Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof dr. Hakif Bajrami: Pse u themelua Gjykata Speciale për Kosovën dhe pasojat e saj

Gjykata Speciale për  dënimin e drejtuesve të UÇK-së, do të ushtrojë presion psikologjik dhe fizik mbi një kategori qytetare që përmbushi obligimin e shekujve për t’u çliruar nga robëria një pjesë e Kombit dhe tokës shqiptare. Kjo gjykatë nga shumë dijetarë është quajtur selektive (njënacionale).

Institucionet tona politike dhe shtetërore u vlerësua në Bruksel nuk kanë aftësi dhe pajtim për ta formuar një gjykatë speciale vendore, që do të gjykonte paanshëm. Kjo gjykatë ishte pasojë  paaftësisë që shteti dhe institucionet e tij të merren seriozisht me krimet e nivelit të lartë, të cilat në të shumten e rasteve janë sajuar nga propaganda. Prandaj, ky realitet që është krijuar, nuk ka ardhur rastësisht, sepse për çdo imtësi institucionet tona shtetërore dhe politike kanë nxituar për çdo javë të gjinden nepër ambasada për të kërkuar “ndihma”, të cilat më tepër i kanë bërë për ta promovuar vetveten si internacionalistë, se sa që nuk kanë patur aftësi, për një realitet të tillë, që BE e ka pritë zemërhapur servilizmin e tyre.

Tërthorazi pra, ka ardhur deri te ky realitet,konkav politik, në dukje të parë. Por jo, kjo ka ndodhë me fajin e politikanëve injorantë dhe fajdexhi politik, kryesisht të quajtur pacifistë. Ata, apo këta, e kanë bërë këtë duke dëshiruar të tregohen “lojalë” dhe të “dëgjueshëm” , për të siguruar vet breneficione në stilin “ nuk ka të bëjë me neve” (mendohet në kolektivitin e klanit politik). Dhe në këtë rrafsh kemi shembuj konkret. Bje fjala, për çdo imtësi, funksionari (ja) e Kosovës do ta ngasë për “asgjë” në ambasadën e SHBA-s, Gjermanisë,  Anglisë, Francës etj. për “konslultime”. Ky (Kjo) personalitet (e) mbetet në fund të listës  sepse janë disa të tjerë që vetëm  një orë e vogël kohore në javë i ndanë nga ky profesion i “dyshimtë” informimi miqësor. Ky realitet, ka krijuar faktin se shqiptarët janë servilë dhe nuk janë edhe miq të sigurt-të sinqertë, në anën tjetër. E populli dhe intelegjencia duhet të dihet, se realiteti popullor nuk është servilë fare, se nuk është kështu, sepse SHBA-t, populli shqiptarë i tëri dhe intelgjenci i duan dhe i respektojnë- adhurojnë pa asnjë hezitim dhe interes, sepse (SHBA-të) janë treguar në ditë kur është dashur të tregohet. Pra burrërinë dhe largëpamësinë politike të ShBA-ve nuk guxojmë ta shndërrojmë në diçka që i ngjanë qyqarisë dhe serevilizmit, sepse me këtë tregojmë se “nuk dijmë të krijojmë shtet”, sepse me këtë qyçari i tregojmë botës se serbët paskan pasë të drejtë në propoganden e tyre meskine antinjerëzore, se “nuk jemi për shtet”.

Politikanët tanë dhe partitë tona politike nuk janë kah e llogarisin këtë hendek që e kanë krijuar edhe për UÇK-ën , duke i quajtur për çdo ditë me gjithfarë epitetesh Çlirimtarët. Dhe tash, një dukuri e amputimeve për Ushtrinë më të lavdishme në Evropë, të ndiesh çdo gjë për te trilluar sikur rrenat e Gebellsit, disi është “bërë psikologji politike e natyrshme”. Ka fituar teren propaganda e pacifistëve dhe në këtë rrugë nuk do të ndalen. Do qesin kokë kur të fillojnë publikimet e emrave dhe hetimeve paraburguese. Në këtë nye ka rrahë qe 17 vjetë “pykat” idiotike të k Matrinoviqit, të na përçajë.

Gjykata Speciale, u themelua me qëllim që një parti të mbizotërojë në tërësi në rrafshin politik në Kosovë. Kjo patri, dihet se ka pranuar dhe ka nënshkruar çdo dokument q` i është servuar në tavolinë nga Fuqitë Evropiane (1992-1999), ku nuk ka qenë pa ndikim Kremlini dhe Beogradi, që synojnë të kthehet këmbëkryq në Kosovë, në rrethanat e Kushtetutës të vitit 1974.

Tani në Kosovë me ngulm flitet për korrupsionin, por dihet fare mirë se këtë mortajë nuk mund ta luftojnë ata që e kanë stimuluar dhe janë të zhytur në te. Korrupsion nuk është vetëm të japish ose të marrish para. Korrupsion është edhe kur grabitet djersa intelektuale (plagiatura që lulëzon te ne!) dhe fizike e çdo kujt. Korrupsion është edhe nepotizmi edhe gradimet shkencore nëpër institucione. Dhe sa investime sot bëhen në shkencë, në botime shkencore. Aty ku bëhet diçka, bëhet për interesa të rrathëve politik të klanit poplitik nga qeveria e deri në komuna, nga Akademia e një mahalle e deri te institutet që zhvillohen vetëm në saje të ambicieve pozitive  personale. Puna ekipore është bërë  koncept inekzistent.

Nuk munden ta nxjerrin arsimin nga humnera ata që e kanë dhunuar duke filluar nga ministrat jokompetent e deri te prindërit medioker  që duan arsistokraci raciste për fëmijët e tyre, duke hapur kolegje të “mendjeve të ndritura”, e në fakt ku vetëm administrohen mendjet e mykura, se “nuk jemi të gjithë njësoj, ne jemi notabel-më të lartë, nuk jemi  turma”!. Këtu është futë virusi i injorancës këmbëkryq në shoqërinë tonë. E kemi shtresuar rininë: në t` atillë që ka me vuajtë,duanë të punojnë, dhe, në t` atillë që kanë “prioritet” në jetë për gjithëçka, sepse ka prejardhëje “aristokrate, nuk duhet të shkollohet me ata që nuk kanë para”. Madje kjo politikë meskine aristokrate përfolet se është krijuar me faktin se:“prindërit  e atyre fëmijëve që nuk kanë lind me faj, janë ndarë nga pjesa tjeter e fëmijëve, sepse prindërit e tyre janë në punë të thella shtetëriore , kulturore, “shkencore” – hajnore e tj.

Nuk është në këto rrethana fajtor tregtari që tetë kilogram molla, t`i shet për dhjetë. Çshtë mësuar dora, sepse ashtu i dikton mendja, të vjedhë para syve dëshmohet si arritje në “kurrikulin” e hajnisë së pistë, domethënien e së cilës e kupton vetëm ministri i arsimit, që kurrë në jetë nuk ka mësuar as pedagogji, e as metodikë. Kaq është dituria e shumë e shumë atyre që pleqërojnë drejtësi dhe “shkencë akademike”. Në këtë rrafsh bashkimi i klaneve në urrejtje edhe për ata nuk e bëjnë nukleusin e klanit janë në qarkullim, madje ata dhe këta, me asnjë çmim nuk janë të obliguar  ta veshin “këmishën e mësuesit”, sepse janë aristokratë , nga lloza-prejardhja. Ka të atillë nga ky soj që në kohën e fundit kanë shpërthyer se: “ish të burgosurit politik janë bërë mercenarë, se shoqëria ua paska paguar jetën në pranga”. Kush e ngritë këtë marre, a nuk është pranuar se ne gjatë viteve 1945-1999 i kemi pasur TRI universitete: Universiteti i odes me rektor Anton Qeten; universiteti i burgjeve me rektor Adem Demaçin dhe universiteti shkollor me rektorin kryesor Ejup Staofcin. Kush është kunder këtij Plan Programi, dihet se nuk e meriton as trapazanin!.

Nuk ka sot logjikë që e bindë Kryetarin e Qeverisë dhe Kryetarin e Akademisë” mëhalles baloviqe”, që të terhiqen nga pesha “ndërkombëtare” e ratifikimi i demarkacionit (Republika e Kosovës-Mali i Zi) , sepse ashtu ia kanë dhënë besën Brukselit. Hej, Esat Pasha nuk i ka ratifikuar tradhtitë kurrë, këta bijtë e popullit duan që t` i ratifikojnë dhe të duken ma me shumë nishana se E. Toptani. Nuk dua të dali nga tema. Dola në temën bosht, edhe specialja edhe nishanomania –dokerimet shkelë e shko, pa fakte e kritere të dyshimta. Madje kryetari i Akademisë fyen e shajnë pse nuk mendojmë si ai. Deri kçtu ka ardhë fuqia e arstokracisë medioker për nishana dhe në nishna..…

Nishanologjia-dekoratomania ka nxënë shumë hapësirë në trojet shqiptare. Për çdo ditë dëgjohet se u dekorua filani dhe fisteku, për “merita kombëtare”, e çka jo. Si është e munduar që Presidenti i Kosovës me gardë historiani, ta dekoroi personin që ka dëshmuar më 1958, kundër Adem Demaçit dhe me banden e tij ia ka dhënë 5 vjet burg të rëndë. JO, vetëm kaq!. Si është e mundur që njeriu që nuk ka lënë gja të zezë pa shkuar për kombin e vet në: “Obelexhje” e Prishtinës, dhe të dekorohet, ndërsa edhe varrimin ia kanë bërë në Beograd. Si është e munduar që t` u jepet emri rrugëve dhe shkollave, i atyre që nga nëntori 1943 e deri në shkurt 1944, nuk lanë gjç të zezë pa bërë mbi vëllezërit e mi nga Shkodra e deri në Tiranë, duke masakruar nënave tona shqiptare , e keqëbrsit ishin shqiptarë ideologjikë: “Po i ndjekim komunistët”. Po çfarë komunistësh ishin gratë analfabete e fëmijët e trishtuar nga dhuna. E, e në anën tjetër thërrasim në kup të qiellit se “jemi vëllezër”. Pse po rrehemi në mes veti. Shikoni se me çfarë mizorie trumbetohet që Tragjedinë në Taivar në mars-prill 1945 t` ia veshin një njeriu, që nuk kishte lidhje me te. A nuk është kjo kontraplitikë totalitare.-neofashiste-neokomuniste?! Vijmë më afër. Po, dhe sa persona kanë pësuar dhe çfarë ka pësuar i tërë kombi ekonomikisht nga fajdexhitë 1992 e deri në në mars 1997. Ajo kasaphane njerëzore dhe ekonomike, ka qenë hapje e kutisë pandores, për ta martirizuar Kosovën më  1998/9, për ta shfarosë në tërësi, gjithnjë me skenar të Moskes dhe Beogradit, nga mësimet e Hitlerit  Satlinit, Titos dhe Milloshit, për pastrimet etnike, dhe dy qendrave tjera nga Evropa plakë, për të cilën dihet se çka mësonte  i  madhi At Fishta. Çka ka thënë e dimë të gjithë.

Po mbylli këtë “testament lirie”, me një thëne të Faik Konicës: Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individin-kultin e politikës, klanit, rajonit, bajraktarit. Duhet të mësojmë ta duam Shqipërinë –jo t`i bëjmë qejfin këtij apo atij shqiptari… Puna është më  e lashtë se trimëria: arsimim, punë dhe krenari. Pastaj vjen lavdia, dekoratat”. Të mbrohemi nga vetvetja, sepse të tjerëve nuk mund t` u diktojmë, do të jemi vetëm ata që jemi . Gjykata Speciale “ante portas”!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …