (Danald Trump dhe Hillari Klinton) të respektuara, do të ishin dhe janë vetëm importues të mentalitetit të masës në hapësirën jetësore amerikane. Prandaj, fitorja e Donald Trumpit është plotësisht popullore , sepse SHBA si kampion i botës për demokraci, janë tradicionlisht në këta binarë, e ku aspirojnë shqiptarët të rreshtohen. PO , do të ketë ca lëkundje sidomos në lëmin e supremacionit dhe konceptimit të ngjarjeve me peshë botërore, fakt ky që tani Shqiptarizmi nuk është në atë “kazan ku vlohet uji në akull”, si: Afganistani, Iraku, Siria, Qipro, Krimea…. Dhe popullsia e SHBA është sa 5% e popullsisë Globit, por ai 95% duhet të mendojë se kush është në fronin e Washingtonit. Në këtë aspekt, brengosja e shqiptarëve ka qenë e drejtë dhe racionale, pa marrë parasysh se për kenë kanë anuar. Nuk është e rastësishme fjala e Abrham Linkolnit se : “ Burri e gruaja mund të ndahen, por Amerika nuk mund të ndahet”. Të kuptohemi se edhe në këtë rast vlen Teoria e relativitetit. Por Kosova në miqësi të sinqertë me SHBA, nuk do të ndahen kurrë! Lidhur me këtë, sa i takon ANIMIT publik të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, është fjala për një “përrallë” që është mësuar përmendsh në Berlin dhe Vienë, ku globalizmi ende mendon se do të mbijetojë në margjina të përrallës Ezopit për urithin. Dhe nuk duhet çuditemi se Lobi gjerman ishte pro Trumpit sepse çdo konflikt me Rusinë së pari godet Gjermaninë e pastaj e rrezikon Izraelin. Ky qëndrim është një aksiomë politike, nga koha e Kominternit dhe Luftës së Ftoftë, e që janë studiuar horizontalisht dhe vertikalisht me dekada nepër arkivat më prestigjioze botërore. E tashmja duhet të mësohet nga e kaluara për shumë fusha, por më tepër duhet të investohet dituri dhe urti në ardhmëri.
Në politikë nuk kam qenë kurrë. Por me politikë jam marrë qe 45 vjet. Një fakt e kam mësuar se nga viti 1945, e këndej, sa më harmonike të kenë qenë marrëdhëniet në mes SHBA dhe Rusisë, për Ballkanin (lexo për Shqiptarë), gjithëmonë është bërë më mirë. Dhe e kundërta, sa më joharmonike të janë marrëdhëniet në mes Superfuqisë sot numer NJE në botë -SHBA dhe Rusisë ( si fuqi nukleare që ka mbetur por nuk është superfuqi ma !), për Ballkanin ku kryqëzohen civilizimet, për Shqiptarë është më keq. Edhe më seriozisht, sa më të mira marrëdhëniet në mes SHBA dhe Fuqive tjera nukleare në Glob, Bota do të jetë më e sigurt.(Lexo dokumentet nga Konferenca e Paqës në Paris më 1946, dhe do të mësohet se armiku i djeshëm , sot është mik i sigurt. Ose anasjelltas).
Në Kosovë edhe për humbjen e Al Gorit, ka pasë qenë e shprehur një brengosje , por doli diçka krejt tjetër. Si rrufe Bushi i RI, miku më serioz i shqiptarëve, pikërisht më 10 qershor 2007, në ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në trevën e Kastriotit e tha atë fjalinë e famshme: Çka është mjaft, mjaftë është, Kosova duhet të shpallet e pavarur”. A do të thotë diçka të tillë Donald Trump, mendoi se ka vend për qëndrime shtesë, sepse Kosova në shumë aspektet në saje të politikës “frigorifer për Ballkanin”, nga ana e Barak Obames, ka mbetur shumë, madje shumë në defanzivë diplomatike dhe politike, për tetë vite. Për pozicion ekonomik as që kemi imagjiantë se ku jemi. Paria jonë politike –shtetërore, si duket sheh ëndrra në pikë të ditës , me sy hapur dhe shumë pak po punon për shtetin. Faji këtu është kolektiv dhe vlen për të gjitha partitë.
Marrëdhëniet në mes SHBA dhe Evropës Perëndimore, me gjithë optimizmin që nuk duhet të vdes kurrë, kurrë nuk kanë qenë më konfuze se tani, në pesëdhjetë vjetet e fundit. Skena politike shqiptare në këtë peshë as nuk figuron fare, sepse është një oazë e njohur. Prandaj, festa në Republikës Kosovës nga një shoqëri administrative se : “Po fiton Hillari Klinton” i ka përngja një loje naive të politikanëve që “zanat” e kanë politikën, por nuk e dijnë fare definicionin e saj, aq më parë kur festimi ishte shndërruar në një trumbetim folklorik gazetaresk, të formatit të lajmit ekstrem fluvial, ku gjurmet e këmbëve në shkretirë i mbulon zalli menjëherë, pa u larguar shputata e këmbës, sepse aty zalli lëviz. Por për këtë konfuzitet nuk është fajtore SHBA, por kriza e thellë e kapitalizmit- dezinformatës, që nuk e ka përfshi kupolen shtetrore amerikane, e as Evroperndimore, por i ka përfshi familjet në të dy institucionet: Në familje nuk ka thengjill, por në treg ka tepër thengjill ”. Këtë krizë e ka shfrytëzuar Rusia në stilin e Satlinit gjatë viteve 1929-1935. Lidhur me kët besoi fuqishëm se Donald Trump, do ta debalansojë këtë krizë dhe diagnoza është : seicili kontributin e vet minor, por kontribut. Evropa Perendimore ma nuk mundet të jetojë në konformitet nga lëmia e mbrojtjes, e as Grekët ma nuk mun dtë jetojnë në luks duke marrë borqe në Perendim, sepse nuk janë Izrael .
Pse nuk fitoi HIllari Klinton? Të përgjigjesh në këtë pyetje është fare lehtë nëse çështjet shiqohen siperfasisht. Por Amarika dihet se qeveriset fuqishëm nga Shtepia e Bardhë, por kontrollohet edhe më fuqishën nga Senati dhe Kongresi. Në këtë formulë të sukseshme, Brak Obama ka drejtuar një politikë intelegjnete, por i ka injoruar së pakut nja dy lobe që në SHBA kanë peshë SPECIFIKE. Tani për tani po e theksoi vetëm një. Ai lob është padyshim ai Izraleit, i cili gati 8 vite të qeverisjes Obama nuk ka pasë “qasje në rrietë”. Kjo do të thot, LObi Izraleti e ka shfrytzuar shansën dhe Donald Trump, ishte aty për ta pranuar. Lobi tjeter është vetëm një shtyllë shumë e fortë e pushtetit në Amerikë, por ai nuk shifet, sepse po operon sukseshëm nepër Botë duke mbiellë globalizëm finasiar dhe industrial, për ta amortizuar rrolin e dikurshëm , të kusureve në nivelin e fajësisë, por kurrë nuk del në siperfaqe. Tani, me Donald Tarumpin, ai Lob, është gati komod, dhe ma nuk do t` ia mabjnë afer hundes Ruset gishtin. Gishti do të drejtohet kah Putini i “entuziazamuar” , por shumë i vetishëm se ku ek vendin. Dhe kur jemi te vendi, duhet ndalemi në bregun e fuqisë. SHBA sot kanë bugjet ushtark më tepër se : Kina, Rusia, Anglia, Arabia Saudite, Irani, Turqia, Gjemrnai, Franca, Italia, India, Brazili, Indonezia etj. Të gjithë këto shtete bashke nuk i kanë 650 miliardë dollarë investime në ushtri. SHBA investon diku (sipas informatve publike) 750 miliardë dolarë në vit, duke mos i llogaritë gjithmonë, investimet në ushtrinë Izraelite.
Hillari Klinton ka humb sepse e ka injoruar pa vetëdije Lobin Izraleti dhe Lobin e paduksehm të një fuqie Evropiane, që jeton me “damken e shekullit XX”, duke shafqë filozofi intelektuale globale, e deri diku socialdemokrate. Madje si mbështetje shtesë në favor të Doanld Trumpit është fakti se njerzitë janë lodhë nga luftrat lokale , dhe kapitali ma nuk mundet të jetojë si hazard e këtë Trump e ka ditë fare mirë nga ekipi i tij shumë intelegjent si politikanë , lider të vërtetë që krijonë fitore, që kanë vizion për fitore. Parndaj, mbështetur në këtë dituri, dy javë para se të mbyllen zgjedhjet, Presidenti Donald Trump e ka formuar ekipin për organizimin e manifestimit për fitoren , në të cilën ishte i sigurtë. Dhe, AI e ka komunikuar këtë me një siguri, ashiqare se kush do të fitojë, po, por kush tani ma dihet fare lehtë. Me Trumpin, Lindja e Afert do të jetë më e sigurtë,” muslimanët”, mendoi nuk do ta kanë armik të maskuar fare, hsipanikët veprat e të cilëve ne Evropianet nuk i ndiejmë, do të janë ma të kujdesshëm, sepse i pret muri, jo i Berlinit. Të pakten muri do të jetë me tela, sikurese që do të thot se Donald Trump nuk don të amortizoi kritikën e forces, por Ai e do forcen e krtikës . Në këtë nye të filozofisë politike është rrezik që Trump të mendojë që pushteti është si një korporatë sepse nuk është. Por ky personalitet e ka një përparësi se është i edukuar në filozofinë: FAMILJA E FORTE-SHTETI I FORTE, plus ekipi politik shumë profesional janë garancion i Amerikës fortë. Lidhur me këtë, ekipi i tij profesional do ta drejtoi andej “anijen” kah Partia Republikane di çka do , dhe mundet ta nxjerrë papervojen nga pakontrolli që është pasojë e një presioni që do ta ketë në fillim Presidenti. Dhe, teoretikisht, këtu Trump do të ketë shansin të tregoi guxim sepse ka fuqi që Bota prap të frymoi demokraci amerikane dhe respekt Reganian, krenari Klintoniane dhe guxim BUSHESH prej burrave seriozë.