Prof. dr. Hakif Bajrami

Prof. dr Hakif Bajrami: Putini do ta tradhtojë Perëndimin për Serbinë dhe për Kosovën

Putini për ta maskuar agresionin në Krime dhe Ukrainë; Vuçiqi për t` i maskuar krimet që i ka bërë kudo, do që përmes Kosovës të paraqitet si viktimë. E drejtuesit tanë blefojnë dhe shahen e fyhen në mes veti, vetëm për pozita dhe pasuri feudale.

Ka një kohë e gjatë që inteligjencia shkencore dhe politike shqiptare nuk po ka fuqi të shkëputet de jure, nga inferioriteti. Serbia është rrethuar nga të katër anët nga NATO dhe gjenocidin që e ka shkaktuar po shpreson që do t` ia mbulon Putini. Si duket këtë pozitë inferioriteti, shqiptarët e kanë trashëguar dhe do të jetë punë sizifi t` ua evotosh nga truri. Lidhur me këtë, më kujtohet kur një historian malazez kishte bërë një libër: “Reforma agrare në Kosovë 1918-1941”. Opinioni nuk e dinte se ai njeri me asnjë çmim nuk donte ta vejë në tekst fjalën KOLONIZIM i Kosovës. Me njëmijë mundime e patëm bindur se ne do të ia sigurojmë kartonat e kolonistëve. Nga ky presion permanent, ai e pranoi dhe ma në fund në liber (ishte doktoranturë e tij) e pranoi se kemi të bëjmë me 11000 familje të kolonizuara në Kosovë 1918-1941. Kartotekën e kolonistëve e siguruam dhe doli të ishin shumë më tepër. Por ai mbeti se mbeti në shifrën e tij. Dhe për mos më e shpalosur tragjedinë shqiptare, kolonizimin (shpronësim, shpërngulje, shfarosje ) e mbuloi me termin reformë agrare. E vërteta, reforma agrare sado e keqe të jetë, është ndërmarrje më  e mirë se sa kolonizimi më racional. Kolonizim të Kosovës, ka pasur edhe pas vitit 1945 e deri më 1998. Kolonizimi e pati rritur përqindjen e popullsisë në Kosovë deri në 26% më 1938 e sidomos më 1965, më 1995.

E theksova këtë fenomen se opinion ynë shkencor më parë e citon një të huaj që e plason një gjysmë të vërteta se sa shkencëtarin shqiptar që e shtron të vërtetën lakuriq. Në rastin e kolonizimit, me që kemi pasë tema që është dashur ta hulumtojmë të njëjtën hapësirë dhe të njëjtën kohë, i kisha tubuar dokumentet (me emër e mbiemër) për kolonizimin (lexo serbizimin e Kosovës), 1918-1941, për çka dokumentet dëshmonin  për 24000 familje koloniste(e jo 11000), u detyrova ta botojë studimin monografik: “RIKOLONIZIMI I KOSOVËS 1918-1941;1945-1948, duke i demantuar shifrat e Millovanit, natyrisht me dokumente serbiane. Por Millovani prap është në modë.

Lidhur me këtë, opinion ynë shkencor nuk e ka krahasuar studimin “Reformën agrare…” të Millovanit me studimin: “Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941” kurrë. Në këtë studim ka dy herë më shumë fakte për kolonizimin dhe “Reformën…” e Millovanit. Dua të them se ka diçka që e mban studiuesin shqiptar, të sëmurë nga inferioriteti.

Tani, më 2019 në Kosovë dihet botërisht se dikush ka filluar nga viti 2011 të flasë kohë pas kohe për dialogun Kosovë-Serbi. Po mbushen dy vite që është bërë çështje publike se: Aleksandër Soros, Toni Blerë, Aleksander Vuqiq, Frederika Mogerini, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, kanë shkuar bukur larg në pazarin për “korrigjim kufijsh”; për këmbim territoresh”, për “këmbim popullsie”, për “ndarje të Kosovës”. Këtu luhet me fatin e një populli sikur të është kartmonedhë. Askush nuk e di çka është folur nga viti 2011 e deri sot, pikërisht një vit pas verdiktit të GJND (2010). Më kujtohet kur flitej për aneksimin e Kosovës në Serbinë federale, Serbianët e venin si paravan çështjen historike dhe Kartën e Atlantikut. Këtë fakt sot rrallë kush do ta besoi pa u hapur stenogramte kur u thuhej: “Për Istër që nuk ishte pjesë e Jugo-kralevinës nuk vlente Karta e Atlantikut e për Kosovë po; Për Kosovë mbështeteni në një goxhdë të ndryshkur historike dhe për Vojvodinë që nuk ka qenë kurrë e vjerrur në atë gozhdë, vlejnë reagensa tjerë”.Madje para të huajve 1989-1999 ua shtronim këtë pyetje: Edhe sa herë duhet tokat shqiptare të copëtohen, për të u dukur Serbia, Mali I Zi, Maqedonia dhe Greqia ma të mëdha”?. Madje citohej një thënje e Koça Popoviqit (luftëtarë i Spanjës dhe gjeneral antifashist dhe MPJ) kur kishte thënë:”Kemi vuajtur deri sa disa funksionarë të lartë shqiptar t` i kemi detyruar të quhen jugosllavë. Tash, kur po provohet të quhen Serbian, më duket se gjenrata e re e të shkolluarve shqiptarë do të shkatërroj dy qëllimet. Faji është te qëllimi I fundit”. Edhe më shkoqur. Bombardimet e NATO-s filluan më 24 mars 1999, për të treguar se pas 23 marsit 1989 vjen kjo date. Madje a nuk ka mundur S. Milloshi të dërgohet në Hagë një ditë tjetër, por me 28 VI 2001? Dua të them se me pranimin e kushteve për “dialog” Kosovë- Serbi, përfaqësuesit tanë politik nuk janë të vetëdijshëm se diplomacia e Vladimir Putinit I ka shndërruar shqiptarët në element inferior, duke përhapur trillime se “Bombardimi është bërë pa vendim të KS OKB”. Askush nga “negociatorët tanë analfabet, nuk I vë trurit gisht e të ua thotë se në çka thirret Rezoluta e KS OKB nr. 1160 e 31 marsit 1998, që është aprovuar unanimisht. Aty bombardimi është VIZATUAR çartë duke u mbështetë KS OKB në Kartën e OKB, Kaptina VII (nenet 39-53, sidomos neni 43). Folni Putina!

Madje askush nuk u përkujdes që shqip ta përkthej Marrëveshjen e Kumanovës nga anglishtja ku tekstualisht thuhet se “Serbia pa kushte e nënshkruan KAPITULLIMIN”. Ku je Hashim Thaçi, pse e duron ta bëjë propaganda serbiane “të vërtetë” politikën se “Serbia me Kosovën është në gjendje lufte”. Pse edhe këtë nuk e thua ku duhet, por po moralizon se marrëveshja do të jetë e dhimbshme për të dy palët”. Me këto pak fakte u përpoqa të them se jemi në defanzivë dhe e kemi kthyer Kosovën gati afër  fundit të fillimit. Jo fusnota e UNMIK +EULEX-it as që bisedohet sepse inferioritetin e kemi kthyer në kulture të nënshtrimit. Madje, A. Vuçiqi këto ditë i shkruan njëfarë Boltonit se “ Serbia, Bullgaria, Portugalia… kanë qenë shtete në shekullin XII-të”. Nuk ka kush ta përcjellë këtë zotëri e të i thot se Aleksandri i Madh Maqedon ka pas krijuar shtet para EREËS së RE, po ku është; se Napoleoni ka pas shkuar afer Peterburgut; madje Xhingis-kani e ka pasë perandorinë nga Mongolia deri në Adriatik;madje Pellazgo-Ilirët shtriheshin jo vetëm në tërë Ilirinë (Ballkanin) por edhe në Afrikë. Bile Lufta e Trojes është quajtur për shkak se në te marrin pjesë popujt e TRI kontinenteve (Evropë, Azi, Afrikë).Nuk janë pra luftërat botërore më të mëdhatë. Ka die e mbi die. Por varfëria e drejtuesëve tanë shtetëror po shihet; se Kuvendi e realizon planin e punës për 38%, qeveria për 62%, presidenca për 31% e rrogat I kanë rritur për 100%. Këtu e kanë embrionin GREVAT. Vet ua kanë hapur punëtorëve shansin. Tash është fare në rrezik rendi dhe çetësia popullore, e cila nuk behet as me polici e as me mjete dhune, por me respektim të një ligjësie, që tri here duhet të matet e një here të veprohet.

Për këtë shkrim me shtyri njëfar Vuk Jeremiq, i cili këto ditë e hapi gojë për “pazarin e shekullit”, për fatin e shtetit Kosovës. Po, shumë persona, madje nja njëzetë më pyetnin se a e pe çka po thot Vuk Jeremiqi për Kosovën. Po t` u thoja se ka qe TRI vite që në bazë të provave që i kam nga dora e parë shkruaj për të njejtit emra madje në “KOSOVA SOT”, pa dyshim se arrij në konkluzë se opinion ynë është i retarduar nga INFERIORITETI dhe nuk lexon, nuk beson në asgjë, pa e thenë serbiani. Opinioni ynë ka deshirë që një fakt që është shumë shqetësues për kombin, ta thotë se e ka mësuar nga një “diplomat Serbian”. Por nuk e pëlqen se ajo informatë është plasuar nga një shqiptar gati qe TRI vite, madje në gazetë ditore, se kush dhe si po provohet të futet Kosova në pazarin e Putinit dhe Serbisë, të ciklat e dinë fare mire se “këmba duhet të prehet, për ta shpëtuar pjesën tjetër të organizmit”, thonë mjekët . Ky fenomen i inferioritetit shqiptar, dëshmon se nuk lexojmë, se e nënçmojmë vetvetën, se jemi prepotent dhe shumë më tepër jemi të prirur t` I besojmë një propogande se sa që ta shohim realitetin me sy të shëndoshë.

Madje kemi prirje të themi se: “Perëndimi e ndihmoi Kastriotin”, se sa të argumentojmë se e helmosi. Ma tepër kemi prirje të themi se: Pashallëku i Janinës dhe Pashallëku i Shkodrës ishin dy përpjekje të fisnikëve princa shqiptar, për të shkaktuar trazira kundër sulltanit, se sa të themi se fjala ishte për bërjen e dy shteteve principata.

Edhe për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ma shumë kemi prirje të themi se ma në fund ishte për kompromis me Stambollin se sa ta themi të vërtetën, se fjala ishte për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar.

Edhe për vitin e pavarësisë 1912, kemi prirje të themi se: “shtetin shqiptar e themloi Austro Hungaria” e jo fisnikëria kombëtare shqiptare; Më 1941 ma tepër kemi prirje të themi se PKSH që ishte parti PURO antifashiste, të themi se e themeloi Miladini me një analfabet, se sa Koço Tashko me shkollë Harvardi, Zef Mala me bekim të PK. Italiane dhe Enver Hoxha që ishte “in media res”, por që i dha formë dhe dimenzione revolucionare antifashiste luftës drejtë, ndër ma të respektuarat në Evropë. Lidhur me këtë një pjesë jo  evogël që e ka sabotuar luftën, nuk ka prirëje të thot se më 1944/5 jemi çlriar me forcat tona. Jo, duhet të mos shkëputemi nga saboterët, sepse paskan qenë dikurë fisnik nga derërat familiare. E në vend që ta themi të vërtetën troç, çka vëndosen: Cherchilli, Ruzvelti dhe Stalini për “ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin”, marrim kontra poz për t` i rehabilituar saboterët e luftës së drejtë. Tjter çështje është për t` u vlerësuar si janë siellë komunistët nga koha kur është aprovuar Kushtetuta. Por, të vërtetën për luftën atifashiste nuk mund ta maskojmë me luftën totalitare komuniste.

Tani një pjesë e SABOTERËVE të UÇK-ës, është e prirur ta ngritë në qiellë deri në fetish rrolin e pamohur të NATO-s për çlirimin e Kosovës. Por pozita e sabotimit na plason që vlerën tonë, xhakun tonë, mundin tonë, luftën tone të shejtë ta çvlerësojmë, ta defaktorizojmë me lloj lloj fyerjesh si: “Veteranët e Çagllavicës, Veteranët e Durrësit; Veteranët e Tiranës”, e epitete tjera. Madje më reprezentative na duket që një veprimar që me siguri e ka vrarë sherbimi sekret serbian (3500 ishin deri më 2004 në Kosovë) , por jo se jo ia mveshim UÇK-ës, krejtë për interes për të u dukur se duke ndejtur nepër kafene, e paskan për detyrë djemët e vashat e Amerikës, Anglisë, Gjermanisë… të vdesin për neve. Dhe për ta defaktorizuar UÇK-ën me dhjeta mija faqe tekste nga shqipfolësit, janë deponuar në Hagë.

Në fund. Ku është politika e KGB dhe UDB-ës së trasformuar në këtë rrugëtim të shtetësisë së Kosovës.Fjalën si duket e kanë marrë ata që para syve shohin vetëm fotele dhe pozita benefite. Duan ta riepin shtetin e Kosovës deri në palcë. Shiqoni si janë nagtrruar shqiptarët në taksën 100%, si janë mjegulluar në Greva, në dialog ndërshtetëror me mbikqyrëje ndërkombëtare, në zgjidhjen e  personave në ekipe, që as nuk kanë pervojë, as nuk kanë dituri shkollore. Fakti ma flagrant është odisejada e Ekipit Edita Tahirit për gati një dekadë. Tani Hashim Thaçi nuk është i vetëdishëm se me çfarë çmimi po përpiqet Putini t` i vejë spirancat politike në Ballkan. Besoi se hyrja e Maqedonisë në NATO, do ta ndalë këtë turr, sepse edhe në BE edhe në SHBA, janë në hallakamë për rreshtim. Po rata që mednojnë se në shtetet despotike të Putinit dhe Vuçiqit, janë jashtë rriedhave realiste.

Jam I sigurtë se V. Putini do të deshtojë në destabilizimin e Ballanit, por do të na lodhin disa nga BE dhe Ekipi i Bolltonit për afatizim të marrëveshjes. Koha tani në shiqim të parë duket se punon për ta. Por, SHBA edh NATO nuk kanë asnjë llogari që të nxitojnë për ta siellë Çështjen e Kosovës atje ku ishte në Rambuje. Ajo shansë për Serbinë duhet konsideruar se është diegë përgjithëmonë. Pse sot është një despot në fron në Beograd dhe Moskë, për momentin duhet të mësojmë, se sot nesër bëhet dje. Dikush po mednon se I kanë ardhur pesë minuatat, por duhet ditur se nuk do t` i gëzojnë as shekujtë.

Postscriptum

Në fund dua ta shënoi një fenomen. Në Kosovë u mbajtën nja shtatë sipoziume më 2018. Shtypi të gjitha, i lajmëronte me pompozitet. Më tepër flitej se në patronatin e kujt mbahen simpoziumet, se sa të flitet se çka flitet dhe cilat janë temat, në atë debat shkencor. E vërteta, në dy vitet e fundit sipmosiumet janë bërë një lloj llakërdie poltroniste, sa që personat që vijnë aty së bashku, një orë e humbin duke përshëndetur njëri tjetrin, pas të cilit akt mjetet e informimit largohen me shpejtësi. Në këto tubime kuazishenkcore, kumtesat po paraqitën edhe nga ata që kurrë nuk kanë hy në arkiva. Madje ka edhe poltronizëm ( ai që e shkruan kumtesën, para publikut shtihet se po merr shenime) dhe suoerpoltronizm (ai që e ka shkruar jo vetëm mere shenime për t` u pare se shefi është plotë “dituri”, por gjatë leximit të shefit, superpoltronisti i organizon edhe alauze disa herë-hb). E kam fjalën për shkencën e historisë. Është edhe një fenomen tjetër. Autoritetin e atyre që defilojnë nga simpoziumi në tjtrin, po e kulmojnë me një sociologji mjerane, që nuk ka asnjë lidhje me shkencën e historisë. Edhe më keq, në këto simpoziume nuk po dihet se kush është historian e kush është tregimtar apo poet. Faji këtu është te organizatorët “shkencor”, që kanë firmë, por nuk kanë as dituri e as informata se si organizohet tubimet e tilla.

Bie fjala, vitin e kaluar (2018) mora pjesë në simpoziumet: Gjergj Kastrioti Skenderbeu; Lidhja Shqiptare e Prizrenit; Demonstratat e vitit 1968; Kryengritja e organizuar nga Haxhi Sadria më 1910 në Kulinë të Llapit; Epopeja e UÇK-ës, Shote Galica; Suprimi i autonomies Kosovës 1989-1999; Krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve 1844-1999 sipas programeve serbiane; Konferenca e Buajnit 1943/4 dhe rendësia e saj historike; etj. Për çdo temë jam përgatitur së pakut për nga dy muaj, duke shoshitur dokuemnete dhe duke plasuar refrenca në të gjitha gjuhët relevante të Evropës dhe Stambollit. Asnjë lek deri me sot patronët dhe patronatat, nuk e kanë paguar. Rrena dhe krimi i autoritetit falso po gufon kudo në këto vitet e fundit. Pse po ngjanë ky realitet, është temë sociologjike dhe psikologjike. Por nuk mundet ma askush ta mbuloi injorancën me “demokraci” dhe pozitë politike që ka. Një ditë do të I shpalosi të gjitha plagiaturat që më janë bërë nga ata që kurrë nuk janë marrë me hulumtime nepër arkiva.

Ky sindrom si duket po plasohet me inercion, nga arrogance komuniste se: së pari duhet plasohen në “dituri” pushtetarët e pastaj raja-ata që kanë hulumtuar nepër fonde e koelksione plot pluhur të kohës. Nga kjo kulturë kuazi njerëzore, shiqoni si janë rahatuar militantët e partive nepër insitituione dhe borde. Dhe një profesro ordinarë me 10; 20; 26; 30 e 51 libra shkencor, i përkushtuar të punojë natë e ditë për 31 vjet që të shkollohet-avansohet me meritë në gradën profesor ordaianr, ma në fund kur të PENSIONOHET, ka tretam të një pensioneri që ka kryer një fakultet që I ka zgjatë 12 vjet dhe nuk ka lëvizë ma nga vendi. Askush këtë smundje “demokrtaike”-shtetërore dhe ligjore, nuk e diskuton, sepse pensionisti duhet të shkojë në mbeturina “historike” e dikush me viedhë dhe përvetësua si duket është veti e sistemit që po e ndertojmë me pompozitet. Unë e di e duhet ta besoni se ky realitet ma së pakut ka lidhje me demokracinë, dhe ndertimin e një shoqërie të mirëqenjes relative.

Më 1 shkurt 2019 Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …