1.Në çfarë rrethanash politike u krijua Programi i LRBSH-së
Në vitin 1953, në zyrën e Mosha Pijades, Boris Ziherit dhe Aleksandër Rankoviqit, do të krijojnë një koncept i përgjithshëm për politikën jugosllave ndaj shqiptarëve në përgjithësi. “Shqiptarët nuk mund të na bëhen partnerë besnikë kurrë, prandaj kërkohet për t` i mbajtur në armiqësi, në distancë, as larg, as afër, por mjaftueshëm kurdo që kërkohet për t`i venë në ankand”. (H. B. Shqiptarët në mes dy totalitarizmave, Prishtinë 2010, f. 299). Disa vite më vonë, më 1957, në një Plenum të KQ LKJ-së do të konfrontohen, Eduard Kardeli dhe Dobrica Qosiqi rreth ardhmërisë së Jugosllavisë. Kardeli në atë tubim do të thoshte:
-“Ne sllovenët është e natyrshme që në të ardhmen t’ i bashkohemi Austrisë dhe Italisë. Ndërsa ju serbët do të i bashkoheni natyrshëm Bullgarisë dhe shteteve tjera sllave në Lindje. Qosiqi, pyet:
-Po shqiptarët?
Kardeli: -Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë Perendimore është e natyrshme që në të ardhmen t` i bashkohen Shqipërisë. Kjo do të ndodhë sepse Jugosllavia është krijuar në epokën e imperializmit. (Shiko: H. Bajrami, Kosova Prej Bujanit deri në Kaçanik, Prishtinë 1997, f. 20).
Më 1957 në Jugosllavi do të arratiset, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë. Me këtë arratisje, në qarqet jugosllave mendohej se me shqiptarët në të gjitha planet kanë epërsi, sidomos në atë të jashtme. Mbi të gjitha jugosllavët shpresonin se Shqiptarët në Jugosllavi pa asnjë pengesë në proces do t` i DEPORTOJNË në Anadoll, për çka kishin NJË AKROD Xhentelmen Nga viti 1953, e njohur si Marrëveshje “Xhetelmene” Tito-Kyprili. Por jugosllavë nuk do të llogarisin shumë në planin e brendshëm, në faktorin shqiptar dhe mu këtu u doli punë që të rrënohen mu prej atij faktori. Më 1958 do të burgoset Adem Demaçi dhe atë burgosje, jugosllavët do to të përpiqen që mos ta faktorizojnë politikisht, ta mbajnë në “frigorifer” politik sepse byrokracisë politike dhe ushtarke i konvenonte shumë, sidomos në antagonizmat e papajtur të Luftës së Ftoftë.
Në këto rrethana do të lind akteri i shembjes së Jugosllavisë, që do të quhet, Adem Demaçi, i cili me fakte i zhveshi të gjitha padrejtësitë, sidomos shpërnguljen në Turqi dhe ngecjen në ekonomi, arsim dhe punësim të shiptarëve në të gjitha nivelet e veprimtarisë shoqërore, politike dhe ekonomike . Të themi këtu se deri në këtë kohë (1944-1958) në Jugosllavi ishin organizuar 21. 520 procese të montuara politike gjyqësore ndaj shqiptarëve. Mjaftë për të u parë pozita koloniale të një populli në pranga. Lidhur me këtë nëse anlizohen dokumentet e punësimit të shqiptarëve në forumet shterore del hapur se Adem Demaçi e thoshte të vërtetën. Ajo e vërtetë mëtej do të shpërthej në botë si vullkan i pashuar. Programi i LRBSH-ës kishte rendësi historike sepse nxirrte detyra konkrete nga poshtë-lartë dhe ato nuk kishin ngjyrë ideologjike.
Adem Demaçi është epistimolog, i cili me dituri luftoi për liri univerzale. Për ta fituar lirinë Ai që në rini, në bankat e shkollës mesme, do t i kuptojë qellimet e okupatorit për infanticide ndaj shqiptarëve. Këtu do të ngulitet truri i tij se do të lufojë tërë jetën kundër vrasjes horizontale politike të fëmijëve të një populli të robëruar, ndërsa në ato rrethana do ta ngris luftën për meancipimin e tyre arsimor, kombëtar. Pa këtë emancipim të fëmijëve nuk ka ardhmëri të lirië për asnjë popull. Pastaj Adem Demaçi filloi t` i gjurmojë proceset tjera shoqërore dhe politike me urti dhe dituri, pa urrejtësje ndaj askujtë, si xënës i shkollës së Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit.
Më 1958 Kuvendi i Shqipërisë do ta drejtoi një Reagim Asamblesë së OKB-ës për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. Në Reagim numrohen të gjitha padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve me qellim që kjo pjesë e popullsisë të shfaroset, duke u shpërngulë në Anadoll. Ja teksti integral:
“ Në Kosovë, Dibër, Mal të Zi jetojnë mbi NJË MILION shqiptarë, të cilët me mjete barbare po persekutohen dhe po ndiqen. Ata po jetojnë një mjerim dhe padrejtësi. Prej vitit 1944 nepër burgjet jugosllave kanë kaluar mbi 100 000 shqiptarë, pa llogaritur të vrarët dhe të zhdukurit” (Arkivi i Tiranës , viti 1958, Dokument i derguar OKB-ës më 1958). Ndaj kësaj proteste do të reagoi qeveria jugosllave duke iu drejtuar Parlamentit shqiptar për “ndërhyrje në OKB” me këtë tekst: “ Në Parlamentin shqiptar ka ra fjala që kundër Jugosllavisë do të lëvizin në OKB çështjen e Kosovës. Nëse do të kishte ndokush të lëvizë diçka atëherë do të kishim neve të drejtë të lëvizim politikën armiqsore shqiptare që ushtrohet ndaj neve”(Shiko: “BORBA” 8 III 1959)
Të nxitur nga ky Ragim zyrtar i një shteti Sovran dhe antar i OKB-ës një delegacion e Seantit të SHBA-ve do ta vizitojë në verë të vitit 1959 Jugoslllavinë me qellim që t` i njohtoi në vend realitetet që ishin evdentuar në ragimin e Shqipërisë. Në fund të vizitës Delegacioni i Senatit Amerikan do ta përpiloi një Informatë e cila përputhej në tërësi me reagimet shqiptare për pozitën koloniale të shqiptarëve si minoritet, pa asnjë të drejtë që i barazonte me popujtë tjerë të Jugosllavisë.
Në këto rrethana do të burgoset Adem Demaçi (1958-59) dhe do të denohet me pesë vjet burg të rendë, për konstatime që ishin verifikuar nga Delegacioni i Senatitit të SHBA-ve. Të theksojmë këtu se Adem Demaçi nuk ishte i theksuar ende si disident në asnjërin raport, atë të Shqipërisë dhe të Delegacionit të Senatit të SHBA-ve. Por më vonë veprimtaria e Adem Demaçit do të beret LUFTë e hapur kundër robërisë së shqiptarëve në Jugosllavi. Jan jë reagim i Adem Demaçit”
“Qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë (LRBSH) është sigurimi i së drejtës për VETVENDOSJE DERI Në SHKPUTJE, për viset e banueme me shumicë prej shqiptarësh… të okupuem (aneksueme) prej Jugosllavisë dhe bashkimi i këtyne krahinave me NANËN E VET, SHQIPNINË” (Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, “QIK”, Prishtinë 1995. f. 185) Do të pasojë reagimi i Organizatës së minoritarëve etnike evropiane drejtuar Titos më 22 janar 1964, pas shumë padrejtësisve dhe reagimeve nga Kosova. Ja teksti: “ DIsa here me radhë, dhe herenën e fundit me anën e një letre drejtuar Ministrisë të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë me 22 i 1964, Bashkimi Fedrealist i Komitetit Etnik Evropian ka pasur nderin t`i rekomandojë Qeverisë suaj një rishikim të politikës të saj kundrejt minoritetit shqiptar-ose Kosovarëve që gjenden në krahinën e Kosovës në Jugosllavi. Asht për t` ardhur keq që autoritetet tueja kompetente nuk u janë përgjegjur kurrë letrave tona…. (Shiko Letrën e plotë në librin: Hakif Bajrami , Politika e shfarosjes së shqiptarëvedhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-19995. “QIK” Prishtinë 1995, f. 152-155). Kjo letrër deshmon se institucionet e drejtësisë ndërkombëtare me përpikëri e përcillnin pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugopsllavi. Prandaj nga ky realitet do të lindë PROGRAMI i LRBSH-ës i dalur prej popullit dhe në sherbim të tij, i shkruar nga lideri kombëtar ADEM DEMAçi. Në rrethana të këtilla Adem Demaçi edhe pas daljës së pare nga burgu nuk do të ndalet në LUFTën e tij të drejtë, në fillim individuale e më vonë kolektive, e drejtuar me Program dhe statut politik kombëtar, por e pranuar në tërë botën si politikë e drejtë parimore dhe legjitime.
E gjetur para një relaliteti të pakontestueshëm, Kryesia e KQ LKJ-së me një, shpejtësi të rrallë do ta eoganizojë një Plenum ilegal më 1959, ku do të diskutohet pozita e minoriteteve në Jugosllavi. Ai dokument do të mbetet sekret deri më 1962, kur krahu i Raankoviqit do të destabilizohet definitivisht. Aty llogartitet se filloi fillimi i fundit të Jugosllavisë centraliste dhe homogjene si e mendonte UDB-a. Në atë dokument që e aprovoi Plenumi ilegal i LKJ-së shqiptarëve (udhëheqësisë) do t` u jipet drita jeshile që të themelojnë Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë dhe disa fakultete si pjesë të Univerzitetit të Beogradit, në vitin shkollor 1959/60.
Më 1960 në Asamblenë e OKB-ës do të aprovohet Rrezoluta mbi dekolonizimin në Botë. Ky dokument shkatoi tronditje te sistemet totalitare dhe demokratike. Proceset positive për popujt e robëruar dukeshin në horizont. Në këto rrethana Shqipëria më 1961 do ta lëshojë në mënyrë demonstrative, de fakto Paktin famkeq të Varshavës. Perendimi për këtë hap të guximshëm të Shqipërisë, heshti. Në këto rrethana të Luftës së Ftoftë në mes blloqeve do të dali si meteor Programi i LRBSH-ës më 1963.
Organizata e LRBSH-ës shumë shpejtë do të dekonspirohet dhe pjesa dermuese e antarëve të saj (350) do të burgosen më 8 VI 1963. Pas një kohe do të burgosen edhe disa udhëheqës të ilegalës më 16 qershor 1963 (sipas dokumenteve 16 anatarë aktiv të gjashtë komiteteve funksionale në tërë kosovën). Kjo do të thot se përbrenda organizatës ka pasë njerëz të UDB-ës , të cilët janë infiltruar nga fillimi i aktivitetit. Emrat e tyre do të zbulohen kur të botohen dokuemntet e UDB-ës një ditë. Kjo do të thot se sot çdo shpiun duhet të mësoj se neser do të zbulohet. Pandaj është në interes të familjes, në interes të populli dhe të civilizimit që disa “familje” shqiptare ta alienojnë këtë “zanat” që sigurisht për momentin u paguhet, por tradhtinë, krimin dhe turpin, nuk do të ketë para që ta shpërlajë. Programin e LRBSH-ës e shkroi sipas grafologëve të lartë në cilësi të ekspertëve Adem Demaçi. Programi u shkrua në Shtëpinë e Ramadan Shalës, një patriot i radhëve të para në Pejë dhe rrethinë. Programin së pari e mori JUSUF NAZARI (agjent i UDB-ës) me qellim që si antari LRBSH-ës që ishte ta studiojë. Ai për një here një kopje e dergoi në UDB-së në Pejë. Kështu u zbulua Organizata dhe Programi me statut duke krijuar shansën historike që Jugosllavia me këtë fushatë burgimesh të krijojë një klimë politike që do t` o ktheht si bumarang, sepse shqiptarët nuk ishin ma popull që nuk kupron, aq më pare intelegjencia e tij. Kështu u krijua berthama e fuqishme e opozitës (disidences politike, pa ideologji) në Jugosllavi nga shqiptarët.
Lidhur me këtë qarqet politike dhe policore jugosllave ddo të bëjnë çdo gjë që Programi të mbetet në ilegalitet të thellë. Por në bazë të dokumenteve duke deshiruar të arrijnë efekte politike vet e dekospiruan. Së pari Programin ua dorëzuan Perendimorëve (Ambasadës së SHBA-ve në Beograd nga Vlladimir Bakariqi) duke akuzuar Disidencën shqiptare dhe Adem Demaçin si marksist –leninist. Por kur u analizua Programi nga ekspertet përkatës , doli se Programi nuk kishte lidhje me marksizëm-leninizmnin, por ishte dokument tipik DEMOKRATIK sepse në luftën shqiptare për bashkim nuk e përjashtonte ndihmën as nga Perendimi e as nga Lindja. Por ishte për zgjidhje pricipiele dhe të drejtë. Madje dokumenti bazë i LRBSH-ës shkonte deri aty sa që parashihte se me okupuesin mund të bisedohet duke i përdorë të gjitha metodat paqësore. Por, kur këto metoda do të shterren, do të fillojë lufta jopaqësore, lufta me argumentin e armës-pushkës, kryengritjes së armatosur, fakt ky që do të ndodhë në fund të shekullit, pas 1 tetorit 1997, kur u mbajtën demonstratat e fundit paqësore për pavavrësinë e Kosovës.
Adem Demaçi me këtë program historik do të luftoi që ta bashkojë edhe diasporën shqiptare. Nepërmes Tefik Strajës do t` dërgojp Letër Luan Gashit dhe Lidhjes Kosovare që duhet të bashkohen në një front të përbashkët me luftën e eshqiptarëve të robëruar në Jugosllavi, për bashkim të natyrshëm me Shqipërinë, në një shtet demokratik.
Pushteti jugosllav Programin e LRBSH-së, pretendon që me çdo kusht ta mbajë fshehtë
Programi i LRBSH-së u shkrua nga Adem Demaçi në Pejë. Ademi diktonte ndërsa Ramadan Shala shkrunte në makinë. Ndërkohë do të vijë Jusuf Nazari dhe do të lutet që ta marrë një kopje dhe atë e dorëzoi në UDB të Pejës. Menjëherë filloi mobilizimi dhe ndjekja e antarëve të LRBSH-së në të gjitha qytetet.Programi depertoi në Turqi nga Tefik Straja me prorosi të qarta për bashkim të forcave shqiptare kudo në botë-diasporë , duke përfshirë atë në Gjermani dhe në SHBA.
Shtabi i A. Rankoviqit e pengonte përhapjen e Programin në popull dhe diasporë?
Shtabi i Aleksandër Rankoviqit çdo 15 ditë e shqyrtonte shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll. Në këto mbledhje në fillim të vitit 1964 do të gjindet në rend të ditës edhe Programi i LBRSH-së. Programin e LRBSH-së do ta studiojnë GRAFOLOGËT ma të njohur të Jugosllavisë. Në studimin e tij ata do ta hargjojnë më se një vit sepse mendoninse është vepër e ndonjë Sherbimi të Jashtëm. Ma në fund zyrtarisht më 26 VI 1965 Shtabi i Aleksandër Rankoviqit do ta pranojë se dorëshrimi original është vepër origjinale e Adem Demaçit. Në këtë mbledhje sipas Pera Damjanoviqit (biograf i Titos) dhe Dushan Bilanxhiqit-historian nga Zagrebi, do të merret një vendim me propozimin e Kërste Cervenkovskit, që Adem Demaçi të trsferohet nga Burgu i Nishit në një burg tjetër (AVII B. Svezno Izvrsno Veqe, d. s. pov 1965-Dosje A. R-K. C).Për trsferues sipas Esat Mekulit do të caktohenNazmi Kursani dhe Jusuf Kelmendi. Gjatë rrugës duhej të ndodhte një inskenim, se gjoja Adem Demaçi donte të arratiset ashtu me pranga në duar. Dhe “natyrisht” këta udbashë me urdhër të Dushan Mugoshës duhej të intervenonin me revole “Kollt”.
Për këtë skenar Jusuf Kelmendi do t`i tregonte Asllan Fazliut. Ndërsa ky i kishte treguar Esat Mekulit. Në të njetën kohë Esat Mekuli i tregoi Fadil Hoxhës dhe ky pa pritë do ta informoi Vlladimir Bakariqin. Me urdhër të V. Bakariqit “çështja” do të mbyllet dhe Baca do të mbetet në vuejtje të denimit mëtej”.
Sipas Rankoviqit Programi i Demaçit duhej të mbetet “top sekret” deri në mbarim të viti 1965
Programi i LRBSH-së në anën tjetër me urdhër të A. Rankoviqit do të mbetet në pozicion sekret shteror, krejt me qëllim që populli mos të nxitej dhe mos të ndikohej prej tij. E vërteta, udhëheqësia më e lartë jugosllave nuk e dinte se populli ishte Programi dhe Programi ishte populli, përkatësisht shumica apsolute mendonte si Adem Demaçi.Shtrohet tash pyetja: Kur Eduard Kardeli duke polemizuar me Dobrica Qosiqin në një plenum të Partisë më 1957 kishte konstatuar se: “ Jugosllavia e vjetër dhe kjo e Re janë krijesa të kohës së imperializmit. Ne Sllovenet duhet natyrshëm të shkojmë kah Auastria dhe Italia së bashku me Kroatët. Kurse ju serbët duhet të shkoni me bullgarët dhe popujt tjerë ortodok në të ardhmën.” Shtrohet tash pyetja pse Adem Demaçi për Programin e tij u denua me 15 vjet burg, e në essence nuk e parashihte shkatrrimin e Jugosllavisë por bashkimin e natyrshëm të Shqipërisë etnike. Si mund të bashkohen sllovenët me austriak dhe Italianë, si mundet serbët të bashkohen me bullgarë, ndërsa shqiptarët nuk mund të bashkoheshin me shqiptarë”. Jo vetëm kaq pse qarqet më të larta partiake të LKJ-ës vëndosën që Programin e LRBSH-ës ta vejnë duarë të Superfuqive. Vendosën kështu sepse dyshonin se autor nuk mund të ishte një njeri shumë intelegjent dhe lider i një Epoke për një popull që po vuante i robëruar nga ideologjia, nga vetvetja dhe nga të hujat.
- DY ETAPAT E PROGRAMIT TË LRBSH-së
Pse Vladimir Bakariqi e dorëzoi Programin në Qendren e Fuqive Perendimore në konfidenë në Beograd?
Jugosllavët, rusët dhe Lidhja Kosovare mendonin se Programi i LRBSH-së ishte vepër e Shërbimit Informativ Shqiptar. Kjo bindje ishte kulmore në fillim, por më vonë në bazë të analizave të grafologëve u binden se është vepër origjinale e Adem Demaçit, vepër kjo që nuk ka lidhje me BALLIN KOMBËTAR dhe ideologjinë e tij. Edhe Anglo-amerikanët do të binden më vonë se Programi i LRBSH-së nuk është i përshkuar fare me maksizëm-leninizëm, si dëshironin ta kulaifikojnë jugosllavët, këtë Program kombëtar vizionar në Perendim. Amerikanët Programin do ta sutudiojnë në fillim të vitit 1966. Por pas Plenumit të Brioneve çdo gjë do tëç bëhet e ditur.
Vlladimir Bakariqi sipas një shkrese që gjindet në AVII B më 4 korrik 1965 do ta njoftojë personelin përkatës të Ambasadës Amerikane në Beograd, duke ua dhuruar edhe një ekzamplar të Programit. Programi do të analizohet, gjithnjë sipas dokumenteve në AVII B dhe do të pëlqehet gati në tërësi. Sidomos do të nënvizohet ajo pjesë e tapizimit të luftës shqiptare, duke përdorë çdo mjet paqësor e pastaj kur të shterren këto mjete të filloi rruga jopaqësore e veprimit. Element tjetër me vlerë historike do të vijëzohet se Programi ishte i pari dokument politik në Evropë që nuk vuante nga IDEOLOGJIA. Kushdo që do të na ndihmojë, qoftë nga Lindja apo nga Perendimi, ne e mirpresim në zgjidhjen e çështjes shqiptare. Ky konstatim ishte kulmi që shumë senator , kuptohet dhe zyrtarë të lartë të SHBA-ve do të interesohen për fatin e Demaçit dhe kuptohet të pjesës së kombit të tij të robëruar. Sidomos në SHBA Programi i Adem Demaçit do të kuptohet se nuk ka ngjyrime politike-ideologjike dhe është për ndertimin e një Shqipëria demokratike me sisitem shumpartiak.
Pse Pera Damjanoviqi e dorëzoi Programin Qendrës së paktit të Varshavës në Beograd?
Për të qenë ironia më e madhe Programi më 22 dhjetor 1965 do t` u dorëzohet diplomatit rus “IVanov Shevqenko”?. Në këto qarqe nuk kemi të dhëna se si është pritë PROGRAMI. Por kemi të dhëna se në Tiranë LRBSH dhe Programi i saj nuk ishin vlerësuar me note “positive” sepse nuk e kishte ama asnjë ngjyrë “marksiste leniniste”. Po jo vetëm në Tiranë por edhe në Vashikton dhe Moskë nuk e dinin se Programi ishte i ngjizur në popull dhe ishte për KOMBIN e robëruar dhe mënyrën e fitimit të lirisë.
Sipas disa dokumenteve që ruhen në DASIP B, Pera Damjanoviqi (si biograf i Titos) do të thote rusëve se Programi i Demaçit është i motivuar nga Balli Kombëtar dhe se synon “ndërtimin e Shqipërisë hitleriane, të cilën e ka pas bërë realitet Rexhep Mitrovica -17 shtator 1943-23 nëntor 1944”. Kuptohet agjenturat ruse nuk do të mirren shumë me këtë konstatim sepse kishin një avarezion ndaj Titos dhe Eduard Kardelit në përgjithësi. Ruset madje e urrenin edhe Velko Vllahoviqin i cili në Plenumin illegal të LKJ-ës më 1959 ishte deklaruar hapur se Shqiptarëve duhet të u lejohen shumë të drejta që u janë premtuar gjatë LNC-ës e ato u janë mohuar pas mbarimit të Luftës me dmetoda policore. (Fjalimi i Velko Vllahoviqit do të mbahet gjithmonë në fsheftësi edhe pas demostratave të vititi 1968 e tutje, si fjalim që e “rrezikonte interesin e Serbisë homogjene dhe Jugosllavisë integrale). Kjo tezë ishte e A. Rankoviqit dhe do të bëhet publike pas Plenumit të Brioneve , por jo për të pasë shqiptarët të drejta më të gjëra politike por për ta forcuar karrikën mbretrore të Titos. Plenumi i Brioneve i KQ LKJ-ës liroi energji politike në popull por në Kosovë nga elita politike shqiptare u shpjegua si TRUMFALIZËM dhe mjerisht si të ishte një produkt suhqimor ajo energji mbeti si ushqim për invalid, seps epo të shkonin mëtej do të zbulohej se shkatar të deformimve ishin po ata, të paktën si pjesëmarrës.
Etapa për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë 19 mars 1967-1 tetor 1997
Kjo etapë nuk ishte as parashikim e as përmbajtje e Programit të LRBSH-ësh. Programi i LRBSH-së ishte fillim e mabrim për prishjen e Jugosllavisë si krijesë imperialiste, ku mbretëronte një kastë komuniste e përbërë nga sllavët si shtetformues. Në këtë kastë ishin inkorporuar edhe nja 10-15 shqiptarë që informoheshin se çka do të ngjajë pas përfundimit të çdo vendimi në koluaret e KQ LKJ-ës. Kaq ka qenë “pushteti” i shqiptarëve “të vetshkruar jugosllavë”, pa i ndryshur askush. Kështu flasin dokumentet nepër arkivat e Staistikaver kur ishin regjistruar.
Më 19 mars 1967 Tito e kishte lexuar Programin e LRBSH-së. Të nesermen në mbledhje të instancës më të lartë shtetrore ai do ta shtronte PYETJEN: “DERI KU KA ARRITUR IDEJA “KOSOVA REPUBLIKë”. Përgjegjen do ta marrë nga Bobi Radoslavleviq, i cili u mundua të thot diçka por gjithnjë në frymën dhe atmosferene e Vendimeve të Plenumit të Brioneve (1966 –korrik) , nuk do të arrij të thot prerazi se kjo ide është kah diskutohet nepër komunat e Kosovës dhe se ka marrë “vizen legale”. Në mbledhje do të vendoset që më 21 mars 1967 të Kosovë të shkojë, Eduard Kardeli dhe atje nga dora e parë të kuptojë se deri ku dhe kush e kërkonte Republikën. Kuptohet se në Mbledhjen e Brezovicës E. Kardeli udhëheqësisë Kosovës ua hapi dyert por ata reaguan dhe e TRADHTUAN iniciativën popullore që kishte dale nga Programi LRBSH-ës. (Dokumente në tërësi janë botuar në librin; DR Hakif Bajrami, Kosova Prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997, nga “Libri shkollor”, shiko gjërësisht). Gjatë viteve 1967-1997 në viset e robëruara shqiptare do të organizohen greva, protesta dhe demonstrate masive. Të gjitha këto ngjrje historike do të nxitën nga Programi i LRBSH-ës dhe do të shtrojnë kërkesa të mëtejme historike kombëtare.
Kush ishte ideator dhe kush i organizoi demonstratat e vitit 1968
Ismail Dumoshi duke e dëgjuar “Zërin E AMERIKëS” më 1965 do të kuptojë se në Çikago të Amerikës dhe në Nju Jork, shqiptarët kishin organizuar demonstratë madhështore për çështjen shqiptare. Sherbimet e intelegjencës së SHBA-ve dhe të Rusisë, por edhe Lidhja Kosovare me një pjesë të madhe të emigracionit politik shqiptar një kohë të gjatë do të mendojnë se Programin e kanë shkruar Sherbimet e Intelegjencës së Shqipërisë. Më së shumti për këtë fenomen do të debatohet në Turqi, Gjermani dhe Zvicër. Lidhur me këtë kur e pyetëm S. V. Tempon, më 15 maj 1985 pse Vlladimir Bakariqi dhe Pera Damjanoviqi që ua dorëzuan amerikanëve, përkatësisht rusëve këtë dokument HISTORIK, nuk i tregonin Titos kurrë për autorësinë. Tempo do të përgjigjet se nuk kishin dokumenet të sakt, prandaj çështja mbeti hipotezë deri më 1968 kur Shqipëria doli de jure nga Pakti i Varshavës.
Lidhur me tërë këtë histori që u tha më lartë ideator i demonstratave më 1968 do të bëhet Ismail DUMOSHI. Ai do të më tregojë më 1972 se ishte nxitur nga Zëri i Amerikës më 1965 nga demonstratat shqiptare në Nju Jork dhe prej atëherë e deri më 1968 kishte punuar me shokët e idelait për këtë çështje. Shkur më 1968 kur u trondit nga themelet Jugosllavia, Programi e mori vizën qytetare, u bë prone e popullin dhe mbeti në sherbim të tij
Demonstrat e vitit 1981 fillojnë me emrin e Adem Demaçit , sipas Programit të LRBSH-së e disa programeve të tjera që synonin Republikën e Kosovës. Përkah masoviteti ishin më të fuqishme se ato të 1968, por për kah kulaiteti ishin aty diku në mes, sepse masa e bëri të vetëm, ishin një hap përpara drejt dridhjes së metjeme të thmeleve të Jugosllavisë titiste. Këto demonstrate ishin njëherit paralajmërimi i parë se së shpejti do të përfundonte politika paqësore. Dhe marrja e armëve nga ana e demonstuesve, në Besi ishte shkendia e parë për tentim kryengitje. Lufta e TahirMehës n` anën tjetër ishte një shenjë se familja shqiptare ishte vetdijësuar dhe nuk do të durone më robërinë. Kjo filozofi politike DEMAÇIANE do ta përthekonte tërë popullin në fund të viteve tetdhjetë me Kushtetutën e Kaçanikut.
- ETAPA E DYTË E PROGRAMIT të LRBSH-së 1 tetor 1997-12 qershor 1999
Programi i LRBSH-s ishte nxitësi kryesor i demonstratave shqiptare 11 mars 1981-1 tetor 1997. Në Luftën tonë do të shkruajë në Programin e LRBSH-ës Adem Demaçi më 1963 nuk do të kërkojmë mbështetje as nga Lindja e as nga Perendimi. Por kush e ndihmon Luftën tonë të drejtë, për përmirësimion e kufijve të padrejtë (të vendosur më 1913 në Londër), ne do të mbështetemi në atë force. Të gjitha demonstratat nga viti 1981 e deri më 1 tetor 1997 kanë fundamentin bazë, luftën demokratike, pa armë, luftën paqësore. E tërë kjo luftë është zhvilluar para syve të tërë civilizimit botëror, sepse këtë pamje e kanë mundësuar mjetet informative.
Lufta për arsimim, lufta kundër shpërnguljes, lufta për emancipim kombëtar politik do të mbetet parësi edhe në këtë periudhë dhe roli i LRBSH-ës dhe prijësit të Saj, Adem Demaçit është evident dhe i argumentuar. Por kur u shterrren të gjitha mundësitë, kur okupatori provoi ta shfarosë tërë një popull, atëherë me demonstratat e 1 tetorit 1997 merr fund politika jo paqësore dhe fillon Lufta e Drejtë e UÇK-së Lufta e saj zgjatë deri më 10 qershor 1999. Kjo Luftë e drejtë nuk ka pasë asnjë element të konfliktit, sepse nuk bëhej luftë për ndryshimin e rregjimit politik në Beograd, por lufta zhvilliohej frontalisht për të krijuar shtetin Republika e Kosovës, pa i dëmtuar popullit të okupatorit asnjë fëmijë, asnjë plak, plakë, civil të paarmatosur, gra shtazanë e të tjerë. Mu për këtë UÇK-së, iu gjetë përkrah Pakti NATO, sepse synimi i okupatorit ishte gjeneocidi dhe me luftën e përbashkët UÇK-NATO u pengua gjenocidi, kulturocidi dhe infanticide. Kjo luftë 1998-1999 shenon etapën e re të luftës në civilizimin botërërër, kohën e NEOLUFTëS, sepse UÇK nuk mun dtë akuzohet dhe të denohet për asnjë krim barbar. E kundërta. ushtria e okupatorit bëri krime monsstruoze sa që me përzënjen e popullit nga trojet e veta , lirishtë mund të thuhet se bëri gjenocid me premise të kulturocisdit dhe infanticidit9vrasjes së fëmijëve në masë.
Në këtë etapë Adem Demaçi e tregoi personalitetin e vet dhe të ushtarëve–ushtrisë që e drejtonte politikisht, sepse nuk mund t` thuhet apo të deshmohet se ka bërë ndonjë krim, fakt ky që e deshmoi edhe Tribunali i Hagës. Lidhur me këtë edhe Gjykatat Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi duke marrë për bazë Padinë e Serbisë, se “Republika e Kosovës është shpalllë me të drejtë dhe nuk e cenon asnjë të drejtë ndërkombëtare”.
Në çka mbështetej autori i programit të LRBSH-ës?
Adem Demaçi , dijetar i fjalës së lirë të cilën e ktheu në ndrëgjegje dhe përgjegjësi të guximshme, e ktheu në ndërgjegje të përfaqësuesve të viktimës e cila çdo gjë e kthen në dinjitet kryengritës, në dinjitet të luftës së drejtë, për pavarësinë, për korogjimin e kufijve të padrejtë në kufijë realistë, por jo ende si do të duheshin të ishin. Në pikëpamje shkencore historike profeksionizëm nuk ka, prandaj duhet racionalisht ta respektojmë dinjitetin tonë dhe urtinë e miqve të shumtë që i kemi krijuar me urti dhe me sielljet tona hostorike, për dobi të njeriut dhe të njerëzimit në përgjithësi.
ANEKSI: SHTABI JUGOSLLAV PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE NË TURQI 1950 -1967
Qeveria jugosllave e kishte formuar një Komision shtetëror për dëbimine shqiptarëve në Turqi, të cilin e përbënin: Aleksandër Rankoviqi, nënkryetar i KEF-it, Krste Cërvenkovski, Svetisllav Stefanoviqi, Millan Bartoshi, Leo Grishkoviqi, Vojkan LLukqi, Marko Vuçkoviqi dhe P. Iviçeviqi.
Qeveria turke, në anën tjetër, pasi ishte informuar për formimin e shtabit jugosllav për shpërngulje, e kishte angazhuar Hulusu Kejmanin, që të kontaktonte me palën jugosllave. Komunikimi u bë përmes dokumentit turk me shifër tejet secrete, nr. 3977/51. Me këtë akt, Turqia inicioi zyrtarisht aktualizimin e Konventës së vitit 1938 ( Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e plotë të shqiptarëve nga Jugosllavija, 1939-1944), më 4 tetor 1951.
Turqia i kishte premtuar Jugosllavisë se shqiptarët do t’ ivendosë në Vilajetin Mysh.
Pas të gjitha këtyre, më 28 shkurt 1953, Koça Popoviç dhe Hulusu Kejmani, nënshkruan në Shkup një marrëveshje të re secrete, që në Turqi të shpërnguleshin të gjithë muslimanët që jetojnë në Jugosllavi.
Shtabi jugosllav për dëbimin e shqiptarëve në Turqi u legalizua më 16 mars 1955.
Bota perëndimore e heshti ekzistencën dhe veprimtarinë e këtij shtabi. Ndaj shqiptarëve u ndërmor aksioni i gjërë i torturimit dhe i ndjekjes së njerëzve me pretekst të rrejshëm të kërkimit të armës.
Më vonë u inicuan edhe procese të montuara gjyqësore. Deri tani në vitin 1966 u likuiduan me qindra shqiptarë. Për këtë dëshmojnë edhe dokumente zyrtare serbe, pas vitit 1966.
- RIFILLIMI I INTERNACIONALIZIMIT TË ÇËSHTJES SË KOSOVËS
(Çështja e vetëvendosjes së Kosovës para Presidentit dhe Senatit Amerikan. Gazeta “Dielli”, 26 shkurt 1964, shkruan për aktivitetin e Lidhjes Kosovare në Chicago.).
“Në dhjetorin e viti të kaluar, një demonstratë e zjarrtë e patriotike qe organizuar në Chicago nga “Lidhja Kosovare”. Këta bashkë me ne nuk mund të harrojnë bashkvëllezërit tanë të tokave tona të robëruara me Kosovën tone në krye. Ky manifestim i flaktë i përkujtoi 50 vjetorin e robërisë e të coptimit të Shqipërisë sonë. Kosovarët i gjeti në radhët e para, sepse këta kanë akoma në trupin e tyre shënjin e martirëve të popullit tone e të burrave kosovarë, që luftuanpër vendin e tyre, për të drejtat e popullit shqiptar mbrenda dhe jashtë Shqipërisë sonë etnike.
Fjalime e protesta të zjarrta e shoqëruan këtë manifestim që në një mënyrë të denjë e burrërore i rri krahas manifestimit, që zhvilluan në New York kundër Titos, ku morën pjesë dhe vatranët tone. Ja disa telegrame që janë dërguar në këtë rast:
Presidentit Lyndon B. Johnson
White House Uashington D.C.
Shqiptarët Kosovarë në Chicago, të mbledhun për të festuar Ditën e Vetqeverimit me respekt Shkëqësisë Tuaj faktin që u mbushën plot 50 vjet qëkurse Shqipëria u coptue brutalisht tue u aneksue krahina e Kosoves nga Serbia e Mali i Zi dhe Çamëria prej Greqisë.
Me 1913 Fuqitë e Mëdha të asaj kohe, këto krahina thjesht shqiptare ua dhanë arbitrarisht fqinjëve. Këto përbajshin ma se gjysmen e tokavet kombëtare dhe gjysmën e popullsisë shqiptare, e cila ma se një gjysmë shekulli qe shtypë e persekutue me qëllim asimilimi dhe që të zhduket si komb. Persekutimet kanë vazhdue me perjetsime të mëdha me dhjetëra mija masakrimesh, ndërsa mijëra familje të tjera kanë qenë detyruem të emigrojnë për t’u shpëtue persekutimeve.
Shkëlqesë, me respekt kërkojmë ndihmën e juej bujare që t’i jepet popullit tonë e drejta e vetvendosjes me liri dhe drejtësi njerëzore.
Hafëz Yousuf Azem,
Përfaqësues i Lidhjes Kosovare, 6212 So Keatling, Chicago 29.III”
SENATI AMERIKAN i PËRGJIGJET LETRËS SË SHQIPTAR ËVE
“Senati i SHBA-ve
19 dhjetor 1963
Zotit Hafëz Yousuf Azem
Përfaqësues i Lidhjes Kosovare
6212 S. Keating
Chicago 29. III.
I dashur Z. Azem
Ju falemnderit shumë për telegramin informative që flet mbi copëtimin e Shqipërisë, 50 vjet ma parë.
Nji nga principet themeltare të kombit tone asht’ tu ndihmojmë të gjithë atyne popujve në të drejtën e tyre për vetëvendosje me drejtësi, me liri dhe dinjitet njerëzor.
Jemi këshilluem nga Departmenti i Shtetit se, mbasi nji pjesë e madhe e këtyre vendeve gjindet nën regjimin e një qeverimi me formë komuniste, ndeshen nji numër problemesh diplomatike serioze. Në Senat janë dhënë shumë rezoluta nga amerikanë, qi kanë jetue në vende të cilët tash ndodhen nën regjime komuniste në lidhje me vetëvendosjen.
I kam përkrah senatorët që kanë mbajtë fjalime në Senat tue kërkue vetëvendosje për të gjithë kombet si Shqipnia, Bullgaria, Polonia, Gjermania Lindore, Kuba, Jugosllavia, Çekosllovakia për arsye se shtetet komuniste nuk u janë përgjegjë këtyre sygjerimeve të kombit tonë ose të Kombevet të Bashkueme. Do të dëshirojë të të jepja ma shumë shpresë për këtë çështje. Megjithatë, neve do të vazhdojmë të bajmë presione për vetëvendosje të popujvet mbrapa perdes së hekurt.
Me nderime,
Evereit Mekinley Dirksen
Të përfundojmë
LRBSH-ja me prorgamin popullor të lëshuar në qarkullim, me guxim do t` i bëjë cope e grime të gjitha sulmet e stuhishme të okupatorit kundër tërë kombit shqiptar në Ballkan dhe kudo në botë. Adem Demaçi me këtë Program doli jo si meteor por si një vigan që i prin ndërgjegjës së popullit dhe është me tërë qenien në shërbim të tij.
Adem Demaçi, me programin e LRBSH-ës lërinë e fjalës i pari në Evropën e konfrontuar në rrethana të Luftës së ftoftë e ktheu në NDËRGJEGJE dhe PËRGJEGJëSI të GUXIMSHME, në ndërgjegje paqësore të viktimës, për ta kthyer pastaj çdo gjë që buron prej PAQËSORES në ndërgjegje KRYENGRITËSE të luftës së DREJTë për pavarësinë e një populli të robëruar drejtë korogjimit të kufijëve të padrejtë, në kufijë të drejtë në aspektin relativ, sepse përfeksionim nuk mund të ketë.
Adem Demaçi me programin e tij shkelqen në teorinë dhe filozofinë politike, por mbi të gjitha është dhe do të mbetet epistimolog vizionar i së tashmës dhe ardhmërisë, pa e rrezikuar lirinë e asnjë populli tjetër për të qenë i lirë dhe Sovran në trojet e veta.
Lidhur me terë atë që u tha më lartë, nëse Balzaku e ka vënë letërsinë franceze në ballë të Evropës për nga atavizmi realist, nëse Hegeli e ka vënë filozofinë gjermane në ballë të shkencës botërore për nga aspekti analitik, nëse Erenst Hemingvej e la bërë literaturën amerikane kulture që dëgjon, mendon dhe studion, nëse Omar Khajami me Rubaiat e tij e ka bërë Orientin perendimor të diturisë së urtë, e ka bërë Magreb dhe anasjelltas, nëse Aristoteli e ka bërë filozofinë antike kulture të të menduarit, nëse Ajnshatjni e ka siguruar se relativiteti është i kontrolluar, atëherë, Adem Deamçi ka bërë me burgun e tij, me sakrificën dhe qendresën e tij politike jo ideologjike, me diplomacinë e tij të përkrahur në përmasa ndërkombëtare (çmimi Saharov), me luftën e tij kundër urrejtjes, të luftojë me letra të mëdha (1955-199 si e njoh-HB, që historia dhe ardhmëria shqiptare mos të mbeten të kontrolluara, të stepura dhe të nëpërkëmbura, duke bërë me sakrificën e tij një popull të ndërgjegjshëm, që të dalp me Program afatgjatë në skenën historike, për ta merituar lirinë, për ta merituar jetën dinjitoze, për ta pasur populli i tij ushtrinë dhe politikën, të drejtuar dhe të komanduar në funksion të lirisë, për ta pasur diplomacinë të tëholluar sikur t` i kishim njëqind ambasada, duke menduar diplomatët më në zë botëror, jo publikisht (pse dihet-HB) se “Demaçi është i përkryer dhe spiritual, duke mos bërë as ma to voglin turr në kolltuk dhe pozitë”, fakte këto të pamohuara që e kanë bërë këtë liridashës shembull shkollor, për çdo ekzamplar të lirisë dhe politikës kombëtare dh endërkombëtare.
Nëse Rene Dekarti i solli civilizimit filozofinë racionliste :”Cogito ergo sum” (Menoj, pra jam), Adem Demaçi i solli kultures botërore filozofinë : “Cogito et laborare, ergo sum”- Mendoj dhe veproj-punoj pra JAM”, për lirinë universale. Lidhur me këtë nëse ILegalja shqiptare ishte Universitet për shembjen e Jugosllavisë, Adem Demaçi ishte rektori i tij. Çdo demonstratë: 1968-1997 dhe Lufta e UÇK-s kanë filluar me emrin e Tij në gtjithë hapësirën etnike shqiptare dhe në diasporë. Prandaj, nëse politika shqiptare udhëhiqet në trekëndëshin Tiranë- Prishtinë –Shkup-Tiranë, atëherë Adem Demaçi është Pitagora i saj, sepse ia ka përcaktuar teoremën.
Gnosologjia dhe ontologjia në përmbaajtje dhe domethënje të fjalisë në Programin e LRBSH-ës nuk janë të alienuara në kuptimësi të qëllimit të fundit domethënës, përkundrazi kemi të bëjmë me një studim programor kombëtar ONTOLOGJIK, së paku edhe për një shekull luftë me diplomaci dhe pendë për bashkim. E themi këtë, sepse Demaçi i shpjegon konceptet kundërthënse dhe konceptet e shoqërive të mjaftueshme sovrane. Kështu Ai dëshmon mjaftueshëm pse ai nuk pajtohet , pse nuk heshtë, pse vepron dhe nuk tundet nga rreshtimi i drejtë për kombin dhe në komb, duke përdorë çdo metodë (mjet) paqësor, ndërsa kur të shterren këto etapa e jopaqësores e shndërron Demaçin në rrenuesin ma të madh (të katrahurës Jugosllavi) por edhe në ndertuesin më të madh të pavarësisë së Kosovës, me UÇK-ën e Adem Jasharit në ballë, duke krijuar teoremën e NEOLUFTëS në tërë rruzullin tokësor.