Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Para politikë apo tradhti kombëtare?

Po bëhen dy vjet që Isa Mustafa operon me termin “kauzë politike”, që ndërlidhet me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Isa në kohën e bredhjeve politikaneske të LDK 1989-1999, nuk ishte ndonjë markë, përpos që nga përvoja  e të qenit zyrtarë i lartë i qeverive marionetë e kishte një zanat në lëminë  e financave, që kontabilitetin nuk  e ka zotëruar kurrë, sepse shumë shpesh ndryshohen rregullat. Lidhur me këtë politikë llotarie, qe dy vite Isa akuzon opozitën se “interes personal”, e ka çështjen e demarkacionit. JO, as opozita, as deputetët që veprojnë drejtë dhe janë patriotë-patriote të vërtetë, nuk janë kah pengojë se kanë ndonjë kauzë politike; se u ka premtuar dikush diçka; se kanë marrë qëndrim për inati si vepron ky njeri dhe ata rreth tij.

Ka deputet  patriotë dhe të drejtë edhe në LDK+PDK që nuk e votojnë demakracionin, se janë bindë se kemi të bëjmë me TRDHTI te DYFISHTE. Me fjalë tjera, këta deputetë patriotë, të ngritur politikisht që  e duan shtetin e Kosovës më shumë se interesin personal, janë meritorët që nuk ka ardhur deri te finalizmi i TRDHTISE. E, për tradhti shkohet në hetime e pas hetimeve profesionale shkohet në burg dhe denohet tradhtia.

A do të përgjigjen PENALISHTE Hashim Thaçi, Murat Meha, Sylë Ukshini e ndonjë tjetër, koha do të tregojë se po.

Por,a do të përgjigjen PENALISHTE për TRADHTI ndaj Kushtetutës Kosovës (Neni 2, alineja 2) edhe Atifete Jahjaga që i solli me na hodhi  hi syve, sepse mednonte se çdo gjë del nga zarfi, tre “Ekspertë ad hoc D+A=5” : një ameriakn, një gjerman dhe një anglez. Kush e ka mësuar për këtë kombinatorikë dihet me saktësi. Ai i zarfit, po se po, por janë edhe dy këshilltarë të saj, që belbëzojnë ngapak nepër koluaret e tyre “familare” anglisht.

Këtë pazar, më së miri i din kruemilci i Kosovës tani, i cili me shumë veshtërsi  e patë kryer një fakultet filologjik. Po kush do të jetë i radhës për hetime dhe burg për tradhti: janë askush tjetër përpos Isës narcist për fotele dhe Hivzi Islami që:“nuk e pranojnë rezultatin e Murat Mrehës dhe Hashim Thaçit, ku bëjnë pjesë edhe një bylykë (njëfar Qela të cilit një ish komandant iu drejtua me “përgëzim”!) maskarejësh, që kur të bie Isa prej pushteti, do të bien edhe ata në “pus të Dyzit”, si delet në pusa të Surkishit. Mirë do ta kanë aty, sepse “kauza politike dhe intresi persoanl”, aty përcillet me kujdes dhe askush nuk do të vdes në mënyrë enigmatike sikur ‘të dneuarit e këtyre”!. Dihet, ai që e ka menduar “pusin e Dyzit”, ua ka sigurauar mbrojtëjen e lartë. Po,23 herë më e shkelë Kushtetutën, dhe me ia siellë Kosovës Fusnotën, për hatër të Daçiqiqt, është punë që vetëm këta dijnë me e hudhë gurin dhe mshefë dorën. Dialog po bëjnë në Bruksel more. Kur jemi këtu, duhet ta theksiojë se kamë parnuar në shtëpi 36 misionarë politik publik evropinë 1990-1998.

Njëri ndër ta ishte Vili KUPERS, senator i Belgjikës që paraqitej dhe shokë i ngushtë i Ibrahim Rugovës. Për ta kuptur drejtë Senatorirn, e ftuam Prof Dr Murat Bejtën, të na përkthej, se veti nuk i besoja që di frengjisht me mësime të gjimazit, e fare pak në pasuniverzitare. Senatori po flet, po fletë dhe Prof Murati po përkthen. Në një moment më la hapsirë të ndërhyjë dhe t` i shtrojë një pyrtje strategjike dhe provokative; Zotri Senator Kupers; Edhe sa vjetë do të fitojmë? Senatori u mendua duke e ditur se LDK po  e rrenë popullin me premtime, me tha seriozisht: “Do të fitoni edhe 20 vjetë politikë aktive, me mjete tjera”.U kuptua kur t` ia filloni luftës dhe kur të derdhni xhak”. Nuk ua sejgova nja 12 të pranishëmve se çka do të thot “me mjete tjera”. Por u nguta duke iu drejtuar Prof Muartit; “Mos e përkthe këtë fjali, se nëse ndien e zoja e shtëisë, se “edhe 20 vjetë do të bredhim”, sante darkë nuk ka, Ajo i dinë nga LDK se “kysmet” do të fitojmë edhe dy muaj, se po të vijnë Sebatorët e ndoshta edhe Nëna Tereze, puna u krye. Eu politikë e thellë e klaibirit 6, 35, që nuk e çpon as bezin e strajcës djathit Rugëvës!. Kur i tregova Bacit (Adem Demaaçit) filloi të qeshë.

Po,tani (2017) IsaMustafa dhe Edita Tahiri me mentor Hashim Thaçin, na e sollën “kauzën politike”-Specialën në kurriz, për t`i bërë lëshime Brukslit dhe Beogradit, për interesa dhe kauzë politike të Kremlinit, i cili do destabilizim në mes Malit Zi dhe Kosovës. E këtë lojë së pari duhet ta mësojnë miqët dhe soji i Radovan Zogoviqit; soji i Jevrem Berkoviqit në Mal të Zi , sepse e kanë më lehtë tani, kur atje ka kaluar fortuna e komplotit. Intresi personal le të na mbetet neve sespe pazari po bpëhet me tokën tonë, së pakut qe 200 vjetë. Këtë është dashur ta dijë mirë “pentagrami”  D+A=5, që do të thot Dell+Jahjaga+ tre mysketarët në cilsinë e “ekspetëve”, se për këta anlfabetetët tanë mjafton të jesh amerikan, gjerman dhe anglez, dijnë çdo gjë, madje edhe sa pula i kemi në kotec!. Këta janë të saktë si “teoria e relativitetit”, por jo ajo që e ka shpikë Ajnshtajni, por Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi me pazaret e tyre. Hej, njeriun që nuk ka mund  në Arkiv të Koposvës të punojë si manipulant,  e dërguan abasador në Tiranë, vetëm pse e ka nënshkruar si i dyti falsifikimin për demarkacionin Muarti+Hivzia. Ja ku jemi me intresa personale dhe  rrenat parapolitike të Kumrovcit.

Në vitet nëntdhetë u themloheshin patri, si këpurdhat pas shiut. Kishte kryetar partie që nuk e kishin as një autobus antarë. Gati te të gjitha kam frekventuar nga pak. Ia pata vu veti për detyrë, së pakut t` ua shkruaj programet, pasi që partia bajrkatre e kishte programin dhe atë të regjistruar zyrtarisht te njëfar V. Kambovski, që më pati pyetur se ti je ai që po shkruan progarme, por po i pranojë, le të kuptohet se në Jugoslavi (1989-1992) ka demokraci të majtueshme! Në këtë frymë e shkrova LIBRIN E BARDHE, për UNIKOMBIN, që u botua në pesë (5) gjuhë; Programin politik shqiptar 1992; Por, primatin e kishte LDK dhe për këtë parti, së cilës paksa i besohej në Evropë, si shoqatë, sepse BE, nuk kishte e as nuk ka Kushtetutë fare gjatë vitit 1993/4  e dorëzova një publikim përmbledhës informativ dhe QIK e botoi : H. Bajrami, Politika e shfarosjes së Shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995,QIK, Prishtinë 1995, disi u shtuan viziatat, se kush jam?. Së pari, këtë publikim e kam parë anglisht në Wienë në kabinetin e një ambasadori mik. Miku më tha: “ Përkthimi ka ardhur nga Tirana. Eshtë shumë informativ dhe afirmativ. Po deshte, të sigurojë azil në Francë, pasi që gjermanisht nuk komunikon”. Përgjegja ime ishte: “Jam me Adem Demaçin dhe popullin e shumë- vuajtur; Jam kryetar i Shoqatës“Nëna TREZE” në “Dardani”-Prishtinë, dhe fati im me popullin  e shumë vuajtur, është i plëkundur. Miloshi do t vras vetën. Kur u ktheva e botova edhe në gazatën “Fjala jonë”” se Milloshi do ta vras vehtën një ditë. Askush nuk më mori në pyrtje për këtë parshikim “emocioanl”. Po, ishte një kërcnim në rrugë ng një milic, dhe kaq.

Po, do të më thot dipolmati i nderuar në Wienë, po çka duan këto delgacionet e LDK-ës që po përgaditën të shkojnë në Lindje (mednova në Kinë apo..), kur ju deklaroni se jeni me Prendimin. Ia ktheva: Po, ju evropianët Kosovën po e konsideroni vend i popullit msuliman, e jo vend i popullit shqiptar. Më pyeti: “Keni ju Parti Demokristiane?’ PO, i thash, madje një ish nxënës i imi që e ka emrin Muhamed Krasniqi  është kryetar i një dege të Partisë Demokrsitiane në Fushë Kosovës!. E Partia Demokristiane Shqiptare në Kosovë dyfish ka më shumë anatrë shqiptarë muslianë, se sa të krishterë!. Ja çfarë musliamnësh jemni,zotëri. “Muhamedi është demokristian”-tha. U çuditë. Dhe mbeti shumë i kançur, duke më përgëzaur për këtë infornmatë të sinqertë. Madje i tregoiva se si Mark Krasniqi ishte bërë Kryetar me propozimin tim, pa qenë unë antar fare. Jam shumë i afër me ta. Bile me Lazër Kransiqin, i thash kam qenë në ShBA në prill 1991, për dëshmi, dhe e kam kuptuar se është partiot i vërtetë. Dhe kur e takova Markun, pas kthimit, më pyeti: “ Ti me Demaçin je a?, do të duhej të ishe me Rugovën”!!?. PO, i thash, jamë njëqindë për qindë “çelik i patrisë!” prof, sespse Demaçi nuk është inferior me askend në politikë.. Shkoi duke bërë me dorë, sikur të më thoshte :“Eselam Alejkum”. E unë iu përgjegja; ‘Orevoir…, edhe pse njëherë provova të i përgjigjem serbisht. Nuk munda ta pyes, pse dhe si je njoftuar me Hasan Kaleshin në Beograd! Por shkoi…

Asnjë intres personal nuk mund ta ketë sot Opozita politike dhe parlamentare e Kosovës. Intresi personal është i paqenë edhe në radhët e ekspetëve të pavaarur, që nuk i ka paguar askush, që nuk i ka shti askush, që nuk i ka “marrë në qafë” askush, duke e mbrojtë Demarkacionin në Kullë dhe Çakor sepse kur më ka thirrë zëri i Atdheut, kam shkaur në Shtabin e Adem Demaçit, me emrin e të cilit nga viti 1958, fillon çdo ngjarje politike dhe patriotike për kombin, për Kosovën, për civilizimin, për demokracinë, për neo luftën çlirimtare, e të cilët një grup vagabondpësh i biene thikë pas shpine edhe sot. Në Epokën e UÇK-ës të: Mehë Ukës,Adem Jasharit. Zahir Pajazitit, Shkelzen Hardinajt, Tahir Sinanit, Fehmi e Xhevë Lladrofcit, Rrustem Bertishës, (Ai që e shkeli me këmbë gurin e përxhakur të kufirit… me luftën e UÇK-ës famëlartë ; me sakrificën e saj,që brilon si ylli polar, jo vetëm për kombin tim, çdo lëvizje e lirë dhe rritë sotë në Kosovë. Ky nëse është kauza dhe intresi persoanl, që  e mbrojmë me argumnete çdo plambë të shtetit Kosovës të lagur me xhak edhe të mija fëmijëve të njomë , atëherë e parnoi edhe intresin opersonal dhe kauzën politike; Oh, qofsha deshmori i parë i këtij realiteti. Nuk kam arsnjë arsye ta largohem nga shkolla e: Sulejman Vokshit, Murat Xhakës, Haxhi Sadrisë, Bjaram Currit, Shjefen Gjeçovit, Emin Durakut, Xhon Sereçit, Meush Krasniqit, Fazli Greçevcit, Adem Demaçit, Zahir Pajazitit, Shkezen Haradinit,Iliaz Kodrës, Fehmi Ladrofci, Tahir Sinanit, Ukshin Hotit… e shumë të tjerëve.

PO,Isa Mustafa ka gjetë strofull në vrragët e politiaknëve titistë në Akademi, dhe aty, ka siguiarar buxhet solid për kompromitim te të gjithë intelektualëve të Kosovës, me ata që  ekanë sha UÇK-ën  në UNMIK e ku jo, se nuk jemi të zotët t` i dijmë kufijtë tanë, por i thrrasim pa zarf amerikanin, gjermanin dhe anglezin të na shesin mend. Madje për 23 shkelje të Kushtetutës, prokuroi heshtë, gjykta blefon. Po, fajet i ka themluesi; Kuvendi i Kosovës, që lejon bizari krushqishë  politike meskine dhe plotë psillëqe në Akademi,në Presidencë, në Qeveri dhe në institucione që duhet të ofrojnë zgjidhje të problmeve e jo krijesë dhe sajesë e mykësisë kanceorze kuazi intelektuale, të krijimit problemve për kauza politike meskine, që nuk u dihet fundi, se kanë filluar më 1981, dhe do të mbarojnë me një fiasko shumë shpejtë, nëse ky POPULL i hapë sytë dhe nesër e voton atë institucion politik që i del krah Kosovës, me mednime të urta, me fjalë që peshojnë sa mali, me vepra që ndërtojnë ura; begatojnë kombin, arsimimin, shendetin, diturinë, eknominë, pastrojnë ambientin trupor dhe tokësor, nga mediokritë dhe rrencat e shekullit. Sovani do të fitojë vetëm duke dalë në zgjedhje 75-85%. Këtu pushon ndryshimi.Ku u avullua reforma zgjedhore e Hahim Thaçit dhe pse?.Sepse çdo reformë, edhe ajo më e vogla, ua humbë pushtetin.

Gjyktata Speciale me prapavijë politike nga BE-ja

Tani po i kthehem prap IsaMustafës me llafet  dhe veprat  etij  për “intresin personal” të dikujtë, e dihet se Ramush Hradinaj është ai që ia ka hudhë në fytyrë hartat Murat Mehes. E ky i fundit, plus këta të grigjës ia punuan së pakut deri tani, e mabjtën në “znanin” e Francës, pa “kurrfar interei personal?”. Po more, a nuk është ky intres pesronal, që Ramushi mos të jetë në Kosovë,  e ju ia keni krisë agjtacionit për t` i fituar edhe një palë zgjedhje. Si janë të rreshtuar militantët e partive tani të pozitës nepër funksione,sa zgjedhës do të dalin ë votime (nja 52-53%,) është shumë vështirë të ndryshojë diçka.Shifni së pari ia filluan prpoagnadën para tri javësh në Llap, duke akuzuar dihet kenë, jo por dike në shkretirë: “pse nuk po zbulohen atenatatet mbi politikanët, e pushtetin vet e kanë në dorë”, po pyetë populli. Pse nuk i zbuloni vrasësit i Enver Malokut që hapuar pati thën: “Shumë shpejtë do ta gjejë rastin, do ta veshi uniformën e UÇK-ës”. Po druan dikush sot, se mos po dilni vet, ose dikush ngatë nga “Sigurimi i Atdheut”, sepse për agjenturat serbiane dihet me sakstësi se PO, por mos edhe ato kanë qenë në “knjukturë meskine” me dike brenda kalasë, si në rastin “ad hoc D+A=5”, për demarkacionin!. Pse heshtë prokuroria?

Të përfundojë. Demarkacioni, asociacioni-“zajednica”, Ushtria e Kosovës, duhet të institucionalizohen në Kuvendin e Kosovës, e jo nepër koluare dhe me prralla rrugësh. Po, Isa duhet ta pyetë veten: kush i sigurojë 300 milionë euro për Gjykatën Speciale, plus nja 200 milionë për mbrojtëje dhe udhtime ( një gjysëm miliardë janë siguruar për ta kompromituar një luftë të drejtë çlirimtare, për të mbetë nën hie me mija vrasje dhe dhunime, diegëje dhe palçkitje të pronës së një kombi në tokën  e vet den baba den, krejtë për t` i hetur 7-8 pjesatrë të UÇK-ës në “cilsinë e kriminelëve” për ta kriminalizuar tërë UÇK-ën, “ si dorë ezgjatur e Serbisë”, së cilës tani po i mbani diku-diku fjalime për të marrë poena të pafytyrësisë, për ta kompromiruar tërë këtë insititucion kombëtar çlirimtar; ktheni sytë prapa e lexoni se çka keni nënshkuar, çka keni shkruar ne deklaratat bsohe; plus për të thënë një diplomat i një vedni i BE-së këto ditë (shkurt  2017); “Nuk i duhen Kosovës vizat, sepse ka para me i ndërtua 2000 xhamia”!. Këtu mshefet “kauza dhe interesi i pistë personal”, e jeni ka folni dokrra e nuk jeni kah informoheni si e sa, kur dhe qysh duhet, sepse BE por si kryqzatë ndrron forma dhe metoda nga Mesjeta, që grabitë troje shqiptare nga gjysma e dytë e shekullit XIX dhe disa troje i mabnë të okupuara edhe sot, me diktat, grabitë mbi 8000 hektarë tokë me të vetmin qëllim që varra mos të shërohet. Dhe krejtë kjo ndodhë për me mbetë një parti pa konkurencë,për të patur ata më lehtë t` i ngulin thikat në trupin truallin tonë, se pak i kanë ngulë; parti që është gatitu të nënshkruaj çdo qëndrim të: UNMIK-ut; EULEX-it; BE-së dhe kujtë jo. Shumë shtete janë në BE “hxhipishman” po mos të rrinte prapa SHBA. Prej kah  Daçiqi, Vuçiqi, Nikoliqi u bërën paçebërës në BE, e Kosova e fitoi Gjykatën Speciale, të cilën fajdegjijtë politike e prnaun hap e karh. Këto kritre të dyfishta duhet të i thot publikisht establishmeni ynë drejtues i shtetit e jo të mirret me intriga meskine. Vota e juaj o popull, forca e juaj, fati i juaj, është neser të delëni në votime nja 85-90%,, mos ta urreni asnjë nacionalitet. Ka Kosova mundësi për të qenë shembull i demokracisë në Ballkan, sepse e kemi një popull të shëndosh dhe të etëshem për punë, për progres, për demokracci.  Këtu pushon kauza dhe intersi civilizues, o Popull i nderuar!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …