Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Relacionet për Kosovës dhe kufijtë e saj në Pazar

Presidenti Hashim Thaçi nuk po kuptohet a është vet në pazar apo e ka qitë Kosovën në te pa gjymryk, e që për këtë nuk admirohet prej askujt, por imponohet duke manipuluar me emra fuksionarësh Perëndimor. Po,Instituti “Hopink” ka bërë disa skica për Kosovën, por ato janë vetëm matje e temperaturës për Kosovën. Por ky politikan nuk e di kë e ka këshilltar. Po mbushen 30 vite që mirret me filozofinë e historisë dhe politikës, dhe po rezulton se gjithmonë ka vend për të mësuar, në stilin: “taksa është zbulim i filanit, taksa duhet të shporret, sepse Ramush Haradinaj ka krijuar shumë partizanë dhe ky nivel i autoritetit të tij po më pengon, madje po  e pengon “integrimin e Kosovës në BE dhe NATO”, na thonë disa karagjoz të politikës mëhallave!. Ky ligjërim i ngjanë ish Republikës Melkizedekut. Nuk ka dyshim se rruga e tij ka qenë e gjatë, ashtu si  po e tregon tërë historinë e vet, që po e plason në rreth të thatë. Shkurt e shqip, kurrë nuk e kam pasë këtë dëshirë, që ta shohë në këtë rrol këtë njeri. Madje pranë tij është edhe një gazetar I cili “luan me katër shtete, sa në Tiranë dirigjon dhe fyen opozitën e harlsiur,duke mbrojtur në anën tjetër, një arsimtar të vizatimit, sa në Kosovë fiton epitetin e Presidentit Thaçi se: “me ty kurrë nuk prishëm”;sa e ke në Shkup, ku tinëzisht i lidhë pejtë me Beogradin, pa i lejuar askujt që ta kuptojë se ia njohin fare pak mangësitë, sepse e njohin të gjithë tepër publikisht.

Tani jemi dëshmitarë që nuk mbeti shtet fqinjë, pa i shkëputur territore Kosovës, ose provon ta coptojë, pasi që është realitet se lufta zhvillohet për pozicione gjeologjike dhe ideologjike. Maqedonia dhe Serbia patën bërë pazare për terirorin e Kosovës (DEBELLDEA), për të treguar kush është “zotëria i Kosovës”. Maqedonia ishte në veprim për ti ndihmuar Serbisë. Serbia ishte dorëlirë për të treguar se ja ne jemi ata që vendosim për kufijtë e Kosovës, edhe pse dihej se këtë veprim e ka të ndaluar. UNMIK dhe BE atëbotë nuk patën reaguar fare. I vetmi isha që reagova me shkrim në një gazetë të përditshme, duke u mbështetur me fakte se Kosovës i grabitet territori copa-copa.

Kaluan nja dhjetë vite dhe në skenë doli Mali i Zi, që e zbriti në një kënd të Rugovës kufirin për gjashtë kilometra, duke i përvetësuar 8900 hektarë tokë të Kosovës. I kotë ishte reagimi, kur ata që kishin negociuar ilegalisht, sepse BE sidomos do të provojnë ta peshojnë gabimin e tyre, kur spanjollët zbritën nga Kulla e Çakori për gjashtë kilometra në brendi të Rugovës. E shtrohet pyetja si dhe kush do të lejonte të ndahet Rugova. Këtë qëndrim të shëmtuar civilizues nuk duhej ta pranonte asnjë njeri “homo sapiens”. Ku janë vizat e Mogerinit, Hahnit, Hashimit dhe Dhuratës, pasi që u ratifikua demarkaconi në Parlament?.

Tani (2019), dialogu për kufijtë me Serbinë është në kulmin e propagandimit dhe dialogimit. Kjo çështje ka shkuar bukur larg, shumë larg në thellësinë e territ ilegal në bisedime, kuptohet gjithnjë larg syve të opinonit publik dhe shkencor, që neser do të mbesin përgjegjës para kombit, shtetit dhe historisë. Ky yrush i Presidentit Thaçi, e ka një zor që e ndejkë prapa si hije, dhe mbështetja tash se këtë qëndrim e “paska pasur Ibrahim Rugova”, është më se hipokrizi njerëzore, kur ai nuk mund të flasë, kur asnjë bashkpunëtor i tij i ngushtë atëherë, sot nuk është ndër të gjallët. Nuk është civilizuese një sjellje e këtillë, sepse me përjashtim të 15 majit 1998, kur nga banda Bakalli-Haxhiu është kontrabanduar në Beograd dhe aty ishin edhe Fehmi Agani, Pajazit Nushi e Veton Surroi. Ky i fundit duhet për hirë të popullit të dalë e të tregojë se pse ka shkuar në Beograd, në emër të kujt dhe cila ka qenë përmbajtja e bisedës. Nuk po i them publikisht që të tregojë se çka ka biseduar Ibrahim Rugova me Bill KLINTONIN me 28 maj 1998. Ky takimi i dytë është për mua i njohur, por nuk dua të them asgjë, sepse oponenca ndaj UÇK-ës ka qenë e dyanshme. Për takimin në Beograd fol i nderuari Veton. Nëse je djalë i Nadire Kabashit Surroit e je, nuk dyshoj që do të fshehësh diçka. Dhe një fakt për atë shkuarje  e vret syrin e atyre që marrin vesh çka është “diplomacia me dorëza”, prandaj shtrohet pyetja, a mos keni rënë në grackat e Mahmutit, apo kufiri vizatohet në Dri, sepse të gjithë jeni të Dukagjinit. Mu për këtë Kosova ka pasë lëshuar dy pika lotë në ato pazare. Nuk je fajtor që ke shkuar, por edhe axhami nuk je, sepse asgjë nuk të kalon për aso rastesh dhe prapaskenash.

Nuk jam njeri i leximit të portaleve e as që di të merrem me këtë zejtari “terroriste” demokratike. Fol sot çka të duash, vepro në emër të partisë, po pate parti, pa u peshuar fjala e shkencës, autoriteti i partisë i mbulon të gjitha injorancat dhe shih historiani mund të mirret me kardiologji, biologu me politikë fluviale, kimisti me histori filozofike, matematikani me letërsi dhe anasjelltas. Filozofia e historisë që është mëma e çdo shkence, sot  është plagosur rënd e më rënd, nga filozofët  e mëhallave me diploma të kolegjeve, ku 20 regjistrohen e 21 kalojnë. Lidhur me këtë, më duhet të them se nga 4-7 mars 1998 u zhvillua Beteja e një familje Legjendare (Adem JASHARIT), për liri ja vdekje, me një shtet marionetë, me një hitlerizëm të paparë pas Luftës së Dytë Botërore. Atëbotë, tërë bota ishte në dilemë, të paktën se si të dënohet Serbia. Në vend se të gjithë të vërsulemi në një front, LDK dhe partitë satelite patën organizuar Zgjedhje parlamentare më 21/22 mars 1998. Me këtë akt iu tregua botës se asgjë nuk ka ndodhur.  Jo vetëm kaq, në planin e jashtëm, i merrni deklarimet e Perëndimorëve nga 7 marsi e deri më 31 mars 1998, kur KS OKB me Rezolutën 1160 u mbështet mes tjerash në Kaptinën e VII (SHTATË) të Kartës OKB-ës, e ku sipas nenit 43 agresori (Jugosllavia e Zhablakut, pra Serbi dhe Mali i Zi në kuptimin nderkombëtar nuk ka nga 25. XI. 1918 e deri sa u ndanë më 2006) duhet të bombardohet. Pikërisht në këtë kohë diplomatët e shumtë në Kosovë vinin e shkonin, dhe thua se bënin gara se cili po ia shkon tjetrit duke e quajtur UÇK-ën “terroriste”. Ishte në vijim Bacë Adem Demaçi dhe tërë ai staf i përfaqësuesve të UÇK-ës dhe institucioneve të saj përfaqësuese në: Uashington, Londër, Berlin, Vjenë, Bruksel, Paris, Zvicër, Zagreb, Tiranë etj. që ngadalë BOTA e civilizuar Perëndimore pat filluar ta ndryshojë, ose ta lëkund qëndrimin që ishte zyrtar e të BINDET se në Kosovë BËHET LUFTË E DREJTË. Nuk i harroj kurrë skuqjet e fytyrës së Riçard Hollbrukut, Kukut e ndonjë Gelbarti, Arensi, Kral Bildi etj. kur shpërthenin se: “UÇK është terroriste”!!. Po, këtë nominim nuk e kishin të tyre. E kishin mësuar nga shqipfolësit madje në Kosovë dhe Tiranë, të cilat akuza shumë shpejtë i kemi harruar, madje bëhen koalicione “prostitucionale” politike me ta, në luftën e pistë për pushtet, për të grabitë, për t` i bërë të varfërit më të varfër (90% të popullit) dhe të pasurit të shpërblehen me ndonjë pasuri shtetërore për ti  bërë më të pasur. Fonemenin e “terrorizmit” e përseritin të tjerët (1995-1998) pastaj si në orkestër për çdo javë. Dhe peshën e asaj fyerje, atij qëndrimi finok cinik dhe tradhtar, e kemi ndier ne që ishim në Prishtinë, ku jeta ishte më afër vdekjes se sa këmisha veshur, sepse nuk i bënim lajka askujt, natyrisht si shkollë e Bacë Adem Demës.

Natyrisht prej shumë korbave që sot thonë se “jemi shqipe”, shkolla e Adem Demës gati ishte anatemuar për vdekje, po mos të intervenonte Zojna e nderuar Sekretare e Shtetit Madlin Ollbrajt, me të cilën Baca ka folur më vonë nga zyra e Dernovshekut si Motra (Ollbrajt) me Vlla (BACA DEMË). Dhe goja  e MOTRËS ka thënë se: “RAMBUJE është projekt francez”, që vërteton sot për MURIN e dytë të Berlinit në Mitrovicë. Po, do të më thoshte dikush nuk është Mitrovica Berlin. Po ia përkujtoj se Mitrovica është më shumë se një Berlin, sepse është TREPÇË. Këtu është çelësi. Dhe ju Politikanë të tezgave që ‘po dini shumë” shtrone një pyetje veti: Pse Mbretëria SKS ia dhuroi në koncesion Anglisë Trepçën më 1927, dhe Borin Francës po më 1927. “për asgjë”, por vetëm që në Shoqatën e Kombeve ku dominonin Anglia dhe Franca, mos të debatohen Peticionet e Hasan Prishtinës, që Londra (1913) dhe Versaji (1919) i kanë shkëputur Shqipërisë etnike tërë Shqipërinë Kontinentale. (D, strogo pov., çuvati tranjo 1927/1/2-T-B). Edhe më keq, më 1941 Adollf Hitleri dhe Herman Nojenbaheri me kompani morën vendim: “Që popullsia shqiptare e Sanxhakut, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Llapit, të DEPORTOHET në Zonën okupuese italiane”. U mor ky vendim nga “baba” Hitler që na donte shumë, sepse Komiteti i Kosovës dhe Lidhja Popullore Shqiptare në Tiranë shtruan kërkesën që QARKU i Mitrovicës  t’i aneksohet Shqipërisë së Viktor Emanuellit. Dhe për ta amortizuar këtë KËRKESË popullore, Hitleri po mos të kapitullonte Italia në shtator 1943, popullsia shqiptare ka qenë e programuar të ZHVENDOSET e tëra, sepse Berlini e donte TREPÇËN, pra nuk ia lejonte Musolinit. Lidhur me këtë, po  e shenoj një detal: Kur Mustafa Kruja e vizitoi Kosovën, përfaqësuesve të Qarkut Mitrovicës u tha: “Nëse u vjen shkau dhe vendoset në tavan, urinon në qafë të juej, JU vatrat e jueja shekullore nuk guxoni t’i lëshoni.” Ja, këso zhvendosjesh planifikohen në Moskë dhe Beograd dhe dikush bie në këto gracka. Nuk ka pra as korigjim, as kembim të territoreve, sepse ka pastaj zhvendosje të popullsisë. Lidhur me këtë nuk po elaboroj “zonat speciale” të Vuçiq-Daçiqit dhe Mogerinit me Putinin  e Bolltonin.

 Nuk po i theksoj këtu, se cilët ishin ata emra që i kishin shënuar të kenë punë me ta “tigrat” dhe “beretat e kuqe” për Përfaqësinë Politike të UÇK-ës në qendër të Prishtinës, përfaqësuesit  e së cilës ishin betuar me vdekë,  nga BACI e teposhtë 1998/99. Ata që nuk deshtën me vdekë në një front me Bacin, shumë shpejtë u patën larguar nga ajo kasollë, që sot e vret ndergjegjen e çdo patrioti, sepse askush nuk kujdeset për te. Sërish ndrrojmë temë. Po thuhet se Rambuje ishte një storie e suksesit! Kjo po bëhet për ta bërë qëndrimin e Bacë Adem Demës në dyshim. Madje po shkohet aq larg sa që Veton Surroi që nuk e përfaqsonte askend, do të nënshkruante fikalli vetëm, sepse me të e ‘dytësonte qëndrimi  ruso-jugosllav’?!! Lexone dokumentin “Raporti i Departamnetit Amerikan të Mbrojtjes për Kongresin pas ndërhyrjes në Kosovë”, vazhdimin X-të (dhjetë) 4 gusht 2018 në “KOHA DITORE, ku tekstualisht thuhet se Jugosllavia e Zhablakut ishte projektuar të bombardohet në Maj 1998, ndërsa NATO në shtator (1998) I kishte të gjitha caqet se ku duhet hudhur bombat qysh në SHTATOR 1998. Për kend bien kambanat tash, dhe a e ka ditur Baca me kohë se Serbia fashiste do të bombardohet- PO-PO. Por atë personalitet të mileniumeve e keni injoruar dhe nuk i keni lënë asnjë hapësirë, se po të shkonte në Rambuje, nuk do të ishin ekipe të tëra bajraktarësh aty pa nevojë, por nja dhjetë ekspertë të shkëlqyer, prej tyre KATËR amerikanë , një GJERMAN, të tjerët “made in  ‘Tut Albania gli tuti Albanezi’, por jo të sojit të atyre që Bacit nuk i thanë në Tiranë as ulu për të pushuar paksa. Fol shumë i nderuari prof. Dr. Sabit Broka, spse të kam parë me sy që ke vuajtur shpirtërisht për refuzimin tonë, ku isha person “në hije”.

Pikërisht kur skenari francez i Rambujesë me dhjetë pika që nuk diskutoheshin fare, që ishte gati në tavolinë, i thot BUSHI Plak, Bacës, për ta bërë çdo lëvizje pozitive amerikane pro UÇK-ës, gjysëm të defaktorizuar, më 15 maj 1998, në anën tjetër ndodhë atentati me regjinë e ‘SHEN EXHIDIOS’ dhe dy agjenturave antipavarësi për Kosovën, me firmë “made in Roma- via Vaticanius”, në Beograd shkuan te Sllobodan Milosheviqi: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mahmut Bakalli, Pajazit Nushi dhe Veton Surroi. Çka kanë biseduar (negociuar) këta persona me xhelatin e shqiptarëve, “nuk dihet”(!) e çdo gjë tash po dihet se “Ibrahim Rugova e ‘Lutfi Haziri’ që atëherë nuk dihej se është diku…” paskan ‘biseduar’ për këmbim të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Hashim Thaçit. Tani i vetmi është Veton Surroi, që mund të flasë pse dhe çka kanë biseduar në Beograd më 15 maj 1998, kur dihej se Jugosllavia e Zhablakut do të bombardohet (në shtator 1998). Jo vetëm kaq, nëse nuk na “është e njohur’, se çka kanë biseduar këta misë, të gjithë shqiptarë të Dukagjinit, por na është e njohur se çka është biseduar më 28 maj 1998, në Uashington, dhe se çka është thënë prej të dy palëve (Kosovës- SHBA-s) për UÇK-ën,madje në detale. Kujt i bëjmë “proskineza’ sot?. Kjo bisedë në Uashington na është e njohur, jo pse i ndjekim në informatat, por informatat na kanë pasë ndjekur neve, sepse nëse tradhtojmë, nuk ka normë shkollore e kombëtare e sojit të BESËS, që do ta falte. Për 33 vjet jam shkolluar dhe nuk kam nevojë të flas dokrra. Madje, kur dihet nga dokumenti i botuar i CIA-s, se në shtator 1998 çdo cak ushtarak i Jugosllavisë së Zhablakut ishte i caktuar për bombardim. Me këtë, bindja se ku ishte e vërteta për shkuarje në Rambuje, del hapur se projekt i kujt ishte, e që po tregon realiteti në Lumin Ibër. Po e themi këtë, sepse qe 20 vite po paguajmë haraq.

Biseda e Beogradit për ta promovuar si mjegull Mahmut Bakallin, Kryetar Qeverie, të njëfar më tepër projekti se “Kosova më pak se republikë, e më tepër se autonomi”, ishte një cirk i Milloshit deri sa të futën në kurthën  e shekullit shqiptarët, për të mbetur pjesë integrale e Jugosllavisë. Madje, ky skenar ka qenë i njohur vetëm te dy persona të nivelit “Nobel” në LDK, të cilin pozicion do ta pranonte Milloshi. Këtu pushon edhe një hipokrizi e SPS+KOS, sepse Milloshi i kishte planet e gatshme si: “Toka e djegur’ (për frikë me ushtri, polici, paramilitar, shkorpion, tigra, bereta të kuqe etj.) “Korridoret përplasëse” (për popull) dhe “Patkoi” për UÇK. Kush e pengon qeverinë, Akademinë e Nexhat Dacit, Institutet shkencore t`i botojë këto dokumente, e ti kuptojë populli dymbëdhjetë pazaret 1992-1999, sa dalin e botojnë deklarata autoriale me botime luksoze nepër gazeta sot (2019), për ti mbuluar spirancat e injorancës politike?. Ngjan ky realitet sepse nuk mundet ti hulumtojë dhe ti përgatit për botim dokumentet pa parime kritike shkencore me referenca. Pra, asnjë profesion i vetëm, përveç historianëve në ekip, që duhet të jenë shumë serioz, të ditur dhe me përvojë, nuk mundet ta kryej këtë detyrë. Por çka ti bësh tash, kur historia është bërë  mish mash; me histori ‘shkencore’ po mirret kush të dojë dhe të shkruaj çka të dojë. Sot, krimineli i Luftës së Dytë Botërore dhe ai që dezertoi në Dukagjin, është shpallur hero, madje shumë rrugë e shkolla mbajnë emra të tyre. Lidhur me këtë, po e shënoj vetëm një detal: Këto ditë u mbajt një simpozium në Pejë. Përgatitja ishte perfekte nga organizatori. Rezultatet e hulumtimit ishin nën çdo normë për ta spjeguar një plagë kombëtare si është Tragjedia e Rugovës, Plavës dhe Gusisë… Asnjë panelist nuk e zuri në gojë Gazetën “HAK 1919-1925”, që i kishte botuar mizoritë, jo vetëm në Rugovë, Plavë e Gusi, por edhe në tërë Kosovën. Edhe më keq, askush nuk e zuri në gojë se Mbretëria SKS i ka botuar 32 (30 libra dokumente, 2 libra regjistra të emrave) libra dokumente e që është lavduar atëherë, se  si i ka bërë krimet serbiani dhe mercenarët francez, fshat për fshat, e qytezë për qytezë. Ngjan kjo sepse me histori po merren madje  edhe inxhinierët e elektrikut, që e kishin moshën deri në 55 vjeçare, poetët e tregimtarët, madje edhe ndonjë funksionar politik që flet në emër të zgjedhësve. Tash shtrohet pyetja, pse të mësosh TETË VJET diplomaci teorike, ideore dhe praktike (3+3+2), kur diplomat të bën partia që i ka dy autobusa antarë. Nuk ke nevojë as për asnjë specializim në shkencat (12 shkenca ndihmëse të historisë), sepse majfton të shkruash vjersha, bile kursehesh sepse nuk të duhet asnjë shenjë e pikësimit dhe njohuri e drejtshkrimit. Dhe ku ka marrina më idiotike, kur në një simpozium në një qytet historik të Kosovës 46 minuta të dhunon një gjysmë poet duke cituar At GJERGJ Fishtën famëlartë. Po Fishta, por aty ku  e ka vendin, sepse në histori nuk lejohet ta kthesh se: “kam menduar në Hënën e çarë, në tokën e kallur dhe të dashuruar, si e pathënë kurrë në praktikë.

Tani ka lindur një propozim i  PDK-s se taksa fantome ‘e Ramushit’, duhet të pezullohet për 120 ditë. Ky propozim vjen nga ata që krekoseshin se “ne e kemi propozuar”. Tash ka ra numri 120 ditë pezullim taksë, në lojë del një e vertetë në log të burrërisë, se fjala është të AMORTIZOHET FRONTI I RAMUSHIT për mos ndryshim kufijsh, e që shtrihet deri te fundi i demarkacionit të Murat Mehes e që HashimThaçi ishte imami kryesor atëherë së bashku me Isa Mustafën, Enver Hoxhajn, Sylë Ukshinin…, krejt me qëllim që autoriteti i Ramushit të dytësohet, pasi që të tjerët janë nën hijen e tij, për kah autoriteti politik po i rritet në popull, sepse ky njeri vajti në: Uashington dhe e solli lajmin se: Ushtria do të bëhet dhe u bë; se Trepça dhe minatorët TRIMA janë fronti që nuk mposhten, sepse janë fronti i Kosovës dhe u bë LIGJI; sepse Federika Mogerini dhe Hahni i surëm janë hapur me Serbinë fashiste të Vuçiqit, Daçiqit, Sheshelit; sepse rrogat që e federuara e amortizuan dridhjen sociale në Kosovë-të gjitha me firmë të Ramushit, krijuan një pozitivitet dhe besim në QEVERI. Këtu të gjithë kundër Ramushit, po duket  sikur thonin në orkestër më 1999: “Adem Demaçi kundër tërë Botës-Tërë bota kundër Adem Demës”. Këtë e thoshte një dezertor nga atdheu i luksit , e që quhej: Ismail Kadare e për asnjë levë argumentuese nuk ishte ashtu.

Kush po ia zgjëron orekset Serbisë me lëshime pe dhe deri kur, është pyetje që populli do përgjigje konstruktive që sot. Kur të zbërthehet ky koncept më dendur, do të thotë se dikush po i frigohet autoritetit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u paralajmërua si ‘skllotë’, dihet se prej kujt. Ky njeri i ‘skllotave’, nuk i frigohet Albin Kurtit, Kadri Veselit, Isa Mustafës, por i trembet Ramushit dhe çdo të dytën ditë komunikon me Bolltonin, ashtu si komunikonte për demarkacionin me K.Ështonin: “Vendosi kushte ose demarkacioni, ose viza nuk ka”. U bë demarkacioni dhe vizat mbeten në kasafortat e Mogerinit. Tani shtrohet edhe një pyetje truktive. Pse nuk lajmërohet se në pazar është Veriu i Kosovës dhe plus koridoret me status special në jug të Ibrit. Ky fakt tregon se Evropa nuk mundet të jetojë pa Mure të Berlinit. Një mbaroi më 1989, e një tjetër u vendos më 1999. Problemi shtrohet edhe më thellë, sepse Ramushi po sulmohet frontalisht për ta defaktorizuar në popull. Tani nuk është fushatë elektorale, por më shumë se kaq.

Ky shkrim doli nga dialogu i një ish shoferi tash minister dhe një ish mjeku tash minister se fjala është se pas shpine  të luftohet Ramush Haradini, sepse çdo ngritje e tij e dobsuaka PDK-ën e jo konkurenca e partive tjera që janë konsoliduar dhe pozicionuar në stilin: njëri thumbit, tjetri patkoit” e Vuçiqi e Daçiqi me Bolltonin, Mogerinin e Hahnin, e mbi të gjitha Putinin po i fërkojnë duart, për ta kthyer historinë prapa.

Ja njëfar Abelard Tahiri theksoi se ‘po i rrezikojmë mardhëniet me SHBA’. Kush është ky njeri, me çfarë studimesh ka treguar se është komptenet të flasië para opinionit se “jemi kunder Amerikës”. Bolltoni nuk e përben SHBA-t. Hej shqiptarë (!), në Institutin Albanologjik, në Forumin Kombëtar jemi rreshtuar më 1991, pro Amerikës dhe në atë rreshtim do të jemi gjithmonë. Këtë aksiomë e gjejmë edhe në BESA BESËN e Haxhi Zekës më 1899, e gjemë edhe në Programin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës më 1918. Asgjë e re, jemi në rreshtimin, kah fitohet ardhmëria jonë, pa i hy në hak askujt. Më 23. 2. 2019

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …