Prof. dr. Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Programi: Milosheviq-Sheshel-Arkan, për t’ i shfarosur shqiptarët I

(Publikohet për herë të parë)

Demonstratat shqiptare të vitit 1981, makineria udbeske serbiane do t` i shfrytëzonte për ta rihapur frontin antishqiptar, që e kishte përpiluar nga treshja Rankoviq-Llukiq-Stefanoviq, në vitet: 1950-1966. Për t` ia filluar punës kjo treshe e “izoluar” më 1966, në qetësi “opozitare”, do të pushojë, duke krijuar energji të re, duke e pritur shansin që të riaktivizohet sërish në zanatin e vjetër, për serbizimin e Kosovës. Aktivizimi do të filloi më 1981 i përkrahur nga ushtria, partia, kisha dhe institucionet e individët. Eksponentët e kësaj garniture në krye me Spasoje Gjakoviqin, Dushko Ristiqin etj. më 1981, do të përpilojnë një dokumentet që duhej të shënonte fillimin e luftës antishqiptare se: “nga Kosova pas vitit 1966, janë shpërngulur 200 000 serbo-malazezë”. Ishte ky një ballon i tyre, të cilin provuan ta kthejnë në dokument me shenjën “sekret shtetëror”, duke i përfshirë shifrat e shpërnguljes nga komunat, duke e përfshirë kohën 1966-1981. Nga dokumenti i prezantuar edhe në Kuvendin e Kosovës me shifër “secret”, shënohet se në periudhën në fjalë nga Kosova janë larguar duke u çregjistruar të organet e punëve të brendshme. Kjo do të thotë, se personat e shpërngulur, janë larguar me të gjitha beneficionet shtetërore, pa i detyruar askush. Pra, serbët në Kosovë ishin mësuar të jetojnë jetë aristokrate, të vandalizojnë kë të duan dhe mjerisht kjo shtresë e dahive ishte regrutuar nga politika KOLONIALE e kolonizimit 1918-1941. Në atë kohë e kishte embrionin, por ishte freskuar pas vitit 1945, me reagensa neokolonialë  të tipit neofashist.

Ja sa familje e lëshuan Kosovën më 1966-1968, kryesisht se nuk duronin kurrfarë BARAZIE të shqiptarëve me qenien e tyre “mbiracore” serbiane. Dokumentet janë të pamëshirëshme. Fjala është për 4407 familje serbe, të cilat ose kishin pozitë të milicit, udbashit, ose nëpunësish rankoviqist administrativ në Kosovë. Këtyre banditëve kolonistë, që nuk kishin lënë gjë të zezë pa bërë në Kosovë (1912-1915;1918-1941; 1945-1966, gjatë rrugërimit iu kishin bashkangjitur edhe 440 familje malazeze me kulturë meleze, pra të sebizuar e që nuk janë shpërngulur në Mal të Zi, por në Serbi, kryesisht nëpër qytete. Numri i sakt i kësaj shjtrese aristokrate policoro-ubbeske me atrofi dhe sufiencë kriminale, arrinte familiarisht në 23231 anatarë. Prej tyre, 6190 ishin të punësuar në administratën shtetërore. Të tjerët ishin fëmijë, gra (edhe ato shumica në punë) dhe antar të ngushtë familjar.

Në vitin 1981, e tutje do të krijohen institucione shtetërore që do të mirren intenzivisht me çështjen e shpikjss së shpërnguljes me “dhunë” të kësaj kategorie mizantropësh e që tragjikisht ishin të nacionalitetit serb dhe malazez të regrutuar nga viset e ndryshme të Jugosllavisë mbretërore dhe titiste. Janë përpilura për këta kriptokriminel pas vitit 1981, 3211 raporte mujore, 16 raporte gjashtë mujore dhe 10 raporte vejtore.Po tëlexohen në to, kryesisht figurojnë trillime për të siguruar para nga buxheti I RSFJ-ës, e për t`i kthyer për here të dytë apo të tretë këtë shtresë udbeske si kolonistë në Kosovë, por duke akuzuar njëherit shqiptarët se me “presionin  e tyre”, që janë vetëm gjallë, dhe prap me fajin e shqiptarëve, ata po e shkaktojnë këtë “fenomen të pa presedent” në Evropë, tri here me u kolonizuar e tri here me u arratisur. Dhe, për ta “standardizuar” këtë shpikje të KOS-it ushtrak, KOS-it kishtar, LKJ-ës dhe organizatave terroriste që thyenin varre natën dhe akuzonin rininë shqiptare ditën, që djali dhe nëna e vrasin babën-burrin, dhe e akuzojnë shqiptarin dhe gjyqet komuniste të jugoskandikëve me vendim e pushkatojnë pa asnjë prove.

Madje kjo shtresë kolonistësh do të organizojë “dhunime” të murgeshave, të cilat vetëflijohen për porpogandë, madje ia “qorrojnë” sytë në murale Shen Savës, shih nepër kisha, e duke mos e ditur OPINONI se serbët me sy të smrurë kishte dy shekuj që kërkonin ILAÇ nga ata “sy” duke i prekur, e nga të prekurit, muralet ishin amortizuar, por faji u mbetej irredentistëve. Turp ma i ndytë nuk ka mundur të hudhet në media. Madje vetëngulja e njëfarë të sëmuri që quhej Gjorgje Martinoviq, aq iu kushtua rendësi, sa që njëmend për dahitë Serbian me ato para do të ndertoheshin nja dy fabrika.Dhuna, po të lexohen raportet javore tregon edhe për një detyrim që e ushtronin edhe udbashët shqiptarë sa që i detyrojnë të rinjtë me dhunë, t` i pranojnë si të “vetat” ato “vepra penale”. Tragjedia është më tragjike, se udbashët sshqiptar e kanë ditur fare mire se kush po i kurdisë ato akte të liga të inskenuara me kujdes.

Çështja e “krimeve” dhe shpërnguljes nga Kosova në vitet tetëdhjetë të shekullit XX, pati shuar aq larg sa që Kuvendi Fedreativ më 1987/8, do të përpilojë: “Programin Jugosllav për Kosovën”, që është një “Naçertani” e dytë, me 92 detyra konkrete, Program ky, që e obligonte tërë Jugosllavinë të ndihmojë në SERBIZIMIN E KOSOVËS.

Pra kjo shtresë banditësh (kolonistë të kralevinës dhe të titizmit) e ka shti në obligime të mëdha politike çdo pushtetar serbian, nga ajo kohë, e deri më sot. Ky serbizim kishte të bënte me kthimin e tokave të kolonizuara pra në duar të ish kolonistëve, të kthehen si udbashët me duar të përgjakura, dhe të gjithë të tjerët, plus edhe nga të gjitha anët e botës. E vërteta, pas 23 III 1989 u kthyen në Kosovë me dhjeta mija të tillë, duke ua grabitë në rend të pare vendet e punës shqiptarëve të përjashtuar. Kjo shtresë që do të avansohet në fuqi qiellore historike serbiane, do të gjindet për një kohë e aktivizuar edhe në krimet monstruoze në Kroaci, sidomos gjatë viteve 1990-1993, e në vijim në Bosnje, për të mabraur më Kosnferencën e Dejtonit më 1995. Atëbotë u krijua një Republikë Serbe, pa qenë krijesë të tillë. Madje kjo krijesë neokoloniale mund të quhet “Republika e gjenocidit”, që është zbatuar në Srebernicë dhe më gjerë në BESË (mbrojtje) të OKB-ës!!!

Po ata kriminelë, që u larguan nga Kroacia dhe Bosnja, duke i shoqëruar njësitet e SPS (Socialistiçka Partia Serbie-Milloshi-Ivica Daçiqi), SRS (Srpska Radikalna Stranka-Shesheli- A. Viçiqi), SSJ (Stranka Srpskog Jedinstava-Arkani), do të inkudrohen edhe në krimet monstruoze në Kosovë, me qellim të serbizimit. Kështu, më 1994, ky trekëndësh politik nazifashist, do të vihet në ofenzivë në frontin antishqiptar nën “kulmin” e S. Millosheviqit. Të tri programet politike të tyre, faktojnë dokumsntet, deri në vitin 1997 do të fuzionohen në një front vrasës politik dhe fizik, antishqiptar. Ja faktet: Më 1994 do të përpilohet dokumenti “ Kako vratiti Kosovo I Metohiju Srbima”(Si t` u ktheht Kosova dhe Metohia Serbëve”, pra jo edhe malazezëve.

Programi i përbashkët i akuzon Kroatët dhe Sllovenët (eksponetet e tyre), për bashkëfajtor të pozitës serbiane në pushtetin titisto-rankovbiqist, e që të si në orkestër vranin e “kthjellnin” shqiptarë,   për dy dekada. Tash, më 1994, pasi që shqiptarët ishin larguar nga çdo lloj pushteti, duhej akuzuar se “shqiptarët kanë krijuar parlament, qeveri, shkolla, gazeta, dhe para të veta, (e ka fjalën për markën gjermane). Në progrmin e fuzionuar, thuhet në vijim se shqiptarët nuk e pranojnë shtetin e Serbisë, si të tyre; nuk shërbejnë në ushtri (për të vrarë jo serbë kudo nëpër ish Jugosllavi, sepse Milloshi dhe këta kriminelë e planifikonin se pasi që ta serbizojnë Kosovë, ta vazhdojnë zanatin në serbizmin e Maqedonisë, kuptohet me lehtësi, sepse kisha këtë ua garantonte (Patriku Pavle), sepse populli ishte nën jurisdiksionin e KOS-it. Shqiptarët thuhet në programm nuk paguajnë tatim ( e paguanin të gjithë), nuk pranojnë programet shkollore, u larguan nga shkollat vetë, i marrin pensionet (jo), i marrin ndihmat sociale (kurrë jo), e kanë shërbimin shëndetësor falas (jo edhe ky pohim cinik).

Për ta bërë Kosovën si vendin ma të varfër në Evropë, fuzionusesit e progarmit nxorën konstatimin se: “kapitali në Kosovë është 95% në duar të shqiptarëve”. Këta përpilues monstrum e nxorën “faktin” se kush ka kapital ai ka edhe pushtet. Në fakt me këtë koncept, progarmuesit e serbizimit të Kosovës (1995-1999) parashikonin ta mbajnë militarizmin e Kosovës në gjendje kujdestarie edhe përtej kufijve, duke sjellë mercenarë nga të katër anët e botës, duke synuar për pesë vite ta serbizojnë Kosovën si Sanxhakun e Nishit më 1877, plotësisht.

Më 1995 Millosheviq-Sheshel-Arkan,programojnë shfarosjen e shqiptarëve të Kosovë

  Pas mbarimit të Konferencës Dejtonit (1995), treshja e lartëcekur tërë makinerinë vrastare që kishte luftuar në Slloveni, që kishte bërë krime monstruoze në Kroaci, që kishte bërë gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, i kishte sjellë 160 000 ushtarë dhe 22 000 milicë në Kosovë. E këtu, në një Kosovë të militarizuar, sipas Programit, për ta arsyetuar krimin që po vazhdonte dhe metastazonte që do të pasojë duke u avansuar në gjenocid, “po lulëzonte kontrabanda, droga, armët dhe devizat” që imagjinoheshin. Shqiptarët, sipas Programit të: kasapit Millosheviq, fashistit Sheshel dhe banditit Arkan, “blejnë mallra në Vojvodinë, dhe Serbi me deviza. Atje shitoret janë të shprazta,ndërsa 135000 shqiptarë ishin larguar nga puna, duke synuar për ta realizuar- “Programin jugosllav për Kosovën”, nga viti 1987. Programi shkon edhe më larg: “Shqiptarët duan ta krijojnë Shqipërinë e Madhe’, pa asnjë aeroplan, pa tanke, pa topa, pa mitraloza, e Serbia vrastare i kishte të gjitha, sepse ia siguronte Rusia neocariste. Tani (1996) për shqiptarë shtrohej pyetja: a nuk është kjo kohë e raporteve të “ujkut dhe qingjit”?.

Shqiptarët, sipas Programit: 25% jetojnë nga paratë e lobistëve, 20% nga devizat e punëtorëve që punojnë jashtë, 25% nga fundamentalizmi islam, 20% nga haraçi i LDK-ës dhe 10% nga tregtia me drogë dhe armë”. “Zbulim epokal” shkollës Shen Savës dhe Gebellsit. Pra, e tërë propaganda bëhet për ta krijuar shkakun që shqiptarët të sulmohen frontalisht, me qëllim që t`i shfarosen duke u vrarë dhe arratisur jashtë trojeve të veta me qëllim që Kosova të serbizohet.

Në diasporë nga Kosova, sipas autorëve të Programit, punojnë nja 300 000 shqiptarë (1981-1996) dhe për çdo muaj i dërgojnë nga 300 milion marka gjermane. Programuesit e gjenocidit shkojnë edhe më tej. Para syve të 182000 ushtarëve dhe policëve Serbianë të armatosur deri në dhëmbë, shqiptarët i “kishin plaçkitur nëpër banka 3, 8 miliardë marka gjermane. Madje me arin, plumbin, cinkun, kromin, bakrin i kishin grabitur edhe 2, 7 miliardë marka. Ndërsa nga laboratoriumet medicinale, shqiptarët i kishin grabitë 1, 5 miliardë marka”. Askund nuk thuhet pse Serbia ishte varfëruar, pse i kishte zhvilluar TRI luftëra ( në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnje 1991-1995). POr akuza bëhej për ta krijuar të drejtën para opinionit botërorë se “Shqiptarët duhet t` I varsim dhe terrorizojmë, se po na detyrojnë, se nuk po pajtohen të jetojnë” nën fashizmin e tyre.

Për ta arsyetuar avanturën gjencidale programuesit mbështeten në historinç bizare

Hartuesit e Programit, për t` ia trasuar veti rrugën e vetëvrasjes, si pikënisje e marrin vitin 1941, që sipas tyre, nga Shqipëria në Kosovë, kishin ardhur  465000 emigrantë. Shtrohet tash pyetje, kah erdhi kjo masë popullore, nga Marsi, por që askush, nga shtypi, okupatori apo ndonjë burim i kohës, për këtë “avanturë invazive shqiptare” nuk e shënoi kurrë! Po e them në bazë të dokuemnteve arkivore të SPB (hulumtuar më 1978) se nga Shqipëria Bregdetare, në Shqipërinë Kontinentale më 1941, ishin siellur nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës përmes Bedri Pejanit, Qazim Komonit dhe Fuat Dibrës e sidomos Ernest Koliqit nja 300 mësues, sepse okupatori i ri nuk donte popull analfabet, sepse nuk e ksihte në paln as ta vrasi, e as ta deprotojë dhe t`ua grabitë token deri në derë të kasollës si verpoi Serrbia (Jugosllavia 1918-1941), e as ta djegë me shtëpi e anatarët e familjes në zajrrë si kishte vepruar pushtetit Serbian përmes Punisha Raçiqiq, Tomë Popoviqit, Miliq Krsta, Bozhidar Paunoviqit, të gjithë të diruigjuar nga komesari Mihajllo Ceroviq,  me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup 1918-1941, duke përdorur çdo  metodë barabre. Madje, sipas Programit (sllavofil 1994), para hundës së Gestapos, ABVER-it, SIM-as, MI6 paskan ardhur nga Shqipëria 465000 persona në Kosovë. Gjithnjë sipas Programit, (1994), nga Kosova qendkan larguar nga viti 1966 e deri më 1989 mbi 350000 serbian”. Madje, pushteti komunist më 8 shkurt 1945, në Kosovë vëndosë Diktaturë ushtarake, i sjellë tri divizione serbe, një brigade maqedone, dy brigade malazeze, dhe në këtë militarizëm, shqiptarët paskan bërë presion që mos të kthehen kolonistët sllavë, duke e përligjur këtë më 6 mars 1945. Nuk e cekin fare Progarmerët gebellsian (Millosh-Daqiq;Sheshel-A. Vuçiq;-Arkan) vrasjet massive në Kosovë nga diktatura ushtarke sidomos në Ferizaj, Gjilan, Rugovë, Llap e Drenicë, se më 1 prill 1945, Polit Byro i KQ PKJ-ës lanson kushtrimin: “Të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë”. Nuk e theksojnë programuesit se më 1938 Jugosllavia kishte siellë Ligj, që çdo familje shqiptare mund t` i ketë 0, 40 ari tokë, kurse çdo familje sllave mund t` i ketë së pakut 45 hektarë. Ku mund të gjendet kësi fashizmi në botë.  Për këtë dëshmitar janë dokumentet zyrtare serbe 1945-1966; 1989-1999.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …