Prof. dr. Hakif Bajrami: Pse dhe si u vra Isa Boletini në Podgoricë, më 23 janar 1916

Në bazë të argumenteve arkivore shkaqet për vrasjen e Isa Boletinit janë të shumta dhe të programuara prej argjeturave ruse, serbe, malazeze…. Rrënjët e këtij orientimi për t`i privuar nga jeta patriotët shqiptarë janë orientim i vjetër, jo vetëm i osmanlisë por edhe i pretnduesve të trojeve etnike shqiptare.

Pas shpërnguljes së madhe shqiptare më 1877/78, pas vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, në Vilajetin e Kosovës, do të krijojhet një fuqi urrejtëse ndaj Principatës së Serbisë. Ajo fuqi urrejtëse ishin MUHAXHIRET, që ishin detyruar t`i lëshojnë trojet e veta të Sanxhakut të Nishit, Pirotit dhe viseve tjera shqiptare, si pasojë e luftës Turko-Serbe  më 1877.

Pas koloniziomit të Sanxhakut të Nishit me kolonë sllavë, më 1889 në tërë Vilajetin e Kosovës, sidomos popat serb, do të inicojnë nepër enklavat serbe, festimin e përvjetorit të Luftës inekzistente të Kosovës të vitit 1389.

Organizimi kryesor që do të ekspozohet edhe me provokacione më 1889  në Mitrovicë. Provokimet do të ndodhin edhe në Prishtinë dhe Pejë, aty ku ishin të koncentruar priftërinjët sllavë. Me që në Mitrovicë, disa muhaxhirë që ishin buzë vdekjes nga uria, do të provokohen nga katër të rinj serbë, njerin prej të cilëve muhaxhirët e Toplicës, do ta vrasin. Pas kësaj vrasje, në Vilajet do të ngritet shumë zhurmë dhe akuza kundër shqiptarëve, sa që do të shkojë në Mitrovicë edhe valiu që rrinte në Shkup. Me ardhjen në Mitrovicë, valiu do të takohet me një të ri, që kishte krijuar autoritet në tërë Shqiptarinë me burrëri, sinqeritet dhe sakrificë. Ai quhej Isa Boletini. Valiu duke u bazuar në autoritetin e tij, në xhami të Mitrovicës do t` i drejtohet Isa Boletinit: “Ata që nuk janë shqiptarë, për siguri personale dhe familjare, janë në BESEN tënde”. Dhe Isa Boletini, do ta pranonte këtë sepse si nga serioziteti, orientimi familjar, nga pjekuria e hershme dhe pasuria që e kishte, mendonte se do t’i` dali zot detyrës së besuar nga Valiu. Valiu i Kosovës ia kishte besuar Isa Boletinit këtë detyrë sepse ai në radhët e muhaxhirëve ishte shumë i respektuar, sepse kishte pasuri dhe i kishte strehuar muhaxherët në të gjitha viset e Kosovës e më gjerë.

Si u vra konzulli i parë serb në Kosovë më 1890

Pikërisht një vitë më vonë, Isa Boletini ishte në vizitë në Prishtinë dhe rrethinë, për çështje të shitjes së gurëve ttë mullirit, me cilët nuk kishte konkurencë jo vetëm në Vilajet. Po atë ditë, që ishte Isa Boletini në Prishtinë, konzulli i Serbisë do ta provokojë një muhaxhir duke e fyer. Muahxheri ishte me disa shkopinjë në krah, ndërsa pushken e kishte ndër shkopijë. Kur konzulli Lluka Marinkoviq, iu drejtua me fjalë fyese, shqiptari muhaxher, i hedhi shkopijtë në tokë, dhe për njëherë e mori në shenjë konsullin, i  cili u vra në prag të konzullatit. Kuptohet se agjenturat e ruse, serbe dhe austriake, do ta akuzojnë Isa Boletinin se kinse ai i kishte nxitur muahxherët të ndermarrin hapin e tillë. Mos të harrojmë se deri më 1903 Serbia dhe Austro-Hungaria ishin në miqësi politike dhe mbrëtrore.

Në “Besa Besën” e Haxhi Zekës, Serbia dhe Rusia dhe disa shtete tjera që për bazë kishin “luftën kundër islamizmit”, e shihnin kundershtarin kryesor të zgjimit nacional të shqiptarëve. Prandaj më 1902 do të oragnizojnë likuidimin e patriotit Hazhi Zeka në Pejë. Kjo ngjarje e kishte tronditë Isa Boletinin sepse ai kishte në BESA-BESE me shumë patriotë të tjerë përkrahë Haxhi Zekës. Dhe një vit më vonë në Rrafshin e Kosovës , sidomos në Vushtri do të shprethej në kryengritje shqiptare e cila mori permasa edhe në Mitrovicë. Aty, konzulli rus Shçerbini (1903) nuk do të qëndrojë në detyren konzullare neutral, por do të merrë poziten e komandimit të ushtrisë gjakatere osmane. Shqiptarët duke e vrejtë këtë qendrim të konzullit do t’ia kthejnë pushken dhe do ta vrasin. Edhe për këtë vrasje do të akuzohet Isa BOLETINI, si nga Peterburgu ashtu edhe nga Beogradi dhe Satmboli, konkludojnë argumentet arkivore.

Pas kryengritjeve shqiptare në Vilajetin e Kosovës dhe të Shkodrës 1910-1911 , Isa BOLETINI një kohë do të STREHOHET në Podgoricë duke bashkëpunuar me “Komitetin e Fshehtë” shqiptar. Pastaj, në Kryengritje shqiptare në tërë Vilajetin e Kosovës, më 1912 ISA Boletini do të shquhet edhe si strateg edhe si donator, blerës i armëve, sidomos nga tregtarët serbë, sepse kishte para. Pas çlirimit të Kosovës (marsi – gusht 1912), nga Kulina e deri në Caralevë, nga Kaçaniku e deri në Shkup, Isa Boletini do të shquhet si gjeneral i devotshem i Hasan Prishtinës, që ishte ideator i luftës çlirimtare. Edhe për këtë EKSPOZIM në luftë Isa BOLETINI do të mirret në shenjsetër nga: Serbia, Rusia, Austro-Hungaria, Franca dhe Stambolli. Në fund të tetorit 1912 Isa Boletini do të reagojë te Fuqitë e Mëdha kunder okupimit të trojeve shqiptare. Eshtë e vertetë se në në Shkup Isa BOLETININ e ka udhëheqë dymendësia. Por ajo dymandësi për mos shpalljen e PAVARSISE në SHKUP, ka ardhë pas KERCNIMIT të TRE përfaqsuesëve të Fuqive të Mëdha: Francës, Austro-Hungarisë dhe Rusisë. Diplomatët e këtyre shteteve që diktonin çdo gjë në Ballkan u kërcnuan se: “ çfardo rrezultati të ketë lufta e juaj, ndryshim të KUFIJEVE të PERANDORISE NUK DO TE KETE”. Në këto rrethana Isa Boletini do ta shfaqë një ide se: “Duhet të përpiqemi ta lirojmë PRA Sulltanin  nga burgu i Selanikut”. Këtë mednim e shfaqi me shpresë se ai do ta lejojë themlimin e Shqipërisë, si thoshte Boletini në shumë kuvende pastaj. Ky pohim i tij serioz dhe i vendosur, do ta zemronte Hasan Prishtinën, por do të tolerohet sepse politika është çështje e padukeshme në disa rrethana. (Shiko: K. Jezdi, Narod i drzhavnici, Beograd 1913, f. 7). Kuptohet, se Hasan Prishtina, së bashku me Isa BOLETININ, Bajram CURRIN, Idriz SEFERIN e të tjerë do të detyrohen për ta DEMOBILIZUAR ushtrinë e tyre kryengritëse çlirimtare. Me lotë në sy, Hasan Prishtina do ta shqiptonte fjalinë detyruese të Fuqive Evropiane drejtuar kreshnikëve: “Kthehuni nepër shpia, Zoti e paska shkrue kështu. Asht derdhë gjak, por shumë lufta kanë përfundue kështu, VLLAZEN TE DASHTUN” . (Këtë fakt do të ma vertetojnë: Mustafë Stublla- i shkolluar, Shyqri Hoxha-i shkolluar, që ishin në taborret e Isa BOLETINIT. Shyqriu  ishte vlla i Mulla Ahmet Shtimes.-H.B.). Pa çka ngjau pas TRE muajsh, kur Aleanca ballkanike i ndryshoi kufijtë e Perandorisë Osamne, është plagë që kullon gjak, deri me sot. Evropa, shumë pak ka ndyshuar në nëntoken saj diploamtike gjatë dy shekujve të fundit.

Isa BOLETINI dhe Lufta e  Parë Ballkanike

Lufta e parë Ballkanike ishte një komplot evropian- kryqzatë klasike antishqiptare, ashtu si dëshmojnë bashkohanikët: Ramiz Binishi nga Gjakova; Shyqri Hoxha (vëlla i Mulla Ahmet Shtimes) nga Shtimja; Mustafë Stublla nga Llapi më 1972. Fakti që këta e quajnë komplot antishqiptar bazohet në faktin se : “Më 10 tetor 1912 në tregjet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Shkupit me NJE (1) lire ari mund të bleheshin 82 FESA. Pas 20 nëntorit 1912 në të njetat tregje 82 lira ari kushtonte NJE (1) FES. Kjo do të thot se ushtritë e Aleancës ballkanike me oficerët instruktorë evropian, kë e gjenin në rrugë me PLIS e likuidonin  në vend, pa gjyq. Kë e gjenin me FES e kursenin dhe kujdeseshin për te. Lufta pra ishte antishqiptare e jo antiturke, sepse oficerët turq kishin marrëveshje për  terheqje. Ja ky ishte argument që parinë shqiptare që organizonin mbrojtjen e trojeve kombëtare t`i vrasin kudo, ku munden dhe i gjejnë në kohë dhe hapësirë.

Në Luftën Ballkanike, Isa BOLETINI do të gjendet në fillim në frontin e Murgulles-Perpellacit-Merdarit –Kulla e Asqerit-Prapashticë-Vranjë. Në Merdar do të ndodhë një nder tragjeditë më të mëdha për ushtrinë serbe në tetror 1912. Aty do të likuidohet nga krrshnikët shqiptar NJE BRIGADE e Armates TRETE. Atë vend të likuidimit edhe sot serbët e quajnë “PREVAR”. Kinse me tradhti, shqiptarët i kanë vrarë ushtarët e okupatorit serb, “duke i mbrojtur interest e Turqisë”. Ja kështu e trumbetojnë nepër Evropë serbët këtë disfatë. Por tërë fajin për këtë ia veshin ISA BOLETINIT, i cili nuk ishte në Llap fare, sepe me të shpejtë kishte kaluar në Luginen e Ibrit për t’i  mbrojtur pronat e veta dhe të popullit.

Pas Lugines Ibrit, Isa Boletini do të drejtohet për Opojë-Lumë, Malësi e Gjakovës.Në Dibër do të takohet me Mehmet Derallen dhe Hajdin Dragen dhe prej andej do të drejtohen për në Vlorë.  Në Vlorë do të arrijë më 29 nëntor 1912. Pas një qendrimi në Vlorë, më 1 prill 1913 Isa Boletini do të niset së bashku me Ismail QEMALIN dhe Luigj Gurakuqin për të deshmuar dhe mbrojtur Shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në hotelin “Kavur” në Milano do të takohet me Ballugjiqin, diplomat serb. Atij Isa BOLETINI do t` I thot prerazi: “Deri sa të jam gjallë, këmba e Kral Nikollës nuk do të shkelë në Shkodër”. Qendrim karakteristik, Isa Boletini do të ketë në të gjitha kryeqendrat e shteve që i vizitoi si në  Wjenë-Londër. Pas kthimit, do të qendronte tërë kohen pranë Qeverisë së Princ Widit, por pa ndonjë angazhim politik apo ushtark.

Nuk dihet se çfar roli ka pasë Isa Boletini në Marrëveshjen Ismail Qemali-Beqir Grebene. Nuk dihet se çfar qendrimi ka pasë Isa Boletini ndaj Kongresit Kombëtar shqiptar në Trieshtë. Por dihet se me fillimin e Luftes Parë Botërore do t’i  afrohet Shkodrës. Duke deshiruar të bashkpunonte me ‘Komitetin e Fshehtë” në Podgoricë, i cili më pare kishte lidhje organizative me Komitetin e Manastirit, Isa Boletini do të vendoset në Podgoricë, i mrojtur nga pushteti. Për ta kontrolluar më në detale Isa Boletini do të vendoset në Shtabin e ushtrisë, afer Urës së Pogoricës. Aty do të ruhet për dumbëdhjetë ditë, do të na thot një ushtarë i asaj kohe në Beograd më 1977. Ushtari, kishte marrë detyrë që me çdo kusht Isa Boletini mos të dëmtohet dhe ai për këtë ishte koshient. Por me rastin e ardhjes së një çete shqiptarësh pranë urës, do të rrëfejë, ushtari (i cili më 1977 ishte oficerë rezervë në JNA), Isa Boletini, sipas pohimit të tij, do të përpiqet për ta neutralizuar incidentin. Me që dalja e tij nga ndertesa ishte e ndaluar, unë thot, ish ushtari,  kisha për detyrë që ta paaftësojë  për t` i përdorur armet. Kam shti në te, në këmbë dhe e kam plagosë. Për atë njeri nuk kam ditur kush është fare. Por kur ka ardhur babai i Millovan Gjilasit me çeten e tij, ka shti në Isa Boletinin pesë here dhe ia ka grabit pushken që ishte e posaçme. Ai burr mbeti i vdekur aty. Më vonë kam kuptuar se kush ishte!”. Kështu e përfundon rrefimin e vet ish ushtari i Kral Nikollës.

Pse u vra Isa BOLETINI

Në bazë të dokumneteve të shumta në arkiva, konsideroj se Isa Boletinin e vranë agjenturat: serbe sepse e konsideroin se ishte organizator I vrasjes së Konzullit Lluka Marinkoviq më 1890 në Prishtinë; sepse ishte krah i forte i Haxhi Zekës në Besa Besen e Pejës 1899-1902; sepse më 18 tetor 1912  në Merdar ishte likuiduar një brigade serbe. Isa Boletini ne vranë agjeturat ruse, sepse konsideronin se është organizator i vrasjes Shçerbinit në Mitrovicë më 1903; sepse ishte luftetar i denjë për krijimin e shtetit shqiptar në trojet e veta, ndersa Rusia cariste planifikonte që Shqipëri mos të ketë fare. Isa Boletinin e vranë qarqet malazeze në pabesi sepse në Hotelin “Kavurr” në Milano i kishte deklaruar troç Ballugjiqit se : “Deri sa të jamë gjallë, këmba e Kral Nikollës në Shkodër nuk ka me  shkelë”.

Mbetet enigmatike çështja pse u vra Isa Boletini më 23 janar 1916 kur në të njetën ditë lirohen nga burgu i Cetinës, si të marrë peng:Prenk Bib Doda, Seid Pasha general, Aqif Pasha ish-minister, Feizi Alizoti ish-ministër dhe Luvigj Gurakuqi ish-ministër. Në të njetën ditë këto personalitet lëshojnë një proklamatë me titull: “ E çmueshmja besnikëri vëllazënore Shqiptare”, duke e përkrahur okupimin Austro-Hungarez!.

Burimet dhe literatura:

Arkivi i Jugosllavisë, koleksionet “Isa Boletini” dhe “Pajazit Boletinit”;

Arkivi i Jugosllavisë, Fondi CPB. Koleksioni “Arçibad Rajs”, korespodent lufte 1912-1918. Me përkatësi shterore ishte Zvicran, por ishte dhëndërr I serbëve deri më 1928, kur la një testament për serbët. Testamenti ishte I mbyllur deri më 1977. Eshtë botuar. Aty flitet për personalitetin e Isa BOLETINIT.

Vrasja e Isa Boletinit, si qëllim daton nga viti 1890 kur pashai osman deklaroi: “Isa Boletini është autoritet. Ju serbët jeni në BESE të Isa Boletinit, sepse ai nuk është personalitet dhe i bënë padrejtësi askujtë. Por sjelljet e muhaxherëve që janë të revoltuar, pse I keni përzënë nga Sanxhaku i tyre (i Nishit), vetëm Isa BOLETINI mund t` i frenojë. Janë 21 ditarë lufte 1877/78. Ata ditarë flasin për tmerret që kishin psuar shqiptarët në atë dimer fatal. Isa Boletini me familje I kishte strehuar me mija familje nepër Vilajet, prandaj ai konsiderohej si shpëtimtar i tyre!.

 

Arkivi i Vjenës , koleksioni “Personalitete shqiptare 1912-1918”;

Arkivi DASIP B. “Albanski Osek 1912-1918”;

Arkivi VII B. P. 4 dhe P. 3. Isa Boletini “Arnaut ili Arnautash”?;

Fatmira Musa, Isa Boletini, Tiranë.

Fehmi Pushkolli , Gjeneral Isa Boletini, Prishtinë.1993;

Tahir Abdyli, Isa Boletini, Prishtinë. 1992;

Deklaratë e ish oficerit rezervë të “JNA” Beograd 1977.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …